{"id":11036,"date":"2018-02-08T15:39:50","date_gmt":"2018-02-08T15:39:50","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=11036"},"modified":"2018-02-08T15:39:51","modified_gmt":"2018-02-08T15:39:51","slug":"bordi-i-azhr-lindje-kerkon-mbeshtetjen-financiare-te-zyres-se-bese-dhe-qeverise-per-vazhdimin-e-funksionimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bordi-i-azhr-lindje-kerkon-mbeshtetjen-financiare-te-zyres-se-bese-dhe-qeverise-per-vazhdimin-e-funksionimit\/","title":{"rendered":"Bordi i AZhR Lindje k\u00ebrkon mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb BE\u2019s\u00eb dhe Qeveris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e funksionimit"},"content":{"rendered":"
N\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryesuesit t\u00eb bordit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Zhvillim Rajonal \u2013 Lindje, Lutfi Haziri, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar I Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, \u00ebsht\u00eb mbajtur sot Kuvendit i pun\u00ebs, i pari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe drejtoresha e k\u00ebtij agjencioni, Valbona Tahiri, kryetar\u00ebt e 11 komunave t\u00eb rregjionit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Zhvillim Rajonal.<\/p>\n
Nga ky Kuvend i pun\u00ebs, ka dal\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, ku k\u00ebrkohet nga Zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Ministria p\u00ebr Zhvillim Rajonal mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e funksionimit t\u00eb k\u00ebsaj Agjencie.<\/p>\n
Ja deklarata e plot\u00eb e n\u00ebnshkruar nga 11 kryetar\u00ebt e komunave, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Bordit t\u00eb AZHR Lindje: <\/p>\n
\u201cDeklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e Kuvendit t\u00eb AZhR Lindje<\/p>\n
N\u00eb em\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve te Kuvendit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Zhvillim Rajonal (AZhR) Lindje bazuar n\u00eb statutin e AZHR Lindje, si dhe duke patur parasysh themelimin e Ministris\u00eb p\u00ebr Zhvillim Rajonal nga qeveria e Kosov\u00ebs, k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrkrahjen nga kjo Ministri dhe Zyrja e BE-s n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur financiarisht vazhdim\u00ebsin\u00eb e funksionimit t\u00eb k\u00ebsaj Agjencie.<\/p>\n
Kuvendi i AZhR Lindje adreson k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bazuar n\u00eb:<\/p>\n
\u2022 P\u00ebrvoj\u00ebn dhe ekspertiz\u00ebn sa i p\u00ebrket identifikimit, p\u00ebrgatitjes, zbatimit dhe monitorimit t\u00eb projekteve t\u00eb financuara nga BE p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit (komunat, komuniteti i biznesit dhe OJQ), donator\u00eb tjer\u00eb dhe qeveria e Kosov\u00ebs<\/p>\n
\u2022 AZhR lindje \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar si partner strategjik n\u00eb zhvillimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm socio-ekonomik t\u00eb rajonit Lindje<\/p>\n
\u2022 AZhR-n\u00eb e konsiderojm\u00eb si institucionin e vet\u00ebm ky\u00e7 n\u00eb nivel rajoni sa i p\u00ebrket koordinimit n\u00eb mes t\u00eb komunave n\u00eb hartimin dhe zbatimin e projekteve me r\u00ebnd\u00ebsi rajonale dhe zhvillimore si dhe t\u00eb ndihmoj n\u00eb t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj<\/p>\n
\u2022 Kuvendi i AZhR Lindje konsideron se AZhR Lindje mund t\u00eb jet\u00eb institucion p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e objektivave dhe q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb MZHR n\u00eb nivel rajonal<\/p>\n
\u2022 Kuvendi i AZHR Lindje konfirmon gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrkrahjen financiare n\u00eb form\u00eb t\u00eb bashk\u00eb-financimit bazuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen Nd\u00ebr-Komunale dhe aktet tjera ligjore. Bashk\u00eb-financimi i komunave aktualisht \u00ebsht\u00eb gjithsej 28,430.00 euro n\u00eb vit. Komunat themeluese t\u00eb AZhR Lindje do t\u00eb shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb bashk\u00eb-financimit var\u00ebsisht nga zgjidhjet eventuale sa i p\u00ebrket financimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb tyre nga fondet e IPA-s (BE) dhe\/ose Qeveria e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n