{"id":110413,"date":"2022-03-31T18:17:07","date_gmt":"2022-03-31T16:17:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=110413"},"modified":"2022-03-31T18:17:07","modified_gmt":"2022-03-31T16:17:07","slug":"alban-hyseni-kryetar-i-komunes-se-gjilanit-sivjet-do-ti-ndajme-300-bursa-per-studente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/alban-hyseni-kryetar-i-komunes-se-gjilanit-sivjet-do-ti-ndajme-300-bursa-per-studente\/","title":{"rendered":"Alban Hyseni, Kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit: Sivjet do t`i ndajm\u00eb 300 bursa p\u00ebr student\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Kuvendar\u00ebt e Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, e cila u mbajt n\u00ebn drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal, kan\u00eb shqyrtuar Raportin financiar janar-dhjetor 2021, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me nj\u00eb debat mospajtues pozit\u00eb-opozit\u00eb sa u p\u00ebrket borxheve t\u00eb trash\u00ebguara, t\u00eb cilat sipas drejtorit t\u00eb Buxhetit, Riad Rashiti, arrijn\u00eb n\u00eb 26 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Avdyl Aliu (LDK) tha se borxhi real \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka mbi 11 milion\u00eb dhe jo aq sa thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me borxhet, kryetari i Komun\u00ebs, Alban Hyseni, ka th\u00ebn\u00eb se Komuna e Gjilanit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb minus p\u00ebr 35 milion\u00eb euro, n\u00ebse llogaritet edhe borxhi q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i kan\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb interesimet e ngritura prej k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, kryetari Hyseni ka th\u00ebn\u00eb se e \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka pasur projekt detaj p\u00ebr stadiumin e qytetit, pasi \u00ebsht\u00eb ndryshuar kategoria, prandaj nuk po mund t\u00eb vazhdojn\u00eb punimet pa u kthyer p\u00ebrgjigja nga organi shqyrtues n\u00eb lidhje me ligjshm\u00ebrin\u00eb e kontrat\u00ebs.     <\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket bursave p\u00ebr student\u00eb, ai dha nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se sivjet do t\u00eb ndahen 300 bursa, meq\u00eb shuma e planifikuar m\u00eb her\u00ebt prej 90 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb rritur edhe p\u00ebr 60 mij\u00eb euro t\u00eb tjera dhe k\u00ebshtu jan\u00eb krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rritur numrin e p\u00ebrfituesve.    <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket sh\u00ebnimit t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb Betej\u00eb s\u00eb Zhegocit, m\u00eb 15 prill, kryetari Hyseni ka siguruar se manifestimi do t\u00eb mbahet dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka kontaktuar me shoqatat e luft\u00ebs n\u00eb lidhje me organizimin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes p\u00ebr nj\u00eb deponi ilegale, e cila u ngrit si shqet\u00ebsim n\u00eb Kuvend, ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka disa deponi t\u00eb tilla, duke sqaruar se Komuna ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb vet\u00ebdijesimi n\u00eb raport me ambientin, ku p\u00ebrfshihet shp\u00ebrndarja e kontejner\u00ebve, eliminimi i deponive t\u00eb egra dhe monitorimi i gjendjes.<\/p>\n<p>Kurse sa i p\u00ebrket zon\u00ebs ekonomike, kryetari Hyseni tha se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me universitetin dhe pritet t\u00eb fillohet me studimin e fizibilitetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb lidhje me pyetjen p\u00ebr kontrollet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb shkolla, ai tha se kjo do t\u00eb filloj\u00eb nga shtatori.<\/p>\n<p>Kryetari Hyseni e ka sqaruar para kuvendar\u00ebve edhe \u00e7\u00ebshtjen e nd\u00ebrprerjes s\u00eb procedur\u00ebs n\u00eb rastin e thirrjes publike p\u00ebr ndarjen e subvencione n\u00eb kultur\u00eb, rini dhe sport, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb lidhje e af\u00ebrt, ose nj\u00eb konflikt interesi nd\u00ebrmjet nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb komisionit dhe disa p\u00ebrfituesve. <\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nga fillimi, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Opozita (LDK, AAK) ka shprehur mospajtime lidhur me k\u00ebt\u00eb thirrje publike, duke th\u00ebn\u00eb se mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndodhur di\u00e7ka e till\u00eb e kishte paralajm\u00ebruar n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar.   <\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar edhe vendimin p\u00ebr rritjen e planifikimit t\u00eb buxhetit nga tejkalimi i realizimit t\u00eb t\u00eb hyrave vetanake t\u00eb vitit 2021 si dhe vendimin p\u00ebr bartjen e mjeteve financiare nga t\u00eb hyrat vetanake t\u00eb pashpenzuara nga vitet paraprake, n\u00eb shum\u00eb totale prej mbi 1.774.000 euro, pas nj\u00eb arsyetimi q\u00eb ka paraqitur drejtori p\u00ebr Buxhet, Riad Rashiti, i cili ka dh\u00ebn\u00eb edhe sqarime tjera sipas interesimit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket transferit t\u00eb mjeteve nga kategoria ekonomike te rezerva n\u00eb shpenzime kapitale, Rashiti ka th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 760 mij\u00eb euro, t\u00eb cilat do t\u00eb barten te kodi buxhetor p\u00ebr shpron\u00ebsime. <\/p>\n<p>Po ashtu te klubi rotarian \u2018Gjilani\u2019, do t\u00eb bartet shuma prej mbi 43 mij\u00eb, mjete k\u00ebto t\u00eb grumbulluara n\u00eb Gala mbr\u00ebmjen \u201cPak nga ne, shum\u00eb p\u00ebr ata\u201d.<\/p>\n<p>Kuvendi i ka akorduar titullin \u201cQytetare Nderi\u201d znj. Barbara Langmack. N\u00eb em\u00ebr grupit t\u00eb aktivist\u00ebve politik\u00eb t\u00eb viteve 90-ta, q\u00eb e ka iniciuar propozim, ka folur Ismajl Kurteshi, i cili ka th\u00ebn\u00eb se zonja Langmack ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Gjilanin, q\u00eb nga viti 1992 e k\u00ebndej.<\/p>\n<p>Duke konstatuar se Kuvendi i Gjilanit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime e nderoi me titullin \u2018Qytetare Nderi\u2019 zonj\u00ebn Langmack, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku tha se presim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt,  ajo t\u00eb jet\u00eb mysafire e Kuvendit p\u00ebr t`ia dor\u00ebzuar solemnisht \u00e7mimin.   <\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar Strategjia mbi p\u00ebrfshirjen sociale n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit, t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit punues, e prezantoi Anita Ademi, kryesuese e Komitetit p\u00ebr Personat me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar. Ajo ka th\u00ebn\u00eb se strategjia ka p\u00ebr q\u00ebllim avancimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.  <\/p>\n<p>Kuvendi ka rishikuar edhe vendimin p\u00ebr caktimin e an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Komitetin p\u00ebr Politik\u00eb dhe Financa dhe Komitetin p\u00ebr Komunitete, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb MAPL-s\u00eb dhe ka vendosur q\u00eb ndryshimet e rekomanduara t`i b\u00ebj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjektet politike n\u00eb Kuvend.   <\/p>\n<p>Kuvendi ka shfuqizuar rregullores 01.Nr.016-60542 t\u00eb dat\u00ebs 24.07.2020 p\u00ebr procedur\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb objekteve me karakter t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb pronat e personave fizik\u00eb dhe juridik\u00eb, pasi ajo, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Ali Arifi, drejtor p\u00ebr Urbaniz\u00ebm, ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi formoi komisionin p\u00ebr vler\u00ebsimin e ofertave, me nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje prej 5 an\u00ebtar\u00ebve, ku p\u00ebrfshihet edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shoq\u00ebria civile.   <\/p>\n<p>Kuvendi e ka shqyrtuar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, t\u00eb cil\u00ebn e ka arsyetuar drejtoresha Selvete Sylejmani si dhe ka formuar komisionin p\u00ebrkat\u00ebs prej 7 an\u00ebtar\u00ebve. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendar\u00ebt e Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, e cila u mbajt n\u00ebn drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal, kan\u00eb shqyrtuar Raportin financiar janar-dhjetor 2021, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me nj\u00eb debat mospajtues pozit\u00eb-opozit\u00eb sa u p\u00ebrket borxheve t\u00eb trash\u00ebguara, t\u00eb cilat sipas drejtorit t\u00eb Buxhetit, Riad Rashiti, arrijn\u00eb n\u00eb 26 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkaq, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":110372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110413","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110413\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}