{"id":110587,"date":"2022-04-02T20:39:37","date_gmt":"2022-04-02T18:39:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=110587"},"modified":"2022-04-02T20:39:37","modified_gmt":"2022-04-02T18:39:37","slug":"10-vrasjet-me-te-medha-ne-kosove-per-te-cilat-drejtesia-nuk-po-mund-ti-gjeje-fajtoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/10-vrasjet-me-te-medha-ne-kosove-per-te-cilat-drejtesia-nuk-po-mund-ti-gjeje-fajtoret\/","title":{"rendered":"10 vrasjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat drejt\u00ebsia nuk po mund t\u2019i gjej\u00eb fajtor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Rritja e numrit t\u00eb vrasjeve n\u00eb Kosov\u00eb po krijon nj\u00eb ambient t\u00eb pasigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj, e kjo pasiguri sa vjen e rritet kur kryer\u00ebsit e vrasjeve nuk mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjet e kryera apo kur d\u00ebnimi i kryer\u00ebsve t\u00eb vrasjeve po merr vite t\u00eb t\u00ebra deri n\u00eb nj\u00eb epilog final.<\/p>\n<p>Mos trajtimi adekuat i k\u00ebtyre rasteve dhe brenda nj\u00eb afati optimal po shkakton konsekuenca negative jo vet\u00ebm te familjar\u00ebt e viktimave nga k\u00ebto procese por edhe te t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, e cila situat\u00eb po ndikon negativisht n\u00eb besimin e tyre n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe n\u00eb jetes\u00ebn e tyre n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Trajtimi joadekuat i rasteve t\u00eb vrasjeve konsiston kryesisht n\u00eb shkeljen e dispozitave ligjore t\u00eb parapara me Kodin e Procedur\u00ebs Penale, fakt ky i cili b\u00ebn q\u00eb rastet t\u00eb kthehen vazhdimisht n\u00eb rigjykim, apo edhe t\u00eb pamund\u00ebsohet zbardhja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb raste t\u00eb caktuara p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb profesionalizmit gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtyre vrasjeve.<\/p>\n<p>IKD q\u00eb nga vitit 2015, monitoron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, duk\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe monitorimin e rasteve t\u00eb vrasjeve.<\/p>\n<p>Nga ky monitorim n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi do t\u00eb paraqiten 10 vrasjet, shumica nga t\u00eb cilat edhe pse jan\u00eb kryer para shum\u00eb koh\u00ebsh, akoma nuk kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb aktgjykim p\u00ebrfundimtar ku p\u00ebr disa prej tyre kjo nuk \u00ebsht\u00eb arritur as pas gjasht\u00eb aktgjykimesh t\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga analizimi i k\u00ebtyre rasteve jan\u00eb paraqitur 10 vrasje te t\u00eb cilat p\u00ebrpos procedur\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjykata edhe p\u00ebr nga forma e tyre e kryerjes jan\u00eb m\u00eb karakteristike. Disa nga k\u00ebto vrasje jan\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore si vrasje duke e fshehur n\u00eb mal viktim\u00ebn, vrasje me \u00e7eki\u00e7, me s\u00ebpat\u00eb, vrasje duke djegur trupin e viktimave, vrasje t\u00eb familjar\u00ebve apo vrasje e kryer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasja e Donjeta Pajazitaj n\u00eb malet e Strellcit<br \/>\nDonjeta Pajazitaj n\u00eb vitin 2015 ishte privuar nga jeta n\u00eb bjeshk\u00ebt e Strellcit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore t\u00eb cil\u00ebn vrasje pretendohet se e ka kryer kush\u00ebriri i saj Naser Pajazitaj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast deri m\u00eb tani jan\u00eb shpallur gjasht\u00eb aktgjykime ( tri nga shkalla e par\u00eb, dy nga Gjykata e Apelit dhe nj\u00eb nga Gjykata Supreme), mir\u00ebpo procesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast akoma nuk ka marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Prokuroria: Donjeta Pajazitaj ishte vrar\u00eb me dy plumba n\u00eb kok\u00eb dhe trupi i saj ishte fshehur<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb m\u00eb 8 qershor 2017 kishte ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj Naser Pajazitaj. Sipas k\u00ebsaj aktakuze ai dyshohet se e kishte marr\u00eb viktim\u00ebn me vetur\u00eb n\u00eb fshatin Strellc, e kishte d\u00ebrguar at\u00eb n\u00eb malet e Strellcit, e kishte vrar\u00eb me dy plumba dhe p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt, trupin e saj e kishte mbuluar me disa drunj\u00eb.<\/p>\n<p>Familja e Donjeta Pajazitaj lajmin p\u00ebr vdekjen e saj e kishin marr\u00eb vet\u00ebm pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji kur trupin e saj e kishin gjetur disa kalimtar\u00eb t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, prokuroria e ngarkon t\u00eb akuzuarin me veprat penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d dhe \u201cArm\u00ebmbajtje pa leje\u201d<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb aktgykime me lirim, d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe rigjykim ndaj Naser Pajazitaj.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nga fillimi i procesi i gjyq\u00ebsorit e deri m\u00eb tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykata ka vendosur n\u00eb 6 vendime t\u00eb ndryshme, Pajazitaj vazhdon akoma ta ket\u00eb statusin e personit t\u00eb akuzuar, kjo ngase t\u00eb gjitha vendimet e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj tij jan\u00eb prishur nga shkall\u00ebt m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Aktgjykimi i par\u00eb ishte marr\u00eb nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2018. Kjo gjykat\u00eb kishte konstatuar se ndaj Naser Pajazitaj, nuk kishte prova me t\u00eb cilat d\u00ebshmohej se aj \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb akuzuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndaj tij ishte shpallur aktgjykim lirues.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi kishte parashtruar ankes\u00eb Prokuroria e cila ishte aprovuar nga Gjykata e Apelit duke prishur k\u00ebshtu aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs dhe duke kthyer l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Pasi l\u00ebnda ishte kthyer n\u00eb rigjykim Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, me provat e administruara n\u00eb Gjykat\u00eb kishte konstatuar se Naser Pajazitaj \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr akuzat ndaj tij duke e d\u00ebnuar at\u00eb me d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pra d\u00ebnim me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ky d\u00ebnim ishte v\u00ebrtetuar edhe nga Gjykata e Apelit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se me aktgjykimet e dy instancave gjyq\u00ebsore Naser Pajazitaj, ishte d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, pasi l\u00ebnda kishte shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme kjo e fundit kishte konstatuar shkelje t\u00eb ligjit n\u00eb k\u00ebto dy aktgjykime dhe l\u00ebnd\u00ebn e kishte kthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Pas kthimit t\u00eb rastit n\u00eb rigjykim, me arsyetimin e m\u00ebnjanimit t\u00eb dyshimeve ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ishte p\u00ebrjashtuar nga ky rast dhe l\u00ebnda ishte deleguar n\u00eb kompetenc\u00eb, Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Ferizaj.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 kishte vepruar m\u00eb her\u00ebt Gjykata n\u00eb Pej\u00eb dhe ajo e Apelit edhe Gjykata Themelore n\u00eb Ferizaj, pas rigjykimit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rasti, m\u00eb 27 maj 2021, e kishte shpallur fajtor Naser Pajazitajn, dhe e kishte d\u00ebnuar at\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>As ky aktgjykim sikurse aktgjykimet e tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk arriti ta marr\u00eb form\u00ebn e prer\u00eb, kjo ngase pasi q\u00eb i akuzuari kishte b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, e nj\u00ebjta kishte vendosur q\u00eb \u00e7\u00ebshtja p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb kthehej n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Ky proces i rigjykimit do t\u00eb jet\u00eb hera e kat\u00ebrt kur shkalla e par\u00eb do t\u00eb gjykoj k\u00ebt\u00eb rast, mir\u00ebpo pa filluar akoma ky proces mbrojt\u00ebsi i Naser Pajazitaj, ka k\u00ebrkuar nga Apeli q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet edhe Gjykata e Ferizajt nga trajtimi i k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>Vrasja n\u00eb \u201cBON VIVANT\u201d<br \/>\nVrasja e cila kishte tronditur qendr\u00ebn e kryeqytetit n\u00eb vitin 2014, ku ishte vrar\u00eb sigurimi i nj\u00ebrit prej lokaleve m\u00eb t\u00eb frekuentuara n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, ka mbetur akoma pa epilog.<\/p>\n<p>Aktakuza: Vrasja erdhi pasi pun\u00ebtori i sigurimit t\u00eb Bon Vivantit njoftoi klient\u00ebt se tavolina \u00ebsht\u00eb e rezervuar<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 7 korrik 2015, kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj dy personave t\u00eb cil\u00ebt i mbante p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e t\u00eb ndjerit Rrahman Uka. Duke i ngarkuar ata me vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje, si dhe secilin ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, m\u00eb 13 tetor 2014, Masar G\u00ebrdovci dhe Sherif Krasniqi, pasi kishin shkuar n\u00eb lokalin \u201cBon Vivant\u201d menaxheri i lokalit Ilir Misini i kishte pyetur ata se a kishin rezervuar tavolin\u00eb, ku t\u00eb nj\u00ebjtit ishin p\u00ebrgjigjur \u201cNe asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb rezervim\u201d dhe kishin vazhduar t\u00eb ulen n\u00eb terras\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb lokalit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, menaxheri i lokalit i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjeri Uka q\u00eb t\u2019i largoj\u00eb nga lokali t\u00eb pandehurit, pasi t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kishin rezervim, dhe sapo i ndjeri Uka hyn n\u00eb sall\u00ebn e lokalit, t\u00eb pandehurit ishin ngritur nga tavolina dhe kishin shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb tij duke e sulmuar me grushte.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb ta privojn\u00eb nga jeta fillimisht Masar G\u00ebrdovci kishte nxjerr\u00eb revol\u00ebn nga \u00e7anta e tij duke sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb pun\u00ebtorit t\u00eb sigurimit Rrahman Uka i cili ishte p\u00ebrulur n\u00eb at\u00eb moment p\u00ebr t\u2019i shmangur goditejeve i cili me t\u2019u ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ishte nisur n\u00eb drejtim t\u00eb pandehur\u00ebve q\u00eb n\u00eb moment ishte duke shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi kishte marr\u00eb revolen nga Masar Gerdoci dhe kishte shkrep dy her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tani t\u00eb ndjerit me c\u2019rast e plagos n\u00eb regjionin e gjoksit dhe si pasoj\u00eb e gjakderdhjes masive nga plag\u00ebt e marra, nd\u00ebrorn jet\u00eb n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>Zhdukja e arm\u00ebs si prov\u00eb kryesore nga Prokuroria                       <\/p>\n<p>Edhe pse arma me t\u00eb cil\u00ebn pretendohet se \u00ebsht\u00eb kryer vrasja, llogaritet prov\u00eb kryesore n\u00eb procur\u00eb gjyq\u00ebsore, e nj\u00ebjta \u00e7udit\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar pa u p\u00ebrmbyllur gjykimi pik\u00ebrisht nga organi i akuz\u00ebs. Arma, sipas urdhrit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ishte tre muaj para ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs. Madje, kjo ishte b\u00ebr\u00eb pa u kryer ekzaminimi laboratorik i forenzik\u00ebs dhe kur gjykata kishte k\u00ebrkuar marrjen e gjurm\u00ebve t\u00eb vijave papilare dhe ekzaminimeve t\u00eb nevojshme me t\u00eb cilat do t\u00eb v\u00ebrtetohej se cili nga t\u00eb akuzuarit kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>Pes\u00eb aktgjykime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin e vrasjes t\u00eb roj\u00ebs s\u00eb sigurimit<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto akuza, Aktgjykimi i par\u00eb ishte marr\u00eb nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb  janar t\u00eb vitit 2019 e cila kishte shpallur fajtor Masar G\u00ebrdovcin p\u00ebr vrasjen e t\u00eb ndjerit Uka duke e  d\u00ebnuar me 21 vjet e 8 muaj burgim..<\/p>\n<p>Kurse, Sherif Krasniqi, ishte shpallur fajtor p\u00ebr \u201cpjes\u00ebmarrje n\u00eb rrahje\u201d, pasi ndaj tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ricil\u00ebsimi i vepr\u00ebs penale nga vrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje, n\u00eb pjes\u00ebmarrje n\u00eb rrahje, i nj\u00ebjti ishte liruar nga akuza p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, pasi q\u00eb sipas gjykat\u00ebs nuk ishte provuar se ai ka kryer nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb penale. Krasniqi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cpjes\u00ebmarrjes n\u00eb rrahje\u201d, ishte d\u00ebnuar me 4 vjet e tre muaj burg ndon\u00ebse sipas KPRK-s\u00eb, kjo vep\u00ebr penale \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre vjet. Pas ankesave t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Apel nga prokuroria dhe mbrojtja, Gjykata e Apelit l\u00ebnd\u00ebn e kishte kthyer n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Pas rigjykimit, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 18 dhjetor 2020 kishte marr aktgjykim me t\u00eb cilin i akuzuari G\u00ebrdovci \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 18 vite burgim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes n\u00eb bashk\u00ebkryerje, nd\u00ebrsa t\u00eb nj\u00ebjtit gjykata i ka shqiptuar edhe 1,500 euro gjob\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes n\u00eb bashk\u00ebkryerje, t\u00eb akuzuarit Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar d\u00ebnim me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 6 vitesh, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u2019i llogaritet edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Ky aktgjykim ishte atakuar s\u00ebrish n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit ku nga e nj\u00ebjta ishte aprovuar ankesa e Prokuroris\u00eb dhe d\u00ebnimi ndaj t\u00eb akuzuarit Krasniqi e kishte ashp\u00ebrsuar n\u00eb 8 vite burgim, deri sa pjesa tjet\u00ebr e aktgjykimit kishte mbetur e pandryshuar.<\/p>\n<p>Por q\u00eb Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin s\u00ebrish n\u00eb rigjykim. Sipas k\u00ebsaj gjykate, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh veprimet me t\u00eb cilat t\u00eb d\u00ebnuarit ngarkohen dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se cilat veprime i ka nd\u00ebrmarr\u00eb secili prej t\u00eb akuzuarve, si dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre manifestohet bashk\u00ebkryerja e tyre dhe dashja e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr privimin nga jeta t\u00eb t\u00eb ndjerit Rrahman Uka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, m\u00eb 4 mars 2022 pas gati 7 viteve, n\u00eb procesin e tret\u00eb t\u00eb gjykimit nga shkalla e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar aktakuza n\u00eb rastin e vrasjes n\u00eb lokalin \u201cBon Vivant\u201d ku sipas prokurorit Armend Hamiti, nuk \u00ebsht\u00eb Sherif Krasniqi ai q\u00eb ka privuar nga jeta t\u00eb ndjerin si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb aktakuz\u00ebn e vitit 2015, por Masar G\u00ebrdovci. Mir\u00ebpo sipas k\u00ebsaj Prokurorie t\u00eb dy mbesin t\u00eb akuzuar p\u00ebr privim nga jeta e t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>Rasti aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>3.Rasti i vrasjes me \u201c\u00c7eki\u00e7\u201d<\/p>\n<p>Ngjarja makab\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i ndjeri Naim Hajrizi ishte privuar nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare,  kishte ndodhur me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit pasuror nga ana e doras\u00ebve.<\/p>\n<p>I ndjeri fillimisht ishte goditur me mjete t\u00eb forta n\u00eb kok\u00eb, deri sa kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. M\u00eb pas trupi i tij ishte d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb lokacion nd\u00ebrmjet fshatit Smallush\u00eb dhe Dobratin dhe me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes s\u00eb gjurm\u00ebve, trupi i tij ishte djegur.<\/p>\n<p>Dyshohet se i nj\u00ebjti ishte vrar\u00eb me nj\u00eb \u201c\u00e7eki\u00e7\u201d, dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye ky rast njihet me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Prokuroria: Viktima \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbyer, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, \u00ebsht\u00eb djegur dhe m\u00eb pas trupi i tij \u00ebsht\u00eb fshehur<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 21 janar 2010 kishte ngritur aktakuz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn G\u00ebzim Retkocerin dhe Osman Spahiun i ngarkonte me vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Sipas k\u00ebsaj aktakuze, ata e kishin rr\u00ebmbyer tani t\u00eb ndjerin Naim Hajrizin, me q\u00ebllim q\u00eb ta privojn\u00eb nga jeta.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 7 korrik 2015, dy t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e Naim Hajrizit, i kishte shqiptuar dy t\u00eb akuzuarve nj\u00eb d\u00ebnim prej 60 vitesh burgim. Retkoceri dhe Spahiu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje ishin d\u00ebnuar me nga 30 vite burgim.<\/p>\n<p>Por ky vendim i Gjykat\u00ebs Themelore ishte anuluar nga Gjykata e Apelit, e cila n\u00eb vitit 2016 rastin e kishte kthyer n\u00eb rigjykim. Gjat\u00eb rigjykimit, i akuzuari Ratkoceri, kishte deklaruar se m\u00eb 17 maj 2017, i akuzuari tjet\u00ebr Osman Spahiu, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb tij, Ram\u00eb Dreshaj dhe Hedije Ademi, i kishte k\u00ebrkuar atij 50 mij\u00eb euro, me q\u00ebllimin q\u00eb prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu t\u00eb t\u00ebrhiqej nga aktakuza.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb akuzuarin p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, G\u00ebzim Retkoceri, s\u00ebrish e kishte d\u00ebnuar me 30 vjet burgim, pasi e kishte shpallur fajtor p\u00ebr vrasjen e t\u00eb ndjerit Hajrizi n\u00eb vitin 2009, n\u00eb Lipjan.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, 10 vite pas ngjarjes s\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb aktakuz\u00eb edhe i akuzuari Osman Spahiu kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb, por kjo kishte ndodhur pasi q\u00eb prokurorja e rastit Fikrije Fejzullahu, n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare, e kishte rikualifikuar vepr\u00ebn penale ndaj tij, nga \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d, n\u00eb \u201cdh\u00ebnia e ndihm\u00ebs pas kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, ku Spahiu ishte shpallur fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 10 vitesh.<\/p>\n<p>Plot\u00eb 10 vite pas ngritjes s\u00eb k\u00ebsaj aktakuze, gjykata duke aprovuar propozimin e mbrojt\u00ebses s\u00eb t\u00eb akuzuarit Retkoceri, kishte marr\u00eb vendim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet rikonstruktimi i vendit t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 15 korrikut 2020 kolegji i Apelit kishte shqyrtuar ankesat ndaj aktgjykimit t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2020 duke kthyer p\u00ebrs\u00ebri l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim, ku ende vazhdoni procesi ndaj t\u00eb akuzuarit Retkoceri.<\/p>\n<p>\u201cEnver Sekiraqa si i dyshuar p\u00ebr nxitjen e vrasjes s\u00eb policit Triumf Riza\u201d<br \/>\nVrasja e policit Triumf Riza q\u00eb kishte ndodhur 30 gusht t\u00eb vitit 2007, ishte nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb asaj kohe. Si kryer\u00ebs i k\u00ebsaj vrasje \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor  Arben Berisha i cili p\u00ebr vrasjen e policit ishte d\u00ebnuar me 35 vjet burgim, i cili d\u00ebnim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo  Berisha, nuk ishte personi i vet\u00ebm i akuzuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb vrasjen e Riz\u00ebs. Pak vite m\u00eb von\u00eb ishte ngritur aktakuz\u00eb edhe ndaj Enver Sekiraq\u00ebs i cili dyshohet se ka shtyr\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarin Berisha n\u00eb vrasje t\u00eb policit.<\/p>\n<p>Prokuroria: Enver Sekiraqa i dyshuar kryesor p\u00ebr shtytje n\u00eb vrasjen e policit Triumf Riza<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Enver Sekiraq\u00ebs p\u00ebr tri vepra penale, p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs, \u201cdetyrim\u201d dhe \u201cdhunim\u201d, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e kishte shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm. Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur n\u00eb \u201cS\u00ebiss Casino\u201d i cili kishte nodhur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2016, n\u00eb mes t\u00eb Sekiraq\u00ebs dhe Riz\u00ebs ishte nj\u00ebri nga motivet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs.N\u00eb k\u00ebt\u00eb incident i plagosur r\u00ebnd\u00eb kishte mbetur Arben Selmani.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 17 maj 2016 Enver Sekiraqen e kishte shpallur fajtor    dhe e kishte d\u00ebnuar me d\u00ebnim unik prej 37 vitesh  p\u00ebr dy vepra penale p\u00ebr \u201cnxitje n\u00eb kryerje t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d dhe p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cdetyrimi\u201d kurse ishte liruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdhunimi\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit, m\u00eb 24 tetor 2017, kishte mbajtur nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore lidhur me caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, pasi e nj\u00ebjta gjykat\u00eb m\u00eb 19 tetor, n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes, e kishte liruar nga paraburgimi at\u00eb dhe ndaj tij kishte shqiptuar mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj tij, kishin votuar tri gjykat\u00ebset e Apelit, dy nga radh\u00ebt e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykat\u00ebsja vendore Mejreme Memaj.<\/p>\n<p>Por, kjo gjykat\u00eb, pas vet\u00ebm dy dit\u00ebsh, kishte vendosur q\u00eb s\u00ebrish ta rikthej n\u00eb paraburgim, Enver Sekiraq\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shkak ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fotografi e publikuar n\u00eb rrjetin social, nga miqt\u00eb q\u00eb e kishin vizituar at\u00eb pas lirimit nga paraburgimi, duke vler\u00ebsuar se i nj\u00ebjti kishte shkelur mas\u00ebn e arrestin sht\u00ebpiak q\u00eb i ishte caktuar.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraq\u00ebn p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar d\u00ebnim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 30 vitesh.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur t\u00eb aprovoj\u00eb ankes\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb Sekiraq\u00ebs duke e kthyer rastin p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte marr\u00eb me shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Tutje, lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pas afro 1 viti m\u00eb 12 janar 2021 kishte filluar procesi i rigjykimit ndaj Sekiraq\u00ebs, i cili rast ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb dhe pa epilog final.<\/p>\n<p>\u201cVrasja e familjarit t\u00eb familjes Kelmendi me t\u00eb dyshuar nga familja Elshani\u201d<br \/>\nArmiq\u00ebsia midis dy familjeve nga Peja, Elshani dhe Kelmendi kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb diskotek\u00ebn \u201cCity Club\u201d n\u00eb Pej\u00eb m\u00eb 2 janar 2010, t\u00eb privohet nga jeta personi B.Sh, dhe t\u00eb mbetnin t\u00eb plagosur disa persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe zyrtarin policor Hasan Buqaj. Kjo kishte ndodhur nat\u00ebn kur Granit Elshani kishte pasur n\u00ebn sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb vrasjes an\u00ebtarin e familjes Kelmendi, Valdetin.<\/p>\n<p>Prokuroria: P\u00ebr motive t\u00eb hakmarrjes an\u00ebtari i familjes Elshani privon nga jeta djalin e familj\u00ebs Kelmendi<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria Speciale m\u00eb 25 n\u00ebntor 2016 kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Granit Elshanit, p\u00ebr t\u00eb cilat akuza, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018, i kishte shqiptuar 25 vite burgim, p\u00ebr \u201cVrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, \u201cShkaktim i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d, \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb\u201d dhe \u201cMbajte n\u00eb pron\u00ebsi, posedim dhe p\u00ebrdorim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018, Gjykata e Apelit e kishte anuluar k\u00ebt\u00eb aktgjykim, duke kthyer rastin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, ku rigjykimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pej\u00ebs kishte zgjatur rreth 1 vit e 7 muaj, deri n\u00eb dit\u00ebn kur ishte caktuar t\u00eb b\u00ebhej shpallja e aktgjykimit, mir\u00ebpo kjo nuk kishte ndodhur pasi q\u00eb trupi gjykues i kryesuar nga ish-gjykat\u00ebsi Syl\u00eb Lokaj, i cili ka dal\u00eb n\u00eb pension, kishte vendosur q\u00eb t\u00eb rihapej shqyrtimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ndryshe, kjo l\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gjakov\u00ebs, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Armend Berisha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pas rigjykimit, m\u00eb 14 mars 2022 Granit Elshani \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 24 vite burgim.<\/p>\n<p>Vrasja n\u00eb Restorant \u201cSHEGA\u201d<br \/>\nP\u00ebrleshja e cila kishte ndodhur pas mesnat\u00ebs s\u00eb 2 majit 2014, n\u00eb restorantin \u201cShega\u201d n\u00eb Milloshev\u00eb t\u00eb Obiliqit, kishte b\u00ebre q\u00eb dy persona t\u00eb mbesin t\u00eb vrar\u00eb e dy t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur nga kjo ngjarje.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 11 mars 2015 kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj 4 personave, t\u00eb cil\u00ebt dyshoheshin se ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Prokuroria: Dy t\u00eb vrar\u00eb nga rrebeshi i plumbave t\u00eb shkrepur n\u00eb mes t\u00eb mysafir\u00ebve t\u00eb \u201cpaftuar\u201d dhe pronar\u00ebve t\u00eb lokalit<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb restorant \u201cShega\u201d n\u00eb Milloshev\u00eb t\u00eb Obiliqit, m\u00eb 2 maj 2014, pas nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje t\u00eb \u00e7astit n\u00eb mes Jeton Saraqit, Nazim G\u00ebrvall\u00ebs e Lutfi Sara\u00e7it n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb si dhe Besim Istrefit dhe djalit t\u00eb tij, Besart Istrefi, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb dy pal\u00ebt kishin nxjerr\u00eb arm\u00ebt dhe pas t\u00eb sht\u00ebnave kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb N.G dhe L.S, nd\u00ebrsa ishin plagosur r\u00ebnd\u00eb, pronari i restorantit Besim Istrefi dhe djali i tij, Besart Istrefi, t\u00eb akuzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se e gjith\u00eb ngjarja kishte filluar kur kamerier\u00ebt kishin filluar p\u00ebrgatitjen p\u00ebr mbylljen e lokalit, n\u00eb t\u00eb cilin i pandehuri Jeton Sara\u00e7i kishte qen\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb s\u00eb bashku me Adem Dautaj dhe tani t\u00eb ndjer\u00ebt L.S dhe N.G ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Sara\u00e7i kishte reaguar dhe kishte filluar fjalosjen me Besart Istrefin, ku m\u00eb pas kishin nxjerr\u00eb revolet dhe ia kishin drejtuar nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, pas telefonat\u00ebs nga i biri, kishte ardhur n\u00eb restorant edhe Besim Istrefi, i cili ua kishte drejtuar revolen, ku m\u00eb pas kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00ebnt\u00eb her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebve Lutfi Sara\u00e7i dhe Nazim G\u00ebrvalla dhe n\u00eb ato \u00e7aste, kishte filluar nj\u00eb shk\u00ebmbim i t\u00eb sht\u00ebnave me arm\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, ku si pasoj\u00eb e k\u00ebtij shk\u00ebmbimi, plag\u00eb vdekjeprur\u00ebse kishin marr\u00eb tani i ndjeri L.S dhe N.G, nd\u00ebrsa Besim dhe Besart Istrefi ishin l\u00ebnduar rend\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, i akuzuar p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb, arm\u00ebmbajtje pa leje dhe falsifikim t\u00eb dokumenteve \u00ebsht\u00eb edhe Jeton Sara\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 4 tetor t\u00eb vitit 2018, e kishte shpallur fajtor p\u00ebr vrasje, t\u00eb akuzuarin Besim Istrefin dhe e kishte d\u00ebnuar me shtat\u00eb vjet burgim, kurse djali i tij, Besart Istrefi, ishte d\u00ebnuar me d\u00ebnim unik prej pes\u00eb vjet e kat\u00ebr muaj burgim, pasi ishte shpallur fajtor p\u00ebr vrasje dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, i akuzuari i tret\u00eb, Jeton Sara\u00e7i, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr tentim vrasje dhe p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>T\u00eb pak\u00ebnaqur me aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve Besim dhe Besart Istrefi, kishin ushtruar ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit e cila gjykat\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019, e ktheu \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 9 mars 2021 i kishte liruar t\u00eb akuzuarit Besim dhe Besart Istrefi, p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb, me arsyetimin se k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e kan\u00eb kryer n\u00eb mbrojtje t\u00eb nevojshme. Kurse i akuzuari Besart Istrefi ishte d\u00ebnuar me 5 vite burgim p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Nga akuza ishte liruar edhe i akuzuari p\u00ebr vrasje n\u00eb tentativ\u00eb, Jeton Saraqi, pasi q\u00eb sipas gjykat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb provuar se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb kryes i k\u00ebsaj vepre penale, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket vepr\u00ebs penale t\u00eb falsifikimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb aktgjykim refuzues, pasi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 2 n\u00ebntor 2021 Gjykata e Apelit e ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin lirues q\u00eb Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishte shpallur ndaj t\u00eb akuzuarve Besim e Besart Istrefi.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Jeton Saraqi, Gjykata e Apelit ka vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se i nj\u00ebjti ka sht\u00ebn\u00eb me nj\u00eb pistolet\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Besim dhe Besart Istrefit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cfalsifikimit t\u00eb dokumentit\u201d, m\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ngarkuar Jeton Saraqi, kjo gjykat\u00eb ka vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.<\/p>\n<p>7.\u201cVrasja p\u00ebr motive t\u00eb hakmarrjes p\u00ebr probleme biznesore\u201d<\/p>\n<p>Konfliktet e m\u00ebhershme t\u00eb familjes Llugaliu dhe Bunjaku rreth biznesit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr motive t\u00eb hakmarrjes tre v\u00ebllez\u00ebrit Llugaliu t\u00eb privojn\u00eb nga jeta an\u00ebtarin e familjes Bunjaku F.B.<\/p>\n<p>Prokuroria: Mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr biznes kan\u00eb quar n\u00eb vrasjen e an\u00ebtarit t\u00eb familjes Bunjaku nga djemt\u00eb e familjes Llugaliu<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, m\u00eb 5 prill 2017, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj v\u00ebllez\u00ebrve Fejard, Esat dhe Sadat Llugaliu, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nat\u00ebn kritike n\u00eb rrug\u00ebn e \u201cXhamis\u00eb\u201d n\u00eb Podujev\u00eb, pas marr\u00ebveshjes paraprake mes t\u00eb pandehurve dhe personave NN, kishin privuar nga jeta tani t\u00eb ndjerin F, B.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Esat Llugaliu, ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tyre me pistolet\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb kan\u00eb sht\u00ebn\u00eb edhe personat NN dhe t\u00eb pandehurit Fejard dhe Sadat Llugaliu q\u00eb kan\u00eb dal nga vetura e tyre, kurse personat NN kan\u00eb qene t\u00eb fshehur n\u00eb qoshe t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga t\u00eb sht\u00ebnat me arm\u00eb, aktakuza thot\u00eb se Feta ka dal nga vetura dhe ka ikur, kurse, tani i ndjeri F.B \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri dhe n\u00eb at\u00eb gjendje ka dal nga vetura, por pasi t\u00eb sht\u00ebnat nuk jan\u00eb ndalur n\u00eb vet\u00ebmbrojtje ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tyre dhe ka ikur drejt\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Halit Kika.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb akuzuarit i ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 30 korrik 2019 kishte shpallur fajtor t\u00eb akuzuarin p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, Sedat Llugaliu, nd\u00ebrsa e kishte liruar nga kjo akuz\u00eb v\u00ebllain e tij, Fejard Llugaliu.<\/p>\n<p>I akuzuari Sedat Llugaliu, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasja e r\u00ebnd\u00eb\u201d, ishte d\u00ebnuar me 18 vite burgim kurse ishte shpallur i pafajsh\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/p>\n<p>Fejard Llugaliu ishte shpallur fajtor p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje dhe ishte d\u00ebnuar me burgim efektiv n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 3 vite e 6 muaj, nd\u00ebrsa p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasja e r\u00ebnd\u00eb\u201d, i akuzuari ishte liruar nga akuza, pasi q\u00eb sipas trupit gjykues t\u00eb kryesuar nga gjykat\u00ebsja Valbona Musliu-Selimaj, nuk ishte v\u00ebrtetuar se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb kryer\u00ebs i k\u00ebsaj vepre penale.<\/p>\n<p>T\u00eb pak\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb aktgjykim, pal\u00ebt kishin ushtruar ankesa n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. Kjo e fundit e kishte anuluar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe l\u00ebnd\u00ebn e kishte kthyer n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Ndryshe, ndaj t\u00eb akuzuarit Esat Llugaliu, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar procedura, pasi n\u00eb nat\u00ebn kur kishte ndodhur ngjarja, ai ka p\u00ebsuar l\u00ebndime trupore t\u00eb r\u00ebnda me pasoja t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p>Tutje, m\u00eb 4 gusht 2021 Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, e ka shpallur fajtor Sedat Llugaliun dhe e ka d\u00ebnuar me 18 vite burgim nd\u00ebrsa v\u00ebllain e tij, Fejard Llugaliun me 3 vite e gjysm\u00eb burgim p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Sedat Llugaliu \u00ebsht\u00eb liruar nga akuza p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje nd\u00ebrsa p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasja e r\u00ebnd\u00eb\u201d do t\u2019i llogaritet edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim, nga 8 shkurti 2016.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasja e r\u00ebnd\u00eb\u201d, i akuzuari Fejard Llugaliu \u00ebsht\u00eb liruar nga akuza, pasi q\u00eb sipas trupit gjykues t\u00eb kryesuar nga gjykat\u00ebsi Kujtim Krasniqi, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb kryer\u00ebs i k\u00ebsaj vepre penale.<\/p>\n<p>\u201cVrasja e vajz\u00ebs q\u00eb para se t\u00eb varrosej ishte djegur\u201d<br \/>\nKonfliktet familjare kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb pas marr\u00ebveshjes paraprake v\u00ebllez\u00ebrit Murat dhe Reshat Ademi, t\u00eb privonin nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore bashk\u00ebshortin e vajz\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb axh\u00ebs Resmije Bytyqi pasi q\u00eb e nj\u00ebjta ankohej p\u00ebr dhun\u00eb dhe keqtrajtim nga tani i ndjeri Abedin Bytyqi.<\/p>\n<p>Prokuroria: Mosmarr\u00ebveshjet familjare shkak p\u00ebr vrasjen e dh\u00ebndrit<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje m\u00eb 6 tetor 2016 nga Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ka akuzuar v\u00ebllez\u00ebrit Ademi nd\u00ebrsa Resmije Bytyqi  akuzohet p\u00ebr shtytje n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj vrasje.<\/p>\n<p>Fadil Fetiu fillimisht akuzohej p\u00ebr mos lajm\u00ebrim t\u00eb vepr\u00ebs penale, mir\u00ebpo, m\u00eb 7 maj 2019, e kishte ndryshuar aktakuz\u00ebn sa i p\u00ebrket Fetiut, ashtu q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin e ka ngarkuar me vepr\u00ebn penale t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebrit Ademi, jan\u00eb takuar gjat\u00eb vitit 2016 me t\u00eb akuzuar\u00ebn Resmije Bytyqi, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb vajz\u00eb t\u00eb axh\u00ebs dhe ajo u \u00ebsht\u00eb ankuar atyre se bashk\u00ebshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte at\u00eb, duke e rrahur.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, ajo u kishte k\u00ebrkuar atyre q\u00eb ta vrasin burrin e saj, duke u th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse ata nuk munden ta b\u00ebjn\u00eb vrasjen, ajo do ta angazhonte dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ta kryer nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitivin e aktakuz\u00ebs thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyr\u00eb nga e akuzuara Bytyqi,  ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte n\u00eb instalimet elektrike dhe n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebs s\u00eb zjarrit e ka rr\u00ebmbyer tani t\u00eb ndjerin.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktim\u00ebn dhe e ka d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjohur ku e priste i akuzuari tjet\u00ebr Reshat Ademi dhe m\u00eb pas t\u00eb dyt\u00eb e kan\u00eb goditur at\u00eb me mjete t\u00eb forta duke i shkaktuar l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb akuzuarit pasi e kan\u00eb rrahur viktim\u00ebn, t\u00eb nj\u00ebjtin e kan\u00eb mbytur duke ia v\u00ebn\u00eb zjarrin dhe m\u00eb pas e kan\u00eb groposur.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Prizren, m\u00eb 7 tetor 2019, e kishte shpallur fajtor p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, Murat Ademin dhe t\u00eb nj\u00ebjtin e kishte gjykuar me 25 vjet burgim.<\/p>\n<p>Resmije Bytyqi, e cila kishte qen\u00eb bashk\u00ebshorte e t\u00eb ndjerit, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shtytjes n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burgim.<\/p>\n<p>I akuzuari Fadil Fetiu, ishte shpallur fajtor p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ishte gjykuar me 12 vjet burgim.<\/p>\n<p>Kurse, i akuzuari tjet\u00ebr, Reshat Ademi, nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte shpallur i pafajsh\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, t\u00eb akuzuarve Ademi dhe Bytyqi, n\u00eb d\u00ebnim do ju llogaritet edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim nga 18 tetori 2016 deri n\u00eb plotfuqishm\u00ebri t\u00eb aktgjykimit, kurse t\u00eb akuzuarit Fetiu, do t\u2019i llogaritet koha e kaluar n\u00eb paraburgim nga 18 n\u00ebntori 2016 deri m\u00eb 28 qershor 2017, si dhe prej dat\u00ebs 20 maj 2019 e deri n\u00eb plotfuqishm\u00ebri t\u00eb aktgjykimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Prizrenit, pas ankesave Gjykata e Apelit e ka kthyer n\u00eb rigjykim pasi q\u00eb sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb arsyetim nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb arsyet p\u00ebr faktet vendimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe se nuk ka marrur parasysh v\u00ebrejtjet e mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb akuzuarve e po ashtu ka udh\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb edhe dy polic\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt kishte bashk\u00ebpunuar nj\u00eb i akuzuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 24 n\u00ebntor 2021, Gjykata Themelore n\u00eb Prizren ka d\u00ebnuar Murat Ademin me 25 vite burgim  p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d, Resmije Bytyqin me 20 vite burgim p\u00ebr \u201cShtytje n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, Fadil Fetiun me 12 vite burgim p\u00ebr \u201cNdihm\u00eb n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa, Reshat Ademi \u00ebsht\u00eb liruar nga akuzat p\u00ebr \u201cVrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Reshat Ademi u lirua nga akuzat p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pasi q\u00eb nuk u provua se i nj\u00ebjti ka kryer vep\u00ebr penale e cila i vihet n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVrasja e v\u00ebllait p\u00ebr konfliktet pron\u00ebsore me bisht t\u00eb s\u00ebpat\u00ebs\u201d<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb krijuara nga kontestet pron\u00ebsore m\u00eb 26 prill 2019, Asllan Nikqi, me bisht t\u00eb s\u00ebpat\u00ebs kishte privuar nga jeta v\u00ebllain e tij Met\u00eb Nikqi.<\/p>\n<p>Prokuroria: Pasi q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb merren vesh p\u00ebr pron\u00ebn, v\u00ebllau vret vllaun<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb,  m\u00eb 30 shtator 2019, kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Asllan Nikqit ku thuhet se p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve jo t\u00eb mira mes familjeve t\u00eb viktim\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit t\u00eb krijuara nga kontestet pron\u00ebsore, i pandehuri n\u00eb dit\u00ebn kritike s\u00eb bashku me t\u00eb miturin A.N, shkojn\u00eb n\u00eb bjeshk\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drunj\u00eb dhe n\u00eb momentin kur marrin drunj\u00ebt, duke dashur t\u2019i largojn\u00eb trupat nga traktori, viktima e kishte njoftuar policin\u00eb p\u00ebr prerjen e drunj\u00ebve dhe pasi policia nuk i p\u00ebrgjigjet, iu del p\u00ebrpara t\u00eb pandehurit dhe t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, viktima i kishte sulmuar me s\u00ebpate t\u00eb pandehurin i cili arrin q\u00eb t\u2019ia marr\u00eb s\u00ebpat\u00ebn nga dora dhe me bisht t\u00eb s\u00ebpat\u00ebs e godet viktim\u00ebn n\u00eb kok\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00eb tjera t\u00eb trupit, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrahje merr pjes\u00eb edhe i mituri A.N e m\u00eb pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e l\u00ebnd\u00eb viktim\u00ebn n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre goditjeve, viktima gjendet i vdekur pas dy dite n\u00eb rrug\u00ebn e fshatit Reka e Allag\u00ebs dhe at\u00eb n\u00eb vij\u00eb ajrore prej 1,200 metra nga vendi ku ka filluar p\u00ebrleshja fizike, me \u00e7ka i akuzuari Nikqi thuhet se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, i mituri A.N. thuhet se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rrahje e cila ka rezultuar me vdekjen e tani viktim\u00ebs Met\u00eb Nikqi, me \u00e7ka ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cpjes\u00ebmarrja n\u00eb rrahje\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 gusht 2020, gjykata kishte b\u00ebr\u00eb ricil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale dhe at\u00eb, nga vrasja e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb nevojshme, dhe ndaj t\u00eb akuzuarit kishte shqiptuar 15 vite burgim nd\u00ebrsa ndaj t\u00eb miturit ishte shqiptuar masa edukative e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb shtuar nga ana e prindit.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 n\u00ebntor 2020, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin n\u00eb rigjykim pasi kishte konstatuar se vendimi ishte marr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast ende po vazhdon procedura e rigjykimit.<\/p>\n<p>\u201cBorxhi q\u00eb u b\u00eb shkak p\u00ebr vrasje\u201d<br \/>\nMosmarr\u00ebveshjet lidhur me nj\u00eb borxh prej afro 77 mij\u00eb euro kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kreshnik Haliti m\u00eb 6 mars 2017, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyrvete Maksutaj\u201d, n\u00eb Pej\u00eb, me dashje dhe me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb dobis\u00eb pasurore t\u00eb privoj nga jeta t\u00eb ndjerin M. Z.<\/p>\n<p>Prokuroria: Mos kthimi i borxhit shkak p\u00ebr privimin nga jeta<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri n\u00eb dit\u00ebn kritike i p\u00ebrgatitur p\u00ebr vrasjen, e th\u00ebrret viktim\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Pej\u00ebs, me \u00e7\u2019rast me makin\u00ebn e tij viktima ka shkuar e ka marr\u00eb t\u00eb pandehurin, ku n\u00eb vetur\u00eb kan\u00eb biseduar p\u00ebr borxhin, ashtu q\u00eb sapo kan\u00eb arritur n\u00eb vendin kritik, i pandehuri e godet dy her\u00eb me nj\u00eb revole.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 4 korrik t\u00eb vitit 2018, e kishte gjetur fajtor t\u00eb akuzuarin Kreshnik Haliti, ndaj t\u00eb cilit kishte shqiptuar d\u00ebnim unik prej 22 vite e gjasht\u00eb muaj burgim, n\u00ebn akuzat p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, dhe gjykimi ndaj Halitit kishte vazhduar me trupin e ri gjykues, pasi ish-kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga vendimi i fundit m\u00eb 2018 pas kthimit t\u00eb rastit n\u00eb rigjykim ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim nga e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe ende vazhdon procesi i rigjykimit.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e numrit t\u00eb vrasjeve n\u00eb Kosov\u00eb po krijon nj\u00eb ambient t\u00eb pasigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj, e kjo pasiguri sa vjen e rritet kur kryer\u00ebsit e vrasjeve nuk mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjet e kryera apo kur d\u00ebnimi i kryer\u00ebsve t\u00eb vrasjeve po merr vite t\u00eb t\u00ebra deri n\u00eb nj\u00eb epilog final. Mos trajtimi adekuat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":110588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110587","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110587"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110587\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}