{"id":111018,"date":"2022-04-06T11:00:24","date_gmt":"2022-04-06T09:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=111018"},"modified":"2022-04-06T11:00:24","modified_gmt":"2022-04-06T09:00:24","slug":"i-riu-i-hyn-dajak-mjeshtrit-te-ujit-qe-e-genjente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/i-riu-i-hyn-dajak-mjeshtrit-te-ujit-qe-e-genjente\/","title":{"rendered":"I riu i hyn dajak mjeshtrit t\u00eb ujit q\u00eb e g\u00ebnjente"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pun\u00ebtor hidraulik u rrah n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb kafeneje n\u00eb kryeqytet nga nj\u00eb i ri, q\u00eb mbasi e priti gjat\u00eb q\u00eb t\u2019i rregullonte rubinetin e \u00e7ezm\u00ebs, shkoi n\u00eb vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje komisariatin num\u00ebr 2, b\u00ebn\u00eb me dije burimet, pasi shtetasi B.X e la kafen\u00eb n\u00eb mes kur e rrah\u00ebn, por me q\u00ebllimin q\u00eb t\u2019i tregonte policis\u00eb se \u00e7far\u00eb i kishte ndodhur. Emri i t\u00eb denoncuarit ishte nj\u00eb qytetar q\u00eb kishte or\u00eb q\u00eb e priste q\u00eb ai t\u2019i rregullonte \u00e7ezm\u00ebn, por 47 vje\u00e7ari e kishte l\u00ebn\u00eb ta priste, pasi kishte takuar nj\u00eb mik dhe nuk e linte dot vet\u00ebm t\u00eb njohurin e tij.<\/p>\n<p>Ngjarja n\u00eb fjal\u00eb m\u00eb ka ndodhur n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMedar Shtylla\u201d, pasi aty punoj prej vitesh dhe ishte ora 9.15 minuta. U ula p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe kur m\u00eb vjen n\u00eb mes t\u00eb lokalit, ky person dhe pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb m\u00eb godet me grusht\u201d,- e nis rr\u00ebfimin e tij denoncuesi q\u00eb punon hidraulik.<\/p>\n<p>I pyetur se \u00e7far\u00eb konflikti kishte m\u00eb t\u00eb riun, hidrauliku u p\u00ebrgjigj: \u201cAi m\u00eb tha a po vjen t\u00eb m\u00eb rregullosh \u00e7ezm\u00ebn q\u00eb kam tek sht\u00ebpia, un\u00eb i thash\u00eb po do vij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPastaj m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha pse g\u00ebnjen, pse nuk po vjen dhe filloi duke m\u00eb shar\u00eb e ofenduar. U mundova ta sqaroj se m\u00eb kishte ardhur nj\u00eb mik nga Anglia dhe se nuk shkoja dot, por ai m\u00eb ofendoi. Pastaj erdhi aty ku po pija kafe dhe me goditi, por nd\u00ebrhyn\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kafene dhe u largua. Pastaj u kthye p\u00ebrs\u00ebri dhe m\u00eb tha, \u201cdo t\u00eb vras\u201d,-shton m\u00eb tej hidrauliku.<\/p>\n<p>Policia i b\u00ebn me dije se thirri menj\u00ebher\u00eb t\u00eb denoncuarin q\u00eb \u00ebsht\u00eb qytetari me inicialet K.M. Ai tregoi se e humbi qet\u00ebsin\u00eb nga mungesa e korrektes\u00ebs s\u00eb hidraulikut, q\u00eb kishte dhjet\u00eb dit\u00eb q\u00eb premtonte se do vonohej vet\u00ebm dhjet\u00eb minuta, por q\u00eb duke e mbajtur me premtime, nuk kishte shkuar ta sistemonte defektin n\u00eb banes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebna ime kishte komunikuar me k\u00ebt\u00eb person p\u00ebr problemin e \u00e7ezm\u00ebs s\u00eb ujit. Ky person i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb do shkonte, por kishte 10 dit\u00eb q\u00eb i thoshte vonohem 10 minuta. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7ezma rridhte dhe uji ishte kthyer problem. Sot kur po shkoja tek sht\u00ebpia e n\u00ebn\u00ebs, e pash\u00eb k\u00ebt\u00eb person t\u00eb ulur n\u00eb kafe duke b\u00ebr\u00eb muhabet. I thash\u00eb pse nuk vjen ta rregullosh dhe m\u00eb tha edhe mua do vij p\u00ebr dhjet\u00eb minuta\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>I denoncuari k\u00ebmb\u00ebngul se kishte shkuar n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb \u00ebm\u00ebs dhe kur koha kalonte dhe hidrauliku nuk po vinte, ai pa q\u00eb kishte kaluar m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb or\u00eb duke pritur.<\/p>\n<p>\u2018\u2019E telefonova dhe mu p\u00ebrgjigj, m\u00eb prit po deshe se m\u00eb ka ardhur nj\u00eb shok nga Anglia. E pyeta se ku ishte dhe m\u00eb tha: \u201cJam tek lokali\u201d. Shkova n\u00eb lokal dhe i k\u00ebrkova llogari, i thash\u00eb pse tallesh me mua, ne t\u00eb presim dhe ti po pi raki? E kam ofenduar\u201d, pranon ky person sipas burimeve t\u00eb Gazetasi.al.<\/p>\n<p>Por ai jep versionin e tij duke kujtuar se hidrauliku e kapi p\u00ebr fyti dhe n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste ai e humbi qet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIsha i m\u00ebrzitur sepse ky person prej dhjet\u00eb dit\u00ebsh g\u00ebnjeu n\u00ebn\u00ebn time, uji rrjedh dhe problemi ishte i pazgjidhur. M\u00eb g\u00ebnjeu dhe u tall dhe me mua, nd\u00ebrsa un\u00eb po e prisja lart ai rrinte n\u00eb kafene\u201d, k\u00ebmb\u00ebngul djali q\u00eb pavar\u00ebsisht deklarat\u00ebs dhe versionit t\u00eb tij pritet t\u00eb referohet p\u00ebr d\u00ebmtime me dashje.<\/p>\n<p>Fati i tij sipas policis\u00eb varet tanim\u00eb vet\u00ebm nga hidrauliku i cili n\u00eb rast se t\u00ebrhiqet nga denoncimi, mund ta zbus\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb riut.<\/p>\n<p>Policia thot\u00eb se i riu e zgjidhi problemin me \u00e7ezm\u00ebn tek nj\u00eb specialist tjet\u00ebr, por tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb hapur problem me drejt\u00ebsin\u00eb nga nj\u00eb qytetar, i cili n\u00ebse nuk ka marr\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb respektuar koh\u00ebn e tjetrit dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt, s\u00eb paku tregoi se mund t\u00eb \u00e7ohet nga kafeneja dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka ndryshe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pun\u00ebtor hidraulik u rrah n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb kafeneje n\u00eb kryeqytet nga nj\u00eb i ri, q\u00eb mbasi e priti gjat\u00eb q\u00eb t\u2019i rregullonte rubinetin e \u00e7ezm\u00ebs, shkoi n\u00eb vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi n\u00eb fytyr\u00eb. Kjo ngjarje ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje komisariatin num\u00ebr 2, b\u00ebn\u00eb me dije [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":111019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111018","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111018\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}