{"id":111310,"date":"2022-04-08T16:31:46","date_gmt":"2022-04-08T14:31:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=111310"},"modified":"2022-04-08T16:31:46","modified_gmt":"2022-04-08T14:31:46","slug":"gjykata-kushtetuese-konstaton-shkelje-ligji-nga-ministrja-arberie-nagavci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-kushtetuese-konstaton-shkelje-ligji-nga-ministrja-arberie-nagavci\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje ligji nga ministrja Arb\u00ebrie Nagavci"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka hedhur posht\u00eb vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr organizimin e m\u00ebsimit alternativ t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb organizimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb objektet shkollore n\u00eb Komun\u00ebn e Kamenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs MASHTI-i p\u00ebrmes vendimit \u201cka tejkaluar kompetenc\u00ebn dhe ka cenuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb komunale, p\u00ebrkat\u00ebsisht ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kompetencat vetanake t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs p\u00ebrkitazi me ofrimin e arsimit publik, n\u00eb kund\u00ebrshtim me garancit\u00eb kushtetuese dhe ligjore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs thuhet se ofrimi i arsimit publik bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje lokale \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb vetanake e komun\u00ebs dhe se k\u00ebto kompetenca \u201cjan\u00eb t\u00eb plota dhe ekskluzive\u201d, dhe se n\u00eb rolin e saj inspektues, t\u00eb p\u00ebrcaktuar me Ligjin p\u00ebr Arsimin Parauniversitar, MASHTI \u201cmund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e m\u00ebsimit shtes\u00eb ose alternativ\u201d n\u00ebse v\u00ebrehet mang\u00ebsi n\u00eb zbatimin e kurrikulumit.<\/p>\n<p>Njoftim i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs sot publikoi aktgjykimin n\u00eb rastin KO 145\/21, t\u00eb parashtruar nga Komuna e Kamenic\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit [nr.01B\/24], t\u00eb 23 prillit 2021.<\/p>\n<p>Gjykata ka vler\u00ebsuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Vendimit t\u00eb 23 prillit 2021 t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (n\u00eb tekstin e m\u00ebtejm\u00eb: MASHTI).K\u00ebrkesa p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij akti \u00ebsht\u00eb parashtruar n\u00eb Gjykat\u00eb nga Komuna e Kamenic\u00ebs bazuar n\u00eb autorizimet e p\u00ebrcaktuara me paragrafin 4 t\u00eb nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Pal\u00ebt e Autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar, Gjykata nj\u00ebz\u00ebri vendosi q\u00eb: (i) k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.01B\/24] i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me paragrafin 2 t\u00eb nenit 12 [Pushteti Lokal], paragraf\u00ebt 1 dhe 3 t\u00eb nenit 123 [Parimet e P\u00ebrgjithshme] dhe paragraf\u00ebt 2 dhe 3 t\u00eb nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vet\u00ebqeverisjes Lokale] t\u00eb Kushtetut\u00ebs; (iii) t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme; dhe (iv) t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Faktet e rastit<br \/>\nRrethanat e rastit konkret nd\u00ebrlidhen me riorganizimin e shkollave n\u00eb Komun\u00ebn e Kamenic\u00ebs n\u00eb vitin 2019, riorganizim ky i cili ishte iniciuar p\u00ebrmes vendimeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, nd\u00ebr tjerash, me arsyetimin e r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb disa shkolla dhe munges\u00ebs s\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb institucioneve arsimore. Fillimisht, Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal kishte konstatuar se vendimet p\u00ebrkat\u00ebse ishin nxjerr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me ligjet e aplikueshme, p\u00ebrkat\u00ebsisht kompetencat vetanake t\u00eb komunave dhe MASHTI kishte inspektuar zbatueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre vendimeve. Megjithat\u00eb, disa prind\u00ebr t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb afektuar kishin refuzuar zbatimin e k\u00ebtyre vendimeve dhe kishin kontestuar t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrmes konfliktit administrativ, duke k\u00ebrkuar edhe nxjerrjen e masave t\u00eb p\u00ebrkohshme me q\u00ebllim t\u00eb pezullimit t\u00eb zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Komun\u00ebs. Gjykata Supreme, bazuar n\u00eb shkresat e rastit, kishte refuzuar pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimeve p\u00ebrkat\u00ebse. Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsish nuk vijuan m\u00ebsimin sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb vendimeve t\u00eb Komun\u00ebs, n\u00eb vitin 2021, MASHTI kishte formuar nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mos-vijueshm\u00ebrin\u00eb e m\u00ebsimit nga ana e 441 nx\u00ebn\u00ebsve, i cili, nd\u00ebr tjerash, kishte rekomanduar q\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar situat\u00ebn, MASHTI dhe Komuna duhet t\u00eb: (i) nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb harmonizuara; dhe (ii) t\u00eb themelojn\u00eb grup punues p\u00ebr analizimin e situat\u00ebs n\u00eb shkolla. Megjithat\u00eb, MASHTI, nxjerri Vendimin e kontestuar, bazuar n\u00eb t\u00eb cilin organizoi \u201cm\u00ebsimin alternativ t\u00eb p\u00ebrshpejtuar p\u00ebr 441 nx\u00ebn\u00ebsit e Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs\u201d. K\u00ebt\u00eb Vendim, Komuna e Kamenic\u00ebs e kontestoi para Gjykat\u00ebs, duke pretenduar se p\u00ebrmes tij, MASHTI kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kompetencat vetanake t\u00eb Komun\u00ebs, dhe rrjedhimisht kishte cenuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb komunale n\u00eb kund\u00ebrshtim me garancit\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>Parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs pretendon se, Vendimi i kontestuar i MASHT-it ka cenuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij komunale n\u00eb shkelje t\u00eb neneve 12, 123 dhe 124 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 2 (Baza Kushtetuese dhe Ligjore e Vet\u00ebqeverisjes Lokale) dhe nenin 4 (Fush\u00ebveprimi i Vet\u00ebqeverisjes Lokale) t\u00eb Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje Lokale, duke theksuar, n\u00eb esenc\u00eb, se: (i) Vendimi i kontestuar \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 12 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrlidhje me paragrafin (h) t\u00eb nenit 17 (Kompetencat Vetanake) t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-040 p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale, sepse bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb, komuna ka kompetenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe ekskluzive t\u00eb ofroj\u00eb arsimin publik parashkollor, fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore; (ii) bazuar n\u00eb ligjet e aplikueshme, MASHTI nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb m\u00ebsim alternativ ose plot\u00ebsues dhe vet\u00ebm mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga komuna q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebsimi; dhe (iii) MASHTI nuk ka kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb caktuar lokacionet e institucioneve arsimore e as t\u00eb obligoj\u00eb komun\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb m\u00ebsim alternativ n\u00eb institucione arsimore t\u00eb palicencuara dhe t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb edhe m\u00eb tutje si objekte shkollore. Kund\u00ebrargumentet e MASHTI-it, nd\u00ebr tjerash, theksojn\u00eb se n\u00eb nxjerrjen e Vendimit t\u00eb kontestuar \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb Rregulloren e Qeveris\u00eb nr. 02\/2021, p\u00ebr Fushat e P\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb Administrative t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit dhe Ministrive dhe konsideron se \u00ebsht\u00eb obligim i shtetit, q\u00eb n\u00eb pajtim me parimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb siguroj\u00eb zbatimin e t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs themelore p\u00ebr arsim, respektivisht duke siguruar qasje n\u00eb institucionet e arsimit. Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, p\u00ebrmes komenteve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Gjykat\u00eb, mb\u00ebshtet\u00eb argumentet e MASHTI-it.<\/p>\n<p>Pas parashtrimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar nga Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs, z. Q\u00ebndron Kastrati, m\u00eb 17 tetor 2021, respektivisht 14 n\u00ebntor 2021, pas zhvillimit t\u00eb raundit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, Kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs u zgjodh z. Kadri Rahimaj. Ky i fundit, p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij, m\u00eb 5 janar 2022, parashtroi n\u00eb Gjykat\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs KO145\/21, me arsyetimin se nuk ka interes juridik p\u00ebr shqyrtimin e saj. Gjykata, bazuar n\u00eb rregullin 35 (T\u00ebrheqja, hedhja posht\u00eb dhe refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs) t\u00eb Rregullores s\u00eb Pun\u00ebs, sipas t\u00eb cilit pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00ebrheqje, Gjykata mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebrkitazi me k\u00ebrkes\u00ebn fillestare, fillimisht vler\u00ebsoi k\u00ebrkes\u00ebn e Kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Komun\u00ebs, por vendosi t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, duke pasur parasysh interesin publik p\u00ebr vazhdimin e shqyrtimit dhe vendosjes meritore n\u00eb rast, me theks n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e qart\u00ebsimit t\u00eb pretendimeve p\u00ebr shkelje t\u00eb parimeve kushtetuese lidhur me vet\u00ebqeverisjen lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb adresimin e pretendimeve t\u00eb parashtruesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, Gjykata fillimisht shqyrtoi parimet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebrkitazi me vet\u00ebqeverisjen lokale t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kushtetut\u00eb, Kart\u00ebn Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje Lokale, Opinionet relevante t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias lidhur me parimet e qeverisjes lokale si dhe ligjet e aplikueshme q\u00eb konkretizojn\u00eb kompetencat e Komun\u00ebs dhe MASHTI-it n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ligjin p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale, Ligjin nr. 04\/L-032 p\u00ebr Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin nr. 03\/L-068 p\u00ebr Arsimin n\u00eb Komunat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata, duke u bazuar n\u00eb nenet 12, 123 dhe 124 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, respektivisht, nd\u00ebr t\u00eb tjerash, theksoi se: (i) nj\u00ebsi themelore territoriale t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs jan\u00eb komunat; (ii) organizimi dhe kompetencat e nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale rregullohen me ligj dhe themelimi  i  komunave,  kufijt\u00eb,  kompetencat  dhe  m\u00ebnyra e organizimit dhe funksionimit t\u00eb tyre, rregullohet me ligj; (iii) komunat kan\u00eb  kompetenca  vetanake,  t\u00eb  zgjeruara  dhe  t\u00eb  deleguara  n\u00eb  pajtim  me  ligjin; dhe (iv) rishikimi administrativ i akteve t\u00eb komunave nga autoritetet qendrore n\u00eb fush\u00ebn e kompetencave  t\u00eb  tyre,  kufizohet  n\u00eb  sigurimin  e  p\u00ebrputhjes  me  Kushtetut\u00ebn  dhe me ligjin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, bazuar n\u00eb k\u00ebto nene kushtetuese, Gjykata theksoi q\u00eb veprimtaria  e  organeve  t\u00eb  vet\u00ebqeverisjes  lokale  bazohet  n\u00eb  Kushtetut\u00eb  dhe  n\u00eb  ligjet  e  Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe respekton Kart\u00ebn Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale. Kjo e fundit, nd\u00ebr t\u00eb tjerash, dhe p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rrethanat e rastit konkret, p\u00ebrcakton q\u00eb: (i) autoritetet lokale, brenda kufijve t\u00eb ligjit, do t\u00eb ken\u00eb diskrecionin e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar iniciativ\u00ebn e tyre n\u00eb lidhje me \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk p\u00ebrjashtohet nga kompetenca e tyre dhe nuk i \u00ebsht\u00eb caktuar ndonj\u00eb autoriteti tjet\u00ebr; (ii) kompetencat q\u00eb u besohen autoriteteve lokale normalisht duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb plota dhe ekskluzive dhe se ato nuk mund t\u00eb minohen apo t\u00eb kufizohen nga nj\u00eb autoritet tjet\u00ebr, qendror apo rajonal p\u00ebrve\u00e7 si\u00e7 p\u00ebrcaktohet me ligj; dhe (iii) \u00e7do kontroll administrativ mbi autoritetet lokale mund t\u00eb ushtrohet vet\u00ebm sipas formave dhe n\u00eb rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji.<\/p>\n<p>Vet\u00ebqeverisja lokale \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb till\u00eb n\u00eb rendin kushtetues, sa q\u00eb Kushtetuta (i) ka p\u00ebrcaktuar k\u00ebto garanci, nd\u00ebr tjerash, n\u00eb Dispozitat Themelore t\u00eb saj; (ii) ka p\u00ebrcaktuar respektimin e Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale; dhe (iii) me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtyre garancive, n\u00eb nenin 113 t\u00eb saj, i ka dh\u00ebn\u00eb komunave qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb autorizuara, q\u00eb t\u00eb kontestoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e ligjeve ose t\u00eb akteve t\u00eb Qeveris\u00eb, t\u00eb cilat cenojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb komunale ose zvog\u00eblojn\u00eb t\u00eb hyrat e komun\u00ebs, n\u00eb rast se komuna p\u00ebrkat\u00ebse \u00ebsht\u00eb prekur nga ai ligj ose akt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me garancit\u00eb e lartcekura t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale dhe referimin e t\u00eb nj\u00ebjtave n\u00eb detyrimin q\u00eb k\u00ebto garanci t\u00eb zbatohen edhe p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb aplikueshme, Gjykata gjithashtu rikujtoi q\u00eb bazuar n\u00eb nenin 17 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale, komunat kan\u00eb kompetenca \u201ct\u00eb  plota  dhe  ekskluzive\u201d, n\u00eb ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, pun\u00ebsimin, pages\u00ebn e rrogave dhe trajnimin e instruktor\u00ebve dhe administrator\u00ebve t\u00eb arsimit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, MASHTI, bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin p\u00ebr Arsimin n\u00eb Komunat, nd\u00ebr tjerash, mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit t\u00eb arsimit parauniversitar dhe ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb promovoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe efikasitetin e arsimit dhe aft\u00ebsimit p\u00ebrmes inspektimit t\u00eb arsimit, monitorimit dhe vler\u00ebsimit me q\u00ebllim t\u00eb ngritjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb zbatimit t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi. N\u00eb kontekst t\u00eb raporteve t\u00eb inspektor\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 8 (Inspektimi i Arsimit) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Arsimin Parauniversitar, dhe p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb relevante p\u00ebr rrethanat e rastit konkret, MASHTI mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e m\u00ebsimit shtes\u00eb ose alternativ, n\u00ebse v\u00ebrehen mang\u00ebsi n\u00eb zbatimin e kurrikulumit n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Gjykata theksoi se: (i) ofrimi i arsimit publik parashkollor, fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale, \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb vetanake e Komun\u00ebs dhe se k\u00ebto kompetenca jan\u00eb t\u00eb plota dhe ekskluzive; dhe (ii) n\u00eb rolin e saj inspektues, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr Arsimin Parauniversitar, MASHTI \u201cmund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e m\u00ebsimit shtes\u00eb ose alternativ\u201d, n\u00eb rast se v\u00ebrehen mang\u00ebsi n\u00eb zbatimin e kurrikulumit. N\u00eb rrethanat e rastit konkret, raporti p\u00ebrkat\u00ebs i Komisionit t\u00eb MASHTI-it i 14 prillit 2021, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kishte rekomanduar nd\u00ebrmarrjen e veprimeve t\u00eb harmonizuara n\u00eb mes Ministris\u00eb, Komun\u00ebs dhe prind\u00ebrve \u201cq\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet kthimi i menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb shkolla i nx\u00ebn\u00ebsve\u201d. Megjithat\u00eb, duke u referuar n\u00eb Rregulloren e lartcekur t\u00eb Qeveris\u00eb, MASHTI kishte nxjerr\u00eb Vendimin e kontestuar, p\u00ebrmes t\u00eb cilit, nd\u00ebr tjerash, kishte organizuar m\u00ebsim alternativ t\u00eb p\u00ebrshpejtuar p\u00ebr Komun\u00ebn e Kamenic\u00ebs, duke vendosur q\u00eb t\u00eb organizohet m\u00ebsimi n\u00eb pes\u00eb (5) shkolla p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs, shkolla k\u00ebto q\u00eb paraprakisht parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs i kishte riorganizuar p\u00ebrmes vendimeve, si pjes\u00eb e reform\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas analiz\u00ebs s\u00eb parimeve kushtetuese, atyre t\u00eb Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje Lokale dhe ligjeve t\u00eb aplikueshme dhe sipas sqarimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Aktgjykimin e publikuar, Gjykata, nd\u00ebr tjerash, theksoi se me rastin e organizimit t\u00eb m\u00ebsimit alternativ t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb organizimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb objektet p\u00ebrkat\u00ebse shkollore n\u00eb Komun\u00ebn e Kamenic\u00ebs, MASHTI p\u00ebrmes Vendimit t\u00eb kontestuar, ka tejkaluar kompetenc\u00ebn e saj dhe ka cenuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb komunale, p\u00ebrkat\u00ebsisht ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kompetencat vetanake t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs p\u00ebrkitazi me ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, n\u00eb kund\u00ebrshtim me garancit\u00eb kushtetuese dhe ligjore. Gjykata theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb parimeve kushtetuese p\u00ebrkitazi me vet\u00ebqeverisjen lokale dhe detyrimin e pushtetit qendror q\u00eb \u00e7do kontroll administrativ mbi autoritetet lokale ta ushtroj\u00eb vet\u00ebm sipas formave dhe n\u00eb rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose ligji i aplikuesh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka hedhur posht\u00eb vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr organizimin e m\u00ebsimit alternativ t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb organizimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb objektet shkollore n\u00eb Komun\u00ebn e Kamenic\u00ebs. Sipas Gjykat\u00ebs MASHTI-i p\u00ebrmes vendimit \u201cka tejkaluar kompetenc\u00ebn dhe ka cenuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb komunale, p\u00ebrkat\u00ebsisht ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kompetencat vetanake t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":111311,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111310","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}