{"id":111651,"date":"2022-04-11T19:18:49","date_gmt":"2022-04-11T17:18:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=111651"},"modified":"2022-04-11T19:18:49","modified_gmt":"2022-04-11T17:18:49","slug":"armend-mehaj-reagon-pasi-serbia-bleu-sisteme-raketore-nga-kina-kerkojme-nga-nato-be-dhe-okb-te-shqyrtojne-qasjen-destruktive-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/armend-mehaj-reagon-pasi-serbia-bleu-sisteme-raketore-nga-kina-kerkojme-nga-nato-be-dhe-okb-te-shqyrtojne-qasjen-destruktive-te-serbise\/","title":{"rendered":"Armend Mehaj reagon pasi Serbia bleu sisteme raketore nga Kina: K\u00ebrkojm\u00eb nga NATO, BE dhe OKB t\u00eb shqyrtojn\u00eb qasjen destruktive t\u00eb Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka reaguar pasi Serbia bleu sisteme raketore nga Kina.<\/p>\n<p>Mehaj tha se me k\u00ebt\u00eb rast po konfirmohet sjellja shum\u00eb e rrezikshme dhe anti-per\u00ebndimore e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb reagimin e tij pyeti se nga kush po rrezikohet Serbia dhe kund\u00ebr kujt po armatoset ajo?<\/p>\n<p>I pari i Mbrojtjes ka k\u00ebrkuar nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb shqyrtojn\u00eb me seriozitetin maksimal qasjen destruktive dhe t\u00eb rrezikshme t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb: <\/p>\n<p>Me blerjen e sistemeve raketore dhe armatimit t\u00eb ri nga Kina, si dhe sistemeve t\u00eb m\u00ebhershme nga Rusia, rikonfirmohet fuqish\u00ebm edhe nj\u00ebher\u00eb sjellja destruktive, shum\u00eb e rrezikshme dhe anti-per\u00ebndimore e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p> Sipas informacioneve t\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit, Serbia ka pranuar nga Kina sisteme t\u00eb reja t\u00eb armatimit duke shtuar kontingjentin e saj t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pranuar nga Rusia e Bjellorusia.<\/p>\n<p>Kjo shfaqje e neveritshme po ndodh n\u00eb koh\u00ebn kur BE dhe NATO dhe gjith\u00eb bota pro- vlerave euroatlantike \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me sulmuesin e k\u00ebtyre vlerave, Rusin\u00eb dhe aleat\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Nga kush rrezikohet Serbia, apo kund\u00ebr kujt armatoset Serbia me sistemet m\u00eb t\u00eb avancuara sulmuese dhe mbrojt\u00ebse?<br \/>\n\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo hipokrizi?<br \/>\nDeri kur me k\u00ebto standarde t\u00eb dyfishta?<\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs, institucionet e siguris\u00eb dhe mbrojtjes si dhe ne, populli paqedash\u00ebs dhe liridash\u00ebs, kemi shprehur n\u00eb vazhdim\u00ebsi shqet\u00ebsimin e arsyesh\u00ebm, si dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi kemi reaguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje destruktive dhe t\u00eb rrezikshme t\u00eb Serbis\u00eb ndaj paqes, siguris\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, k\u00ebrkojm\u00eb nga autoritetet e vendimmarrjes s\u00eb NATO-s, BE-s\u00eb dhe OKB-s\u00eb, si dhe t\u00eb gjitha instancat tjera t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes pro-vlerave t\u00eb paqes, liris\u00eb dhe demokracis\u00eb t\u00eb shqyrtojn\u00eb me seriozitetin maksimal k\u00ebt\u00eb qasje destruktive dhe t\u00eb rrezikshme t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb ndikon seriozisht n\u00eb minimin e paqes, siguris\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe m\u00eb gjer\u00eb. <\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs, institucionet dhe populli yn\u00eb jemi t\u00eb vendosur dhe e kemi d\u00ebshmuar fuqish\u00ebm orientimin ton\u00eb euroatlantik me aspirat\u00ebn e natyrshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb NATO dhe BE.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb  e kemi konfirmuar \u00e7doher\u00eb por edhe tani, ku p\u00ebrkrah\u00eb me aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequra nga SHBA, vazhdojm\u00eb procesin e nd\u00ebrtimit dhe zhvillimit t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb dhe t\u00eb gjitha institucioneve tjera shtet\u00ebrore sipas praktikave dhe modeleve m\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb demokracive per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>FSK-n\u00eb &#8211; Ushtri t\u00eb fuqishme profesionale n\u00eb mbrojtjen e vendit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes, siguris\u00eb dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb interesi yn\u00eb jetik shtet\u00ebror e komb\u00ebtar.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi t\u00eb pandalsh\u00ebm, t\u00eb pakthyesh\u00ebm dhe t\u00eb pathyesh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka reaguar pasi Serbia bleu sisteme raketore nga Kina. Mehaj tha se me k\u00ebt\u00eb rast po konfirmohet sjellja shum\u00eb e rrezikshme dhe anti-per\u00ebndimore e Serbis\u00eb. Ai n\u00eb reagimin e tij pyeti se nga kush po rrezikohet Serbia dhe kund\u00ebr kujt po armatoset ajo? I pari i Mbrojtjes ka k\u00ebrkuar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":111652,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111651","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111651"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111651\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}