{"id":111812,"date":"2022-04-13T02:28:03","date_gmt":"2022-04-13T00:28:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=111812"},"modified":"2022-04-13T02:28:03","modified_gmt":"2022-04-13T00:28:03","slug":"raporti-i-dash-it-vazhdon-mosndeshkimi-i-korrupsionit-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/raporti-i-dash-it-vazhdon-mosndeshkimi-i-korrupsionit-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Raporti i DASH-it: Vazhdon mosnd\u00ebshkimi i korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb bot\u00eb n\u00eb vitin 2021, Departamenti amerikan i Shtetit tha se n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave p\u00ebrfshinin raporte t\u00eb besueshme p\u00ebr: kufizime serioze n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe medias, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00ebn ose k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr dhun\u00eb gazetar\u00ebve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosnd\u00ebshkimin dhe krimet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb dhun\u00ebn ose k\u00ebrc\u00ebnimet me dhun\u00eb ndaj pakicave etnike ose komuniteteve tjera t\u00eb margjinalizuara.<\/p>\n<p>Qeveria, thuhet n\u00eb raport, nd\u00ebrmori hapa p\u00ebr t\u00eb identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt q\u00eb kryen shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por nganj\u00ebher\u00eb nuk kishte q\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb veprime. Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Qeveri, opozit\u00eb, shoq\u00ebri civile dhe media, raportuan raste t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion ose duke vepruar pa u nd\u00ebshkuar. Qeveria ndonj\u00ebher\u00eb pezulloi, largoi shkel\u00ebsit nga detyra ose transferoi t\u00eb akuzuarit, dhe sektori i drejt\u00ebsis\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrmori hapa p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht dhe nd\u00ebshkuar ata zyrtar\u00eb q\u00eb kryen shkelje dhe krime. Megjithat\u00eb, shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar vazhduan t\u00eb mbajn\u00eb poste n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>Krimet e luft\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet puna e Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr krime lufte me seli n\u00eb Hag\u00eb dhe veprimet p\u00ebr ndjekjen e rasteve t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs nga gjykatat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb shtator, Prokuroria e Specializuar e Kosov\u00ebs (PSRK) kishte n\u00ebn hetim zyrtar 12 raste t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Gjat\u00eb vitit PSRK-ja ka nxjerr\u00eb nj\u00eb aktvendim p\u00ebr fillimin e hetimeve. Nj\u00eb rast i profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs i njohur si \u201cDrenica I\u201d u d\u00ebrgua p\u00ebr rigjykim n\u00eb vitin 2017, por u vonua disa her\u00eb. Deri n\u00eb dhjetor nuk ishte mbajtur asnj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb re se n\u00eb korrik, nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb d\u00ebnoi ish-policin serb, Zoran Vukotiq me tre vjet e gjysm\u00eb heqje lirie p\u00ebr p\u00ebrdhunimin e nj\u00eb gruaje shqiptare shtatz\u00ebn\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb d\u00ebbimet e civil\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nga qyteti i Vushtrris\u00eb, n\u00eb vitin 1999. Q\u00eb nga viti 2019, Vukotiqi ishte n\u00eb vuajtje t\u00eb d\u00ebnimit prej gjasht\u00eb vjet e gjysme p\u00ebr krimet e luft\u00ebs t\u00eb ndalimit dhe torturimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb nga Kosova n\u00eb rajonin e Mitrovic\u00ebs. D\u00ebnimi shtes\u00eb sh\u00ebnoi her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs d\u00ebnon nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr p\u00ebrdhunim gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfshin edhe d\u00ebnimin n\u00eb muajin mars t\u00eb serbit nga Kosova Zllatan K\u00ebrstiq dhe shqiptarit Destan Shabani, t\u00eb dy ish-oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb serbe, me p\u00ebrkat\u00ebsisht 14 vjet e gjysm\u00eb dhe shtat\u00eb vjet burgim, p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr civil\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vitin 1999. Nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt, nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb d\u00ebnoi serbin e Kosov\u00ebs, Zoran Gjokiq me 12 vjet heqje lirie p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb kryera nd\u00ebrmjet marsit dhe prillit 1999 n\u00eb rajonin e Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni qeveritar p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur tha n\u00eb muajin shtator se 1 mij\u00eb e 632 veta ende llogariten si t\u00eb zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-99 dhe dhun\u00ebs politike q\u00eb pasoi. Sipas ligjit, baza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb personave t\u00eb zhdukur t\u00eb Qeveris\u00eb nuk p\u00ebrfshin p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike t\u00eb personave t\u00eb zhdukur, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse raportohet vullnetarisht nga familja e tyre. Komisioni la t\u00eb kuptohet se rreth 70 p\u00ebr qind jan\u00eb shqiptar\u00eb nd\u00ebrsa 30 p\u00ebr qind ishin serb\u00eb, rom\u00eb, ashkali, egjiptian\u00eb, boshnjak\u00eb, goran\u00eb, malazez\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Keqtrajtimi i t\u00eb burgosurve<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfshin edhe ankesat p\u00ebr keqtrajtimin e t\u00eb burgosurve dhe p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs nga pjes\u00ebtar\u00ebt e organeve t\u00eb rendit.<\/p>\n<p>Qeveria ndonj\u00ebher\u00eb hetonte shkeljet, megjith\u00ebse mekanizmat p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk ishin gjithmon\u00eb efektiv\u00eb ose ishin subjekt i nd\u00ebrhyrjeve politike, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfshin raporti. Forcat e siguris\u00eb, thuhet n\u00eb raport, nuk siguruan respektimin e urdhrave t\u00eb gjykat\u00ebs kur zyrtar\u00ebt lokal\u00eb nuk i zbatuan ato. Edhe pse disa oficer\u00eb policie u arrestuan me akuza p\u00ebr korrupsion gjat\u00eb vitit, mosnd\u00ebshkimi mbeti nj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfshin t\u00eb dh\u00ebnat e Inspektoratit Policor t\u00eb Kosov\u00ebs i cili deri n\u00eb n\u00ebntor kishte pranuar 1,862 ankesa, 617 prej t\u00eb cilave jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr hetim penal. Ankesat ishin kryesisht p\u00ebr keqtrajtim gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, l\u00ebndim trupor, kanosje dhe dhun\u00eb n\u00eb familje. Inspektorati raportoi se 158 polic\u00eb ishin n\u00ebn hetim, 78 ishin pezulluar dhe 31 ishin arrestuar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia gjyq\u00ebsore<\/p>\n<p>Raporti thekson se Sipas Komisionit Evropian, organizatave joqeveritare dhe Institucionit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, administrimi i drejt\u00ebsis\u00eb ishte i ngadalt\u00eb dhe i mungonin mjetet p\u00ebr t\u00eb siguruar llogaridh\u00ebnien e zyrtar\u00ebve gjyq\u00ebsor\u00eb. Strukturat gjyq\u00ebsore iu n\u00ebnshtruan nd\u00ebrhyrjeve politike, em\u00ebrimeve t\u00eb kontestuara dhe mandateve t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Mes tjerash raporti thekson se autoritetet ndonj\u00ebher\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb zbatonin urdhrat e gjykat\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs pohuan se institucionet qeveritare d\u00ebshtuan n\u00eb ekzekutimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb favor t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mosmarr\u00ebveshjet lidhur me pron\u00ebn. Autoritetet qendrore dhe lokale n\u00eb De\u00e7an vazhduan t\u00eb refuzojn\u00eb zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2016 q\u00eb konfirmon pron\u00ebsin\u00eb e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe mbi m\u00eb shum\u00eb se 24 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit. N\u00eb shtator, Gjykata Kushtetuese vuri n\u00eb dukje refuzimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimin e gjykat\u00ebs dhe ia referoi \u00e7\u00ebshtjen prokurorit t\u00eb shtetit. Deri n\u00eb dhjetor, prokurori nuk kishte filluar procedimin penal. Asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb zbatuar urdhrin e gjykat\u00ebs nuk jan\u00eb sanksionuar, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes<\/p>\n<p>Raporti thekson se ndon\u00ebse Qeveria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e respektoi t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes, raportet e besueshme thon\u00eb se disa zyrtar\u00eb publik\u00eb, politikan\u00eb, biznese dhe grupe fetare u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb frik\u00ebsonin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias. Problemet e financimit gjithashtu d\u00ebmtuan pavar\u00ebsin\u00eb e medias. Gazetar\u00ebt has\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike, pavar\u00ebsisht nga ligjet q\u00eb ofrojn\u00eb qasje n\u00eb dokumente publike.<\/p>\n<p>Mediat e pavarura, thuhet n\u00eb raport, ishin aktive dhe shpreh\u00ebn nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri pik\u00ebpamjesh, p\u00ebrgjith\u00ebsisht pa kufizime. Megjithat\u00eb, pati raportime se zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb, disa parti politike, biznese t\u00eb lidhura me Qeverin\u00eb, grupe fetare dhe individ\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur u b\u00ebnin trysni pronar\u00ebve t\u00eb mediave, redaktor\u00ebve dhe gazetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos publikonin rr\u00ebfime ose materiale t\u00eb caktuara. Disa gazetar\u00eb u p\u00ebrmbajt\u00ebn nga raportimi kritik investigativ p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre fizike ose vendin e pun\u00ebs. \/REL<\/p>\n<p>Shkrimin e plot\u00eb mund ta lexoni KETU:<\/p>\n<p>https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/departamenti-amerikan-i-shtetit-korrupsioni-ne-kosove-\/31800205.html<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb bot\u00eb n\u00eb vitin 2021, Departamenti amerikan i Shtetit tha se n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave p\u00ebrfshinin raporte t\u00eb besueshme p\u00ebr: kufizime serioze n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe medias, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00ebn ose k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr dhun\u00eb gazetar\u00ebve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosnd\u00ebshkimin dhe krimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":111813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111812","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111812\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}