{"id":11314,"date":"2018-02-11T10:38:03","date_gmt":"2018-02-11T10:38:03","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=11314"},"modified":"2018-02-11T10:38:03","modified_gmt":"2018-02-11T10:38:03","slug":"albin-kurti-u-tha-qe-po-e-shpallin-kosoven-shtet-te-pavarur-dhe-demokratik-dhe-po-mungonte-fjala-sovrane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/albin-kurti-u-tha-qe-po-e-shpallin-kosoven-shtet-te-pavarur-dhe-demokratik-dhe-po-mungonte-fjala-sovrane\/","title":{"rendered":"Albin Kurti : U tha q\u00eb po e shpallin Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur dhe demokratik. Dhe, po, mungonte fjala \u2018sovrane\u2019."},"content":{"rendered":"<p>Kur u lexua Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb me 17 shkurt 2008, u tha q\u00eb po e shpallin Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur dhe demokratik. Dhe, po, mungonte fjala \u2018sovrane\u2019. Pra, nuk u tha shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, por u tha vet\u00ebm: shtet i pavarur dhe demokratik. T\u00eb nes\u00ebrmen mezi prita q\u00eb ta lexoj tekstin e Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb ta shoh se \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht shkruante aty dhe p\u00ebr \u00e7udi e gjeta se fjala \u2018sovran\u2019 ishte n\u00eb tekstin e Deklarat\u00ebs. Shtrohet pyetja: a e kan\u00eb shtuar fjal\u00ebn \u2018sovrane\u2019 n\u00eb tekst m\u00eb von\u00eb apo lexuesi i saj s\u2019e kishte lexuar, e kishte kap\u00ebrcyer at\u00eb? Besoj q\u00eb ishte kjo e dyta. Fjala \u2018sovrane\u2019 ka qen\u00eb n\u00eb tekst, por \u00ebsht\u00eb kap\u00ebrcyer. Vet\u00ebcensura e lexuesit ishte simptoma e kufizimeve t\u00eb shkruesit. Pakoja e Ahtisaarit \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb llogari t\u00eb sovranitetit t\u00eb shtetit ton\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb theksoj disa prej elementeve t\u00eb kritik\u00ebs son\u00eb t\u00eb at\u00ebhershme n\u00eb vitin 2007, pra t\u00eb kritik\u00ebs son\u00eb ndaj Pakos s\u00eb Ahtisaarit duke potencuar q\u00eb 10 Shkurti \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb edhe sot sepse edhe kritika jon\u00eb e at\u00ebhershme \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb edhe sot. Neni 1.2 i k\u00ebsaj pakoje, Kosov\u00ebn e definonte si shum\u00ebsi t\u00eb komuniteteve, pra shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt i konsideronin komunitete, edhe pse shqiptar\u00ebt jan\u00eb mbi 90% kurse serb\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm 6%.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, neni 1.6, thoshte q\u00eb gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shqipja edhe serbishtja. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt sesa p\u00ebr shqiptar\u00ebt ta z\u00ebm\u00eb n\u00eb Maqedoni, se l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr ata n\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb e Bujanoc. Neni 1.8, nuk e lejonte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr bashkim me ndonj\u00eb shtet apo pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb shtetit tjet\u00ebr, pra kufizim drastik p\u00ebr Kosov\u00ebn nga jasht\u00eb i vet\u00ebvendosjes s\u00eb jashtme p\u00ebr popullin dhe sovranitetit t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr shtetin. Neni 1.10 i Pakos tregon se n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb sundoj\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e jo populli dhe Qeveria e saj. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb keq se kaq po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen parashihet q\u00eb Kosova t\u2019i b\u00ebj ftes\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb! Pra, ejani dhe na sundoni!<\/p>\n<p>Neni 3.7, i aneksit 1, shpjegonte se si Kuvendi i Kosov\u00ebs do t\u00eb ngelej i kurthuar nga nj\u00eb shumic\u00eb e dyfisht\u00eb. Miratimi, ndryshimi apo shfuqizimi i ligjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb kishte nevoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb Kuvendit, por edhe shumic\u00ebn e atyre t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00ebher\u00eb ul\u00ebse t\u00eb rezervuara e m\u00eb pas t\u00eb garantuara. N\u00eb nenin 3.9 thuhet q\u00eb asnj\u00ebra nga ligjet e nenit 3.7 me r\u00ebnd\u00ebsi jetike nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekte t\u00eb referendumit. Merreni me mend, kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja her\u00eb kur p\u00ebrmendet fjala \u2018referendum\u2019, pra kur na ndalohet ai! Te neni 10.1, thuhet q\u00eb \u00e7do amendament n\u00eb Kushtetut\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me 2\/3 e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu 2\/3 e komunitetit pakic\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb ul\u00ebset e rezervuara. Pra, nevojiten 2\/3 e numrit t\u00eb gjithmbarsh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve, 2\/3 e pakicave, por nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb 2\/3 e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Neni 4, aneksi 3, decentralizimi (q\u00eb p\u00ebrndryshe p\u00ebrb\u00ebn 3\/4 e pakos) tregon qart\u00eb sesi komunat e reja me shumic\u00eb serbe do t\u00eb ken\u00eb kompetenca m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa komunat me shumic\u00eb shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i arsimit sip\u00ebror n\u00eb Universitetin e veriut t\u00eb Mitrovic\u00ebs, i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sekondare e licencimit dhe menaxhimit t\u00eb spitaleve. Neni 7.1.1, aneksi 3, e shpjegon si Ministria e Arsimit t\u00eb Serbis\u00eb do t\u2019i hartoj\u00eb plan programet p\u00ebr shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo hedh\u00eb far\u00ebn e konflikteve n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/p>\n<p>Aneksi 5, trash\u00ebgimia kulturore dhe fetare, n\u00eb nenin 1.2 thot\u00eb se Kosova do ta njeh Kish\u00ebn Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb duke p\u00ebrshir\u00eb manastiret, kishat dhe objektet tjera q\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr q\u00ebllime fetare si pjes\u00eb integrale e KOS-it me seli n\u00eb Beograd. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nenin 6, thuhet se duhet t\u00eb b\u00ebhet kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb hua nga muzet\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr ekspozim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Beograd gjat\u00eb viteve 1998-1999. Pra, plani i Ahtisaarit thot\u00eb q\u00eb ne ta pranojm\u00eb se na u paskan marr hua p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe jo se na jan\u00eb pla\u00e7kitur artefaktet kulturore!<\/p>\n<p>Aneksi 8, sektori i siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nenin 5.2 thot\u00eb se FSK-ja do t\u00eb jet\u00eb e armatosur leht\u00eb dhe nuk do t\u00eb posedoj\u00eb arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda si tanke, artileri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb apo kapacitet ajror ofenziv. FSK-ja do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga 2.500 pjes\u00ebtar\u00eb aktiv\u00eb dhe 800 pjes\u00ebtar\u00eb rezerv\u00eb. Krahasojeni k\u00ebt\u00eb me Serbin\u00eb! N\u00eb aneksin 8, sektori i siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb nenin 6.1 thot\u00eb se TMK-ja do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet, pik\u00eb. TMK-ja do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet. Dhe, pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb po shp\u00ebrb\u00ebhej edhe TMK-ja.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Negociatat pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shpallur nuk jan\u00eb pavarura prej atyre para pavar\u00ebsis\u00eb e prej Pakos s\u00eb Ahtisaarit. E para, sepse Serbia nuk e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit ndon\u00ebse i ka marr\u00eb pjes\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb saj. E dyta, sepse Serbia e inkurajuar nga koncesionet e pakos, k\u00ebrkon edhe m\u00eb shum\u00eb koncesione. Kur t\u00eb l\u00ebshosh pe tep\u00ebr shum\u00eb at\u00ebher\u00eb do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebshosh pe edhe m\u00eb shum\u00eb se ajo tep\u00ebr! <\/p>\n<p>Prandaj edhe demonstrata e 10 Shkurtit, prandaj ajo kryengritje qytetare, shoq\u00ebrore, komb\u00ebtare kund\u00ebr nj\u00eb koncesioni, nj\u00eb kompromisi t\u00eb till\u00eb t\u00eb cilin e kishin pranuar me konsensus ata q\u00eb i thoshin vetes \u2018Ekip i Unitetit\u2019 e q\u00eb p\u00ebrderisa ne mbanin protest\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, ata me helikopter\u00eb t\u00eb KFOR-it vizitonin veriun e Kosov\u00ebs thua se u thuhej se vet\u00ebm nga ajri mund ta shihni at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb tjet\u00ebrsohej vazhdimisht. <\/p>\n<p>Presidenti i 20-t\u00eb i SHBA-ve, James A. Garfield, nj\u00eb partizan i madh i t\u00eb drejtave civile dhe i emancipimit t\u00eb popullit t\u00eb vet pa dallim race e etnie, thuhet se fjal\u00ebt e fundit q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb, kur po e vrisnin, ishin \u201cM\u00eb mbyt\u00ebn se isha p\u00ebr Republik\u00ebn\u201d. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe r\u00ebnia e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit n\u00eb Kosov\u00ebn ton\u00eb, ata u vran\u00eb sepse ishin p\u00ebr Republik\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata e desh\u00ebn nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb me fqinj\u00ebt e saj. Ata nuk ishin n\u00eb asnj\u00eb moment kund\u00ebr partner\u00ebve apo aleat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por ishin kund\u00ebr sundimit t\u00eb padrejt\u00eb e jodemokratik t\u00eb burokrat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mbi popullin e Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Moni e Arbeni dol\u00ebn n\u00eb demonstrat\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dik\u00eb, as p\u00ebr t\u2019ia mohuar t\u00eb drejtat ndonj\u00eb individi apo ndonj\u00eb grupi. Jo. Ata bashk\u00eb me mij\u00ebra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb ishin protestues paq\u00ebsor\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonin respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtetin ton\u00eb sovran, n\u00eb Kosov\u00ebn ku ne jetojm\u00eb brez pas brezi. Moni dhe Arbeni k\u00ebrkuan vet\u00ebvendosje p\u00ebr Kosov\u00ebn. Dhe ne jemi t\u00eb lidhur me nj\u00eb betim shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund amanetin e tyre.<\/p>\n<p>Djali i vog\u00ebl i Arben Xheladinit, Olti, i cili tashm\u00eb po rritet, nuk duhet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb kur liria \u00ebsht\u00eb ende e rrejshme. F\u00ebmij\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb rriten n\u00eb nj\u00eb atdhe demokratik, n\u00eb nj\u00eb atdhe ku funksionon drejt\u00ebsia, n\u00eb nj\u00eb atdhe ku nis zhvillimi ekonomik, pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 ishte n\u00eb idealet e d\u00ebshmor\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj ne duhet t\u00eb jemi serioz\u00eb n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb jemi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, t\u00eb mos vonohemi kurr\u00eb. Sepse \u00e7do vones\u00eb e jona \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e respektit p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt. Kosova \u00ebsht\u00eb lodhur prej atyre t\u00eb cil\u00ebve u mungon respekti p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt dhe historin\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb e bukur, e drejt\u00eb dhe e zhvilluar n\u00eb \u00ebndrrat e d\u00ebshmor\u00ebve. Prandaj neve, t\u00eb cil\u00ebt jemi gjall\u00eb dhe veprojm\u00eb edhe fal\u00eb gjakut t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, ia kemi borxh atyre q\u00eb t\u2019ua plot\u00ebsojm\u00eb \u00ebndrrat. \u00cbndrra amanet. \u00cbndrra e tyre, amanet p\u00ebr neve.<\/p>\n<p>Si duhet t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb raport me Pakon e Ahtisaarit q\u00eb na e gjymton sovranitetin dhe ja merr kuptimin pavar\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Demokraci si vullnet i shumic\u00ebs n\u00eb institucione e jo veto pakicash q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dirigjuara nga jasht\u00eb e na bllokojn\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211; Decentralizim pas sovranitetit e p\u00ebr zhvillim, n\u00eb vend se decentralizim etnik pa sovranitet;<\/p>\n<p>&#8211; Bashk\u00ebjetes\u00eb e bashk\u00ebveprim i deterritorializuar n\u00eb mes feve e jo eksterritorialitet i kishave dhe manastireve ortodokse q\u00eb gabimisht e padrejt\u00ebsisht quhen serbe;<\/p>\n<p>&#8211; Partneritet e aleanc\u00eb me faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e jo servilitet komb\u00ebtar n\u00ebn sundimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>&#8211; Reciprocitet me Serbin\u00eb e jo pjes\u00ebmarrje n\u00eb borxhin e jasht\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi p\u00ebrjashtuar nga sukcesioni i Jugosllavis\u00eb; dhe,<\/p>\n<p>&#8211; Ushtri moderne p\u00ebr Kosov\u00ebn e jo FSK q\u00eb nuk i ngjan\u00eb as xhandarm\u00ebris\u00eb tamam.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Demonstrata e 10 shkurtit 2007 nuk na takon neve, nuk na takon vet\u00ebm neve, n\u00eb kuptimin q\u00eb ajo i takon popullit ton\u00eb t\u00eb cilit ne i sh\u00ebrbejm\u00eb si aktivist\u00eb politik\u00eb e si politikan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues. K\u00ebt\u00eb demonstrat\u00eb m\u00eb kollaj e p\u00ebrshkruajm\u00eb sesa q\u00eb e shpjegojm\u00eb dhe m\u00eb kollaj e shpjegojm\u00eb sesa q\u00eb e kuptojm\u00eb. Trash\u00ebgimia e 10 shkurtit 2007 \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ta kuptuar 10 shkurtin 2007. Sepse kuptimi i 10 Shkurtit shtrihet edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb cil\u00ebn ende nuk e kemi jetuar, n\u00eb efektet e saj n\u00eb vijim teksa Paketa e Ahtisaarit s\u2019e z\u00eb dot republik\u00ebn. Sepse republika del mbi e p\u00ebrtej k\u00ebsaj pakete, ose p\u00ebr sa mbetet brenda ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb edhe me tamam edhe me gjith\u00eb mend republik\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! \u00ebsht\u00eb mbijetesa progresiste e protest\u00ebs shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga shekulli XX e p\u00ebr shekullin XXI. L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr ta shp\u00ebtuar protest\u00ebn q\u00eb shp\u00ebton popullin q\u00eb vendos vet\u00eb. <\/p>\n<p>Lavdi Monit dhe Arbenit dhe t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, heronj\u00ebve e martir\u00ebve t\u00eb kombit ton\u00eb!<br \/>\nJu falemnderit e mirupafshim n\u00eb mbledhje, takime e aktivitete t\u00eb tjera t\u00eb L\u00ebvizjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur u lexua Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb me 17 shkurt 2008, u tha q\u00eb po e shpallin Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur dhe demokratik. Dhe, po, mungonte fjala \u2018sovrane\u2019. Pra, nuk u tha shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, por u tha vet\u00ebm: shtet i pavarur dhe demokratik. T\u00eb nes\u00ebrmen mezi prita q\u00eb ta lexoj tekstin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11314","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11314"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11314\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}