{"id":113186,"date":"2022-04-24T21:26:29","date_gmt":"2022-04-24T19:26:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=113186"},"modified":"2022-04-24T21:28:40","modified_gmt":"2022-04-24T19:28:40","slug":"kurti-e-quan-vuciqin-putini-i-vogel-dhe-thote-paqja-dhe-siguria-kurre-ska-qene-me-e-kercenuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-e-quan-vuciqin-putini-i-vogel-dhe-thote-paqja-dhe-siguria-kurre-ska-qene-me-e-kercenuar\/","title":{"rendered":"Kurti e quan Vu\u00e7iqin \u2018Putini i vog\u00ebl\u2019 dhe thot\u00eb: Paqja dhe siguria kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb m\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb gjat\u00eb ka folur p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb Putini \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb ta shp\u00ebrndaj\u00eb n\u00eb vatra tjera.<\/p>\n<p>Kurti shton m\u00eb tej se \u201cme mikun e Putinit n\u00eb Republika Srpska t\u00eb Bosnje Hercegovin\u00ebs\u201d dhe Putinin e vog\u00ebl t\u00eb Serbis\u00eb, si\u00e7 e quan presidentin serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, paqja dhe siguria n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb m\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Kurtit:<\/p>\n<p>\u201cKur t\u00eb na sulmoni, do t\u00eb shihni fytyrat tona, jo shpin\u00ebn\u201d \u2013 Volodymyr Zelenskyy, 23 shkurt 2022<\/p>\n<p>N\u00eb ora 4 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 24 shkurtit 2022, Federata Ruse nisi pushtimin, pra sot b\u00ebhen dy muaj nga fillimi i k\u00ebtij agresioni t\u00eb paprovokuar e t\u00eb pajustifikuar ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri me 22 prill, Zyra e Komisionerit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Ukrain\u00eb ka regjistruar 5,381 viktima civile prej tyre 2,435 t\u00eb vrar\u00eb dhe 2,946 t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb vrar\u00ebt 746 jan\u00eb burra, 469 gra, 48 vajza dhe 66 djem si dhe 70 f\u00ebmij\u00eb kurse p\u00ebr 1,036 gjinia mbetet e paditur. M\u00eb shum\u00eb se 11 milion\u00eb persona jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb se 5.1 milion\u00eb jan\u00eb refugjat\u00eb jasht\u00eb Ukrain\u00ebs.<br \/>\nQytete t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb d\u00ebmtuar nga lufta, kurse Mariupoli, pothuajse \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht. Ky qytet n\u00eb Bregun Verior t\u00eb detit Azov \u00ebsht\u00eb arterie ekonomike p\u00ebr Ukrain\u00ebn e ku Rusia po b\u00ebn betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb korridor tok\u00ebsor mes Krimes\u00eb dhe Donbas-it.<\/p>\n<p>Presidenti i Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelenskyy, ka th\u00ebn\u00eb se Ukraina ka p\u00ebsuar humbje nga lufta n\u00eb vler\u00eb prej 550 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe se 7 miliard\u00eb dollar i duhen Ukrain\u00ebs \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar rezistenc\u00ebn e mbijetes\u00ebn kundrejt ofensiv\u00ebs t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtar\u00eb vras\u00ebs gjakftoht\u00eb q\u00eb torturojn\u00eb, p\u00ebrdhunoj\u00eb dhe vrasin njer\u00ebz duke q\u00eblluar mbi f\u00ebmij\u00eb; sht\u00ebpi e njer\u00ebz t\u00eb djegur, masakra e varreza masive jan\u00eb pamjet e vuajtjet n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb ne n\u00eb Kosov\u00eb i ndjejm\u00eb e na therin n\u00eb zem\u00ebr sepse i kemi p\u00ebrjetuar e provuar thell\u00eb n\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj edhe jemi solidarizuar q\u00eb nga dita e par\u00eb e sulmit. Kosova ka qen\u00eb e para n\u00eb ndri\u00e7imin e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb me ngjyrat e flamurit ukrainas e nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ju kemi bashkuar sanksioneve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe ShBA-s\u00eb kund\u00ebr Federat\u00ebs Ruse. Kemi shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar deri n\u00eb 5,000 refugjat\u00eb, jemi zotuar p\u00ebr t\u00eb pranuar e ofruar kushte p\u00ebr pun\u00eb p\u00ebr 20 gazetar\u00eb dhe kemi hequr vizat p\u00ebr Ukrainasit. Znj.Lyudmila Makey \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb banore e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dymujorin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb jo vet\u00ebm tmerret e k\u00ebsaj lufte por edhe t\u00eb reflektojm\u00eb se si filloi ajo dhe rrezikun q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen e Ukrain\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe paqen n\u00eb kontinentin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, luft\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i parapriu lufta hibride. Nj\u00eb luft\u00eb speciale me dezinformata p\u00ebrmes mediave t\u00eb komprometuara q\u00eb shtremb\u00ebronin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe me disa deklarata pompoze t\u00eb cilat duke qen\u00eb aq t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta e t\u00eb frikshme, bota i mori p\u00ebr propagand\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb gjat\u00eb prej 5,000 fjal\u00ebve \u201cP\u00ebr unitetin historik t\u00eb Rus\u00ebve dhe Ukrainasve\u201d nga korriku 2021 ku autor ishte vet\u00eb presidenti i Rusis\u00eb Vladimir Putin, ai shfaq\u00eb nostalgjin\u00eb dhe hidh\u00ebrimin e tij me t\u00eb kaluar\u00ebn duke na treguar qart\u00eb synimet e tij p\u00ebr marrjen e Ukrain\u00ebs. Sipas tij, ukrainasit duhet bashkuar me v\u00ebllez\u00ebrit rus meq\u00eb Ukraina nuk ekziston, por \u00ebsht\u00eb thjesht krijes\u00eb e Bashkimit Sovjetik q\u00eb mbrohet nga NATO dhe per\u00ebndimi. Pastaj nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash me t\u00eb pav\u00ebrteta p\u00ebr \u201cgjenocidin ukrainas kund\u00ebr popullit rus n\u00eb Donbas\u201d dhe p\u00ebr regjimin \u201cNeo-Nazist\u201d t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs e cila p\u00ebr ironi drejtohet nga nj\u00eb president me prejardhje hebreje, gjersa an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij u vran\u00eb gjat\u00eb Holokaustit kurse t\u00eb tjer\u00ebt luftuan n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe kund\u00ebr nazist\u00ebve.<\/p>\n<p>E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nj\u00eb mohim i asaj \u00e7far\u00eb na shfaqej para syve tan\u00eb: pak dit\u00eb para sulmit, madje n\u00eb koh\u00ebn kur ishin af\u00ebr 150 mij\u00eb trupa n\u00eb kufirin me Ukrain\u00ebn, Rusia thoshte se nuk ka plan t\u00eb pushtoj\u00eb Ukrain\u00ebn dhe faj\u00ebsonte ShBA-t\u00eb p\u00ebr plane agresive! Madje edhe n\u00eb dit\u00ebn kur sulmuan m\u00eb 24 shkurt than\u00eb se \u201cnuk kemi nd\u00ebrmend t\u00eb shkaktojm\u00eb asnj\u00eb luft\u00eb. Ne nuk do t\u00eb pushtojm\u00eb Ukrain\u00ebn si\u00e7 po akuzohemi n\u00eb vet\u00eb Ukrain\u00ebn dhe jo vet\u00ebm atje.\u201d<br \/>\nT\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb e n\u00ebnvler\u00ebsuan Putinin. Ndoshta sepse askush nuk d\u00ebshironte luft\u00eb, apo mbase nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb ishte e paimagjinueshme n\u00eb Evrop\u00eb, apo edhe kushedi ata q\u00eb e njihnin Putinin p\u00ebr aq shum\u00eb koh\u00eb, nuk ju dukej aq i \u00e7mendur sa t\u00eb fillonte nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nMadje edhe kur lufta filloi, t\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb shpresonin n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb shkurt\u00eb e n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb saj, prandaj edhe hezituan t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb arm\u00eb. E kur realiteti mbizot\u00ebroi, filluan me arm\u00eb t\u00eb lehta, pastaj shtuan sasin\u00eb, kurse tash q\u00eb lufta po intensifikohet po shtohen edhe ndihmat me arm\u00ebt e r\u00ebnda ushtarake.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht tani, kur Putini \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb luft\u00eb, kur humbjet n\u00eb Ukrain\u00eb e sanksionet mbi ekonomin\u00eb po p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb gjendjen n\u00eb Rusi, e kur asaj nuk i ka mbetur asnj\u00eb aleat n\u00eb per\u00ebndim por edhe asnj\u00eb dalje fituese nga kjo luft\u00eb, d\u00ebshp\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb kulm. Tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb Putini \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb ta shp\u00ebrndaj\u00eb n\u00eb vatra tjera. Strategjia e tij \u201ceskalim p\u00ebr de-eskalim\u201d nuk i funksionoi deri m\u00eb tani fal\u00eb rezistenc\u00ebs \u00e7lirimtare e heroike t\u00eb qytetar\u00ebve ukrainas dhe tani ai don hapjen e vatrave t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb rajone e vende t\u00eb tjera deri te k\u00ebrc\u00ebnimi nuklear n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb \u201cdal\u00eb fitues\u201d nga kjo luft\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ai do t\u00eb donte nj\u00eb Jalt\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Ai nuk d\u00ebshiron t\u00eb ulet p\u00ebr bisedime e marr\u00ebveshje me Zelenskyy. Putini synon q\u00eb me Presidentin Biden t\u00eb ndaj\u00eb Evrop\u00ebn n\u00eb sfera t\u00eb ndikimit sikur n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Por, kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur, sikurse as kthimi n\u00eb status quo. K\u00ebto rrug\u00eb pa fitore e pa dalje t\u00eb ndershme p\u00ebr Putinin e b\u00ebjn\u00eb Kremlinin rrezikun num\u00ebr 1 p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb, demokracin\u00eb dhe mir\u00ebqenien e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur e gjith\u00eb bota demokratike \u00ebsht\u00eb distancuar nga Putini, fqinji yn\u00eb verior organizon tubime mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij n\u00eb Ukrain\u00eb. Miqt\u00eb e tij n\u00eb Serbi e Republika Srpska synojn\u00eb ta joshin Rusin\u00eb n\u00eb Ballkan e p\u00ebr Ballkan. N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Serbia mbetet vendi i vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb i cili refuzon t\u00eb sanksionoj\u00eb Rusin\u00eb e si\u00e7 e pam\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, madje \u00ebsht\u00eb edhe e gatshme t\u00eb braktis\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar besnik Putinit.<\/p>\n<p>Me mikun e Putinit n\u00eb Republika Srpska t\u00eb Bosnje Hercegovin\u00ebs dhe Putinin e vog\u00ebl t\u00eb Serbis\u00eb, paqja dhe siguria n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb m\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Taktika t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb inskenimeve t\u00eb ngjarjeve e sulmeve p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar pal\u00ebn tjet\u00ebr i kemi par\u00eb edhe n\u00eb rajonin e vendin ton\u00eb. Ata q\u00eb besojn\u00eb se at\u00eb \u00e7far\u00eb thot\u00eb Beogradi, q\u00eb vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm e p\u00ebr fushat\u00eb elektorale, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb naiv\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thoshin edhe p\u00ebr Putinin.<\/p>\n<p>Ja q\u00eb p\u00ebrfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusis\u00eb nuk i vendosi.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb duket mbivler\u00ebsim kur thuhet q\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb po p\u00ebrcaktohet e ardhmja e bot\u00ebs, por mbase \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsim n\u00ebse thuhet vet\u00ebm q\u00eb aty po mbrohet Evropa dhe demokracia. Fashizmi nuk \u00ebsht\u00eb i rezervuar p\u00ebr Gjermanin\u00eb e Italin\u00eb nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore apo Kilin e Pino\u00e7etit para gjysm\u00eb shekulli. Secili komb a shtet mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb fashiz\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin e keq t\u00eb bot\u00ebs, sot kjo i ka ndodhur nj\u00eb fuqie nukleare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb gjat\u00eb ka folur p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb Putini \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb ta shp\u00ebrndaj\u00eb n\u00eb vatra tjera. Kurti shton m\u00eb tej se \u201cme mikun e Putinit n\u00eb Republika Srpska t\u00eb Bosnje Hercegovin\u00ebs\u201d dhe Putinin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":111701,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113186","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}