{"id":113405,"date":"2022-04-26T16:01:51","date_gmt":"2022-04-26T14:01:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=113405"},"modified":"2022-04-26T16:01:51","modified_gmt":"2022-04-26T14:01:51","slug":"kjo-eshte-e-vetmja-alternative-per-zhvillimin-ekonomik-te-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kjo-eshte-e-vetmja-alternative-per-zhvillimin-ekonomik-te-vendit\/","title":{"rendered":"Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja alternativ\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit!"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Fitim Guda<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimet e fundit lidhur me rritjen e pagave n\u00eb sektorin publik paraqesin nj\u00eb veprim t\u00eb pamatur dhe pa mb\u00ebshtetje reale ekonomike. Rritja e investimeve n\u00eb sektorin privat, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb prodhim dhe sh\u00ebrbime, krijon q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekonomike dhe sociale, e jo rritja e pagave n\u00eb sektorin publik me k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb ul\u00ebt ekonomike prej 3.9 p\u00ebrqind\u00ebsh t\u00eb raportuar nga Banka Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ato mjete q\u00eb jan\u00eb projektuar p\u00ebr rritjen automatike t\u00eb pagave t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb sektorin publik nga Qeveria e Kosov\u00ebs, t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb prodhuesve vendor\u00eb, ngase kjo e dyta, do t\u00eb rriste zhvillimin real ekonomik, e rrjedhimisht do t\u00eb gjeneronte edhe rritje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pagave dhe vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. K\u00ebt\u00eb do ta argumentojm\u00eb me num\u00ebrimin e disa fakteve vijuese:<\/p>\n<p>Modeli p\u00ebr t\u00eb argumentuar k\u00ebt\u00eb tez\u00eb jan\u00eb vendet e zhvilluara per\u00ebndimore. Derisa n\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar \u2018per\u00ebndimore\u2019, bart\u00ebsi kryesor i procesit t\u00eb zhvillimit ekonomik \u00ebsht\u00eb sektori privat, n\u00eb Kosov\u00eb nuk po b\u00ebhet asnj\u00eb hap i duhur q\u00eb t\u00eb ndihmohet sektori privat p\u00ebrmes kredive t\u00eb buta, subvencioneve dhe ndihmave t\u00eb tjera, q\u00eb sektori privat t\u00eb z\u00eb vendin meritor n\u00eb zhvillimin e gjith\u00ebmbarsh\u00ebm ekonomik t\u00eb vendit.<br \/>\nDeficiti tregtar \u00ebsht\u00eb indeks i ngecjes s\u00eb zhvillimit ekonomik n\u00eb nj\u00eb vend. Prandaj, investimi n\u00eb prodhim do ta p\u00ebrmir\u00ebsonte prodhimin vendor, eksportin jasht\u00eb vendit, dhe detyrimisht do t\u00eb sh\u00ebnonte p\u00ebrmir\u00ebsimin e bilancit negativ tregtar.<\/p>\n<p>Po varf\u00ebrohet sektori privat nga kuadrot dhe punonj\u00ebsit e kualifikuar, ngase shumica e tyre po vrapojn\u00eb pas sektorit publik. Motivimi i tyre p\u00ebr sektorin publik \u00ebsht\u00eb si rezultat i d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr paga m\u00eb t\u00eb larta, sigurim t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs, mund\u00ebsi p\u00ebr kredi, etj.<br \/>\nRritja ekonomike prej 3.7 p\u00ebrqind\u00ebsh \u00ebsht\u00eb rritje e vog\u00ebl, e bazuar n\u00eb konsum t\u00eb brendsh\u00ebm, si rrjedhoj\u00eb e investimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, respektivisht n\u00eb autostrada, e q\u00eb n\u00eb realitet duhej t\u00eb ishte rritje ekonomike si rezultat i investimeve n\u00eb prodhim, rritje e investimeve t\u00eb huaja direkte dhe indirekte, promovim t\u00eb turizmit, e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Sipas disa ekonomist\u00ebve, rritja reale e pagave prej 10 p\u00ebrqind\u00ebsh, duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me rritje ekonomike prej 18 p\u00ebrqind\u00ebsh, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb, rritja ekonomike prej 3.7 p\u00ebrqind\u00ebsh, do t\u00eb rezulton me rritje t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik, prej 4 p\u00ebrqind\u00ebsh. Matematikisht dhe ekonomikisht, i bie se, rritja ekonomike e nj\u00eb vendi nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se rritja n\u00eb p\u00ebrqindje e pagave n\u00eb sektorin publik.<br \/>\nPas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb ardhurat personale n\u00eb sektorin publik kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta ose t\u00eb ngjashme me sektorin privat. Me kalimin e koh\u00ebs, kemi rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik, kurse n\u00eb sektorin privat, kan\u00eb mbetur t\u00eb nj\u00ebjta, dhe k\u00ebtu po krijohet pabarazi sociale n\u00eb mes t\u00eb vet\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit privat dhe atij publik.<\/p>\n<p>Sipas disa shqyrtimeve tona n\u00eb analizat ekonomike n\u00eb disa vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, rritja e pagave n\u00eb sektorin publik prej 1 p\u00ebrqind\u00ebsh, ndikon n\u00eb rritjen e pagave me 0.3 p\u00ebrqind n\u00eb sektorin privat, dometh\u00ebn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pa efekte pozitive, por s\u00ebrish n\u00eb planin afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb potez i q\u00eblluar.<br \/>\nMadje n\u00ebse do ta shpjegonim edhe k\u00ebt\u00eb rritje 0.3 p\u00ebrqind\u00ebsh, si ekonomist\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb theksonim tri arsye kryesore: a) rritja e pagave n\u00eb sektorin publik apo propabiliteti i rritjes s\u00eb tyre ndikon q\u00eb t\u00eb rritet presioni mbi rritjen e pagave n\u00eb sektorin privat; b) n\u00eb munges\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, sektori privat rrit produktivitetin; dhe c) rritja e pagave n\u00eb sektorin publik, nj\u00ebkoh\u00ebsisht rrit tatimin dhe krijon rritje n\u00eb sektorin privat.<br \/>\nPo sipas t\u00eb nj\u00ebjtave burime t\u00eb informacionit mbi analizat ekonomike n\u00eb rajonin ton\u00eb ballkanik, pagat n\u00eb sektorin publik tek t\u00eb pun\u00ebsuarit me shkollim t\u00eb mes\u00ebm jan\u00eb p\u00ebr 34.9 p\u00ebrqind m\u00eb t\u00eb larta sesa tek t\u00eb pun\u00ebsuarit me t\u00eb nj\u00ebjtin nivel t\u00eb arsimimit, nd\u00ebrsa dallimi n\u00eb paga n\u00eb mes t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik dhe privat me nivel universitar\/pasuniversitar \u00ebsht\u00eb 4.1 p\u00ebrqind.<br \/>\nBazuar n\u00eb dallimin e pagave t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb sektorin publik dhe privat, le t\u00eb sh\u00ebrbehemi edhe me nj\u00eb rast interesant: Disa punonj\u00ebs t\u00eb sigurimit dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme teknike n\u00eb sektorin publik, jan\u00eb larguar nga buxheti shtet\u00ebror, duke u angazhuar n\u00eb vende t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb sektorit publik, por t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn menaxhim nga kompani private. <\/p>\n<p>Nga kjo po del se k\u00ebtyre pun\u00ebtor\u00ebve u jan\u00eb zvog\u00ebluar t\u00eb ardhurat mujore dhe u jan\u00eb krijuar pasiguri p\u00ebr vendet e tyre pun\u00ebs. Edhe k\u00ebto raste, vet\u00ebm e damkosin motivimin p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb sektorin privat, sepse t\u00eb jeni n\u00eb sektorin publik dhe t\u00eb kaloni n\u00eb at\u00eb privat, po i bie se keni r\u00ebn\u00eb nga t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, dhe nga vendi i sigurt\u00eb i pun\u00ebs, ndoshta edhe me humbje t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb, mos i rrisni pagat n\u00eb sektorin publik, por k\u00ebto mjete buxhetore dhe mjete t\u00eb tjera, dedikoni p\u00ebr sektorin privat, n\u00eb prodhim dhe n\u00eb sh\u00ebrbime, gjegj\u00ebsisht t\u2019ia mund\u00ebsojm\u00eb prodhuesve kosovar\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb nga prodhues t\u00eb ekonomis\u00eb familjare n\u00eb prodhues industrial\u00eb, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb krijohen vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs dhe do t\u00eb kemi nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike!<br \/>\n(Autori \u00ebsht\u00eb ekonomist i diplomuar dhe afarist)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Fitim Guda Paralajm\u00ebrimet e fundit lidhur me rritjen e pagave n\u00eb sektorin publik paraqesin nj\u00eb veprim t\u00eb pamatur dhe pa mb\u00ebshtetje reale ekonomike. Rritja e investimeve n\u00eb sektorin privat, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb prodhim dhe sh\u00ebrbime, krijon q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekonomike dhe sociale, e jo rritja e pagave n\u00eb sektorin publik me k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb ul\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":113406,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}