{"id":113434,"date":"2022-04-26T19:56:58","date_gmt":"2022-04-26T17:56:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=113434"},"modified":"2022-04-26T19:56:58","modified_gmt":"2022-04-26T17:56:58","slug":"ne-kater-vitet-e-fundit-nga-sc-gjilani-u-larguan-pese-kryetrajnere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-kater-vitet-e-fundit-nga-sc-gjilani-u-larguan-pese-kryetrajnere\/","title":{"rendered":"N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit nga SC Gjilani u larguan pes\u00eb kryetrajner\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit nga SC Gjilani u larguan pes\u00eb kryetrajner\u00eb<\/p>\n<p>Shkruan: Enver Sadiku<\/p>\n<p>Trajner\u00ebt gjithmon\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gatshme rrobat n\u00eb valixhe dhe atyre kurr\u00eb nuk iu dihet q\u00ebndrimi n\u00eb nj\u00eb klub. N\u00eb ekipet e m\u00ebdha b\u00ebhen projekte, plane afatmesme e afatgjata se ku synohet t\u00eb arrihet pas nj\u00eb a m\u00eb shum\u00eb vitesh, por ndryshe ndodh n\u00eb Kosov\u00eb, ku \u201cudh\u00ebtar me valixhe\u201d mund t\u00eb jesh n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, shkruan kryelajmi.com<\/p>\n<p>Ismet Munishi kryetrajneri q\u00eb u largua s\u00eb fundi nuk b\u00ebn\u00eb p\u00ebrjashtim sa u p\u00ebrket largimeve nga klubi, ngase vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit nga SC Gjilani u larguan pes\u00eb kryetrajner\u00eb, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu disa nga trajner\u00ebt e Gjilanit e q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk i kishte pun\u00ebt mir\u00eb me Skifterat, dha dor\u00ebheqje Arbnor Morina<\/p>\n<p>M\u00eb 10 prill 2018 Arbnor Morina, kryetrajner  i Gjilanit ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje. Q\u00eb prej humbjes n\u00eb kup\u00eb nga Vushtrria, Arbnor Morina ishte p\u00ebrball\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e Klubit t\u00eb Tifoz\u00ebve \u201cSkifter\u00ebt\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e tij, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vazhdueshme Morina nuk e kishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kishte ardhur dita Morina ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, duke theksuar se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb po e b\u00ebn\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhet stabiliteti i skuadr\u00ebs dhe harmonia.<\/p>\n<p>Ky kishte qen\u00eb njoftimi i plot\u00eb i Arbnor Morin\u00ebs:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs t\u00eb fundit t\u00eb krijuar n\u00eb klubin SC. \u201cGjilani\u201d, duke dashur q\u00eb skuadr\u00ebs t\u2019i ruaj stabilitetin dhe harmonin\u00eb, te cil\u00ebn e kemi krijuar me shum\u00eb mund e pun\u00eb, nga sot jam dor\u00ebhequr nga posti i kryetrajnerit<\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ante shkon p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet Gjilanase q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situate, m\u00eb kan\u00eb kontaktuar, e motivuar p\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrher\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs e fal\u00ebnderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, t\u00eb cil\u00ebt gjithmon\u00eb m\u00eb q\u00ebndruan krah e edhe sot shpreh\u00ebn p\u00ebrkrahjen dhe vlersuan lart\u00eb pun\u00ebn time.<\/p>\n<p>Faleminderit shtabit teknik Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeut\u00ebve t\u00eb klubit q\u00eb ishin gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri t\u00eb kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djatht\u00eb p\u00ebr dy vite pune.<\/p>\n<p>Faleminderit djelmoshave futbollist\u00eb q\u00eb nuk e kursyen asnj\u00ebher\u00eb as atomin e fundit n\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Gjilani, po kthehem me nj\u00eb bagazh miqsh t\u00eb rinj, familjen Zuka dhe te tjer\u00ebt, k\u00ebshtu duke e cil\u00ebsuar veten serish si nj\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur fal\u00eb miqve.<\/p>\n<p>Me bindje t\u00eb thell\u00eb them se SC.Gjilani \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb klub i madh, ndon\u00ebse kjo shum\u00eb kujt po i pengon.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb respekt,<br \/>\nArbnori<\/p>\n<p>Gjilanit nuk po i ecte, u nd\u00ebrpre bashk\u00ebpunimin me trajnerin Sadat Pajaziti<\/p>\n<p>M\u00eb 20 shkurt  2019 me marr\u00ebveshje t\u00eb dyan\u00ebshme skuadra e Gjilanit ka nd\u00ebrprer\u00eb bashk\u00ebpunimin me trajnerin Sadat Pajaziti. Klubi Futbollistik SC Gjilani, e fal\u00ebnderoi Pajazitin p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb dhe i uron suksese n\u00eb vazhdimin e karrier\u00ebs s\u00eb tij menagjeriale. N\u00eb fund t\u00eb atij kampionati, SC Gjilani shp\u00ebtoi prej r\u00ebnies nga liga vet\u00ebm n\u00eb ndeshjen e barazhit.<\/p>\n<p>U humb kryendeshja me Drit\u00ebn, Gentjan Mezani ofroi dor\u00ebheqjen<\/p>\n<p>M\u00eb 30 n\u00ebntor 2020 nga SC Gjilani p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate zyrtare, SC Gjilani njoftoi se dor\u00ebheqje ofroi nga klubi, kryetrajneri nga Shqip\u00ebria, Gentian Mezani. N\u00eb komunikat\u00eb u tha se pas ndeshjes derbi t\u00eb zhvilluar ndaj Drit\u00ebs, kryesia e klubit mbajti takim s\u00eb bashku edhe me trajnerin Gentian Mezani, ku u analizua rrjedha e kampionatit.<\/p>\n<p>\u201cPas insistimit t\u00eb trajnerit kryesia e klubit pranoi dor\u00ebheqjen e ofruar nga Gentian Mezani, i cili edhe n\u00eb periudh\u00ebn kur mungoi p\u00ebr shkaqe familjare, kishte ofruar dor\u00ebheqje por q\u00eb nuk ishte pranuar.\u201d<\/p>\n<p>SC Gjilani e fal\u00ebnderoi Gentijan Mezanin p\u00ebr kontributin q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb, por n\u00eb fakt ishte ndeshja ndaj Drit\u00ebs, e cila po rridhte mir\u00eb p\u00ebr ekipin e Gjilanit dhe nj\u00eb minut pa p\u00ebrfunduar ajo Gjilani ishte n\u00eb ep\u00ebrsi me 2:1, kurse p\u00ebr dy minuta n\u00eb vijim rezultati ndryshoi n\u00eb 2:3 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje krejt barra ra mbi kryetrajnerin, Gentijan Mezani.<\/p>\n<p>U humb ndeshja p\u00ebr Kup\u00eb nga Dukagjini, dha dor\u00ebheqje Bylbyl Sokoli<\/p>\n<p>M\u00eb 12 mars 2021 nga SC Gjilani u dha komunikata se Bylbyl Sokoli, nuk do ta udh\u00ebheq skuadr\u00ebn, ngase ai dha dor\u00ebheqje nga posti numrit nj\u00eb t\u00eb shtabit teknik n\u00eb skuad\u00ebr.<\/p>\n<p>Mbyllja e bashk\u00ebpunimit me trajnerin erdhi pas rezultateve jo t\u00eb mira pas fillimit t\u00eb pjes\u00ebs pranverore n\u00eb kup\u00eb dhe kampionat, me \u00e7\u2019rast dor\u00ebheqeja nga Bylbyl Sokoli, u aprovua nga klubi, duke e liruar at\u00eb nga detyra e trajnerit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Bylbyl Sokoli kishte ardhur me q\u00ebllim q\u00eb s\u00eb paku t\u00eb kap Evrop\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb s\u00eb paku duke e fituar Kup\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb futboll, por d\u00ebshprimi ishte i madh kur Gjilani u eliminua pik\u00ebrisht nga kupa edhe at\u00eb nga nj\u00eb skuad\u00ebr q\u00eb luante n\u00eb rang m\u00eb t\u00eb ult\u00eb t\u00eb garave, KF Dukagjini.<\/p>\n<p>U humb\u00ebn shpresat p\u00ebr titull, u largua Ismet Munishi<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fillimjav\u00eb, m\u00eb 25 prill 2022 nga SC Gjilani u largua Ismet Munishi, kryetrajner, i cili kishte arritur n\u00eb Gjilan me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm, fitimin e titullit. Kur u shua ky objektiv, pasoi edhe largimi i tij nga SC Gjilani.<\/p>\n<p>\u201cSport Club \u201cGjilani\u201d njofton se ka mbyllur bashk\u00ebpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.<\/p>\n<p>Klubi e falenderon Munishin p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb duke i uruar shum\u00eb suksese n\u00eb karrier\u00ebn e tij sportive\u201d, u tha n\u00eb komunikat\u00ebn zyrtare t\u00eb SC Gjilani. \/kryelajmi.com\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit nga SC Gjilani u larguan pes\u00eb kryetrajner\u00eb Shkruan: Enver Sadiku Trajner\u00ebt gjithmon\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gatshme rrobat n\u00eb valixhe dhe atyre kurr\u00eb nuk iu dihet q\u00ebndrimi n\u00eb nj\u00eb klub. N\u00eb ekipet e m\u00ebdha b\u00ebhen projekte, plane afatmesme e afatgjata se ku synohet t\u00eb arrihet pas nj\u00eb a m\u00eb shum\u00eb vitesh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":113435,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113434","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}