{"id":11371,"date":"2018-02-11T18:05:23","date_gmt":"2018-02-11T18:05:23","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=11371"},"modified":"2018-02-11T18:05:23","modified_gmt":"2018-02-11T18:05:23","slug":"albin-kurti-ky-fjalim-eshte-fjalimi-im-i-pare-pas-zgjedhjeve-te-brendshme-te-dates-21-janar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/albin-kurti-ky-fjalim-eshte-fjalimi-im-i-pare-pas-zgjedhjeve-te-brendshme-te-dates-21-janar\/","title":{"rendered":"Albin Kurti : Ky fjalim \u00ebsht\u00eb fjalimi im i par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb brendshme t\u00eb dat\u00ebs 21 janar"},"content":{"rendered":"<p>Ky fjalim \u00ebsht\u00eb fjalimi im i par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb brendshme t\u00eb dat\u00ebs 21 janar, ku me vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, sipas parimit nj\u00eb an\u00ebtar-nj\u00eb vot\u00eb, un\u00eb u zgjodha kryetar i L\u00ebvizjes, pasi q\u00eb mandati i rregullt i ish-kryetarit, z Visar Ymeri, kishte p\u00ebrfunduar. <\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet dhe bindjet e p\u00ebrbashk\u00ebta, duke ve\u00e7uar ish-kryetarin Visar Ymeri, i cili ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i vlefsh\u00ebm dhe nj\u00eb kontribues n\u00eb rritjen dhe p\u00ebrparimin e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!.<\/p>\n<p>Ndryshimi i drejtimit n\u00eb L\u00ebvizje do t\u00eb jet\u00eb, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, edhe respektim i vazhdim\u00ebsis\u00eb, por edhe ndryshim p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, drejt sfidave t\u00eb reja e drejt objektivave ton\u00eb madhor\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, po, do t\u00eb jet\u00eb vazhdim\u00ebsi. Ne i kemi dokumentet baz\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht zotimet tona, manifestin e VET\u00cbVENDOSJE!-s, programin 100 pik\u00ebsh t\u00eb L\u00ebvizjes, Alternativ\u00ebn Qeveris\u00ebse, 40 masat p\u00ebr Republik\u00ebn, politika t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb perspektiv\u00ebn m\u00eb t\u00eb thelluar dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs. Ne i kemi themelet tona politike, ato t\u00eb cilat na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb, e me t\u00eb cilat pajtohemi t\u00eb gjith\u00eb. Ato jan\u00eb: p\u00ebrpjekja e pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb, si projekt vet\u00ebvendos\u00ebs, zhvillimor e paq\u00ebsor; rruga socialdemokratike p\u00ebr mbrojtjen dhe nxitjen e prodhimit vendor, zhvillimit ekonomik e pun\u00ebsimit, me drejt\u00ebsi sociale dhe jo vet\u00ebm gjyq\u00ebsore; si dhe p\u00ebr forcimin e shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike e t\u00eb drejt\u00eb, ndryshe nga \u00e7&#8217;kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pushtetet e deritanishme q\u00eb e kan\u00eb mbrojtur korrupsionin e vet me autoritariz\u00ebm e me brutalitet.<\/p>\n<p>Por, po ashtu do t\u00eb ket\u00eb edhe ndryshime, p\u00ebrmir\u00ebsime, risi. N\u00eb zgjedhjet e brendshme, un\u00eb e bazova kandidimin tim tek paraqitja e nj\u00eb platforme p\u00ebr drejtimin e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme. Platforma \u00ebsht\u00eb pik\u00ebnisje dhe jo destinim. At\u00eb duhet ta diskutojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr Qendrat tona p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebrejtjet e sugjerimet tuaja nga p\u00ebrvoja q\u00eb keni dhe nga leximet q\u00eb b\u00ebni. <\/p>\n<p>Muajt shkurt, mars dhe prill \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i shpallim muaj t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimeve t\u00eb reja n\u00eb L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE! dhe muaj t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e L\u00ebvizjes. Prej marsit e deri n\u00eb korrik t\u00eb organizojm\u00eb zgjedhjet e strukturave t\u00eb brendshme t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb qendrat ku ato nuk jan\u00eb t\u00eb kompletuara. Dhe, t\u00eb vizitohen qendrat nga Kryetari, Koordinatori i Qendrave, Sekretari Organizativ, an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb dhe deputet\u00ebt, p\u00ebr takime pune, sidomos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet organizative. N\u00eb mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta me Qendrat vijn\u00eb n\u00eb shprehje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtat q\u00eb kan\u00eb deg\u00ebt tona. N\u00eb mbledhjet me ato ve\u00e7 e ve\u00e7 trajtojm\u00eb edhe ve\u00e7antit\u00eb e Qendrave p\u00ebr gjendjen dhe nivelin e tyre t\u00eb zhvillimit.  <\/p>\n<p>Detyr\u00eb e jona, 19 vite pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta vendosim Kosov\u00ebn n\u00eb binar\u00ebt e zhvillimit dhe t\u00eb forcimit, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb qeveris\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!-a. Gjat\u00eb vitit 2017 ne i pat\u00ebm disa fitore t\u00eb shk\u00eblqyera elektorale, u b\u00ebm\u00eb forca e par\u00eb n\u00eb zgjedhjet qendrore, dhe fituam dy qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Prishtin\u00ebn e Prizrenin, por po ashtu fituam edhe Dardan\u00ebn, si dhe arrit\u00ebm n\u00eb balotazh n\u00eb Gjilan, Ka\u00e7anik e Besian\u00eb. Edhe n\u00eb tri komuna t\u00eb tjera L\u00ebvizja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebqeverisje: Mitrovic\u00eb, Vushtrri dhe Klin\u00eb. Hapi i radh\u00ebs p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb ardhja n\u00eb qeverisje e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, gj\u00eb e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe domosdoshm\u00ebri, duke pasur parasysh zhg\u00ebnjimin e madh dhe pesimizmin q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar d\u00ebshtimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Rritja dhe zgjerimi i organizat\u00ebs, emancipimi dhe ngritja e aktivist\u00ebve, sidomos e t\u00eb rinjve, lufta ndaj diskriminimit, forcimi i qendrave, rritja e bashk\u00ebpunimit me sindikata, shoq\u00ebri civile e medie, promovimi i figurave me aft\u00ebsi profesionale e politike, t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb prioritet p\u00ebr L\u00ebvizjen. Po ashtu, do t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb edhe m\u00eb tej n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona me partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, qofshin k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Kosov\u00eb, apo subjekte t\u00eb ngjashme n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Intensifikimi i aktivitetit opozitar, ndalja e projektligjeve t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb parlament, por edhe iniciativat ligjore me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt e p\u00ebr grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb interesit, do t\u00eb jen\u00eb detyr\u00eb mbi detyrat p\u00ebr grupin ton\u00eb parlamentar, dhe p\u00ebr organizat\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Jemi nj\u00eb opozit\u00eb aq e fuqishme, sa t\u00eb mund ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi cil\u00ebndo qeveri, n\u00eb nivel qendror apo lokal, dhe do ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e nevojshme n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesit publik n\u00eb Kosov\u00eb. Por do t\u00eb jemi konstruktiv\u00eb sa her\u00eb q\u00eb pushteti t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa me interes p\u00ebr vendin e p\u00ebr popullin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nivel i ri organizativ k\u00ebrkon nj\u00eb rregullsi e disiplin\u00eb t\u00eb shtuar, dhe mesazhi im p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe deputet\u00ebt, e ka form\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebrkese. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb palodhur q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi nevojave t\u00eb qytetarit, duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mos e zhg\u00ebnjejm\u00eb asnj\u00ebrin prej atyre q\u00eb na ka votuar me plot shpres\u00eb. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb hapur, t\u00eb pranojm\u00eb kritika e diskutime me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb me ne, dhe duhet t\u00eb jemi t\u00eb vendosur, kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs dhe aspirat\u00ebn ton\u00eb shoq\u00ebrore e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm,<\/p>\n<p>Ju uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje e cila e sh\u00ebnon mbledhjen e par\u00eb, jo vet\u00ebm me kryetar t\u00eb ri p\u00ebr L\u00ebvizjen ton\u00eb por edhe mbledhjen e par\u00eb p\u00ebr vitin 2018 aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr neve, por edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn e p\u00ebr mbar\u00eb popullin ton\u00eb. Andaj, le t\u00eb na prij\u00eb mir\u00ebsia e le t\u00eb na p\u00ebrcjell\u00eb mbar\u00ebsia!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky fjalim \u00ebsht\u00eb fjalimi im i par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb brendshme t\u00eb dat\u00ebs 21 janar, ku me vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, sipas parimit nj\u00eb an\u00ebtar-nj\u00eb vot\u00eb, un\u00eb u zgjodha kryetar i L\u00ebvizjes, pasi q\u00eb mandati i rregullt i ish-kryetarit, z Visar Ymeri, kishte p\u00ebrfunduar. Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11371","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11371\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}