{"id":113751,"date":"2022-04-29T12:46:50","date_gmt":"2022-04-29T10:46:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=113751"},"modified":"2022-04-29T12:46:50","modified_gmt":"2022-04-29T10:46:50","slug":"pensionohet-super-polici-i-gjilanit-naser-ibrahimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pensionohet-super-polici-i-gjilanit-naser-ibrahimi\/","title":{"rendered":"Pensionohet Super polici i Gjilanit, Naser Ibrahimi"},"content":{"rendered":"<p>Naser Ibrahimi, polic i gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ka mbushur mosh\u00ebn 65- vje\u00e7are dhe ka p\u00ebrfunduar edhe karrier\u00ebn e pasur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullat\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtroi mbi dy dekada.<\/p>\n<p>Prej pun\u00ebsimit n\u00eb polici, ai ka punuar n\u00eb nj\u00ebsite t\u00eb ndryshme, nga patrullat e para, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas n\u00eb policin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi, n\u00eb Nj\u00ebsitin antidrog\u00eb, n\u00eb Zyr\u00ebn p\u00ebr Informim dhe s\u00eb fundi edhe n\u00eb policin\u00eb kufitare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 22- viteve pun\u00eb n\u00eb polici, Naser Ibrahimi kurr\u00eb nuk pati asnj\u00eb v\u00ebrejtje apo shkelje disiplinore. M\u00eb 2004, mb\u00ebshtetur nga ARC ka punuar filmin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cSiguria e F\u00ebmij\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>I cil\u00ebsuar super polici i Gjilanit, Naser Ibrahimi, \u00ebsht\u00eb dalluar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka dhe rrall\u00ebkush mund t\u00eb krenohet me aft\u00ebsit\u00eb e tija n\u00eb l\u00ebmi t\u00eb ndryshme, qofshin ato artistike, sportive, t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb e aft\u00ebsi t\u00eb tjera, t\u00eb cilat publikut u ishin shpalosur me dhjeta her\u00eb.<\/p>\n<p>Naser Ibrahimi \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb ngase me bi\u00e7iklet\u00eb ka p\u00ebrshkuar rrug\u00ebn Tetov\u00eb \u2013 Strug\u00eb e m\u00eb pas ka kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, kurse po me bi\u00e7iklet\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb tej m\u00eb tej trojeve shqiptare, q\u00eb nga Ulqini deri n\u00eb Sarand\u00eb.\/kryelajmi.com\/.<\/p>\n<p>P\u00ebr Naser Ibrahimin, i cili p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka qen\u00eb edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Policis\u00eb Rajonale n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb shkruar dhjeta her\u00eb, por n\u00eb dat\u00eblindjen e tij t\u00eb 65-t\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkon edhe me pensionimin e tij, po i ribotojm\u00eb disa shkrime p\u00ebr t\u00eb e q\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri\u201d dhe n\u00eb at\u00eb online kryelajmi.com<\/p>\n<p>Super polici i Gjilanit<\/p>\n<p>(botuar m\u00eb 15 qershor 2015 n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri\u201d)<\/p>\n<p>Lahet n\u00eb klim\u00eb polare, noton me dhjeta kilometra pa u ndal\u00eb, nget bi\u00e7iklet\u00ebn pa u ndal\u00eb me qindra kilometra, luan n\u00eb instrumente t\u00eb ndryshme, ka dhjeta hite t\u00eb muzik\u00ebs rok e nuk e l\u00eb anash as muzik\u00ebn popullore e krahas k\u00ebsaj edhe ruan kufirin e Kosov\u00ebs dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi p\u00ebr super policin nga Gjilani, Naser Ibrahimi.<\/p>\n<p>Enver Sadiku<\/p>\n<p>Grad\u00eb policore nuk ka edhe pse t\u00eb gjitha testet e gradimit do t\u2019i kishte kryer kaher\u00eb. Kur vesh uniform\u00ebn e policit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb dukje t\u00eb par\u00eb gjith\u00e7ka duket e zakonshme, por Naser Ibrahimi, q\u00eb bart numrin 0079 t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Sh\u00ebrbimit Policor t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oficer policie krejt ndryshe, n\u00eb fakt ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb super polic.<\/p>\n<p>Sivjet ai do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb notoj\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjati 58 her\u00eb pa u ndal\u00eb pishin\u00ebn e Uglarit, ngase sa m\u00eb shum\u00eb vite q\u00eb mbush, ai b\u00ebn\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb xhiro e Naser Ibrahimi i ka kaluar 57 vite. Rus\u00ebt e Siberis\u00eb m\u00eb kot krenohen se jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm nga t\u00eb ftohtit, ngase polici yn\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit lahet n\u00eb bor\u00eb, kurse q\u00ebndrueshm\u00ebria e tij u vu n\u00eb sprov\u00eb edhe me ngasjen e bi\u00e7iklet\u00ebs, kur dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me bi\u00e7iklet\u00eb shkoi dhe u kthye nga Tetova. Mbase dikush mund t\u00eb thot\u00eb se ka ushtruar dhe ky polic \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm, por ai ka edhe shpirt artisti, q\u00eb e ka trash\u00ebguar q\u00eb prej mosh\u00ebs kur ishte i ri.<\/p>\n<p>I lindur m\u00eb 1957, Naser Ibrahimi, kitar\u00ebn e par\u00eb e kishte bler\u00eb m\u00eb 1972, q\u00eb ishte gjenerata e dyt\u00eb e kitarist\u00ebve n\u00eb Gjilan. Ai ka  pasur 12 k\u00ebng\u00eb t\u00eb incizuara ne Radio Gjilani, k\u00ebnga m\u00eb e d\u00ebgjuar  e tij \u201cBesa\u201d edhe sot p\u00eblqehet me \u00ebndje. N\u00eb vitin 1983 u paraqit  n\u00eb RTP n\u00eb emisionin \u201cN\u00eb or\u00ebt e Vona\u201d  dhe po at\u00eb vit bleu flaut\u00ebn e par\u00eb private n\u00eb Gjilan,  e nisi t\u00eb luaj edhe n\u00eb klaviatur\u00eb e kontrabas. Ai prej se kishte arritur mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb ishte an\u00ebtar i disa Shoq\u00ebrive Kulturore e Artistike si:   SHKA \u201cZenel Hajdini\u201d n\u00eb Gjilan, \u201cPun\u00ebtori\u201d, \u201c Integj\u201d, SHKA \u201cRamiz Sadiku\u201d Prishtin\u00eb e AKV \u201cGjilani\u201d, kurse ishte edhe pjes\u00eb e disa rok grupeve gjilanase si \u201cGolden Boys\u201d, \u201c Mbledh\u00ebsit e Luleve\u201d, \u201cFenix\u201d dhe \u201cEufonia\u201d. I t\u00ebr\u00eb ky aktivitet nuk e pengoi q\u00eb t\u00eb kryej edhe Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Makineris\u00eb, kurse menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs e veshi uniform\u00ebn e policit, q\u00eb n\u00eb gjenerat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb SHPK-s\u00eb, duke qen\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs rajonal i policis\u00eb p\u00ebr tet\u00eb vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2000, Naser Ibrahimi, p\u00ebr \u00e7do vit lahet n\u00eb bor\u00eb, pastaj noton gjat\u00eb, k\u00ebshtu vitin e kaluar  si 57-vje\u00e7ar,  i ka notuar 57 gjiro (simbolik\u00eb e viteve s\u00eb mosh\u00ebs) n\u00eb pishin\u00ebn e Uglarit \u201cShp\u00ebtimi \u201c. Ai q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tij ka nisur ta mas edhe n\u00ebp\u00ebrmjet ngasjes me bi\u00e7iklet\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn ka udh\u00ebtuar nga Gjilani n\u00eb Kamenic\u00eb, pastaj Ferizaj, Prishtin\u00eb e s\u00eb fundi edhe n\u00eb Tetov\u00eb, duke kaluar rrug\u00ebn q\u00eb p\u00ebrshkon Malet e Sharrit, vendkalimin kufitar n\u00eb Glloboqic\u00eb e p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Tetov\u00eb, prej nga nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer me bi\u00e7iklet\u00eb. \u201cGjithmon\u00eb e kam dashur natyr\u00ebn, bukurin\u00eb e trojeve shqiptare, andaj jam i lidhur me t\u00eb si n\u00eb ver\u00eb, ashtu edhe n\u00eb dim\u00ebr. E p\u00ebr t\u2019a shijuar at\u00eb m\u2019a ka mund\u00ebsuar edhe profesioni i policit, ngase p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kam punuar edhe n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb, vend me natyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme e tashti edhe n\u00eb Malet e Karadakut n\u00eb Stacionin e Zhegr\u00ebs\u201d, thot\u00eb polici Naser Ibrahimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar i nj\u00eb familjeje q\u00eb ka kontribuar shum\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, ngase v\u00ebllai i tij, majori i karrier\u00ebs Muharrem Ibrahimi, heroikisht kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me okupatorin.<\/p>\n<p>Me bi\u00e7iklet\u00eb, nga nj\u00eb skaj i trojeve shqiptare n\u00eb skajin tjet\u00ebr<\/p>\n<p>(botuar m\u00eb 1 prill 2017 n\u00eb gazet\u00ebn online kryelajmi.com)<\/p>\n<p>Nuk i b\u00ebri as dy dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet dhe Naser Ibrahimi, polic i Kosov\u00ebs q\u00eb me bi\u00e7iklet\u00eb b\u00ebri qindra kilometra nga Gjilani deri n\u00eb Sh\u00ebngjin, tashti ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr edhe m\u00eb sfidues.<\/p>\n<p>Naser Ibrahimi, q\u00eb ka shkelur t\u00eb gjasht\u00ebdhjetat, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00eb jet\u00ebsore, ka nd\u00ebrmarr\u00eb edhe nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb nisur prej Gjilanit n\u00eb drejtim t\u00eb Vitis\u00eb dhe ka kaluar magjistralin n\u00eb Fush\u00ebn e Pajtimit, \u00ebsht\u00eb ngjitur maleve t\u00eb Sharrit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vendkalimit kufitar n\u00eb Glloboqic\u00eb ka mb\u00ebrrir\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb. Superpolici i Kosov\u00ebs ka vazhduar m\u00eb tej n\u00eb drejtim t\u00eb Gostivarit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet K\u00ebrqov\u00ebs, prej aty ka mb\u00ebrrir\u00eb n\u00eb Strug\u00eb.<\/p>\n<p>Naser Ibrahimi, ka kaluar 224 kilometra p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrrir\u00eb n\u00eb Strug\u00eb dhe krejt k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ai e ka p\u00ebrshkruar p\u00ebr 12 or\u00eb e 41 minuta.<\/p>\n<p>Lexuesit tan\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni se Naseri ka disa cil\u00ebsi q\u00eb rrall\u00ebkush i ka. Ai n\u00eb mes t\u00eb janarit lahet n\u00eb bor\u00eb, ver\u00ebs noton n\u00eb pishin\u00ebn e Uglarit dhe i b\u00ebn\u00eb aq xhiro sa vjet i mbush, ka dhjeta k\u00ebng\u00eb t\u00eb incizuara n\u00eb Radio Gjilani e ka dhjeta hite, edhe muzik\u00ebn popullore nuk e l\u00eb anash, kurse ai sigurisht se do t\u00eb p\u00ebrgatis edhe befasi t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Naser Ibrahimi plot\u00ebson premtimin, me bi\u00e7iklet\u00eb deri n\u00eb Sarand\u00eb<\/p>\n<p>(botuar m\u00eb 19 shtator 2019 n\u00eb gazet\u00ebn online kryelajmi.com)<\/p>\n<p>Dikur u quajt superpolici i Kosov\u00ebs, ngase ai shquhej si njeri i rekordeve, kurse edhe tashti Naser Ibrahimi, polic i Kosov\u00ebs vazhdon me thyerjen e rekordeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00eb till\u00eb ia kishte nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb aksident, t\u00eb cilin e kishte p\u00ebsuar, por Naser Ibrahimi, misionin q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb e ka vazhduar tashti.<\/p>\n<p>Polici i Kosov\u00ebs, Naser Ibrahimi m\u00eb 2 maj 2018 kishte nisur nj\u00eb rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare, duke iu r\u00ebn\u00eb atyre p\u00ebr s\u00eb gjati, q\u00eb nga Ulqini e deri n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nga Gjilani kishte marr\u00eb autobusin p\u00ebr n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Ulqinit, prej ku do t\u00eb niste rrug\u00ebtimin e tij. Me vete kishte marr\u00eb edhe bi\u00e7iklet\u00ebn dhe gjith\u00e7ka q\u00eb i duhej p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebtimin mbi 400 kilometra t\u00eb vij\u00ebs bregdetare shqiptare. Nga Ulqini ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Fush\u00eb Kruj\u00eb e qytete e fshatra  t\u00eb bukura t\u00eb Nan\u00ebs Shqip\u00ebri , kurse pak para se t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Durr\u00ebs, af\u00ebr gjasht\u00eb kilometra larg qytetit bregdetar, atij i p\u00eblcet goma i bi\u00e7iklet\u00ebs, rr\u00ebzohet dhe thyen disa eshtra t\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi 164 kilometra rrug\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb at\u00ebher\u00eb kur ishte rr\u00ebzuar dhe misioni i tij kishte ngelur n\u00eb gjysm\u00eb dhe dukej se m\u00eb Naser Ibrahimi nuk do t\u00eb mund t\u00eb realizonte at\u00eb q\u00eb kishte premtuar.<\/p>\n<p>At\u00eb fillimisht e d\u00ebrguan n\u00eb Emergjenc\u00ebn e Spitalit t\u00eb Durr\u00ebsit ku mori ndihm\u00ebn e par\u00eb, pastaj u sh\u00ebrua edhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe u rehabilitua.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, ai s\u00ebrish mori bi\u00e7iklet\u00ebn dhe shkoi mu aty ku ishte rr\u00ebzuar, i hipi bi\u00e7iklet\u00ebs dhe vazhdoi misionin, nga Ulqini n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi, Fieri, Gjirokastra, Syri i Kalt\u00ebr mbet\u00ebn prapa bi\u00e7iklet\u00ebs s\u00eb tij dhe n\u00eb fund u arrit caku, Naser Ibrahimi, superpolici i Kosov\u00ebs i hipur n\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb arriti n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Tashti, kur ai ka plot\u00ebsuar misionin e tij thot\u00eb se \u201cgjat\u00eb udh\u00ebtimit kam hasur shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb me disa ndryshime, por gjith\u00eb e flisnin SHQIP. K\u00cbNAQ\u00cbSI\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Kjo e arritur e Naser Ibrahimit nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, rokeri i njohur gjilanas i k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tija si \u201cBesa\u201d, \u201cDo t\u00eb thej kitar\u00ebn\u201d e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tjera, ish- z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i policis\u00eb rajonale, polici profesionist e i shum\u00eb t\u00eb arriturave t\u00eb tjera, me bi\u00e7iklet\u00eb ka realizuar shum\u00eb t\u00eb arritura, anek\u00ebnd trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebr \u00e7do vit thyen nga nj\u00eb rekord, n\u00eb pishin\u00ebn e Uglarit, p\u00ebr dat\u00eblindje, po aq her\u00eb e noton p\u00ebr s\u00eb gjati pishin\u00ebn dhe sivjet at\u00eb e notoi 62 her\u00eb n\u00eb gjat\u00ebsi 50 metra.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naser Ibrahimi, polic i gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ka mbushur mosh\u00ebn 65- vje\u00e7are dhe ka p\u00ebrfunduar edhe karrier\u00ebn e pasur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullat\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtroi mbi dy dekada. Prej pun\u00ebsimit n\u00eb polici, ai ka punuar n\u00eb nj\u00ebsite t\u00eb ndryshme, nga patrullat e para, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":113752,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113751","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113751\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113752"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}