{"id":11418,"date":"2018-02-12T12:02:39","date_gmt":"2018-02-12T12:02:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=11418"},"modified":"2018-02-12T12:02:39","modified_gmt":"2018-02-12T12:02:39","slug":"kirurgu-qe-perdhosi-profesionin-per-para","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kirurgu-qe-perdhosi-profesionin-per-para\/","title":{"rendered":"Kirurgu q\u00eb p\u00ebrdhosi profesionin p\u00ebr para"},"content":{"rendered":"
Kirurgu Enver Fekaj s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb lidhje me pacientin Hysen Ibrahimaj, p\u00ebr t\u00eb cilin u raportua nga mediet se mjeku i k\u00ebrkoi para p\u00ebr ta operuar n\u00eb QKUK<\/p>\n
Dr. Fekaj ka rr\u00ebfyer ndryshe nga raportimi n\u00eb media, duke mohuar se i k\u00ebrkoi para p\u00ebr ta operuar n\u00eb QKUK. Ai ka th\u00ebn\u00eb se operacioni i dyt\u00eb q\u00eb duhej ta kryente pacienti 19-vje\u00e7ar ishte mjaft i komplikuar dhe k\u00ebt\u00eb ka tentuar t\u2019ua sqaroj\u00eb edhe familjar\u00ebve.<\/p>\n
\u201cKur ka ardhur p\u00ebr vizit\u00eb rreth 2 muaj pas operacionit, p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr operacionin definitiv n\u00eb Spitalin privat, prindi i pacientit ka reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, pasi i kam th\u00ebn\u00eb se operacioni i dyt\u00eb kushton 3000 euro\u201d.<\/p>\n
\u201cAi nuk priti q\u00eb t\u00eb sqarohesha rreth v\u00ebshtir\u00ebsive dhe komplikimeve t\u00eb mundshme, shpeshher\u00eb shum\u00eb serioze, shpjegim ky q\u00eb p\u00ebr mua kishte prioritet, sepse operacioni definitiv \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sofistikuar dhe nganj\u00ebher\u00eb me epilog t\u00eb paqart\u00eb. Ky ishte takimi im i fundit me familjar\u00ebt e pacientit. Indirekt m\u00eb ka k\u00ebrc\u00ebnuar. Prandaj arsyeja p\u00ebrse un\u00eb nuk kam dashur t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb pacient ka qen\u00eb shqet\u00ebsimi im se mund t\u00eb kem probleme serioze me k\u00ebt\u00eb familje, n\u00ebse un\u00eb e operoj djalin e tyre e n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb me pas\u00eb komplikacione\u201d, ka shkruar Dr. Fekaj.<\/p>\n
Nd\u00ebrkoh\u00eb SHSKUK-ja ka njoftuar se Dr. Enver Fekaj dhe drejtori i Kirurgjis\u00eb Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Komisionin Disiplinor. Nd\u00ebrkaq, masa p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb dy ka k\u00ebrkuar edhe ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Uran Ismaili, i cili gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme ka vizituar pacientin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n
Reagimi i plot\u00eb i mjekut:<\/p>\n
Reagim ndaj lajmeve te njeanshme te transmetuara nga KTV-ja dy ditet e fundit<\/p>\n
Pacientin Hysen Ibrahimaj e kam operuar ne Spital privat me 21.08.2017 per shkak te nje gjendje urgjente qe njihet si megacolon, gjendje kjo qe e kercenonte me komplikacione serioze per jeten. Ne kete kohe isha ne pushim vjetor. I rekomandova qe te shkonte per trajtim ne Spitalin e Pejes ose ne QKUK, sepse une isha ne pushim vjetor. Ata insistuan qe une ta operoj. Paraprakisht rreth 2-3 jave ishte trajtuar gabimisht nga mjeke familjare. Operacionin qe une e realizova ishte I pesti me radhe. 3 operacione ne moshen femijerore I kishte realizuar ne Gjermani, ndersa operacionin e katert ne QKUK disa vite me heret. <\/p>\n
Operacioni qe une realizova( loop- colostomy) ishte operacion qe e shpetonte pacientin nga komplikimet te cilat kercenojne seriozisht jeten. Ky operacion ishte etapa e pare e intervenimeve kirurgjike qe realizohen te pacientet me Morbus Hirschprung, sepse sanimi definitiv kerkon se paku edhe nje intervenim tjeter qe eshte mjaft I nderlikuar, intervenim ky qe mund te shoqerohet me veshtiresi dhe komplikime pasoperatore mjaft serioze, e qe nganjehere kerkon edhe nderhyrje tjera kirurgjike. Periudha optimale e qendrimit te stomes eshte rreth 6 muaj, nese jemi te sigurt , pas ekzaminimeve te duhura, atehere mund te procedohet per tretman definitiv.Kur ka ardhur per vizite rreth 2 muaj pas operacionit ( ka pasur edhe vizita tjera brenda kesaj periudhe kohore), per te biseduar per operacionin definitiv ne Spitalin privat, prindi I pacientit ka reaguar ne menyre te vrazhde, pasi I kam thene se operacioni I dyte kushton 3000 euro. <\/p>\n
Ai nuk priti qe te sqarohesha rreth veshtiresive dhe komplikimeve te mundshme, shpeshhere shume serioze, shpjegim ky qe per mua kishte prioritet , sepse operacioni definitiv eshte shume I sofistikuar dhe nganjehere me epilog te paqarte. Ky ishte takimi im I fundit me familjaret e pacientit. Indirekt me ka kercenuar. Prandaj arsyeja perse une nuk kam dashur te merrem me kete pacient ka qene shqetesimi im se mund te kem probleme serioze me kete familje nese une e operoj djalin e tyre e ne nderkohe me pasur komplikacione, komplikacione keto qe ndodhin edhe ne qendrat eminente boterore, kuptohet as ne Spital privat e as ne QKUK.<\/p>\n
Ata nuk kane komunikuar me me mua. Ne nderkohe jane lajmeruar te drejtori I kirurgjise abdominale, dr. Rifat Bajrami, I cili e ka pranuar pacientin ne repartin “A” te kirurgjise abdominale. Aty pacienti ka qendruar rreth 3 jave. Gjate kesaj periudhe kohore pacienti I eshte nenshtruar ekzaminimeve te duhura Klinike, laboratorike dhe ekzaminimeve endoskopike( biopsi e zorres se trashe per percaktimin e prezences ose jo te ganglioneve neurale ne murin e zorres)me qellim te pergatitjes adekuate per trajtim kirurgjik. Ne nderkohe, dr. Rifat Bajrami tregoi qe pacienti ka shkuar per keto ekzaminime dhe nuk eshte kthyer me ne Klinike.<\/p>\n
Edhe disa sqarime: Pacienti nuk eshte me bark te hapur siq transmetojne keto media. Ai eshte me stome te perkohshme. Pacientet me stome mund te jetojne me dekada, pa kurrfare kercenimi per shendetin, perveq aspektit estetik. <\/p>\n
Pastaj deklaratat tendencioze te familjareve se gjoja une kam thene se nuk guxojne kirurget tjere ta operojne. Kjo jo vetem qe eshte genjeshter por dhe tendencioze. Perkundrazi, une e kam inkurajuar dr. Rifatin qe rastin ta trajtoje ne menyren me te mire te mundshme.<\/p>\n
Mos harroni, vetem ne kirurgjine abdominale jane me teper se 30 kirurg\u00eb, dhe shume te tjere ne Spitalet Regjionale. Nuk jam une I vetmi kirurg. Ata kane pasur mundesi te zgjedhin kirurg\u00eb te tjere pa problem.<\/p>\n
Mediat qe transmetojne informacione te pa perpunuara profesionalisht dhe te njeanshme meritojne ndeshkimin e merituar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Kirurgu Enver Fekaj s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb lidhje me pacientin Hysen Ibrahimaj, p\u00ebr t\u00eb cilin u raportua nga mediet se mjeku i k\u00ebrkoi para p\u00ebr ta operuar n\u00eb QKUK Dr. Fekaj ka rr\u00ebfyer ndryshe nga raportimi n\u00eb media, duke mohuar se i k\u00ebrkoi para p\u00ebr ta operuar n\u00eb QKUK. Ai ka th\u00ebn\u00eb se operacioni i […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11420,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11418","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11418\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11420"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}