{"id":114341,"date":"2022-05-04T21:06:31","date_gmt":"2022-05-04T19:06:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=114341"},"modified":"2022-05-04T21:06:31","modified_gmt":"2022-05-04T19:06:31","slug":"akuzat-prokurorise-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se-flitet-per-rrembime-e-vrasje-edhe-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/akuzat-prokurorise-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se-flitet-per-rrembime-e-vrasje-edhe-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Akuzat Prokuroris\u00eb n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, flitet p\u00ebr rr\u00ebmbime e vrasje edhe n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 29 prill, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) ka dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.<\/p>\n<p>Prokuroria po pretendon se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebr krimet q\u00eb prokuroria pretendon q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimin dhe ndalimin e paligjsh\u00ebm ose arbitrar, trajtimin mizor ose \u00e7njer\u00ebzor, tortur\u00ebn dhe vrasjen. Nd\u00ebrsa, si krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ka listuar burgimin, vepra t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, tortur\u00ebn, vrasjen dhe persekutimin.<\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d iu sjell m\u00eb posht\u00eb pretendimet e prokuroris\u00eb n\u00eb akuzat e reja ndaj ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cilat thot\u00eb se ndodh\u00ebn n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Sipas aneksit num\u00ebr shtat\u00eb q\u00eb trajton pretendimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr krimet n\u00eb Gjilan, n\u00eb fund t\u00eb korrikut 1999, tregohet se si nj\u00eb viktim\u00eb u d\u00ebrgua me vetur\u00eb nga vendi i tij i pun\u00ebs n\u00eb Konviktin n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se n\u00eb konvikt, ai u kontrollua dhe iu mor\u00ebn \u00e7el\u00ebsat e makin\u00ebs dhe karta e identifikimit dhe iu gris patenta e shoferit, si dhe nuk iu tha arsyeja e ndalimit apo arrestimit dhe nuk u akuzua p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb krimi.<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb shkaktuan vuajtje ose l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda mendore ose fizike, ose sulmuan seriozisht dinjitetin njer\u00ebzor t\u00eb [REDAKTUAR] duke e ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare (shih Pik\u00ebn 3). An\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb gjithashtu i shkaktuan viktim\u00ebs vuajtje ose l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda mendore ose fizike, ose sulmuan seriozisht dinjitetin e tij njer\u00ebzor, duke e keqtrajtuar at\u00eb dhe\/ose p\u00ebrmes kushteve t\u00eb paraburgimit. N\u00eb Konvikt, si\u00e7 u theksua edhe m\u00eb sip\u00ebr, [REDAKTUAR] u kontrollua dhe iu mor\u00ebn \u00e7el\u00ebsat e makin\u00ebs dhe karta e identifikimit dhe iu gris patenta e shoferit\u201d, thot\u00eb prokuroria.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se n\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb bodrum, t\u00eb pakt\u00ebn tre burra rrah\u00ebn me radh\u00eb viktim\u00ebn, i cili ishte ulur dhe i lidhur. E godit\u00ebn me shkopinj, kryesisht n\u00eb shpin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 40 minuta deri n\u00eb nj\u00eb or\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb burri tjet\u00ebr dhe n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebri prej burrave vuri nj\u00eb pistolet\u00eb dhe ia drejtoi viktim\u00ebs. Rrahja u krye n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb dukje dhe nj\u00ebri nga burrat dha udh\u00ebzime se si ta rrihte viktim\u00ebn. Gjat\u00eb rrahjes, viktima \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje\u201d, thuhet nga ana e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se [REDAKTUAR] pati mavijosje dhe kontuzione q\u00eb u desh\u00ebn rreth nj\u00eb muaj p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar dhe kishte gjendje psikologjike q\u00eb vazhduan pas lirimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas prokuroris\u00eb, autor\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb dhe ishin n\u00eb dijeni t\u00eb ndalimit t\u00eb viktim\u00ebs dhe\/ose rrethanave t\u00eb arrestimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tutje, flitet p\u00ebr nj\u00eb rast tjet\u00ebr, ku thuhet se n\u00eb fund t\u00eb korrikut 1999, autor\u00ebt i shkaktuan dhimbje ose vuajtje t\u00eb forta [REDAKTUAR], nd\u00ebrsa ai ishte i ndaluar dhe keqtrajtuar n\u00eb Konvikt.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb ndalimit dhe keqtrajtimit t\u00eb tij, [REDAKTUAR] u mor n\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me serb\u00ebt n\u00eb ushtri, nj\u00eb incident gjat\u00eb t\u00eb cilit nj\u00eb shqiptar ishte q\u00eblluar, n\u00ebse viktima kishte arm\u00eb ose ishte ushtarak, dhe p\u00ebr nj\u00eb vendndodhje q\u00eb supozohej se p\u00ebrdorej nga nj\u00eb post komandues serb dhe forcat serbe. Autor\u00ebt i than\u00eb viktim\u00ebs se duhej t\u00eb jepte nj\u00eb deklarat\u00eb sepse ai vazhdonte t\u00eb punonte [REDAKTUAR], i k\u00ebrkuan viktim\u00ebs t\u00eb punonte p\u00ebr ta dhe i than\u00eb viktim\u00ebs t\u00eb largohej nga Kosova\u201d, thuhet n\u00eb aneks t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, flitet p\u00ebr nj\u00eb rast tjet\u00ebr, ku thuhet se [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] u rr\u00ebmbyen n\u00eb Gjilan vet\u00ebm dy dit\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit, m\u00eb [REDAKTUAR] 1999, respektivisht.<\/p>\n<p>\u201c[REDAKTUAR] u shoq\u00ebrua n\u00eb drejtim t\u00eb Konviktit dhe nuk u pa m\u00eb, derisa trupi i tij u gjet n\u00eb qershor 2000. Vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb [REDAKTUAR] korrik 1999, [REDAKTUAR] u rr\u00ebmbye, u d\u00ebrgua n\u00eb Konvikt dhe nuk u pa kurr\u00eb, derisa trupi i tij u gjet n\u00eb vitin 2002. [REDAKTUAR]\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb aneks trajtohet nj\u00eb rast tjet\u00ebr, p\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebmbim tjet\u00ebr, t\u00eb cilin e pretendon prokuroria n\u00eb akuz\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201c[REDAKTUAR] i cili u mor nga sht\u00ebpia e tij n\u00eb [REDAKTUAR] korrik 1999, s\u00eb bashku me fqinjin e tij, [REDAKTUAR] dhe nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm, [REDAKTUAR], nga tre ose kat\u00ebr burra me t\u00eb zeza dhe nga fqinji i tij, [REDAKTUAR] . Nd\u00ebrsa grat\u00eb u liruan sapo arrit\u00ebn pran\u00eb Konviktit, [REDAKTUAR] nuk u pa m\u00eb derisa trupi i tij u gjet n\u00eb qershor 2000.\u201d, thuhet n\u00eb aneksin e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi i procedur\u00ebs paraprake pasi ka konfirmuar akuzat e reja, ka caktuar 10 majin si dat\u00ebn kur t\u00eb akuzuarit do t\u00eb dalin para gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i pritet t\u00eb dal\u00eb nga ora 10:00 deri n\u00eb 10:45, Veseli nga ora 11:15 deri n\u00eb or\u00ebn 12:00, Krasniqi nga ora 14:00 deri n\u00eb 14:45 dhe Selimi nga ora 15:15 deri n\u00eb or\u00ebn 16:00.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebsit paraprak, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit ka caktuar dat\u00ebn e paraqitjes s\u00eb tyre, thuhet se m\u00eb 3 shtator 2021, ZPS ka paraqitur nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar p\u00ebr t\u2019u konfirmuar nga gjykat\u00ebsi paraprak.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se m\u00eb 22 prill 2022, pasi urdh\u00ebruan pal\u00ebt t\u00eb paraqisnin dhe u mor p\u00ebrgjigja e mbrojtjes dhe e ZPS-s\u00eb, mbi materialin mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb amendamenteve q\u00eb konsiderohet se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb akuza t\u00eb reja q\u00eb mb\u00ebshtesin konstatimin e dyshimit t\u00eb bazuar mir\u00eb n\u00eb pajtim me rregullin 86 (4) t\u00eb Rregullores, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake konfirmoi aktakuz\u00ebn e ndryshuar<\/p>\n<p>Kurse, thuhet se m\u00eb 29 prill 2022, ZPS- ja dor\u00ebzoi nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar publikisht t\u00eb redaktuar dhe dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs, s\u00eb paku midis marsit 1998 deri n\u00eb shtator 1999, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjes kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kishin q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar dhe ushtruar kontroll mbi t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebrmes metodave q\u00eb p\u00ebrfshinin frik\u00ebsimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhun\u00ebs dhe eliminimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb konsideroheshin si kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr k\u00ebta kund\u00ebrshtar\u00eb p\u00ebrfshiheshin persona q\u00eb ishin, ose q\u00eb konsideroheshin se kishin qen\u00eb: (a) bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb lidhur me forca, zyrtar\u00eb ose institucione shtet\u00ebrore t\u00eb RFJ-s\u00eb, ose q\u00eb (b) ndryshe nuk mb\u00ebshtetnin q\u00ebllimet ose metodat e U\u00c7K-s\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb QPK-s\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt persona t\u00eb lidhur me LDK-n\u00eb dhe serb\u00eb, rom\u00eb dhe persona t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera (bashk\u00ebrisht, \u2018kund\u00ebrshtar\u00ebt\u2019). Ky q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrfshinte krimet e p\u00ebrndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose t\u00eb paligjsh\u00ebm, akte t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimin mizor, tortur\u00ebn, vrasjen dhe zhdukjen me forc\u00eb t\u00eb personave\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 29 prill, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) ka dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c. P\u00ebr krimet q\u00eb prokuroria pretendon q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":114342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-114341","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114341\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}