{"id":11550,"date":"2018-02-14T15:44:03","date_gmt":"2018-02-14T15:44:03","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=11550"},"modified":"2018-02-14T15:57:21","modified_gmt":"2018-02-14T15:57:21","slug":"ekskluzive-videodeshmi-si-u-vra-biznesmeni-nga-peja-pak-dite-pasi-refuzoi-te-jepte-500-mije-euro-harac","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-videodeshmi-si-u-vra-biznesmeni-nga-peja-pak-dite-pasi-refuzoi-te-jepte-500-mije-euro-harac\/","title":{"rendered":"EKSKLUZIVE: VIDEOD\u00cbSHMI \u2013 SI U VRA BIZNESMENI NGA PEJA PAK DIT\u00cb PASI REFUZOI T\u00cb JEPTE 500 MIJ\u00cb EURO HARA\u00c7"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni Salih Kastrati, sot mund t\u00eb ishte i gjall\u00eb n\u00ebse do t\u2019u n\u00ebnshtrohej k\u00ebrkesave t\u00eb grupeve m\u00eb t\u00eb fuqishme kriminale n\u00eb Pej\u00eb. Ai u kishte mbijetuar kat\u00ebr atentateve. N\u00eb t\u00eb pestin kishte vdekur, pak dit\u00eb pasi gjasht\u00eb burra, t\u00eb lidhur me Policin\u00eb dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, kishin k\u00ebrkuar nga Kastrati gjysm\u00eb milioni euro. Mes k\u00ebtyre hara\u00e7v\u00ebn\u00ebsve ishte edhe Selman Gashi, asokohe truproje i Haradinajt. Parat\u00eb i kishin k\u00ebrkuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tahir Dacit. Kastrati kishte refuzuar t\u00eb jepte k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ishte vrar\u00eb. Insajderi sjell video dhe biseda ekskluzive q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se si Kastrati ishte mb\u00ebrthyer nga njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb pasi biznesmeni pejan i arit, Salih Kastrati, kishte refuzuar t\u2019u jepte 500 mij\u00eb euro disa personave, nj\u00eb bomb\u00eb kishte shp\u00ebrthyer para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda vdekjeprur\u00ebse kishte marr\u00eb biznesmeni i njohur me emrin Salih Dukati.<\/p>\n<p>Kastrati ishte plagosur para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMbreti Bardhyl\u201d, m\u00eb 15 mars 2012, pas kthimit nga gjykata. At\u00eb dit\u00eb ai ishte d\u00ebnuar m\u00eb gjob\u00eb prej 800 eurosh p\u00ebr arm\u00ebmbajtje. Kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr gjat\u00eb nj\u00eb sulmi kund\u00ebr tij ku kishte mbetur i plagosur.<\/p>\n<p>Kastrati kishte arritur t\u00eb jetonte n\u00eb koma vet\u00ebm nj\u00eb muaj n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare. Kishte vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 63 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Asokohe Selman Gashi, nj\u00eb hara\u00e7v\u00ebn\u00ebs, punonte si truproje e kryeministrit Haradinaj. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr rr\u00ebmbimin e biznesmenit, Azem Morina.<\/p>\n<p>Gashi, s\u00eb bashku me Rrustem Idrizin, Mentor Sanaj\u00ebn, Alban Dizdarin, Zek\u00eb Krasniqin dhe Syl\u00eb Krasniqin e donin k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash p\u00ebr ta mbyllur p\u00ebrfundimisht nj\u00eb kontest t\u00eb hapur pron\u00ebsor me Tahir Dacin.<\/p>\n<p>Insajderi ka siguruar videoincizime nga ky takim i zhvilluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Kastratit n\u00eb Pej\u00eb. Aty d\u00ebgjohen biseda me tone k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendet edhe Ramush Haradinaj e Qerim Kelmendi.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendet po ashtu hetuesi i krimeve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Policin\u00eb e Pej\u00ebs, Ragip Bytyqi. Grupi thirrej po ashtu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb quajtur Memli Pajaziti. Ata flasin p\u00ebr Bedri Krasniqin, nj\u00eb kriminel i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasjen e dy polic\u00ebve, i d\u00ebnuar p\u00ebr rr\u00ebmbimin e biznesmenit, Azem Morina dhe s\u00eb fundi i akuzuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb vrasjen e dy polic\u00ebve tjer\u00eb, s\u00eb bashku me Shkumbin Mehmetin.<\/p>\n<p>Kastrati ishte pajtuar q\u00eb t\u2019ua jepte 250 mij\u00eb euro n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Oferta ishte refuzuar. Donin fiks gjysm\u00eb milioni euro para n\u00eb dor\u00eb. Muhabeti kishte p\u00ebrfunduar pa marr\u00ebveshje. 12 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kishte shp\u00ebrthyer bomba para sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte ndodhur diskutimi. Viktim\u00eb kishte mbetur refuzuesi i dh\u00ebnies s\u00eb parave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim m\u00eb s\u00eb shumti me tone k\u00ebrc\u00ebnuese kishte folur Rrustem Idrizi. Por, Kastrati nuk l\u00ebshonte pe. Ai thoshte se Tahir Daci nuk do t\u00eb mund t\u2019i merrte 5 ari nga parcela prej 11 ari truall n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<div style=\"width: 1240px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-11550-1\" width=\"1240\" height=\"698\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/10000000_146173556057790_5446791316203634688_n.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/10000000_146173556057790_5446791316203634688_n.mp4\">https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/10000000_146173556057790_5446791316203634688_n.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p>Trualli p\u00ebr t\u00eb cilin Kastrati kishte probleme t\u00eb shumta, mes t\u00eb cilave edhe pes\u00eb sulme me arm\u00eb dhe eksploziv, sot e asaj dite mbetet zon\u00eb e shkret\u00eb.<\/p>\n<p>Kastrati ka qen\u00eb biznesmeni m\u00eb i njohur i arit para luft\u00ebs. Me t\u2019u kryer lufta, atij kishin filluar t\u2019i k\u00ebrkonin hara\u00e7. Kjo e kishte p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr 12 vjet rresht, derisa biznesi ishte shkat\u00ebrruar dhe n\u00eb fund ishte vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet kund\u00ebr Kastratit kishin nisur n\u00eb vitin 2011. M\u00eb 14 janar t\u00eb 2011-\u00ebs ishte plagosur leht\u00eb. Rasti \u00ebsht\u00eb i hapur n\u00eb Prokurori. Askush nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar deri tash.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 gusht 2011, Kastrati kishte shp\u00ebtuar nga nj\u00eb tentim-vrasje. Askush nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 2012, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Kastratit ishte vendosur nj\u00eb sasi e konsiderueshme eksplozivi. Kishte shkaktuar vet\u00ebm d\u00ebme materiale.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb \u2013 m\u00eb 20 shkurt, Kastrati ishte sulmuar me granat\u00eb dore. Kishte shp\u00ebtuar pa l\u00ebndime.<\/p>\n<p>Sulmit t\u00eb fundit n\u00eb mars 2012, ai nuk mundi t\u2019i mbijetoj\u00eb. Memli Pajaziti nga Gjakova ishte arrestuar si i dyshuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Pej\u00ebs, Selvana Bukleta ka treguar historin\u00eb e hetimeve dhe lirimin nga akuza t\u00eb t\u00eb dyshuarit. Ajo ka th\u00ebn\u00eb se ish-Prokuroria e Qarkut n\u00eb Pej\u00eb kishte filluar hetimet kund\u00ebr t\u00eb pandehurit Memli Pajaziti m\u00eb 21 mars 2012 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018shkaktim i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u2019 dhe \u2018mbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll, posedim a shfryt\u00ebzim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Pajaziti ishte mbajtur n\u00eb paraburgim nga 20 marsi 2012 deri m\u00eb 18 qershor 2012 kur i ishte z\u00ebvend\u00ebsuar masa e paraburgimit me paraqitjes n\u00eb stacionin policor deri m\u00eb dat\u00eb 19 shtator 2012.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria me dat\u00eb 20 shtator 2012 i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr vazhdimin e hetimit edhe p\u00ebr tre muaj, me \u00e7\u2019rast gjykata e ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn dhe ka marr aktvendim p\u00ebr vazhdimin e hetimeve edhe p\u00ebr tre muaj\u201d, ka sqaruar ajo.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb 20 dhjetor 2012 Prokuroria kishte njoftuar gjykat\u00ebn se ndaj Memli Pajazitit kan\u00eb pushuar hetimet.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur aktakuz\u00eb t\u00eb ngritur p\u00ebr Memli Pajazitin p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bukleta p\u00ebr Insajderin.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb i dyshuar tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar apo gjykuar.<\/p>\n<p>Familja Kastrati konfliktin m\u00eb t\u00eb hapur e kishte me Tahir Dacin dhe Hyrije Ram\u00ebn. Sipas familjes Kastrati, k\u00ebta dy persona me dokumente false ia kishin bllokuar pron\u00ebn duke mos lejuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb qendre t\u00eb madhe tregtare.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve\u201d, thot\u00eb Besarta Harxhi, vajza e Salih Kastratit n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr Insajderin t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Burgun e Lipjanit, ku po vuan nj\u00eb d\u00ebnim prej 25 vjet\u00ebsh burgim p\u00ebr vrasjen e Fidan Shabit, t\u00eb cilin thot\u00eb se nuk e ka vrar\u00eb ajo, por dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Djali i Salih Kastratit, Kastrioti kishte rr\u00ebfyer p\u00ebr Gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb historin\u00eb me Dacin dhe Ram\u00ebn. Ai kishte th\u00ebn\u00eb se i ati i tij kishte l\u00ebn\u00eb peng dyqanin \u201cTe Salihi\u201d derisa t\u2019ia kthente Tahir Dacit 195 mij\u00eb euro q\u00eb ia kishte marr\u00eb borxh.<\/p>\n<p>Sipas tij, afatin e kthimit t\u00eb parave e kishte pas 3 muajsh. Kastrioti ka th\u00ebn\u00eb se babai i tij kishte shkuar te Tahir Daci pas dy muajsh p\u00ebr t\u2019ia kthyer parat\u00eb, mir\u00ebpo ia kishte k\u00ebrkuar 500,000 euro, me arsyetimin se borxhliu e kishte shkelur afatin e kthimit. Diferenca ishte kamat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMadje e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar me kok\u00ebn e tij dhe timen n\u00ebse parat\u00eb nuk ia sjell\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Kastrioti.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash Selman Gashi, Rrustem Idrizi, Mentor Sanaja, Alban Dizdari, Zek\u00eb Krasniqi dhe Syl\u00eb Krasniqi kishin shkuar ta k\u00ebrkonin nga Salih Kastrati.<\/p>\n<p>Kastrati d\u00ebshironte q\u00eb t\u2019ua jepte 250 mij\u00eb euro, ofert\u00eb e cila ishte refuzuar nga ky grup, si\u00e7 d\u00ebshmohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb videoincizim.<\/p>\n<div style=\"width: 400px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-11550-2\" width=\"400\" height=\"224\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/9687.mp4?_=2\" \/><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/9687.mp4\">https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/9687.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p>Biznesmeni Tahir Daci kishte th\u00ebn\u00eb se ai e kishte bler\u00eb dyqanin \u201cTe Salihi\u201d dhe kishte mohuar akuzat p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim. Ai kishte th\u00ebn\u00eb se pas luft\u00ebs kishte bler\u00eb 5 ari tok\u00eb s\u00eb bashku me Hajrie Ram\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, tek \u201cKorzo\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, Daci ka th\u00ebn\u00eb se s\u00eb bashku me Hyrije Ram\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrrim t\u00eb parcel\u00ebs me komun\u00ebn e Pej\u00ebs. Sipas tij, ata t\u00eb dy dhe Salih Kastrati ishin t\u00eb gjith\u00eb hisedar\u00eb t\u00eb parcel\u00ebs prej 11.20 ari \u2013 ku ky i fundit \u00ebnd\u00ebrronte ta b\u00ebnte qendr\u00ebn e tij tregtare.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di \u00e7far\u00eb b\u00ebri Salih Kastrati me dokumentacion, por ai e kishte v\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb pron\u00ebn n\u00eb emrin e tij pa dijenin\u00eb ton\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Hajrie Rama, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo dhe Daci kishin ngritur nj\u00eb padi civile n\u00eb gjykat\u00ebn e Pej\u00ebs p\u00ebr \u201cpengim t\u00eb posedimit\u201d t\u00eb pron\u00ebs nga Salih Kastrati.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, familja Kastrati neve na i ka borxh diku 500 mij\u00eb euro\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb Tahir Daci. \u201cAi manipuloi me shum\u00eb njer\u00ebz duke u marr\u00eb para p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj qendre t\u00eb madhe dhe duke mos ua kthyer m\u00eb e duke mos iu p\u00ebrmbajtur zotimeve\u201d.<\/p>\n<p>Kastriot Kastrati, djali i t\u00eb ndjerit pretendonte se Daci dhe Rama i kishin k\u00ebrkuar babait t\u00eb tij 1.5 milion euro q\u00eb t\u2019i heqin pengesat gjyq\u00ebsore q\u00eb i kishin v\u00ebn\u00eb ndaj tij lidhur me pron\u00ebn p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mallrave m\u00eb 2010.<\/p>\n<p>Vijon: Rr\u00ebfimi ekskluziv i Besarta Kastratit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. \/ Insjader \/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Salih Kastrati, sot mund t\u00eb ishte i gjall\u00eb n\u00ebse do t\u2019u n\u00ebnshtrohej k\u00ebrkesave t\u00eb grupeve m\u00eb t\u00eb fuqishme kriminale n\u00eb Pej\u00eb. Ai u kishte mbijetuar kat\u00ebr atentateve. N\u00eb t\u00eb pestin kishte vdekur, pak dit\u00eb pasi gjasht\u00eb burra, t\u00eb lidhur me Policin\u00eb dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, kishin k\u00ebrkuar nga Kastrati gjysm\u00eb milioni euro. Mes k\u00ebtyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11550","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}