{"id":115707,"date":"2022-05-19T09:48:53","date_gmt":"2022-05-19T07:48:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=115707"},"modified":"2022-05-19T09:48:53","modified_gmt":"2022-05-19T07:48:53","slug":"sot-23-vjetori-i-vrasjes-se-heroit-abdullah-tahiri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sot-23-vjetori-i-vrasjes-se-heroit-abdullah-tahiri\/","title":{"rendered":"Sot 23 vjetori i vrasjes s\u00eb heroit Abdullah Tahiri"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7oft\u00eb si luft\u00ebtar,qofte si njeri q\u00eb pati guximin ta shpreh mendimin e tij ne \u00e7do koh\u00eb Abdullah Tahiri aktivitetin patriotik e filloi me nj\u00eb kredo politike,ku n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast nuk u l\u00ebkund deri ne qastet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Muajt vardisen nj\u00ebri pas tjetrit, Kosova e mbushur me ngjarje t\u00eb shumta t\u00eb dhimbshme aq edhe shpres\u00eb dh\u00ebn\u00ebse,d\u00ebshira, sakrifica ku secila ka nj\u00eb histori ne vete ku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kaptin\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duke u shtresuar n\u00eb amfiteatrin e madh q\u00eb quhet Kosove.<br \/>\nMuajt ishin t\u00eb acart\u00eb dhe acari shpeshher\u00eb ishte i rr\u00ebmbyesh\u00ebm, duke marr\u00eb me vete figura q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn ishin n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur. Njer\u00ebzit krijojn\u00eb historin\u00eb, ndryshojn\u00eb koh\u00ebn dhe i japin shtytje proceseve mbase t\u00eb domosdoshme p\u00ebr momentet e caktuara,ku vlerat dhe rrethanat e tyre sublimohen mbi baz\u00ebn e idealeve komb\u00ebtare dhe \u00e7lirimtare. Universi i figurave komb\u00ebtare ka t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb shumta q\u00eb dallojn\u00eb nga njer\u00ebzit e r\u00ebndomte. Secili prej figurave t\u00eb m\u00ebdha ka nj\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr kombin dhe ato ve\u00e7anti kur mblidhen krijojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb, ku ajo t\u00ebr\u00ebsi ng\u00ebrthehet e sintetizuar n\u00eb idealet komb\u00ebtare.<br \/>\nI rritur n\u00eb frym\u00ebn e gjyshit<br \/>\nAbdullah Tahiri u lind ne Malishev\u00eb te Gjilanit me 02.09.1956. Familja Tahiri ka nj\u00eb histori t\u00eb ndershme patriotike. Gjyshi i tij Hajdari Tahiri ishte luft\u00ebtar i spikatur gjat\u00eb LN\u00c7, mik dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i Mulla Idriz Gjilanit. N\u00eb mosh\u00ebn 42 vje\u00e7are p\u00ebrkat\u00ebsisht ne vitin 1945 pushkatohet pa gjyq.<br \/>\nAbdullahu ishte rritur n\u00eb frym\u00ebn e gjyshit dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vuajtjet, trim\u00ebrit\u00eb guximin e gjyshit dhe t\u00eb tjer\u00ebve i kishte m\u00ebsuar nga i ati Mulla Efendi Ramadan Tahiri. F\u00ebmij\u00ebria e tij ishte pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb dhimbshme t\u00eb popullit shqiptar. Trasimin e rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pakompromis\u00eb ndaj politik\u00ebs shtyp\u00ebse e kishte ndihmuar familja e tij e ngusht\u00eb.<br \/>\nIshte f\u00ebmija i kat\u00ebrt prej gjasht\u00eb sa ishin. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb fshat kurse t\u00eb mesmen e vazhdoi ne Gjilan ku n\u00eb vitin 1975 largohet p\u00ebr \u201cveprimtari armiq\u00ebsore\u201d kund\u00ebr shtetit. Detyrohet q\u00eb shkollimin e mes\u00ebm ta vazhdoj\u00eb n\u00eb Bujanoc. Studimet i filloi ne Prishtine, ne vitin 1977 ne drejtimin e Agronomis\u00eb. N\u00eb vitin 1981 apsolvon mir\u00ebpo largohet si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm ideopolitikisht pa t\u00eb drejte studimi t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm.<br \/>\nP\u00ebrmbysja e tabakut fillim i p\u00ebrmbysjeve t\u00eb m\u00ebdha<br \/>\nViti 1981 ishte vit kur Kosova po merrte kahe krejt tjera duke u nisur drejt nj\u00eb perspektive q\u00eb pashmangsh\u00ebm lidhej me ngjarjet e m\u00ebhershme. Fillimisht me 11 mars mensa e student\u00ebve ishte e mbushur plot e p\u00ebrplot ku ne k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e student\u00ebve q\u00eb preokupim kryesor kishin atdheun i dhan\u00eb form\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb revolt\u00ebs mbase e para e pas vitit 1968. N\u00eb histori thuhet se atentati mbi Franc Ferdinandin trash\u00ebgimtarin e fronit austrohungarez e nxiti Luft\u00ebn e par\u00eb Bot\u00ebrore. Dhe pik\u00ebrisht me 11 mars 1981 tabaku i ushqimit u p\u00ebrmbys nga djaloshi q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e kishte pritur k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb u shtuan z\u00ebrat,zhurma s\u2019kishte t\u00eb ndalur. P\u00ebrmbysja e tabakut mori dhen\u00eb dhe bekimin. U b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, protesta filloi. Nj\u00eb shkas i vog\u00ebl i dha form\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb rrug\u00eb k\u00ebrkesave dhe p\u00ebr ti treguar Evrop\u00ebs se Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejtat si gjith\u00eb bota e qytet\u00ebruar. 11 marsi i vitit 1981 sh\u00ebrbeu p\u00ebr tu zgjeruar edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tu organizuar edhe m\u00eb shum\u00eb,ku pjes\u00eb e k\u00ebtij organizimi ishte Abdullahu.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb vlim Hydajet Hyseni me grupin e tij kishte b\u00ebr\u00eb projektin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizimi ilegal dhe p\u00ebrgatitjes p\u00ebr nj\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs e p\u00ebrmasave t\u00eb gj\u00ebra qytetare . 26 marsi filloi me nj\u00eb mbarshtrim t\u00eb k\u00ebrkesave dhe kursit q\u00eb do t\u00eb ndiqej tutje. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs tani kishin rastin t\u2019i shihnin bijt\u00eb e tyre,student\u00ebt,brezin i cili do t\u00eb jet\u00eb fanar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt\u00eb realizimit t\u00eb aspiratave t\u00eb m\u00ebm\u00ebdhetar\u00ebve t\u00eb m\u00eb hershem . Demonstratat n\u00eb Prishtin\u00eb i organizuan s\u00eb bashku me Gani Kocin,Bajram Kosumin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nMe1-2 Prill 1981 filluan demonstratat. Ishin tejet t\u00eb organizuar,aty flet nj\u00ebri prej ideolog\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs ilegale n\u00eb Kosov\u00eb Hydajet Hyseni. K\u00ebto demonstrata u shtyp\u00ebn mizorisht duke vrar\u00eb Asllan Pireven, Naser Hajrizin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nU k\u00ebrkua hapur Kosova Republik\u00eb, nd\u00ebrsa Abdullahu ishte njeriu m\u00eb praktik,m\u00eb i z\u00ebshmi ku arriti tu jepte kahe demonstratave.<br \/>\nNdikimi i tij, p\u00ebrpjekja dhe preferenca gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ishin nj\u00eb faz\u00eb e legjitimitetit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs \u2019\u2019Kosova Republik\u00eb\u2019\u2019.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb fillojn\u00eb arrestimet, torturat, ndjekjet ku abdullahu i bashk\u00ebngjitet kaluarit t\u00eb burgosjeve t\u00eb shumta q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Pas n\u00ebnt\u00eb muajsh lirohet n\u00eb saje t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb dinjitetsh\u00ebm gjate hetimeve. Pas lirimit nga burgu Abdullahu nuk e ndali aktivitetin e tij komb\u00ebtar. U mundua n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb shtrij\u00eb ndikimin e tij atdhetar dhe t\u2019i sugjeroj\u00eb popullat\u00ebs p\u00ebr nevoj\u00ebn e organizimit sa me te mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejtat elementare e q\u00eb ishin universale n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar .<br \/>\nPo t\u00eb shikohet portreti i tij ai e kishte mundur vdekjen. Ai sintetizoi aq mir\u00eb teorin\u00eb me praktik\u00ebn, sa ishte i admiruesh\u00ebm q\u00ebndrimi vertikal i tij n\u00eb t\u00ebr\u00eb katrahur\u00ebn a pas vitit 1981.<br \/>\nKoncepti i tij u karakterizua mbi dy parime qe vazhdoi deri ne fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij si: angazhimi p\u00ebr t\u00eb masivizuar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebrkesat e arsyeshme t\u00eb student\u00ebve t\u00eb vitit 1981 dhe p\u00ebrgatitja dhe mobilizimi i t\u00eb gjitha shtresave dhe sidomos asaj pjese t\u00eb p\u00ebrgjumur t\u00eb popullit p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr pushtetit shtyp\u00ebs serb. Personaliteti i tij i referohet nj\u00eb arti tipik luftarak,q\u00eb historis\u00eb shqiptare i jep nj\u00eb legjend\u00eb t\u00eb sakrific\u00ebs t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb n\u00eb dukje si n\u00eb baladat e heronjve q\u00eb qajn\u00eb \u00e7do p\u00ebrballje n\u00eb realizimin e objektivave qytetare. Vler\u00ebsimet e pas vitit 1981 ishin mbase t\u00eb qarta,dhe mbi k\u00ebto ide politike e komb\u00ebtare Abdullahu nuk njihte t\u00eb tjera. Abdullahu kishte karakter t\u00eb fort\u00eb dhe nga ky v\u00ebshtrim edhe sh\u00ebrbimet sekrete serbe shihnin rrezikun prej tij. Shqet\u00ebsimi i Abdullahut nganj\u00ebher\u00eb ne p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk rridhte vet\u00ebm nga shtypja e eg\u00ebr, burgosjet por nga shum\u00eb qarqe t\u00eb caktuara q\u00eb pashmangsh\u00ebm pengonin frym\u00ebn liridash\u00ebse. P\u00ebrcaktimi i militantit t\u00eb Karadakut mb\u00ebshtet\u00ebt mbi parimet e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs pa t\u00eb cil\u00ebn theksonte \u2019\u2019Asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb qet\u00ebsi as n\u00eb Kosove e l\u00ebre m\u00eb n\u00eb Ballkan\u2019\u2019.<br \/>\nDy binar\u00ebt mbi t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebvizte koncepti i atdhedashuris\u00eb se Abdullahut ishin:lufta dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga veprimtaria e tij politike e komb\u00ebtare shihet se shovinizmi jo vet\u00ebm q\u00eb shikonte t\u00eb shkat\u00ebrronte qenien shqiptare,por do te ishte element destabilizues p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Ballkanin dhe perspektiven evropiane. Sipas vler\u00ebsimit dhe analizave te Abdullah Tahirit q\u00eb i b\u00ebnte konstelacionit midis forcave q\u00eb i japin p\u00ebrkrahje shtetit jugosllav,ai shikonte aleatin m\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb sigurt Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Militanti i viteve 1981 e k\u00ebtej zhvillimin e ngjarjeve n\u00eb Kosov\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e shihte t\u00eb ndar\u00eb nga relacionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare,por gjithher\u00eb kishte parasysh faktorin num\u00ebr nj\u00eb \u2013 shqiptar\u00ebt .<\/p>\n<p>Kosova sapo kishte filluar t\u00eb duket n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por ende s\u2019kishte arritur t\u00eb ket\u00eb opinionin e saj,andaj Abdullahu mendonte se vet\u00ebm t\u00eb bashkuar dhe me p\u00ebrpjekje titanike mund t\u00eb kalonin p\u00ebrmasat e ngushta komb\u00ebtare k\u00ebrkesat e ligjshme p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pavarur.<br \/>\nVertikalisht deri n\u00eb vdekje<br \/>\nVitet 1981-1990 jan\u00eb vite q\u00eb L\u00ebvizja \u00c7lirimtare n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpjekjet e mundshme p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur popullin p\u00ebr nj\u00eb lufte \u00e7lirimtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion,relaksimi i forcave komb\u00ebtare shprehet mbi idealin e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve. Nga kjo priz\u00ebm Abdullahu vazhdoi aktivitetin pa u zmbrapsur asnj\u00ebher\u00eb. Ne vitin 1989 kur Serbia po p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u00eb pezulluar Autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs militanti ngriti z\u00ebrin lart p\u00ebr k\u00ebto ndryshime q\u00eb n\u00eb esence sakatonin qenien shqiptare. <\/p>\n<p>Ai shprehu hapur mendimin e tij politik duke k\u00ebrkuar nga popullata e n\u00eb ve\u00e7anti nga student\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb i cili edhe ashtu kishte ngulfatur jet\u00ebn dhe zhvillimin e Kosov\u00ebs<br \/>\n\u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu theksuar se Abdullah Tahiri k\u00ebrkesat p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb nuk i parashtronte n\u00eb form\u00eb lutjeje p\u00ebrul\u00ebse dhe nuk i shikonte nga k\u00ebndi i interesave vet\u00ebm t\u00eb shqip\u00ebtarve, por edhe nga prizmi i interesit mbar\u00ebballkanik e evropian. Ai e shihte zgjidhje shtetin e Kosov\u00ebs p\u00ebr stabilitetin e rajonit edhe si mbrojtje t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb lashte Ilir e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe ballkanik.<\/p>\n<p>Vitet e pas te n\u00ebnt\u00ebdhjetave ishin vite kur shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs ballafaqoheshin me realitete t\u00eb reja. Vler\u00ebsimet e militantin se Serbia nuk njeh gjuh\u00ebn e dialogut mbase i d\u00ebshmoi koha si t\u00eb arsyeshme. Ai nuk shikoi se \u00e7far\u00eb thoshte politika ditore se vet\u00eb natyra e tij i kalonte suazat e mendimit momental. Prej vitit 1992 filloi t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb aspekt krejt tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn vler\u00ebsohej n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. N\u00eb ecjen e tij nuk kishte luhatje,huti e hezitime. Aktiviteti i tij pas viteve 90-ta deri 98 u motivua n\u00eb dy segmente:veprimtari politike dhe ushtarake.<\/p>\n<p>Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs nga \u00ebndrra n\u00eb realitet<br \/>\nP\u00ebr militantin e Zon\u00ebs s\u00eb Karadakut gjithher\u00eb vlente th\u00ebnia e Sami Frash\u00ebrit \u2019\u2019Kush nuk derdh nj\u00eb pike gjak p\u00ebr tok\u00ebn e vet,kush nuk jep asnj\u00eb qindark\u00eb s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb varroset n\u00eb t\u00eb\u2019\u2019.<br \/>\nN\u00eb mars t\u00eb vitit 1998, Abdullahu gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri takohet me Bekim Berishen (Abej\u00ebn) dhe Ilir Konushevcin ku biseduan p\u00ebr organizimin e luft\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Karadakut.<\/p>\n<p>Abdullah Tahiri ishte njeriu i par\u00eb i cili u takua zyrtarisht me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Drenic\u00eb me Jakup Krasniqin dhe Shaban Shal\u00ebn. Takimi u realizua me 9 qershor 1998. U bisedua gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr organizimin e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Zon\u00ebn e Karadakut.<\/p>\n<p>Nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs u caktua p\u00ebr organizimin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare p\u00ebrkat\u00ebsisht Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Drenic\u00eb u takua me luft\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj an\u00eb lirisht mund t\u00eb themi t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para Fatmir Mehmetin dhe vajz\u00ebn e tij Shqipe Mehmetin. Abdullahu pas q\u00ebndrimit n\u00eb Drenic\u00eb kthehej m\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb caktuar. Duhej t\u00eb organizonte zon\u00ebn e Karadakut. Idealet e Kadriut, Rexhepit, Nuhiut, Zijahit po b\u00ebheshin realitet,ngase t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn punoi p\u00ebr t\u2019i realizuar objektivat e tyre.<\/p>\n<p>Bazat e para t\u00eb nj\u00eb organizimi ushtarak Abdullahu i vuri s\u00eb bashku me Ahmet Demirin e disa te tjer\u00eb. Abdullahu kishte p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfer\u00eb dhe tash vet\u00ebm po harmonizonte veprimet dhe po nd\u00ebrlidhte me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushtarak n\u00eb Kosove. Abdullahu rr\u00ebfente \u2019\u2019Ishte g\u00ebzim i madh t\u00eb shihje luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb,ata q\u00eb po ia kthenin dinjitetin e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur Kosov\u00ebs\u2019\u2019.<br \/>\nDhe p\u00ebr habi n\u00eb Drenic\u00eb digjej toka flak\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs sillej lirsh\u00ebm thuajse asgj\u00eb s\u2019po ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kontaktet me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm i kishte t\u00eb rregullta dhe gjat\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb Drenic\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e betimit t\u00eb Brigadave t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosove. Sa her\u00eb ishte n\u00eb Drenic\u00eb ai iu bashk\u00ebngjitej luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb kund\u00ebr hordhive serbe si me Shaban Shal\u00ebn, Fehmi Lladrovcin, Bedri Shal\u00ebn e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ishte i pranish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn e ashp\u00ebr t\u00eb Llapushnikut. Se sa b\u00ebnte dhe sa angazhohej flasin edhe k\u00ebto ngjarje q\u00eb i cek\u00ebm m\u00eb lart\u00eb. Nuk kurseu asgj\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb tok me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nAbdullahu kishte d\u00ebrguar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr tu st\u00ebrvitur p\u00ebr luft\u00eb Bashkim Hamdiun, Skender Azemin, Shemsedin Halilin,Nagip Sejdiun e disa t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kujtojm\u00eb Kuvendin e Lezh\u00ebs,t\u00eb 2 marsit t\u00eb vitit 1444, kur Gjergji i bashkoi principatat, le t\u00eb kujtojm\u00eb Kuvendin e Prizrenit t\u00eb 10 qershorit t\u00eb vitit 1878, kur Avdyli dhe Ymeri krijuan nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen e territoreve shqiptare,le t\u00eb kujtojm\u00eb Kuvendin e Pej\u00ebs,t\u00eb 23 janarit 1899, kur Haxhi Zeka i bashkoi burrat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur cop\u00ebtimin e tokave shqiptare,le t\u00eb kujtojm\u00eb Konferenc\u00ebn e Bujanit,t\u00eb mbajtur me 31 dhjetor 1943 dhe 1 dhe 2 janar 1944 at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb shohim rezultatet dhe pun\u00ebn e Abdullah Tahirit,kur si Promethe u ngrit n\u00eb Kuvendin e Bashkimit t\u00eb Subjekteve Politike t\u00eb Gjilanit dhe tha: \u2019\u2019E nderuara kryesi e pun\u00ebs,t\u00eb nderuar mysafir\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb. E p\u00ebrsh\u00ebndes k\u00ebt\u00eb bashkim t\u00eb subjekteve politike t\u00eb Gjilanit m\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr arsye se k\u00ebtu v\u00ebrtet v\u00ebrehet nj\u00eb hezitim i t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E ky bashkim quhet me nj\u00eb em\u00ebr: Bashkim i popullit rreth Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj,ky bashkim na g\u00ebzon t\u00eb gjith\u00ebve,por m\u00eb s\u00eb shumti i g\u00ebzon ata t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb istikamet e p\u00ebrqendrimit,q\u00eb deri n\u00eb vdekje t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb fund kisha d\u00ebshiruar q\u00eb kuvendi i ardhsh\u00ebm t\u00eb mbahet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb,e, ai do t\u00eb duhet t\u00eb ishte kuvendi i bashkimit rreth Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nRroft\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs!\u2019\u2019<br \/>\nK\u00ebto fjal\u00eb ishin porosi t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve,i atyre q\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb pap\u00ebrkulur n\u00eb frontet e luft\u00ebs i gjeneratave t\u00eb shumta i luft\u00ebrave shekullore , th\u00ebn\u00eb m\u00ebe nj\u00eb fjal\u00eb ishin testament p\u00ebr shtetsin\u00eb e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri dhe krejt hapur e shfaqi Abdullahu duke k\u00ebrkuar q\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri t\u2019i bashkoheshim t\u00eb gjith\u00eb, pa dallime p\u00ebrkat\u00ebsie partiake. <\/p>\n<p>Ky mesazh t\u00eb kujton njer\u00ebzit e epopeve t\u00eb lavdishme t\u00eb historis\u00eb shqiptare,atyre q\u00eb n\u00eb momentet e caktuara u ngrit\u00ebn me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn morale e patriotike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe luftuar kund\u00ebr shtypjes dhe gjenocidit q\u00eb ushtrohej kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<br \/>\nArriti q\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb e ngris n\u00eb sistem t\u00eb organizuar luft\u00ebn e Zon\u00ebs s\u00eb Karadakut. Ky aktivitet ushtarak shum\u00eb shpejt u ra n\u00eb sy forcave t\u00eb sigurimit serb.<\/p>\n<p>Militanti i Karadakut qe mbijetoi torturat \u00e7njer\u00ebzore<br \/>\nIshte periudh\u00eb kur sigurimi shtet\u00ebror kishte nuhatur p\u00ebr organizimin e U\u00c7K-s\u00eb,dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb kishte l\u00ebshuar fletarrestim p\u00ebr Abdullahun. N\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb Drenic\u00eb me 15 gusht t\u00eb vitit 1998 burgoset duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh vullnetar\u00ebsh t\u00eb organizuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. La njer\u00ebzit q\u00eb e vazhduan pastaj idealin e tij. Ishin burgosur edhe 7 te tjer\u00eb si Ahmet Demiri etj. Sigurimi shtet\u00ebror p\u00ebrdor torturat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore ndaj tij vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar organizimin n\u00eb Zon\u00ebn e Karadakut. Megjith torturat, Abdullahu i q\u00ebndroi konsekuent parimit t\u00eb sakrific\u00ebs sepse ishte i bindur se caku i nisur nuk do te ndalej dhe djelmoshat e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb arrijn\u00eb ne cak. Pas disa muajve hetime doli ne gjyq s\u00eb bashku me Ahmet Demirin, Ibrahim Uruqin (i fundit \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Marec n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr mes forcave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe).<\/p>\n<p>Iu shqiptua d\u00ebnimi 4 vjet burg .Pra,ishte nj\u00eb gjyq q\u00eb me \u00e7do kusht donte ta vriste fjal\u00ebn e lire,sakrific\u00ebn idealin p\u00ebr liri. Nuk ia arrit\u00ebn,edhe pse e penguan n\u00eb mas\u00eb t\u00eb duhur organizimin ilegal t\u00eb U\u00c7K-se. D\u00ebnimet ishin t\u00eb larta. Gjat\u00eb gjykimit gjasht\u00eb vet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u liruan,kurse Abdullahu s\u00eb bashku me Ahmet Demirin mbet\u00ebn prapa grilave t\u00eb burgut t\u00eb Gjilanit. Kur kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr d\u00ebnimin e Abdullahut nj\u00ebri prej luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb devotsh\u00ebm dhe tash d\u00ebshmor i Kosov\u00ebs, Fehmi Lladrovci kishte theksuar \u2019\u2019Un\u00eb nuk do t\u00eb jem i qet\u00eb derisa t\u00eb arrij ta liroje Abdullahun prej burgu\u2019\u2019. Kjo flet v\u00ebrtet se Abdullahu i duhej luft\u00ebs dhe organizimit luftarak. Burgun e filloi n\u00eb Gjilan duke p\u00ebrjetuar shfrenimin e sigurimit serb. Kur filluan bombardimet nga NATO n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb e po ashtu edhe Abdullahun me 30 prill 1999 e transferojn\u00eb n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Dubraves. Aty paramilitar\u00ebt serb provuan t\u00eb gjitha format e torturave \u00e7njer\u00ebzore duke b\u00ebr\u00eb eksperimente me t\u00eb burgosurit shqiptare. I ngjante kampeve te p\u00ebrqendrimit t\u00eb Dahaut, Mat\u2019hauzenit, Buhenvaldit, Aushvicit, ku ekzekutoheshin,torturoheshin n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb lidhur me pranga. Kjo q\u00eb ndodhte ne burgun e Dubrav\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs pashmangsh\u00ebm ilustron faktin e koh\u00ebs s\u00eb Kryq\u00ebzatave. <\/p>\n<p>Te burgosur, t\u00eb pafuqish\u00ebm tu dal\u00eb dikush n\u00eb ndihm\u00eb mbesin n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e xhelat\u00ebve t\u00eb Beogradit. Abdullahu edhe n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste nuk p\u00ebrulet edhe pse k\u00ebto ishin \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ishte v\u00ebrtet n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kur Kosov\u00ebs i duhej m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, por kthetrat shovene e mbanin t\u00eb lidhur dhe ashtu q\u00ebndronte vertikalisht si\u00e7 ishte gjithher\u00eb. Ai u vra mizorisht nga forcat serbe me 19 maj 1999 duke l\u00ebn\u00eb pas vete nj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut n\u00eb amfiteatrin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb quajtur Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Abdullah Tahiri sinonim i historis\u00eb s\u00eb lavdishme t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Abdullahu pati nj\u00eb jet\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr,por e t\u00ebra ishte e ngjeshur,ku g\u00ebrshetoheshin vlerat e luft\u00ebs \u00e7lirimtare dhe synimet e brezave. Vlen t\u00eb theksohen fjal\u00ebt e nj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtari t\u00eb Abdullahit, i cili thot\u00eb \u2019\u2019Ushtar\u00eb m\u00eb t\u00eb entuziazmuar dhe m\u00eb t\u00eb lumtur me uniform\u00ebn e U\u00c7K-se se Abdullah Tahiri, nuk kam hasur n\u00eb fush\u00ebbetejat e luft\u00ebs\u2019\u2019.Bajram Curri theksonte pas vrasjes se Avni Rrustemit \u2019\u2019Po t\u00eb kishte shp\u00ebtuar gjall\u00eb, pra Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019ia falte jet\u00ebn,se p\u00ebr Shqip\u00ebri kishte le Avnia\u2019\u2019.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb segment Abdullah Tahiri po t\u00eb shp\u00ebtonte gjall\u00eb,ai Kosov\u00ebs do t\u2019ia falte jet\u00ebn se p\u00ebr t\u00eb kishte lindur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7oft\u00eb si luft\u00ebtar,qofte si njeri q\u00eb pati guximin ta shpreh mendimin e tij ne \u00e7do koh\u00eb Abdullah Tahiri aktivitetin patriotik e filloi me nj\u00eb kredo politike,ku n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast nuk u l\u00ebkund deri ne qastet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Muajt vardisen nj\u00ebri pas tjetrit, Kosova e mbushur me ngjarje t\u00eb shumta t\u00eb dhimbshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":115708,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-115707","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115707\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}