{"id":115937,"date":"2022-05-21T17:42:26","date_gmt":"2022-05-21T15:42:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=115937"},"modified":"2022-05-21T17:42:26","modified_gmt":"2022-05-21T15:42:26","slug":"cmimet-ne-qiell-700-euro-i-duhet-nje-familje-kosovare-per-ti-mbuluar-shpenzimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cmimet-ne-qiell-700-euro-i-duhet-nje-familje-kosovare-per-ti-mbuluar-shpenzimet\/","title":{"rendered":"\u00c7mimet n\u00eb \u2018qiell\u2019: 700 euro i duhet nj\u00eb familje kosovare p\u00ebr t\u2019i mbuluar shpenzimet"},"content":{"rendered":"<p>Shpenzimet mujore t\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur vet\u00ebm nevojat elementare sillen nga 500 deri n\u00eb 700 euro.<\/p>\n<p>Kjo sipas ekspert\u00ebve kjo shif\u00ebr ndryshon dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ngase dallimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb jetuarit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nga varf\u00ebria ekstreme e deri te jeta luksoze.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ka ndikuar edhe ngritja e \u00e7mimeve p\u00ebr artikujt ushqimor bazik, vler\u00ebsojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thot\u00eb se kostoja mesatare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e nj\u00eb familjeje duke pasur parasysh edhe \u00e7mimet e ngritura nuk e mbulojn\u00eb as 500 euroshin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebn 300 euro, nj\u00eb familje 5 an\u00ebtar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nuk di a mundet me qit. Po flas p\u00ebr ato nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Po me marr nj\u00eb standard normal 500 euro nuk e mbulojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa njoh\u00ebsi i rrethanave ekonomike Erton Bega, thekson se p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat mesatare t\u00eb nj\u00eb familje kosovare, kosto duhet t\u00eb jet\u00eb afro 700 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cASK, ka vite q\u00eb nuk publikon raportin e anket\u00ebs mbi buxhetin e ekonomive familjare. Raporti i fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar \u00ebsht\u00eb i vitit 2017 apo 2018. Sipas k\u00ebtij raporti nj\u00eb familje mesatare n\u00eb Kosov\u00eb shpenzon n\u00eb koston e jetes\u00ebs mesatare, diku mbi 600 euro n\u00eb muaj. Sigurisht q\u00eb n\u00ebse sot llogaritet inflacioni, i cili ka ngritur t\u00eb gjitha \u00e7mimet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto m\u00eb e lart\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr 700 euro n\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ekonomia jon\u00eb varet nga diaspora e se zakonisht kur ata jan\u00eb prezent Kosova mund t\u00eb konsiderohet jet\u00eb luksoze pasi konsumi i produkteve t\u00eb shtrenjta rritet.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk \u00ebsht\u00eb vend i lir\u00eb. Kostoja e jetes\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb se sa n\u00eb vendet e rajonit, kjo qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb politikave fiskale n\u00eb aspektin e tatimit n\u00eb vler\u00ebn e shtuar, qoft\u00eb p\u00ebrmes dallimit q\u00eb eksiton n\u00eb shtresat shoq\u00ebrore. Ne jemi nj\u00eb ekonomi q\u00eb varemi shum\u00eb nga diaspora dhe remitancat. Zakonisht n\u00eb periudh\u00ebn e ver\u00ebs kur ata jan\u00eb prezent, jeta n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb konsiderohet luksoze sepse konsumi rritet i produkteve m\u00eb t\u00eb shtrenjta\u201d.<\/p>\n<p>Por sipas Beg\u00ebs dallimi nd\u00ebrmjet shtres\u00ebs s\u00eb pasur dhe asaj t\u00eb varf\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>\u201cProblemi m\u00eb i madh i ekonomis\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne shtres\u00ebn e mesme e kemi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl thuajse inekszistente. Diskrepanca q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet shtres\u00ebs me t\u00eb hyra t\u00eb ul\u00ebta dhe asaj me t\u00eb hyra t\u00eb larta \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb sepse diferencat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrballimi me problemet \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Edhe ish-ministri Shatri thot\u00eb se ka dallim mjaft t\u00eb madh t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb pasur dhe asaj t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb vend, duke b\u00ebr\u00eb krahasime me pushimet luksoze n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>\u201cPo po thellohet dallimi, po shihet. Do t\u00eb thot\u00eb e sheh n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb e b\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn normale, n\u00eb rrug\u00eb, dikush ka vetura luksoze dikush s\u2019ka hi\u00e7. Dikush shkon \u00e7do jav\u00eb n\u00eb pushim javor t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb Shqip\u00ebri ose disa q\u00eb munden me shkuar edhe n\u00eb Dubai\u201d.<\/p>\n<p>Shatri thekson se n\u00eb Kosov\u00eb ka varf\u00ebri ekstreme si dhe \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pazhvilluar n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, shum\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pa zhvilluar n\u00eb Evrop\u00eb. Nuk e di me Moldavin\u00eb po e krahasojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb po flas me k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn e Ballkanit sidomos \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pazhvilluar edhe m\u00eb i varf\u00ebr. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb absurde qysh mundet nj\u00eb vend me kaq shum\u00eb pasuri natyrore, me kaq shum\u00eb varf\u00ebri prezent\u00eb. Q\u00eb i bie q\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi e menaxhimit me pasurin\u00eb e vendit\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pag\u00ebs minimale t\u00eb propozuar, Shatri konsideron e nuk i plot\u00ebson nevojat e nj\u00eb familjeje dhe se ky propozim i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cloj\u00eb e mashtrim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo ekzistuesja hi\u00e7 se hi\u00e7. Edhe kjo e propozuara jo nuk i plot\u00ebson. Edhe kjo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi ende, nuk \u00ebsht\u00eb aprovuar duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb loje k\u00ebtu. Propozohet, opozita k\u00ebrkon t\u00eb ngitet ajo, pozita e ka propozuar vet\u00eb e vet\u00eb nuk i b\u00ebn\u00eb numrat me votuar. I ka mbi 50% t\u00eb votave n\u00eb Kuvend edhe si b\u00ebhen deputet\u00ebt e vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb, duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Bega thot\u00eb se paga minimale nuk e zgjidh komplet problemin social p\u00ebr shkak se do t\u00eb preken shtresat t\u00eb cilat paguhen m\u00eb s\u00eb paku.<\/p>\n<p>\u201cPaga minimale \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar t\u00eb ndryshohet dhe t\u00eb rritet sepse p\u00ebr 14 vite nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar asnj\u00ebher\u00eb. Mir\u00ebpo kjo nuk zgjidh komplet problemin social t\u00eb cilin e ka Kosova sepse me pag\u00eb minimale do t\u00eb preken shtresat t\u00eb cilat paguhet m\u00eb s\u00eb paku\u201d.<\/p>\n<p>Ai thekson se papun\u00ebsia ndikon n\u00eb rritjen e nivelit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb sidomos n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb varf\u00ebria mbetet nj\u00eb problem jasht\u00ebzakonisht i madh. Familjet t\u00eb cilat jetojn\u00eb n\u00eb skema sociale marrin t\u00eb hyra jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vogla nga buxheti i Kosov\u00ebs prandaj, papun\u00ebsia e lart\u00eb ndikon rritjen e varf\u00ebris\u00eb dhe shum\u00eb familje sidomos n\u00eb zona rurale vazhdojn\u00eb t\u00eb ballafaqohen me sida t\u00eb jetes\u00ebs pasi q\u00eb t\u00eb hyrat t\u00eb cilat i\u2019a ofron shtet n\u00eb baza mujore jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar koston minimale t\u00eb jetes\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpenzimet mujore t\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur vet\u00ebm nevojat elementare sillen nga 500 deri n\u00eb 700 euro. Kjo sipas ekspert\u00ebve kjo shif\u00ebr ndryshon dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ngase dallimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb jetuarit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nga varf\u00ebria ekstreme e deri te jeta luksoze. N\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":115938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-115937","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115937"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115937\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}