{"id":116070,"date":"2022-05-23T11:51:57","date_gmt":"2022-05-23T09:51:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=116070"},"modified":"2022-05-23T11:51:57","modified_gmt":"2022-05-23T09:51:57","slug":"keshilla-nga-avokati-si-te-marresh-vize-per-bashkimin-familjar-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keshilla-nga-avokati-si-te-marresh-vize-per-bashkimin-familjar-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilla nga avokati: Si t\u00eb marr\u00ebsh viz\u00eb p\u00ebr bashkimin familjar n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Yosif Altundag trajton shum\u00eb raste nga Ballkani Per\u00ebndimor q\u00eb kan\u00eb probleme n\u00eb Gjermani me bashkimin familjar.<\/p>\n<p>P\u00ebr DW ai shpjegon, se \u00e7far\u00eb gabimesh duhen m\u00ebnjanuar nga aplikuesit.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Vitet e fundit kan\u00eb ardhur shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb punuar e jetuar n\u00eb Gjermani. Shum\u00eb prej tyre natyrisht q\u00eb duan t\u00eb bashkohen edhe me familjet q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb atdhe. Si e rregullon ligjv\u00ebn\u00ebsi gjerman k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Yosif Altundag: Bashkimi familjar p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Gjermani, sidomos ata nga Ballkani Per\u00ebndimor, Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj, rregullohet p\u00ebrmes ligjit t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Gjermani. N\u00ebse nj\u00eb an\u00ebtar i familjes jeton n\u00eb Gjermani, at\u00ebher\u00eb ka rregullore, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave orientohet bashkimi familjar. M\u00eb s\u00eb shpeshti, k\u00ebshtu e kemi pasur p\u00ebrvoj\u00ebn, jan\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt, apo baballar\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve, ata q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Gjermani, ju e dini, Gjermania n\u00eb vitet e fundit ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. Prandaj u vendos edhe Rregullorja e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb e rregullon ligj\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur mund t\u2019i sjellin familjar\u00ebt k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Gjermani n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rregullave?<\/p>\n<p>Kjo varet natyrisht nga lloji i lejes s\u00eb q\u00ebndrimit q\u00eb ata kan\u00eb, por si rregull ata mund t\u2019i sjellin f\u00ebmj\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes pas dy vjet\u00ebsh n\u00eb Gjermani. Por ka edhe p\u00ebrjashtime, gjithmon\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb llojit t\u00eb lejes s\u00eb q\u00ebndrimit. Problemi q\u00eb kemi pasur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, tani gjendja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb, se njer\u00ebzit kan\u00eb shkuar n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb aplikimin p\u00ebr viz\u00eb aty, ambasada ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb regjistrim, dhe pastaj nuk ndodhte asgj\u00eb, pyetjet nuk merrnin p\u00ebrgjigje. E pjes\u00ebrisht njer\u00ebzit kan\u00eb pritur at\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 18 muaj p\u00ebr nj\u00eb orar p\u00ebr viz\u00eb. Natyrisht nj\u00eb situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. K\u00ebtu ishin bashk\u00ebshort\u00ebt, bashk\u00ebshort\u00ebt n\u00eb rajon, k\u00ebrkesa ishte shtruar, \u2026kishte raste me gra shtatz\u00ebna q\u00eb ishin vet\u00ebm e pjes\u00ebrisht me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. Kjo ishte e padurueshme. K\u00ebtu n\u00eb Gjermani filluam t\u00eb merremi me k\u00ebt\u00eb, ambasadat pjes\u00ebrisht edhe nuk reaguan. Ne p\u00ebrpoqeshim t\u00eb organizonim prej k\u00ebtej nj\u00eb orar, dhe ia kemi dal\u00eb q\u00eb t\u00eb jepej m\u00eb shpejt orari. Pra nevojitej v\u00ebrtet ndihma e avokatit p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb orar. Disa nuk mund t\u00eb prisnin, p\u00ebr ta kjo faz\u00eb ishte shum\u00eb e gjat\u00eb. Shum\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viz\u00eb n\u00eb Gjermani, prandaj ata erdh\u00ebn k\u00ebtu dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn pastaj ta shtrojn\u00eb k\u00ebtu k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb problemesh sjell me vete kjo rrug\u00eb q\u00eb zgjedhin familjar\u00ebt?<\/p>\n<p>Natyrisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb e men\u00e7ur, sepse duhet t\u00eb zhvillohet nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr viz\u00ebn q\u00eb ta k\u00ebrkon ligji, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb strikt k\u00ebtu. Ka vet\u00ebm disa raste p\u00ebrjashtuese, ku kjo procedur\u00eb nuk k\u00ebrkohet t\u00eb kryhet, dhe ky natyrisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit. Nuk do t\u2019ia k\u00ebshilloja askujt t\u00eb vij\u00eb pa viz\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, kjo penalizohet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb vize e vet\u00ebm t\u00eb shpresosh q\u00eb zyra e t\u00eb huajve do heq\u00eb dor\u00eb nga procedura p\u00ebr viz\u00eb \u00ebsht\u00eb spekulative e duhet t\u00eb kesh edhe pak fat. Ka raste q\u00eb shihen si raste v\u00ebshtir\u00ebsie t\u00eb posa\u00e7me (\u201cH\u00e4rtefall\u201d), por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb arsye q\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb kategorizohet si v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb t\u00eb lejon p\u00ebrjashtime.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb rasti mund t\u00eb kategorizohej si rast i till\u00eb?<\/p>\n<p>Psh. kur bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb dhe ka dy tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe ku nuk ka asnj\u00eb n\u00eb vendin origjin\u00eb q\u00eb mund ta ndihmoj\u00eb at\u00eb, apo kemi raste, kur s\u00ebmundjet luajn\u00eb rol. Por duhet t\u00eb jen\u00eb arsye shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb forta k\u00ebto dhe ligjv\u00ebn\u00ebsi e shikon me shum\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb. Prandaj do rekomandoja t\u00eb b\u00ebhej e plot\u00eb procedura e viz\u00ebs, sepse n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve viza jepet.<\/p>\n<p>Po, por me kushedi sa vonesa\u2026sepse dihet q\u00eb ambasadat n\u00eb Ballkan jan\u00eb tejet t\u00eb mbingarkuara\u2026<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebshtu, me procedura q\u00eb zgjasin nj\u00eb vit edhe m\u00eb shum\u00eb, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kemi ngritur si problem. Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjeje dik\u00eb atje. Na \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kushtesh n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin aplikuesit e bashkimit familjar?<\/p>\n<p>Duhet q\u00eb jetesa t\u00eb jet\u00eb e siguruar. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. E k\u00ebtu ka probleme, shpesh n\u00eb Gjermani jan\u00eb baballar\u00ebt, por ata nuk fitojn\u00eb shum\u00eb dhe duan t\u00eb marrin dy apo tre f\u00ebmij\u00eb dhe bashk\u00ebshorten, por rroga nuk mjafton. Autoritetet e shohin k\u00ebt\u00eb me shum\u00eb kujdes, se nuk duan q\u00eb ata t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb sistemin e ndihm\u00ebs sociale t\u00eb shtetit. Parat\u00eb q\u00eb jep shteti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb problem, k\u00ebto mund t\u2019i marr\u00ebsh dhe llogariten mbi rrog\u00ebn. Por edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr procedur\u00ebn e viz\u00ebs n\u00eb ambasad\u00eb ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, sepse shum\u00eb nga Ballkani Per\u00ebndimor humbasin durimin e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebtu ta marrin viz\u00ebn. Por ky \u00ebsht\u00eb gabim. Kam pasur personalisht shum\u00eb raste t\u00eb tilla nga Ballkani Per\u00ebndimor, por pranoj ato raste, ku shoh nj\u00eb shans.<\/p>\n<p>Po t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek t\u00eb ardhurat, q\u00eb ju i quani shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, mund t\u00eb na thoni nj\u00eb shembull konkret si llogaritet kjo konkretisht?<\/p>\n<p>Le t\u00eb themi nj\u00eb familje ka baban\u00eb, n\u00ebn\u00ebn si edhe dy f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 10 dhe 12 vje\u00e7. Babai fiton 1800 euro n\u00eb muaj. Qiraja kushton 600 Euro. Llogaritja q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb kjo:<\/p>\n<p>Babai 1800, \u2013<\/p>\n<p>Parat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb gjithsej 438,-<\/p>\n<p>Qiraja 600,-<\/p>\n<p>Nevoja mujore e bashk\u00ebshortit 449,-<\/p>\n<p>Nevoja mujore e bashk\u00ebshortes llogaritet 404,-<\/p>\n<p>Nevoja e f\u00ebmij\u00ebve 311,-<\/p>\n<p>E f\u00ebmij\u00ebs tjet\u00ebr 311,-<\/p>\n<p>Nga kjo n\u00eb fund mbeten 163 euro, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb jetesa \u00ebsht\u00eb e siguruar. Dhe zyra e t\u00eb huajve b\u00ebn nj\u00eb prognoz\u00eb, ku theksohet r\u00ebnd\u00ebsia dhe mund\u00ebsia e marrjes s\u00eb lejes s\u00eb pakufizuar t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat jan\u00eb nj\u00eb kriter shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, tjetra gjuha. \u00c7far\u00eb njohurish t\u00eb gjuh\u00ebs duhen an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes p\u00ebr bashkimin familjar?<\/p>\n<p>Aplikuesit duhet t\u2019i ken\u00eb edhe njohurit\u00eb e gjuh\u00ebs. K\u00ebrkohet niveli A1 p\u00ebr bashk\u00ebshorten, edhe certifikata p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00eb paraqitet. F\u00ebmij\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtetime gjuh\u00ebsore kur jan\u00eb n\u00ebn 16 vje\u00e7. Kurse tek mbi 16 vje\u00e7ar\u00ebt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike, k\u00ebrkohet t\u00eb sigurohen njohuri shum\u00eb t\u00eb mira t\u00eb gjermanishtes n\u00eb vendet origjin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb gabimesh mund t\u00eb m\u00ebnjanojn\u00eb aplikuesit?<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb se ata humbasin durimin. B\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr viz\u00eb n\u00eb ambasad\u00eb dhe vijn\u00eb n\u00eb Gjermani, thon\u00eb se k\u00ebrkes\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb, t\u00eb shoh se mos e zgjidh n\u00eb Gjermani, k\u00ebt\u00eb e kam par\u00eb tek klient\u00ebt. Nj\u00eb gabim q\u00eb shoh shpesh \u00ebsht\u00eb se ata kan\u00eb shkuar n\u00eb shkolla gjuhe jo t\u00eb certifikuara, pra q\u00eb nuk i njeh ambasada. Kjo duhet par\u00eb me kujdes. Shkollat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb certifikuara dhe q\u00eb njihen nga ambasada, ndryshe ndodh q\u00eb v\u00ebrtetimi p\u00ebr kursin gjuh\u00ebsor nuk t\u00eb njihet. Psh. institucione si Instituti Goethe apo shkollat duhet t\u00eb ken\u00eb identifikimin Telc. Shpesh m\u00eb ka ndodhur q\u00eb aplikuesit ishin n\u00eb shkolla t\u00eb gabuara, kan\u00eb paguar dhe dokumenti nuk iu \u00ebsht\u00eb njohur.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Yosif Altundag trajton shum\u00eb raste nga Ballkani Per\u00ebndimor q\u00eb kan\u00eb probleme n\u00eb Gjermani me bashkimin familjar. P\u00ebr DW ai shpjegon, se \u00e7far\u00eb gabimesh duhen m\u00ebnjanuar nga aplikuesit. Deutsche Welle: Vitet e fundit kan\u00eb ardhur shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb punuar e jetuar n\u00eb Gjermani. Shum\u00eb prej tyre natyrisht q\u00eb duan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":116071,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-116070","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116070\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}