{"id":116362,"date":"2022-05-26T13:12:41","date_gmt":"2022-05-26T11:12:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=116362"},"modified":"2022-05-26T13:12:41","modified_gmt":"2022-05-26T11:12:41","slug":"pranohen-12-viktima-pas-zgjerimit-te-aktakuzes-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pranohen-12-viktima-pas-zgjerimit-te-aktakuzes-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve\/","title":{"rendered":"Pranohen 12 viktima pas zgjerimit t\u00eb aktakuz\u00ebs ndaj Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rastin ku Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen p\u00ebr krime lufte, jan\u00eb pranuar edhe 12 viktima p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb zhvillohet ndaj tyre n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake ka konstatuar se ka prova \u2018prima facie\u2019 se viktimat 21\/06, 44\/06, 45\/06, 46\/06, 47\/06, 53\/06, 54\/06, 55\/ 06, 56\/06, 57\/06, 58\/06 dhe 59\/06, kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme si rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i krimeve t\u00eb pretenduara n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar dhe i pranon ato si viktima pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim thuhet se t\u00eb gjith\u00eb aplikant\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb krimeve q\u00eb pretendohet se jan\u00eb kryer n\u00eb lokacionet e identifikuara n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar dhe krimet e supozuara bien brenda fush\u00ebveprimit kohor t\u00eb akuzave si\u00e7 specifikohet n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar n\u00eb lidhje me secil\u00ebn prej vendndodhjeve, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb konkretisht: (a) Viktima 21\/06 \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e persekutimit, burgimit\/arrestimit dhe ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm arbitrar, akteve t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimit mizor dhe tortur\u00ebs, q\u00eb pretendohet se jan\u00eb kryer n\u00eb [REDAKTUAR]. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se viktima 21\/06 pretendon gjithashtu se \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e krimeve t\u00eb kryera t\u00eb dyshuara n\u00eb vitin 2004, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake kujton se krime t\u00eb tilla nuk bien n\u00eb sfer\u00ebn kohore t\u00eb akuzave ose n\u00eb juridiksionin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se viktimat 44\/06, 45\/06, 46\/06 dhe 47\/06 jan\u00eb viktima indirekte t\u00eb persekutimit dhe burgimit\/arrestimit dhe ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ose arbitrar, t\u00eb dyshuara t\u00eb kryera n\u00eb [REDAKTUAR] kund\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtari i procedur\u00ebs paraprake v\u00ebren se edhe viktimat 44\/06, 45\/06, 46\/06 dhe 47\/06 pohojn\u00eb se nuk dihet fati i familjarit t\u00eb tyre. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake v\u00ebren se an\u00ebtari i familjes nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e viktimave t\u00eb vrasjes ose zhdukjes me forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vrasja dhe\/ose zhdukja e pretenduar e an\u00ebtarit t\u00eb familjes bie jasht\u00eb fush\u00ebveprimit t\u00eb akuz\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, viktima 53\/06 \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb indirekte e burgimit\/arrestimit dhe ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm apo arbitrar, akteve t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimit mizor dhe vrasjes, q\u00eb pretendohet t\u00eb jen\u00eb kryer n\u00eb [REDAKTUAR] ndaj nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb familjes s\u00eb ngusht\u00eb, i cili p\u00ebrmendet si viktim\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake v\u00ebren se an\u00ebtari i familjes nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e viktimave t\u00eb zhdukjes me forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky krim i supozuar bie jasht\u00eb fush\u00ebveprimit t\u00eb akuzave\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, thuhet se viktima 54\/06 \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe e t\u00ebrthort\u00eb e burgimit\/arrestimit dhe ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ose arbitrar, akteve t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimit mizor, tortur\u00ebs dhe vrasjes, q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb [REDAKTUAR] kund\u00ebr tij dhe nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes, i cili p\u00ebrmendet si viktim\u00eb, n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cViktimat 55\/06, 56\/06 dhe 57\/06 jan\u00eb viktima indirekte t\u00eb burgimit\/arrestimit dhe ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ose arbitrar, akteve t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimit mizor, tortur\u00ebs, vrasjes, dhe n\u00eb rastin e viktim\u00ebs 56\/06, gjithashtu zhdukjes me forc\u00eb, dyshohet se \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb [REDAKTUAR] dhe n\u00eb [REDAKTUAR], kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Vendimi thot\u00eb se viktimat 58\/06 dhe 59\/06 jan\u00eb viktima indirekte t\u00eb p\u00ebrndjekjes, burgimit\/arrestimit dhe ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ose arbitrar, akteve t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimit mizor dhe tortur\u00ebs, t\u00eb dyshuara t\u00eb kryera n\u00eb [REDAKTUAR] ndaj nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb ngusht\u00eb\/t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mas\u00ebn q\u00eb viktima 58\/06 pretendon gjithashtu se \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e keqtrajtimit dhe viktima 59\/06 viktim\u00eb indirekte e keqtrajtimit t\u00eb pretenduar t\u00eb viktim\u00ebs 58\/06, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake kujton se akuzat p\u00ebr akte t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore dhe trajtim mizor duhet t\u00eb lexohen s\u00eb bashku me akuzat p\u00ebr burgim\/arrest arbitrar dhe paraburgim q\u00eb pretendohet se jan\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb nga vendet e paraburgimit t\u00eb identifikuara ose n\u00eb nj\u00eb vendndodhje t\u00eb identifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar dhe n\u00eb list\u00ebn A. Gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake v\u00ebren se, ndryshe nga an\u00ebtari i ngusht\u00eb i familjes s\u00eb tij, viktima 58\/06 asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar apo d\u00ebrguar n\u00eb vendin e identifikuar n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar. Ai u keqtrajtua gjoja [REDAKTUAR] dhe, si i till\u00eb, keqtrajtimi i tij bie jasht\u00eb fush\u00ebveprimit gjeografik t\u00eb akuzave si\u00e7 specifikohet n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar\u201d, thuhet tutje n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, viktima 21\/06 ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime fizike (plag\u00eb), d\u00ebmtim mendor (humbje t\u00eb kujtes\u00ebs, sulme paniku dhe ankth gjumi) dhe d\u00ebm material, si rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i ndalimit dhe keqtrajtimit t\u00eb pretenduar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, thuhet se viktimat 44\/06, 45\/06, 46\/06, 47\/06, 53\/06, 55\/06, 56\/06, 57\/06 dhe 58\/06 kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebmtim mendor (trauma psikologjike, humbje, dhimbje emocionale, depresion, frik\u00eb, ankth, stres dhe pagjum\u00ebsi) si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta.<\/p>\n<p>\u201cViktima 54\/06 ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime fizike (plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, brinj\u00eb t\u00eb thyera, dhimbje fizike dhe dhimbje koke), si dhe d\u00ebmtime mendore (trauma, stres, rikthim, frik\u00eb dhe probleme me gjumin), si rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i ndalimit dhe keqtrajtimit t\u00eb tij t\u00eb pretenduar dhe si an\u00ebtar i familjes s\u00eb nj\u00eb viktime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Viktima 59\/06 ka p\u00ebsuar d\u00ebmtim mendor (traum\u00eb psikologjike) p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb ngusht\u00eb familjare me viktim\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake sqaron se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e ngusht\u00eb me viktim\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb supozohet (pasi viktima 59\/06 nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i af\u00ebrt i familjes), nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e till\u00eb mund t\u00eb konkludohet nga fakti se [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund thuhet se gjykata ka miratuar aplikimet e viktimave 21\/06, 44\/06, 45\/06, 46\/06, 47\/06, 53\/06, 54\/06, 55\/06, 56\/06, 57\/06, 58\/06 dhe 59 \/06 dhe ka urdh\u00ebruar q\u00eb masa mbrojt\u00ebse e anonimitetit sipas rregullit 80 (4) (e) (i) t\u00eb Rregullores t\u2019iu jepet viktimave 21\/06, 44\/06, 45\/06, 46\/06, 47\/06, 53\/06, 54\/06, 55\/06, 56\/06, 57\/06, 58\/06 dhe 59\/06.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 29 prill, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ka dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.<\/p>\n<p>Prokuroria po pretendon se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aneksin e publikuar sa i p\u00ebrket krimeve q\u00eb pretendohen se ndodh\u00ebn n\u00eb Semetisht\u00eb dhe Budakov\u00eb, prokuroria ka listuar krimet e luft\u00ebs si arrestimi dhe ndalimi i paligjsh\u00ebm ose arbitrar, trajtim mizor ose \u00e7njer\u00ebzor, tortur\u00eb, vrasje. Nd\u00ebrkaq, si krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit i ka listuar burgimin, vepra t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, tortur\u00ebn, vrasjen, zhdukjen me forc\u00eb e personave dhe persekutimin.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr krimet q\u00eb pretendon q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjsh\u00ebm ose arbitrar, trajtimin mizor ose \u00e7njer\u00ebzor, tortur\u00ebn dhe vrasjen. Nd\u00ebrsa, si krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ka listuar burgimin, vepra t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, tortur\u00ebn, vrasjen, dhe persekutimin.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs, s\u00eb paku midis marsit 1998 deri n\u00eb shtator 1999, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjes kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kishin q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar dhe ushtruar kontroll mbi t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebrmes metodave q\u00eb p\u00ebrfshinin frik\u00ebsimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhun\u00ebs dhe eliminimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb konsideroheshin si kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr k\u00ebta kund\u00ebrshtar\u00eb p\u00ebrfshiheshin persona q\u00eb ishin, ose q\u00eb konsideroheshin se kishin qen\u00eb: (a) bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose t\u00eb lidhur me forca, zyrtar\u00eb ose institucione shtet\u00ebrore t\u00eb RFJ-s\u00eb, ose q\u00eb (b) ndryshe nuk mb\u00ebshtetnin q\u00ebllimet ose metodat e U\u00c7K-s\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb QPK-s\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt persona t\u00eb lidhur me LDK-n\u00eb dhe serb\u00eb, rom\u00eb dhe persona t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera (bashk\u00ebrisht, \u2018kund\u00ebrshtar\u00ebt\u2019). Ky q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrfshinte krimet e p\u00ebrndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose t\u00eb paligjsh\u00ebm, akte t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, trajtimin mizor, tortur\u00ebn, vrasjen dhe zhdukjen me forc\u00eb t\u00eb personave\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb akuzuarit bashk\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsit tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kontribuuan n\u00eb arritjen e q\u00ebllimit t p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cSi alternativ\u00eb, disa ose t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta individ\u00eb nuk ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjes kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por u p\u00ebrdor\u00ebn nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjes kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kryer krime p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt (s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e NKP-s\u00eb, bashk\u00ebrisht \u2018an\u00ebtar\u00ebt dhe instrumentet e NKP-s\u00eb\u2019)\u201d, thot\u00eb akti akuzues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rastin ku Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen p\u00ebr krime lufte, jan\u00eb pranuar edhe 12 viktima p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb zhvillohet ndaj tyre n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. Gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake ka konstatuar se ka prova \u2018prima facie\u2019 se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":116363,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-116362","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116362\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}