{"id":117512,"date":"2022-06-08T16:00:12","date_gmt":"2022-06-08T14:00:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=117512"},"modified":"2022-06-08T16:00:12","modified_gmt":"2022-06-08T14:00:12","slug":"gjykimi-per-vjedhjen-e-te-dhenave-bankare-eksperti-i-kibernetikes-thote-se-smund-te-percaktohet-se-kush-ka-qene-i-demtuar-me-transaksione","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykimi-per-vjedhjen-e-te-dhenave-bankare-eksperti-i-kibernetikes-thote-se-smund-te-percaktohet-se-kush-ka-qene-i-demtuar-me-transaksione\/","title":{"rendered":"Gjykimi p\u00ebr vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave bankare, eksperti i kibernetik\u00ebs thot\u00eb se s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet se kush ka qen\u00eb i d\u00ebmtuar me transaksione"},"content":{"rendered":"<p>Eksperti i kibernetik\u00ebs Blerim Rexha tha se nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet se kush ka qen\u00eb i d\u00ebmtuar me transaksione sepse nuk kishte qen\u00eb detyra e tij t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb,  n\u00eb rastin ku L.I., L.SH., L.M., akuzohen p\u00ebr vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave bankare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarim Rexha e b\u00ebri t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjilan, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Eksperti Rexha tha se mbetet pran\u00eb ekspertiz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpiluar me shkrim si dhe deklarat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shqyrtimin e kaluar gjyq\u00ebsor t\u00eb dat\u00ebs 25 shtator 2018.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti tha se nuk mundet t\u00eb p\u00ebrcaktohet se kush ka qen\u00eb i d\u00ebmtuar me k\u00ebto transaksione sepse nuk kishte qen\u00eb detyra tij t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>E po ashtu shtoi se nuk e di se kush e ka p\u00ebrcaktuar d\u00ebmin e pretenduar n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, prokurori Isuf Sadiku ka deklaruar q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb efikasitetit dhe ekonomizimit t\u00eb procedur\u00ebs penale i ka propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb lexohen deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve V.P, I.I, A.G dhe H.K., dh\u00ebna n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit L.I, avokat Ymer Huruglica e ka kund\u00ebrshtuar propozimin e prokurorit Sadiku me arsyetimin se d\u00ebshmitar\u00ebt A.G. dhe H.K. nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb prokurori dhe n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor dhe si mbrojtje nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr parashtrimin e pyetjeve.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Naser Maliqi ka aprovuar propozimin e prokurorit q\u00eb si prova t\u00eb lexohen deklaratat e d\u00ebshmitare t\u00eb lartcekur me arsyetim se k\u00ebta dy t\u00eb fundit edhe n\u00eb shqyrtimin e kaluar gjyq\u00ebsor gjykata nuk kishte mundur t\u00eb siguroj prezenc\u00ebn e tyre dhe tani p\u00ebr tani jan\u00eb t\u00eb paarritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tutje, seanca gjyq\u00ebsore ka vazhduar me leximin e shkresave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues ka njoftuar se seanca e radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb caktuar me dat\u00eb 9 qershor, pasi nj\u00eb an\u00ebtar\u00eb i trupit gjykues \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndryshe, l\u00ebnda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan m\u00eb 12 dhjetor 2017 ka ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr t\u00eb akuzuarit L.I sepse nga viti 2007 deri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015, ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar n\u00eb kompjuter\u00ebt e shfryt\u00ebzuesve t\u00eb internetit kryesisht n\u00eb SHBA, p\u00ebrmes kompanis\u00eb YAHOO, duke kopjuar, vjedhur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndjeshme, si t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr llogari bankare dhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna i ka arkivuar n\u00eb nj\u00eb server t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ashtu q\u00eb ka p\u00ebrdorur ueb-faqen e krijuar p\u00ebr shitjen e programeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr infektimin me virus t\u00eb kompjuter\u00ebve.<\/p>\n<p>Tutje thuhet se i pandehuri n\u00eb fjal\u00eb ka krijuar faqe \u00eb\u00eb\u00eb.toolshop.bz t\u00eb cil\u00ebn edhe e ka menaxhuar, e n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i ka t\u00eb dh\u00ebnat i pandehuri si numri i telefonit mobil, adresa e sht\u00ebpis\u00eb dhe disa e-mail adresa, i ka shitur tek personat e tjer\u00eb dhe p\u00ebr shitjen e programeve keqb\u00ebr\u00ebse ka pranuar pagesa nga shtetas t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme si Kina, Amerika, Rusia, Ukraina etj, p\u00ebrmes \u00cbester Union dhe Money Gram duke p\u00ebrfituar shum\u00ebn prej 73 mij\u00eb e 477 euro e 18 cent\u00eb, duke pranuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime ai ka kryer vepr\u00ebn penale \u201chyrje n\u00eb sisteme kompjuterike\u201d, nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb Kodit Penal dhe vepr\u00ebs penale nga neni 13 paragrafi 3 dhe neni 15 paragrafi 1 t\u00eb \u201cLigjit p\u00ebr Parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik\u201d, e d\u00ebnueshme me gjob\u00eb dhe me burgim prej gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitivin e dyt\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs, i pandehuri L.I p\u00ebrmes programeve keqb\u00ebr\u00ebse i ka kopjuar t\u00eb dh\u00ebnat e kartelave bankare, p\u00ebrmbajtjen e shiritit magnetik, fjal\u00ebkalimet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka b\u00ebr\u00eb tregti t\u00eb kartelave n\u00eb forume, ka b\u00ebr\u00eb kredi t\u00eb kredencialeve n\u00eb forume si Skype, Chatroulette, Msn, Yahoo Mesenger, Mail.ru etj; me \u00e7\u2019rast i nj\u00ebjti ka pasur disa llogari bankare p\u00ebr pages\u00eb p\u00ebrmes internetit si\u00e7 jan\u00eb: PayPal, Ebay, Money Gram etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikimi i letrave me vler\u00eb dhe instrumenteve t\u00eb pages\u00ebs\u201d, nga neni 293, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e 2 t\u00eb Kodit Penal, e d\u00ebnueshme me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Tutje sipas dispozitivit t\u00eb tret\u00eb, i pandehuri L.I me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme nga pagesat e tatimit dhe kontributeve t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkohen me ligj, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb e regjistrimit t\u00eb biznesit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 13 dhjetor 2011 ka regjistruar biznesin NTSH \u201cNatur Med\u201d,  t\u00eb hyrat p\u00ebr tri vite kan\u00eb qen\u00eb 73 mij\u00eb e 477 euro e 18 cent\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qarkullim obligime tatimore t\u00eb shmangura jan\u00eb shumat prej 8 mij\u00eb e 795 euro e 35 cent\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka p\u00ebrfituar p\u00ebr vete, nd\u00ebrsa i ka shkaktuar d\u00ebme buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shum\u00ebn e lartcekur.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime ai ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cshmangia nga tatimi\u201d, nga neni 313, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb Kodit Penal, e d\u00ebnueshme me gjob\u00eb dhe me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri L.SH. nga viti 2014 deri m\u00eb 4 gusht 2015 ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb sisteme kompjuterike dhe ka p\u00ebrdorur programe t\u00eb ndryshme dhe ka arritur t\u00eb vjedh\u00eb informata t\u00eb kredit kartelave dhe m\u00eb pastaj k\u00ebto informata i ka shfaqur n\u00eb nj\u00eb ankand online p\u00ebrmes mesengerit t\u00eb Yahoo-s\u00eb, dhe disa nga k\u00ebto i ka t\u00ebrhequr n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebrmes H.K, ku n\u00eb pajisjet elektronike t\u00eb sekuestruara nga i pandehuri n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ekspertiz\u00ebs s\u00eb ekspertit t\u00eb Inxhinieris\u00eb Kompjuterike jan\u00eb gjetur kredenciale nga e mbar\u00eb bota SHBA, Gjermani, Australi etj., s\u00eb bashku me fjal\u00ebkalimet, gj\u00eb q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb qasje n\u00eb k\u00ebto e-maile pa lejen e pronarit.<\/p>\n<p>Po ashtu, si pal\u00eb e d\u00ebmtuar paraqiten pal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar sipas IP adres\u00ebs, bizneset q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb hostuar sh\u00ebrbimet e tyre n\u00eb server si dhe personat fizik- qytetar\u00eb kredit kartelat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb listuar n\u00eb k\u00ebto fajlla.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai ka kryer vepr\u00ebn penale \u201chyrje n\u00eb sistemet kompjuterike\u201d, nga neni 339, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb Kodit Penal dhe vepr\u00ebn penale nga neni 13, paragrafi 3 dhe neni 15 paragrafi 1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, e d\u00ebnueshme me gjob\u00eb dhe me burgim prej gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Sipas dispozitivit t\u00eb pest\u00eb t\u00eb aktit akuzues, i pandehuri Lum Shkodra, p\u00ebrmes programeve keqb\u00ebr\u00ebse i ka kopjuar t\u00eb dh\u00ebnat e kartelave bankare, p\u00ebrmbajtjen e shiritit magnetik, fjal\u00ebkalimet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shitje-tregti t\u00eb kartelave n\u00eb forume, ka b\u00ebr\u00eb kredi t\u00eb kredencialeve n\u00eb forume nga d\u00ebshmit\u00eb e prezantuara me \u00e7\u2019rast i nj\u00ebjti ka pasur disa llogari bankare p\u00ebr pages\u00eb p\u00ebrmes internetit si\u00e7 jan\u00eb: BitCoin, Ebay etj., me \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb tregti t\u00eb kredencialeve n\u00eb forume t\u00eb ndryshme si Skype, QQ, Yahoo messenger etj.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime ai ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cflasifikim i letrave me vler\u00eb dhe instrumenteve t\u00eb pages\u00ebs\u201d, nga neni 293, paragrafi 4 lidhur me nenin 1 e 2 t\u00eb Kodit Penal, e d\u00ebnueshme me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se i pandehuri L.M. ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb sisteme kompjuterike dhe ka arritur t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb kompjuter\u00ebt e server\u00ebt e shtetasve t\u00eb huaj dhe nga ata ka arritur t\u00eb vjedh\u00eb informata t\u00eb kredit kartelave, dhe m\u00eb pastaj k\u00ebto informata i ka shfaqur n\u00eb nj\u00eb ankand online p\u00ebrmes mesengerit t\u00eb Yahoo-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ekspertiz\u00ebs s\u00eb ekspertit t\u00eb inxhinieris\u00eb kompjuterike, jan\u00eb gjetur gjetur folder\u00eb \u201cDo\u00ebnloads\u201d q\u00eb p\u00ebrmban mbi 49 fajlla (dokumente) n\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb total jan\u00eb af\u00ebr 10 mij\u00eb kredenciale me t\u00eb cilat mund\u00ebsohet qasja e papenguar n\u00eb server, ku si t\u00eb d\u00ebmtuar paraqiten t\u00eb gjitha pal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb listuar p\u00ebrmes IP adres\u00ebs, bizneset q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb hostuar sh\u00ebrbimet e tyre n\u00eb server dhe personat fizik qytetar\u00eb kredit-kartelat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb t\u00eb listuar n\u00eb k\u00ebto fajlla.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti, me k\u00ebto veprime ka kryer vepr\u00ebn penale \u201chyrje n\u00eb sistemet kompjuterike\u201d, nga neni 339, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb Kodit Penal dhe vepr\u00ebs penale nga neni 13, paragrafi 3 dhe neni 15 paragrafi 1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, e d\u00ebnueshme me gjob\u00eb dhe me burgim prej gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet<\/p>\n<p>Sipas dispozitivit t\u00eb shtat\u00eb, i pandehuri L.M, p\u00ebrmes k\u00ebtyre programeve keqb\u00ebr\u00ebse nga larg\u00ebsia i ka kopjuar t\u00eb dh\u00ebnat e kartelave bankare, p\u00ebrmbajtjen e shiritit magnetik, fjal\u00ebkalimet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shitjen e kredit kartelave n\u00eb forume, ku i akuzuari ka pasur disa llogari bankare p\u00ebr pages\u00eb p\u00ebrmes internetit si\u00e7 jan\u00eb: PayPal, Ebay, Fedex, Walmart etj., me \u00e7\u2019rast ka b\u00ebr\u00eb tregti t\u00eb kredencialeve t\u00eb ndryshme n\u00eb forume si Skype, Chatroulette, Msn, Yahoo messenger etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ai ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikim i letrave me vler\u00eb dhe instrumenteve t\u00eb pages\u00ebs\u201d, nga neni 293 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e 2 t\u00eb Kodit Penal, e d\u00ebnueshme me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohen t\u00eb pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jan\u00eb fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti i kibernetik\u00ebs Blerim Rexha tha se nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet se kush ka qen\u00eb i d\u00ebmtuar me transaksione sepse nuk kishte qen\u00eb detyra e tij t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, n\u00eb rastin ku L.I., L.SH., L.M., akuzohen p\u00ebr vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave bankare. K\u00ebt\u00eb deklarim Rexha e b\u00ebri t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":117513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117512","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}