{"id":117637,"date":"2022-06-09T15:56:28","date_gmt":"2022-06-09T13:56:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=117637"},"modified":"2022-06-09T15:56:28","modified_gmt":"2022-06-09T13:56:28","slug":"stenta-1-ferid-agani-thote-se-ne-asnje-moment-nuk-e-kishte-shkelur-ligjin-e-prokurimit-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/stenta-1-ferid-agani-thote-se-ne-asnje-moment-nuk-e-kishte-shkelur-ligjin-e-prokurimit-publik\/","title":{"rendered":"\u201cStenta 1\u201d, Ferid Agani thot\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e kishte shkelur Ligjin e Prokurimit Publik"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i akuzuar p\u00ebr korrupsion, Ferid Agani, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij, tha se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e kishte shkelur Ligjin e Prokurimit Publik  dhe n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e pavarur t\u00eb Bordit Ekzekutiv p\u00ebr Trajtimin Jasht\u00eb Institucioneve Publike Sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarim, Agani e ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb enjtes, n\u00eb rastin e njohur si \u201cStenta 1\u201d, ku bashk\u00eb me ish-Sekretarin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Gani Shabanin po akuzohen se kishin lidhur marr\u00ebveshje me spitale private p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve q\u00eb nuk ofroheshin n\u00eb spitale publike pa procedur\u00eb tenderuese dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Aganit, q\u00ebllimi i marr\u00ebveshjeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me spitalet private ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet shkalla e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve ndaj k\u00ebsaj ministrie dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb rritet besueshm\u00ebria p\u00ebr sektorin privat t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb te qytetar\u00ebt e vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos shpenzojn\u00eb parat\u00eb e tyre jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me marr\u00ebveshjet e bashk\u00ebpunimit me spitale private, Agani tha se provat e paraqitura materiale d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb se synim ka qen\u00eb rregullimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe sektorit privat n\u00eb t\u00eb gjitha profilet specialistike q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00eb dispozicion dhe p\u00ebr aq sa i kujtohej ai tha se kan\u00eb qen\u00eb 12 marr\u00ebveshje t\u00eb tilla me 12 institucione private.<\/p>\n<p>\u201cPrej fillimit e kom pas t\u00eb qart\u00eb dhe kjo m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar edhe nga zyra ligjore e ministris\u00eb se k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kontrata publike, dhe nuk jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga Ligji i Prokurimit Publik\u201d, tha Agani.<\/p>\n<p>Tutje, Agani ka sqaruar se furnizimi i Ministrive Sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb vend me barna dhe materiale shpenzuese \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e departamenteve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, dhe drejtorive sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb komuna.<\/p>\n<p>Ai tha se si minist\u00ebr i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procedurat e planifikimit dhe prokurimit t\u00eb k\u00ebtij materiali sepse kjo do t\u00eb paraqiste shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cPor kam qen\u00eb shum\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm q\u00eb ti p\u00ebrcjelli reagimin e qytetar\u00ebve dhe opinionit publik dhe n\u00eb ve\u00e7anti raportet e inspektoratit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe farmaceutik lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Se sa kam qen\u00eb i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zhvillimin e sh\u00ebrbimeve publike t\u00eb kardiologjis\u00eb invazive dhe kardiokirurgjis\u00eb flet fakti se gjat\u00eb mandatit tim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kosovare u hap klinika e kardiokirurgjis\u00eb q\u00eb edhe sot funksionin me sukses dhe u siguruan mjete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare p\u00ebr kompletimin e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb kardiokirurgjis\u00eb invazive n\u00eb vler\u00eb mbi 6 milion euro q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn nga ministrat n\u00eb mandatet pas meje\u201d, tha Agani.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb asnj\u00eb raport t\u00eb auditimit t\u00eb jasht\u00ebm te zyr\u00ebs komb\u00ebtare nuk i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja se bordi ekzekutiv po b\u00ebn\u00eb shkelje ligjore me rastin e vler\u00ebsimit te p\u00ebrqindjes s\u00eb kompensimit, 70 ose 100%, dhe se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ai tha se kishte d\u00ebgjuar nga prokurori Besim Kelmendi kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Tutje, ai tha se detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011 dhe e kishte dor\u00ebzuar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Agani ka th\u00ebn\u00eb se prej shkurtit 2011 deri n\u00eb dhjetor 2014 sa kishte mbajtur pozit\u00ebn e ministrit objektiv kishte rind\u00ebrtimin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2010 nj\u00eb vit para se t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb shpenzuar 70 milion\u00eb euro jasht\u00eb vendit p\u00ebr sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e mia kan\u00eb shkuar n\u00eb at\u00eb drejtim q\u00eb m\u00eb zhvillimin e sektorit publik dhe privat t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ngrisim cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit dhe t\u2019ia ofrojm\u00eb at\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur me \u00e7mim sa m\u00eb t\u00eb volitsh\u00ebm\u201d, tha Agani.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebr kat\u00ebr vite kishte realizuar reform\u00ebn m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse legjislative reformuese q\u00eb kishte gjetur mb\u00ebshtetjen e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe se Ligji p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Ligji p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb u miratua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pas luft\u00ebs jan\u00eb edhe sot n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht kam qen\u00eb ministri i par\u00eb q\u00eb e ka hap Klinik\u00ebn e Kardiokirurgjis\u00eb dhe Institutin Onkologjik n\u00eb QKUK. Gjat\u00eb k\u00ebsaj pune me p\u00ebrpik\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, kam respektuar legjislacionin n\u00eb fuqi\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Paraprakisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb ka vazhduar d\u00ebgjimi i ekspertit financiar Emin Blakaj, i cili n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar kishte k\u00ebrkuar koh\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb qasje n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (MSh), lidhur me pretendimet e avokatit Skender Musa dhe t\u00eb akuzuarit Gani Shabani.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Blakaj n\u00eb shqyrtimin e sot\u00ebm gjyq\u00ebsor deklaroi se i ka p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha sqarimet e nevojshme n\u00eb lidhje me k\u00ebrkesat e mbrojtjes duke ia dor\u00ebzuar t\u00eb nj\u00ebjtat n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar gjykat\u00ebs dhe pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Gani Shabani, avokati Skender Musa, ka k\u00ebrkuar sqarime nga eksperti Blakaj se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye e kishte vendosur n\u00eb tabel\u00eb pacientin Q.A, pavar\u00ebsisht prov\u00ebs se ky pacient kishte qen\u00eb rast social dhe p\u00ebr t\u00eb ishte realizuar pagesa n\u00eb vler\u00eb prej 4000 euro dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekziston dokumenti i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale i 1 n\u00ebntorit 2013 me validitet deri m\u00eb 1 shkurt 2014, deri sa intervenimi ishte kryer m\u00eb 26 n\u00ebntor 2013.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Blakaj tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pacient pas k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb siguruar dokumentacioni se ka qen\u00eb rast social dhe sipas tij sqarimi i tyre ka qen\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 25 shkurt dhe n\u00eb dosjen e tij nuk figuron se \u00ebsht\u00eb me asistenc\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, me lejen e trupit gjykues pas dh\u00ebnies n\u00eb shikim t\u00eb dokumentacionit nga avokati Musa, eksperti Blakaj deklaroi se bazuar n\u00eb librez\u00ebn sociale Q.A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues i skem\u00ebs sociale n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb familjes ashtu q\u00eb ky person duhet t\u00eb hiqet nga tabela.<\/p>\n<p>Tutje, avokati Musa k\u00ebrkoi sqarim edhe lidhur me pacientin B.Sh p\u00ebr t\u00eb cilin pagesa e realizuar \u00ebsht\u00eb 6000 euro dhe se n\u00eb koh\u00ebn e intervenimit i nj\u00ebjti ka qen\u00eb i burgosur andaj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00eb kategorin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe banor\u00ebve t\u00eb liruar nga bashk\u00eb pagesa jan\u00eb edhe t\u00eb burgosurit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mbajtje t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Blakaj, lidhur me k\u00ebt\u00eb tha se B.Sh figuron n\u00eb tabel\u00eb p\u00ebr shkak se n\u00eb vendimin e bordit ekzekutiv konstatohet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pacient trajtimi nuk guxon t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00ebn prej 50 deri n\u00eb 70% t\u00eb caktuar nga bordi ekzekutiv p\u00ebr trajtim jasht\u00eb institucionit publik dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00ebsht\u00eb kaluar shuma mir\u00ebpo meqen\u00ebse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb burgosurit jan\u00eb t\u00eb liruar nga bashk\u00eb pagesa, ai tha edhe ky pacient duhet t\u00eb largohet nga lista.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me pacient\u00ebt A.R, H.S dhe E.M, Blakaj tha se n\u00eb k\u00ebto 3 dosje, p\u00ebr k\u00ebta persona nj\u00eb dokument \u00ebsht\u00eb i n\u00ebnshkruar \u201cp\u00ebr\u201d por nuk dihet kush, nd\u00ebrsa tha se n\u00eb dy dokumente tjera nuk ka \u201cp\u00ebr\u201d dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebnshkrimi.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr pacientin E.M tha se pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendimit t\u00eb bordit p\u00ebr t\u00eb cilin shuma ka qen\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs 7000 euro, pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 7000 euro dhe i nj\u00ebjti tha se \u00ebsht\u00eb subvencionuar 100 % n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjen e avokatit Musa, se a kishte pasur tejkalim t\u00eb shumave t\u00eb mjeteve financiare nga ato q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar nga vendimet e bordit ekzekutiv t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pacientet e subvencionuar p\u00ebr vitet nga 2012 deri n\u00eb 2015 dhe a kishte pasur nd\u00ebrhyrje t\u00eb sekretarit n\u00eb lart\u00ebsi apo zvog\u00eblim, Blakaj tha se shumat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paraqitura n\u00eb tabel\u00eb jan\u00eb t\u00eb aprovuar nga bordi dhe t\u00eb nj\u00ebjtat jan\u00eb realizuar sipas vendimit t\u00eb bordit, dhe sipas tij k\u00ebto jan\u00eb si t\u00eb gjetura q\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet sipas udh\u00ebzimit administrativ sepse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb faturave ai tha ato jan\u00eb subvencionuar 100%.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryetari i trupit gjykues, gjykat\u00ebsi Kujtim Krasniqi se meqen\u00ebse u deklarua p\u00ebr dy persona q\u00eb duhet t\u00eb largohen nga kjo tabel\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejkaluar, Blakaj lidhur me k\u00ebt\u00eb tha se tejkalimi ka qen\u00eb 14 mij\u00eb e 430 euro nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb 11 mij\u00eb e 430 euro.<\/p>\n<p>Ndryshe, seanca e sotme u nd\u00ebrpre p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb 17 dhe 24 qershor 2022, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurores speciale Florije Shamolli, e cila tha se i duhet koh\u00eb p\u00ebr parashtrimin e pyetjeve p\u00ebr t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Ndryshe, ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ferid Agani dhe ish-sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (MSH), Gani Shabani ishin shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Agani ishte d\u00ebnuar me dy vite e gjasht\u00eb muaj burgim, kurse Shabani me dy vite burgim. Por pas ankesave, ky aktgjykim ishte anuluar nga Gjykata e Apelit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 dhe l\u00ebnda ishte kthyer n\u00eb rigjykim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Shtetit, m\u00eb 15 qershor 2016, kishte ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ferid Agani, sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb MSh, Gani Shabani dhe 62 personave t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr veprat penale \u201ckeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, \u201cmarrje e ryshfetit\u201d, \u201cdh\u00ebnie e ryshfetit\u201d, \u201ctrajtimi i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm mjek\u00ebsor\u201d, \u201cushtrimi i kund\u00ebrligjsh\u00ebm i veprimtaris\u00eb mjek\u00ebsore dhe farmaceutike\u201d dhe \u201cshmangia nga tatimi \u201c.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 shkurt 2018, ky rast ishte ve\u00e7uar n\u00eb tri pjes\u00eb, ashtu q\u00eb t\u00eb akuzuarit Agani dhe Shabani gjykohen ve\u00e7mas, kurse mbi 40 mjek\u00eb t\u00eb spitaleve publike akuzohen n\u00eb rastin e njohur si \u201cStenta 2\u201d, nd\u00ebrsa pronar\u00eb e mjek\u00eb t\u00eb spitaleve private akuzohen n\u00eb rastin \u201cStenta 3\u201d.<\/p>\n<p>Ish-ministri Agani s\u00eb bashku me ish-sekretarin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Gani Shabani, po akuzohen se kishin keqp\u00ebrdorur pozit\u00ebn e tyre zyrtare me rastin e lidhjes s\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb bashk\u00ebpunimit me spitalet private, si dhe me ndarjen e mjeteve p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb ishin trajtuar n\u00eb k\u00ebto spitale.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs e cila ishte ndryshuar n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb mbajtur m\u00eb 18 prill 2019, ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn kohore prej 22 prillit 2012 deri m\u00eb 31 dhjetor 2015, t\u00eb akuzuarit Agani dhe Shabani, duke vepruar n\u00eb bashk\u00ebkryerje me nj\u00ebri tjetrin dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb akuzuarit tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ali Hocaoglu dhe Borche Petrovski dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik kan\u00eb keqp\u00ebrdorur pozit\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, i akuzuari Shabani n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb MSH, kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr sigurimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb nuk ofroheshin n\u00eb institucione publike.<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebveshje ai pretendohet se i kishte n\u00ebnshkruar me spitalet private International Medicine Hospital (IMH) dhe Intermed EDA, pa e shpallur tenderin p\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, vazhdon aktakuza, i akuzuari Agani n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, pretendohet se nuk kishte penguar n\u00ebnshkrimin e k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve edhe pse kishin qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e prokurimit publik., mir\u00ebpo, i nj\u00ebjti kishte ndikuar tek i akuzuari Shabani q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebnshkrimi i tyre dhe pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve kishin vazhduar keqp\u00ebrdorimin e pozit\u00ebs dhe autoritetit zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tyre, ku me dashje dhe dijeni nuk kishin marr\u00eb veprime t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb furnizuar me materiale kardiologjin\u00eb invazive n\u00eb QKUK, por p\u00ebrkundrazi, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Hocaoglun dhe Petrovskin, u kishin paguar spitaleve private IMH dhe Intermed EDA shum\u00ebn prej 4,555,553.00 euro.<\/p>\n<p>M\u00eb ket\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, Agani dhe Shabani kishin kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar, me \u00e7ka kishin d\u00ebmtuar buxhetin e Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb prej 4,555,553.00 euro.<\/p>\n<p>T\u00eb dy t\u00eb akuzuarit, ishin deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb lidhje akuzat me t\u00eb cilat ngarkohen n\u00eb shqyrtimin fillestar t\u00eb mbajtur m\u00eb 26 shkurt 2018.<\/p>\n<p>Ndryshe, kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb af\u00ebr pes\u00eb vite q\u00eb nga ngritja e aktakuz\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, epilogu gjyq\u00ebsor i k\u00ebsaj aktakuze nuk duket as af\u00ebr.<\/p>\n<p>Derisa rasti \u201cStenta 1\u201d, kishte marr nj\u00ebher\u00eb epilog n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim, dy rastet e tjera, \u201cStenta 2\u201d dhe \u201cStenta 3\u201d, ende mbesin n\u00eb gjykim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr rastin \u201cStenta 3\u201d, \u00ebsht\u00eb mbajtur vet\u00ebm nj\u00eb seanc\u00eb e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, kurse n\u00eb rastin \u201cStenta 2\u201d, jan\u00eb mbajtur disa seanca, porse \u00e7\u00ebshtja ende mbetet n\u00eb faz\u00ebn e d\u00ebgjimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale hetimet fillimisht jan\u00eb zhvilluar kund\u00ebr 116 personave fizik\u00eb dhe 4 personave juridik\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr 56 persona fizik\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, andaj p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit jan\u00eb pushuar hetimet. Pas ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs, prokuroria kishte hequr dor\u00eb nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gabimisht n\u00eb aktakuz\u00eb. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohen te\u0308 pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jane\u0308 fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i akuzuar p\u00ebr korrupsion, Ferid Agani, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij, tha se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e kishte shkelur Ligjin e Prokurimit Publik dhe n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e pavarur t\u00eb Bordit Ekzekutiv p\u00ebr Trajtimin Jasht\u00eb Institucioneve Publike Sh\u00ebndet\u00ebsore. K\u00ebt\u00eb deklarim, Agani e ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":117638,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117637","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117637\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}