{"id":117889,"date":"2022-06-12T17:05:12","date_gmt":"2022-06-12T15:05:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=117889"},"modified":"2022-06-12T17:05:12","modified_gmt":"2022-06-12T15:05:12","slug":"ish-kreret-e-uck-se-nga-haga-urojne-diten-e-clirimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ish-kreret-e-uck-se-nga-haga-urojne-diten-e-clirimit\/","title":{"rendered":"Ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb nga Haga urojn\u00eb Dit\u00ebn e \u00c7lirimit"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Bashmir Xhemaj, i ka vizituar n\u00eb Hag\u00eb ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhemaj tha se ata e kan\u00eb uruar popullin e Kosov\u00ebs n\u00eb 23 vjetorin e \u00e7lirimit.<\/p>\n<p>Ai ka ndar\u00eb disa momente interesante nga vizita e tij.<\/p>\n<p>Ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs theksoi se ish-presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i, e ka nisur bised\u00ebn e tij me \u201cedhe\u201d ashtu si\u00e7 paraqitej shpesh para publikut sidomos gjat\u00eb fushatave.<\/p>\n<p>Bashmir Xhemaj tha se shok\u00ebt e tij dukeshin n\u00eb humor shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7lirimtar\u00ebt na urojn\u00eb p\u00ebr Dit\u00ebn e \u00c7lirimit. T\u00eb fala Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00ebz\u00ebri duke na rrahur krah\u00ebt\u201d-tha Xhemaj.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Hashim Tha\u00e7i, me humorin q\u00eb ia njohim prej konferencave p\u00ebr media e fushatave n\u00eb terren, na shfaqet i nj\u00ebjti. \u201cEdhe \u2026\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehja q\u00eb e rikthen gjall\u00ebrin\u00eb e dhom\u00ebs teksa p\u00ebrplas\u00eb duart. Nuk i shp\u00ebton asgj\u00eb shikimit t\u00eb tij t\u00eb mpreht\u00eb e kthjellt\u00ebsis\u00eb s\u00eb mendjes. I mbajtur n\u00eb form\u00eb t\u00eb mir\u00eb, edhe ai, si Kadriu, pyet e interesohet p\u00ebr miqt\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Megjith\u00ebse pa asnj\u00eb funksion, aty ndjehet pesha e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb bartur mbi supe epoka t\u00eb lavdis\u00eb e historis\u00eb tone\u201d- theksoi ai.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Vizit\u00eb \u00c7lirimtar\u00ebve!<\/p>\n<p>Pasditja e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, 8 qershor, na gjen\u00eb n\u00eb kontrollin e pasaportave n\u00eb Aeroportin e Vjen\u00ebs. N\u00eb linj\u00ebn nga Prishtina takon lloj-lloj delegacionesh, zyrtar\u00eb e gjysm\u00eb zyrtar\u00eb q\u00eb ia kan\u00eb m\u00ebsyr\u00eb Evrop\u00ebs. Nj\u00eb grup i deputet\u00ebve q\u00eb po udh\u00ebtonte drejt Danimark\u00ebs n\u00eb Forumin p\u00ebr Demokraci, nj\u00eb tjet\u00ebr edhe m\u00eb i lart\u00eb i Kuvendit drejt Austris\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb n\u00eb grupe m\u00eb t\u00eb vogla. Ne po nxitonim p\u00ebr t\u00eb kapur fluturimin e radh\u00ebs drejt Hag\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin kishim vet\u00ebm 30 minuta koh\u00eb. Ngutia jon\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat e st\u00ebrmbushura t\u00eb aeroportit \u00ebsht\u00eb e kuptueshme. Po e humb\u00ebm fluturimin, kemi humbur vizit\u00ebn e nes\u00ebrme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishim pritur gjat\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb e till\u00eb nuk t\u00eb vjen shpesh.<\/p>\n<p>Sapo shkelim Schipholin, n\u00eb Holand\u00eb, nd\u00ebr aeroportet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Evrop\u00eb, ngjyrat, lulet e larushia e njer\u00ebzve q\u00eb nxitojn\u00eb n\u00eb drejtimet e tyre, megjith\u00ebse i v\u00ebrejm\u00eb, nuk na l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje. V\u00ebmendjen na t\u00ebrheqin ca z\u00ebra n\u00eb shqip, familjar\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb q\u00eb po endeshin t\u00eb vetmuar me fatin e tyre, i cili, si p\u00ebr inat, ka vendosur q\u00eb t\u2019ua sfidoj edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00ebndres\u00ebn, vullnetin e kurajon. Edhe ata kishin ardh\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndetemi e ndahemi ngroht\u00ebsisht me ta.<\/p>\n<p>P\u00ebrfytyrimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb na pret brenda qelis\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit vjen e r\u00ebndohet me kalimin e or\u00ebve. Si jan\u00eb? \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb brenda atyre mureve? A i p\u00ebrcjellin zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb? Mbi t\u00eb gjitha, si ndihen njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb shkruar historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb situat\u00eb? K\u00ebto pyetje nuk m\u00eb ndahen nga mendja.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me shok\u00ebt, vendos\u00ebm q\u00eb rrug\u00ebn nga hoteli yn\u00eb deri te Qendra e Paraburgimit, ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Kalojm\u00eb me shpejt\u00ebsi rrug\u00ebt nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrbri parqeve t\u00eb shumta, me shum\u00eb gjelb\u00ebrim. Sh\u00ebmtia e vetme e atij qyteti t\u00eb bukur jan\u00eb nd\u00ebrtesat e mbrojtura me rrethoja hekurash t\u00eb lart\u00eb e tela xhembash, t\u00eb ngritur prej vitesh aty. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre \u00ebsht\u00eb e vendosur pllaka me mbishkrimin n\u00eb anglisht, \u201cDhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt lokal, ato jan\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrtesa t\u00eb zakonshme \u2013 p\u00ebr ne, ato jan\u00eb e kund\u00ebrta. Aty mbahet e ngujuar vet\u00eb historia jon\u00eb m\u00eb e lavdishme. Udh\u00ebheq\u00ebsit e luft\u00ebs m\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, frymojn\u00eb aty, brenda kat\u00ebr muresh.<\/p>\n<p>N\u00eb Scheveningen arrijm\u00eb 15 minuta m\u00eb her\u00ebt, por, brenda hyjm\u00eb me 15 minuta vones\u00eb. Rojat e siguris\u00eb q\u00eb sillen mir\u00eb me ne nuk \u00ebsht\u00eb se nxitohen shum\u00eb. Kush e di prej sa vitesh punojn\u00eb aty me rutin\u00ebn ditore t\u00eb tyre, pa e kuptuar se ne minuti na dukej nj\u00eb shekull. Mezi prisnim t\u00eb takonim \u00e7lirimtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sapo kalojm\u00eb kontrollin e fundit t\u00eb siguris\u00eb, d\u00ebgjohet gjall\u00ebria q\u00eb vjen brenda korridorit. Me t\u2019u hapur dyert e r\u00ebnda t\u00eb hekurit, ndjejm\u00eb leht\u00ebsin\u00eb e g\u00ebzimin e takimit q\u00eb e sjell secili m\u00eb mir\u00eb se tjetri. Krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre, pa humbur sensin e humorit e as moralin, nj\u00eb nga nj\u00eb vijn\u00eb Kadri Veseli, Hashim Tha\u00e7i dhe Rexhep Selimi. S\u2019ka protokoll. Shok\u00ebt duken n\u00eb humor t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb mbajtur e palestruar, e, si\u00e7 nuk e imagjinon, me shum\u00eb batuta. Reagimi i tyre plot\u00eb energji e sjellje me pozitivitet, na largon fytyrat e ngrysura dhe t\u00eb folmen ton\u00eb me gjys\u00ebm z\u00eb.<\/p>\n<p>Me Kadriun, biseda fillon aty ku e kishim l\u00ebn\u00eb m\u00ebngjesin e 5 n\u00ebntorit 2020, derisa po i thurnim fjalit\u00eb e fundit t\u00eb letr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs. N\u00eb ata minut\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ishte ai q\u00eb u jepte forc\u00eb koleg\u00ebve p\u00ebrtej fatit q\u00eb e priste pas pak or\u00ebsh. Nuk kishte ndryshuar as p\u00ebr nj\u00eb milimet\u00ebr edhe pas gati dy vitesh n\u00eb Hag\u00eb. Ishte i nj\u00ebjti, me kurajo t\u00eb madhe dhe m\u00eb i vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Kujtesa, \u00e7ilt\u00ebrsia , njerzill\u00ebku e vet\u00ebbesimi q\u00eb shp\u00ebrfaqte, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj se kam p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri q\u00eb flet p\u00ebr fillimin e studimeve n\u00eb universitetin e \u00ebndrrave, dhe jo n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb ku i duhet me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra t\u00eb kaloj\u00eb me dokumente voluminoze, t\u00eb m\u00ebrzitshme e t\u00eb sajuara t\u00eb aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i m\u00ebrzitur, p\u00ebrkundrazi, m\u00eb kujton romanin e Remarkut, \u201cAsgj\u00eb t\u00eb re nga Fronti i Per\u00ebndimit\u201d, ve\u00e7mas paragrafin, \u201c\u00c7do ushtar mbetet gjall\u00eb vet\u00ebm n\u00eb saje t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb rast\u00ebsive. Dhe, \u00e7do ushtar ka shum\u00eb besim te rast\u00ebsia\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb fati i nj\u00eb luft\u00ebtari, qoft\u00eb i mir\u00eb apo i keq. N\u00ebse nuk i paraprin\u00eb, duhet ta ndjek\u00ebsh \u2013 pa e humbur asnj\u00ebher\u00eb besimin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb. Nuk ngopemi me \u00e7aj e bised\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb kryetema. Minutat kalojn\u00eb me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb moment hapet dera e dhom\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Hashim Tha\u00e7i, me humorin q\u00eb ia njohim prej konferencave p\u00ebr media e fushatave n\u00eb terren, na shfaqet i nj\u00ebjti. \u201cEdhe \u2026\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehja q\u00eb e rikthen gjall\u00ebrin\u00eb e dhom\u00ebs teksa p\u00ebrplas\u00eb duart. Nuk i shp\u00ebton asgj\u00eb shikimit t\u00eb tij t\u00eb mpreht\u00eb e kthjellt\u00ebsis\u00eb s\u00eb mendjes. I mbajtur n\u00eb form\u00eb t\u00eb mir\u00eb, edhe ai, si Kadriu, pyet e interesohet p\u00ebr miqt\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Megjith\u00ebse pa asnj\u00eb funksion, aty ndjehet pesha e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb bartur mbi supe epoka t\u00eb lavdis\u00eb e historis\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pajtohemi t\u00eb gjith\u00eb se liria ka \u00e7mim e as nuk vjen vet\u00eb. Aq m\u00eb pak \u2013 ajo nuk falet, por fitohet, me luft\u00eb, gjak e sakrific\u00eb. Liria meritohet.<\/p>\n<p>Beteja q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb sprova e radh\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb luft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb jo me Serbin\u00eb, si dikur t\u00eb ri e me ideale t\u00eb m\u00ebdha, por me efeket e propagand\u00ebs s\u00eb saj shum\u00ebvje\u00e7are.<\/p>\n<p>Biseda na \u00e7on te jeta e p\u00ebrditshme e tyre n\u00eb Hag\u00eb, ve\u00e7mas te leximet. Pashmangsh\u00ebm edhe te libri \u201cNj\u00eb shqiptar n\u00eb CIA\u201d. N\u00eb Kosov\u00eb nuk kisha pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019u ndaja nga nj\u00eb kopje. Ngjarjet e mes-vitit 2020, ishin m\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbyeshme se p\u00ebrmbajtja e librit. Rexha ua kishte sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje librin muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, por pa iu kujtuar emri i autorit. P\u00ebr rast\u00ebsi, sapo b\u00ebhemi bashk\u00eb s\u00ebrish n\u00eb fund t\u00eb vizit\u00ebs, Rexha m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzon p\u00ebr librin. E kishte lexuar gjat\u00eb pushimeve verore, sapo ishte promovuar n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019. M\u00eb erdhi mir\u00eb.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht i kisha marr\u00eb kopjet nga Prishtina. Ua konfirmoj me k\u00ebnaq\u00ebsi lajmin. Ndjehem i leht\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Dor\u00ebzimi i dhuratave ka nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb na rikujtuar tmerr\u00ebsisht ku gjendemi. N\u00eb nj\u00eb godin\u00eb paraburgimi mij\u00ebra kilometra larg Kosov\u00ebs por q\u00eb mban emrin e DhSK. Edhe librat-dhurat\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb procedura sigurie.<\/p>\n<p>\u00c7lirimtar\u00ebt na urojn\u00eb p\u00ebr Dit\u00ebn e \u00c7lirimit.<\/p>\n<p>T\u00eb fala Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00ebz\u00ebri- duke na rrahur krah\u00ebt.<\/p>\n<p>Derisa po e lexoni k\u00ebt\u00eb shkrim, librat mund t\u00eb ken\u00eb arritur n\u00eb dhomat e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb luft\u00ebs. U sigurova q\u00eb n\u00eb secil\u00ebn prej tyre l\u00eb nj\u00eb porosi:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr rolin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs. Me respekt, Autori. 12 qershor 2022, Hag\u00eb\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Bashmir Xhemaj, i ka vizituar n\u00eb Hag\u00eb ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Xhemaj tha se ata e kan\u00eb uruar popullin e Kosov\u00ebs n\u00eb 23 vjetorin e \u00e7lirimit. Ai ka ndar\u00eb disa momente interesante nga vizita e tij. Ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs theksoi se ish-presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i, e ka nisur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":117890,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117889","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}