{"id":117960,"date":"2022-06-13T14:42:45","date_gmt":"2022-06-13T12:42:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=117960"},"modified":"2022-06-13T14:42:45","modified_gmt":"2022-06-13T12:42:45","slug":"murati-akciza-e-naftes-nuk-hiqet-plan-po-tenton-ti-favorizoje-bizneset-e-caktuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/murati-akciza-e-naftes-nuk-hiqet-plan-po-tenton-ti-favorizoje-bizneset-e-caktuara\/","title":{"rendered":"Murati: Akciza e naft\u00ebs nuk hiqet, PLAN po tenton t\u2019i favorizoj\u00eb bizneset e caktuara"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas thirrjeve t\u00eb shumta p\u00ebr ulje ose heqje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb akciz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, sidomos tani q\u00eb \u00e7mimi i saj \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb vetme. As TVSH-n\u00eb, e as akciz\u00ebn e naft\u00ebs. Me fjal\u00eb tjera, nuk ka as edhe nj\u00eb veprim t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs vjen si rezultat i rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb furnizimit nga importi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit ton\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb marzh\u00ebs s\u00eb fitimit nga tregtar\u00ebt e naft\u00ebs, sidomos tani kur pritet ardhja e m\u00ebrgat\u00ebs\u201d ka deklaruar Murati.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se po punohet p\u00ebr nj\u00eb vendim q\u00eb cakton \u00e7mim tavan dhe marzh\u00eb maksimale t\u00eb fitimit, sepse, sipas tij, n\u00eb situata t\u00eb tilla t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb Qeveria t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr stabilizuar \u00e7mimet, gj\u00eb q\u00eb parashihet edhe me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa thirrjet e opozit\u00ebs q\u00eb Qeveria t\u00eb ul\u00eb TVSH-n\u00eb apo akciz\u00ebn n\u00eb naft\u00eb ose produkte tjera, nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb veprim i till\u00eb vet\u00ebm sa do t\u00eb trashte fitimet e tregtar\u00ebve n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe do t\u00eb kufizonte mund\u00ebsit\u00eb e shtetit q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb familjet n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr\u201d shtoi ministri Murati.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ulja e TVSH-s\u00eb apo akciz\u00ebs n\u00eb situata inflacionare nuk reflektohet n\u00eb zbritje t\u00eb \u00e7mimit tek konsumatori.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshmin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur me Ligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb Hoti, TVSH-ja p\u00ebr bizneset e gastronomis\u00eb ishte ulur nga 18% n\u00eb 8%, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vitin 2021. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, p\u00ebr asnj\u00eb moment \u00e7mimet e kafes\u00eb dhe produkteve tjera t\u00eb gastronomis\u00eb nuk u zbrit\u00ebn, sepse e t\u00ebr\u00eb ulja e TVSH-s\u00eb u kthye n\u00eb marzh\u00eb shtes\u00eb t\u00eb fitimit p\u00ebr bizneset\u201d deklaroi i pari i Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>\u201cPra, nga ulja e TVSH-s\u00eb, konsumatori s\u2019kishte fituar asgj\u00eb, shteti kishte humbur tatime q\u00eb p\u00ebrndryshe do t\u2019i mblidhte, dhe k\u00ebsisoj shteti kishte m\u00eb pak buxhet p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb varfrit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb efekt pat\u00ebm paralajm\u00ebruar asokohe n\u00eb 2020, sa ishim si opozit\u00eb n\u00eb Kuvend dhe teksa po diskutohej p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje. Ashtu edhe ndodhi.<\/p>\n<p>Situat\u00eb dhe sjellje t\u00eb ngjashme ka edhe tani n\u00eb vendet ku \u00ebsht\u00eb ulur akciza e naft\u00ebs nga shteti. Zbritja p\u00ebr konsumatorin, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ka zgjatur disa dit\u00eb, dhe pastaj \u00e7mimet jan\u00eb ri-ngritur dhe jan\u00eb kthyer pothuajse n\u00eb nivelin para uljes s\u00eb akciz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani tani po diskutohet se si t\u00eb aplikohet taks\u00eb speciale p\u00ebr fitimet e kompanive t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb shfryt\u00ebzuar uljen e akciz\u00ebs nga shteti p\u00ebr t\u00eb trashur marzh\u00ebn e fitimit p\u00ebr vete, duke ri-ngritur \u00e7mimet vet\u00ebm pak dit\u00eb pas zbritjes fillestare.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb kthehemi te opozita PLAN.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb m\u00eb bind\u00eb se ata nuk i dijn\u00eb k\u00ebto fakte q\u00eb prezantova m\u00eb lart. S\u00eb paku nga shkollat q\u00eb kan\u00eb kryer p\u00ebr ekonomi, do t\u00eb duhej t\u2019i dinin. Mir\u00ebpo, \u00e7\u00ebshtja q\u00ebndron diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dhembshuris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, partit\u00eb e gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr me para t\u00eb buxhetit tentojn\u00eb t\u2019u b\u00ebjn\u00eb favore bizneseve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>E kemi rastin e heqjes s\u00eb taks\u00ebs minerare p\u00ebr Ferronikelin dhe p\u00ebr gurthyesit ku buxheti ishte d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb se 15 milion\u00eb euro, e kemi pages\u00ebn e 60 milion\u00eb eurove me pretendimin se po mb\u00ebshtesin pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr pandemi e n\u00eb fakt m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrfituan supermarketet, dhe kemi shum\u00eb vendime tjera q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar buxhetin e kan\u00eb rrezikuar bankrotimin e shtetit, gjithnj\u00eb duke u thirrur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm edhe tani, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve, po k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb heq dor\u00eb nga t\u00eb hyrat e taksave, por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb tek trashja e fitimit p\u00ebr tregtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, \u00e7do taks\u00eb q\u00eb ne kemi mbledhur e kemi kthyer tek qytetari. K\u00ebshtu edhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb, sepse p\u00ebr dallim nga ata q\u00eb ishin, kjo Qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e qytetar\u00ebve!\u201d deklaroi Murati n\u00eb reagimin e tij t\u00eb cilin e postoi n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Thirrjet p\u00ebr ulje t\u00eb akciz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs jan\u00eb thirrje p\u00ebr trashje t\u00eb fitimit t\u00eb tregtar\u00ebve<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb vetme. As TVSH-n\u00eb, e as akciz\u00ebn e naft\u00ebs. Me fjal\u00eb tjera, nuk ka as edhe nj\u00eb veprim t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs vjen si rezultat i rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb furnizimit nga importi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit ton\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb marzh\u00ebs s\u00eb fitimit nga tregtar\u00ebt e naft\u00ebs, sidomos tani kur pritet ardhja e m\u00ebrgat\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj po punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim q\u00eb cakton \u00e7mim tavan dhe marzh\u00eb maksimale t\u00eb fitimit, sepse n\u00eb situata t\u00eb tilla t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb Qeveria t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr stabilizuar \u00e7mimet, gj\u00eb q\u00eb parashihet edhe me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thirrjet e opozit\u00ebs q\u00eb Qeveria t\u00eb ul\u00eb TVSH-n\u00eb apo akciz\u00ebn n\u00eb naft\u00eb ose produkte tjera, nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb veprim i till\u00eb vet\u00ebm sa do t\u00eb trashte fitimet e tregtar\u00ebve n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe do t\u00eb kufizonte mund\u00ebsit\u00eb e shtetit q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb familjet n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ulja e TVSH-s\u00eb apo akciz\u00ebs n\u00eb situata inflacionare, jo domosdo reflektohet n\u00eb zbritje t\u00eb \u00e7mimit tek konsumatori.<\/p>\n<p>D\u00ebshmin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur me Ligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb Hoti, TVSH-ja p\u00ebr bizneset e gastronomis\u00eb ishte ulur nga 18% n\u00eb 8%, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vitin 2021. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, p\u00ebr asnj\u00eb moment \u00e7mimet e kafes\u00eb dhe produkteve tjera t\u00eb gastronomis\u00eb nuk u zbrit\u00ebn, sepse e t\u00ebr\u00eb ulja e TVSH-s\u00eb u kthye n\u00eb marzh\u00eb shtes\u00eb t\u00eb fitimit p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Pra, nga ulja e TVSH-s\u00eb, konsumatori s\u2019kishte fituar asgj\u00eb, shteti kishte humbur tatime q\u00eb p\u00ebrndryshe do t\u2019i mblidhte, dhe k\u00ebsisoj shteti kishte m\u00eb pak buxhet p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb varfrit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb efekt pat\u00ebm paralajm\u00ebruar asokohe n\u00eb 2020, sa ishim si opozit\u00eb n\u00eb Kuvend dhe teksa po diskutohej p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje. Ashtu edhe ndodhi.<\/p>\n<p>Situat\u00eb dhe sjellje t\u00eb ngjashme ka edhe tani n\u00eb vendet ku \u00ebsht\u00eb ulur akciza e naft\u00ebs nga shteti. Zbritja p\u00ebr konsumatorin, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ka zgjatur disa dit\u00eb, dhe pastaj \u00e7mimet jan\u00eb ri-ngritur dhe jan\u00eb kthyer pothuajse n\u00eb nivelin para uljes s\u00eb akciz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani tani po diskutohet se si t\u00eb aplikohet taks\u00eb speciale p\u00ebr fitimet e kompanive t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb shfryt\u00ebzuar uljen e akciz\u00ebs nga shteti p\u00ebr t\u00eb trashur marzh\u00ebn e fitimit p\u00ebr vete, duke ri-ngritur \u00e7mimet vet\u00ebm pak dit\u00eb pas zbritjes fillestare.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb kthehemi te opozita PLAN.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb m\u00eb bind\u00eb se ata nuk i dijn\u00eb k\u00ebto fakte q\u00eb prezantova m\u00eb lart. S\u00eb paku nga shkollat q\u00eb kan\u00eb kryer p\u00ebr ekonomi, do t\u00eb duhej t\u2019i dinin. Mir\u00ebpo, \u00e7\u00ebshtja q\u00ebndron diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dhembshuris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, partit\u00eb e gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr me para t\u00eb buxhetit tentojn\u00eb t\u2019u b\u00ebjn\u00eb favore bizneseve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>E kemi rastin e heqjes s\u00eb taks\u00ebs minerare p\u00ebr Ferronikelin dhe p\u00ebr gurthyesit ku buxheti ishte d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb se 15 milion\u00eb euro, e kemi pages\u00ebn e 60 milion\u00eb eurove me pretendimin se po mb\u00ebshtesin pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr pandemi e n\u00eb fakt m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrfituan supermarketet, dhe kemi shum\u00eb vendime tjera q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar buxhetin e kan\u00eb rrezikuar bankrotimin e shtetit, gjithnj\u00eb duke u thirrur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm edhe tani, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve, po k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb heq dor\u00eb nga t\u00eb hyrat e taksave, por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb tek trashja e fitimit p\u00ebr tregtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, \u00e7do taks\u00eb q\u00eb ne kemi mbledhur e kemi kthyer tek qytetari. K\u00ebshtu edhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb, sepse p\u00ebr dallim nga ata q\u00eb ishin, kjo Qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e qytetar\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas thirrjeve t\u00eb shumta p\u00ebr ulje ose heqje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb akciz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, sidomos tani q\u00eb \u00e7mimi i saj \u00ebsht\u00eb rritur. \u201cQ\u00eb nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb vetme. As TVSH-n\u00eb, e as akciz\u00ebn e naft\u00ebs. Me fjal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":117961,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117960","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117960\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}