{"id":118549,"date":"2022-06-20T09:24:14","date_gmt":"2022-06-20T07:24:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=118549"},"modified":"2022-06-20T09:24:14","modified_gmt":"2022-06-20T07:24:14","slug":"sot-mbledhja-e-tete-e-perbashket-e-qeverive-te-shqiperise-dhe-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sot-mbledhja-e-tete-e-perbashket-e-qeverive-te-shqiperise-dhe-kosoves\/","title":{"rendered":"Sot mbledhja e tet\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Mbledhja e tet\u00eb me radh\u00eb mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbahet sot n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Dy kabinetet qeveritare pritet t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb disa marr\u00ebveshje n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, arsimit, bujq\u00ebsis\u00eb, infrastruktur\u00ebs, turizmit dhe siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pavar\u00ebsisht mospajtimeve me kryeministrin Edi Rama p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, thon\u00eb se mbledhja e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb e nivelit t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave p\u00ebr moszbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, P\u00ebrparim Kryeziu, thot\u00eb se rezultate konkrete nga marr\u00ebveshjet e firomsura n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb mbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mbajtur n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani rezultate konkrete nga ato marr\u00ebveshje kemi leht\u00ebsimin e procedurave p\u00ebr leje q\u00ebndrimin pes\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb dy vendeve, hapjen e pik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kalimit kufitar Shishtavec-Krushev\u00eb, leht\u00ebsimin e procedur\u00ebs p\u00ebr njohjen dhe njehsimin reciprok t\u00eb diplomave, ndihm\u00ebn e nd\u00ebrsjell\u00ebt juridike n\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturor, vjetor 2021-2022 Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, rritja e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, kurse edhe at\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Disa marr\u00ebveshje nga mbledhja e kaluar jan\u00eb drejt finalizimit praktik t\u00eb tyre, por iu ka mbetur q\u00eb t\u00eb adresohen edhe disa \u00e7\u00ebshtje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit t\u00eb trafikut lokal kufitar, leht\u00ebsimi i procedurave kufitare n\u00eb pik\u00ebn V\u00ebrmic\u00eb-Morin\u00eb, studimi i fizibilitetit p\u00ebr segmentin hekurudhor Prishtin\u00eb-Durr\u00ebs, Durr\u00ebs-Prishtin\u00eb, si dhe njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb e sigurimeve shoq\u00ebrore nd\u00ebrmjet dy vendeve\u201d, tha Kryeziu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme, v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb marr\u00eb edhe projekti i ri i portit t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb edhe Portin e That\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, dhe m\u00eb pas lidhja me hekurudh\u00ebn Prishtin\u00eb-Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me mospajtimet me kryeministrin Edi Rama, rreth iniciativ\u00ebs rajonale \u201cBallkani i Hapur\u201d, Kryeziu thot\u00eb se pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre, mbledhja e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb e bashk\u00ebpunimit mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kemi dy mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb dy qeverive n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit, flet dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr vullnetin e bashk\u00ebpunimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes dy vendeve tona. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021 kemi pasur nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Elbasan, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022 po mbajm\u00eb nj\u00eb mbledhje n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e kaluar kemi n\u00ebnshkruar 13 marr\u00ebveshje, shumica e tyre kan\u00eb gjetur tashm\u00eb zbatim. K\u00ebt\u00eb mbledhje po synojm\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb edhe disa marr\u00ebveshje q\u00eb synim kan\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe leht\u00ebsimin e qytetar\u00ebve t\u00eb dy vendeve. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb e nivelit t\u00eb bashk\u00ebpunimit, pavar\u00ebsisht mos pajtimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara\u201d, shtoi Kryeziu.<\/p>\n<p>Agjenda:<\/p>\n<p>10:45 Mb\u00ebrritja e delegacionit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>11:00 Mb\u00ebrritja e Edi Rama, kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>11:15 Hapja e sesionit plenar t\u00eb mbledhjes s\u00eb dy Qeverive Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Fjala e dy kryeministrave Kurti e Rama, pasuar nga deklarime t\u00eb shkurtra nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb dy kabineteve p\u00ebr parashtruar \u00e7\u00ebshtjet kryesore dhe marr\u00ebveshjet p\u00ebr n\u00ebnshkrim.<\/p>\n<p>12:20 Prezantim me pjes\u00ebmarrjen e dy kryeministrave<\/p>\n<p>Infrastruktura portuale dhe hekurudhore komb\u00ebtare n\u00eb funksion t\u00eb tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar dhe kat\u00ebr lirive ekonomike: Projekti i Portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano, integrimi me hekurudh\u00ebn Durr\u00ebs \u2013 Prishtin\u00eb, dhe Porti i That\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Prezantimi b\u00ebhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV<\/p>\n<p>12:30 Ceremonia e n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrqeveritare<\/p>\n<p>12:45 Konferenc\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp e kryeministrave Kurti e Rama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja e tet\u00eb me radh\u00eb mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbahet sot n\u00eb Prishtin\u00eb. Dy kabinetet qeveritare pritet t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb disa marr\u00ebveshje n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, arsimit, bujq\u00ebsis\u00eb, infrastruktur\u00ebs, turizmit dhe siguris\u00eb publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pavar\u00ebsisht mospajtimeve me kryeministrin Edi Rama p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, thon\u00eb se mbledhja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":118551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118549","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118549\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}