{"id":119352,"date":"2022-06-26T19:23:00","date_gmt":"2022-06-26T17:23:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=119352"},"modified":"2022-06-26T19:23:00","modified_gmt":"2022-06-26T17:23:00","slug":"ternoci-i-madh-mban-peng-perberjen-e-kuvendit-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ternoci-i-madh-mban-peng-perberjen-e-kuvendit-te-serbise\/","title":{"rendered":"T\u00ebrnoci i Madh \u201cmban peng\u201d p\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrb\u00ebrja e ardhshme e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb varet nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb jug t\u00eb k\u00ebtij vendi. Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultatet nuk dihen ende.<\/p>\n<p>Kjo, p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb votimeve n\u00eb fshatin T\u00ebrnoc i Madh i Bujanocit, si pasoj\u00eb e disa parregullsive. Banor\u00ebt atje do t\u00eb dalin s\u00ebrish n\u00eb votime m\u00eb 30 qershor \u2013 n\u00eb p\u00ebrpjekjen e pest\u00eb.<\/p>\n<p>Nga votat e tyre varet n\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pakic\u00ebs shqiptare n\u00eb Serbi do t\u00eb fitojn\u00eb mandatin e vet\u00ebm n\u00eb Kuvend. T\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb vendvotimin n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore \u201cMuharrem Kadriu\u201d kan\u00eb 1,089 votues.<\/p>\n<p>Sipas ndarjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb mandateve, n\u00ebse lista e komunitetit shqiptar fiton nj\u00eb mandat, ai mandat do t\u2019i hiqet pastaj Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb (SPS).<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shaip Kamberi, i cili udh\u00ebheq \u201cKoalicionin e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d, akuzon SPS-n\u00eb se po tenton t\u00eb sabotoj\u00eb votimin.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Velko Odalloviq, an\u00ebtar i Komisionit Kryesor t\u00eb SPS-s\u00eb, mohon se partia e tij ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb prish\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Bomba, provokime dhe konfiskim i listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve<\/p>\n<p>N\u00eb votimin e kat\u00ebrt radhazi \u2013 m\u00eb 23 qershor \u2013 ka pasur alarm t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr bomb\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e votimit.<\/p>\n<p>Kamberi thot\u00eb se zgjedhjet nuk kan\u00eb filluar at\u00eb dit\u00eb, sepse \u201cPartia Socialiste e Serbis\u00eb, para hapjes s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll gjith\u00eb procesin zgjedhor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, synimi ka qen\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komisionit zgjedhor nga radh\u00ebt e \u201cKoalicionit t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm vet\u00ebm si v\u00ebzhgues.<\/p>\n<p>\u201cNe, si pjes\u00ebmarr\u00ebs, nuk kemi mundur t\u00eb lejojm\u00eb nisjen e procesit [zgjedhor]\u201d, thot\u00eb Kamberi p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionet n\u00eb vendvotimeve jan\u00eb organe t\u00eb administrimit zgjedhor, q\u00eb e drejtojn\u00eb direkt votimin n\u00eb nj\u00eb vendvotim, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesit e procesit zgjedhor mbik\u00ebqyrin mbar\u00ebvajtjen e procedurave n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Kamberi thot\u00eb se SPS-ja ka d\u00ebrguar n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb komisionit zgjedhor nga Subotica \u2013 n\u00eb veri t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 i cili, si\u00e7 pretendon ky p\u00ebrfaq\u00ebsues i list\u00ebs shqiptare, ka provokuar an\u00ebtar\u00ebt e pranish\u00ebm t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e zakonshme q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komisionit t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e njohin terrenin dhe njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb kuptohen. Kur dikush vjen nga jasht\u00eb, me udh\u00ebzime t\u00eb sakta se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, me gjuh\u00eb urrejtjeje se \u2018kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri dhe nuk keni asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar aty\u2019, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb provokimi i situat\u00ebs\u201d, thot\u00eb Kamberi.<\/p>\n<p>Odalloviq, nga SPS-ja, akuzon p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive shqiptare p\u00ebr minim t\u00eb zgjedhjeve dhe thot\u00eb se propozimi i socialist\u00ebve ka qen\u00eb q\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb mbik\u00ebqyret nga nj\u00eb an\u00ebtar i komunitetit shqiptar dhe nj\u00eb serb.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb pala shqiptare ajo q\u00eb i ka marr\u00eb listat e votuesve dhe nuk ka dashur t\u00eb lejoj\u00eb ask\u00ebnd t\u2019i kontrolloj\u00eb. Ne kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u00eb penguar procesin dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar fillimin e tij\u201d, thot\u00eb Odalloviq.<\/p>\n<p>Ai shton se akuzat se an\u00ebtari i SPS-s\u00eb i ka provokuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Misioni v\u00ebzhgues CRTA, i cili ka pasur v\u00ebzhgues t\u00eb pavarur n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh, thot\u00eb se, p\u00ebrve\u00e7 alarmit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr bomb\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e komisionit zgjedhor nuk kan\u00eb mundur t\u00eb pajtohen \u201cp\u00ebr ndarjen e roleve\u201d para votimit.<\/p>\n<p>\u00c7ka tash?<\/p>\n<p>Pavlle Dimitrijeviq, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i programit t\u00eb OJQ-s\u00eb CRTA, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se shembulli i T\u00ebrnocit t\u00eb Madh tregon se puna e dob\u00ebt e komisioneve zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet kryesore n\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Serbi dhe se CRTA, vazhdimisht, ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQendrat e votimit mund t\u00eb realizojn\u00eb zgjedhje t\u00eb dob\u00ebta, ose t\u00eb mos i zhvillojn\u00eb fare, pa asnj\u00eb pasoj\u00eb apo p\u00ebrgjegj\u00ebsi. E vetmja pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjet e radh\u00ebs, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona nuk mund t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit zgjedhor\u201d, thot\u00eb Dimitrijeviq.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha votimet n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh<\/p>\n<p>P\u00ebr partit\u00eb e pakicave n\u00eb Serbi nuk vlen pragu prej 3%. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebto parti mund t\u00eb fitojn\u00eb mandate n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb me m\u00eb pak vota.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve q\u00eb citohen m\u00eb s\u00eb shpeshti, n\u00eb Serbi jetojn\u00eb rreth 60,000 shqiptar\u00eb \u2013 kryesisht n\u00eb komunat e Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs, n\u00eb Serbin\u00eb jugore.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parafundit parlamentare n\u00eb Serbi, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020, partit\u00eb shqiptare kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb koalicion dhe kan\u00eb fituar tri mandate parlamentare. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, ato kan\u00eb vendosur t\u00eb garojn\u00eb me dy lista \u2013 \u201cKoalicioni i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d, i udh\u00ebhequr nga Shaip Kamberi, dhe \u201cAlternativa p\u00ebr Ndryshim \u2013 Alternativa Demokratike Shqiptare\u201d, e udh\u00ebhequr nga Shqiprim Arifi.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e para, pas zgjedhjeve t\u00eb 3 prillit, t\u00eb dyja listat zgjedhore kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk e kan\u00eb kaluar pragun dhe se shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Kuvendin e ri t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb 21 prill, Gjykata Administrative n\u00eb Nish ka urdh\u00ebruar p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh, p\u00ebr shkak t\u00eb parregullsive. K\u00ebtu, pastaj, edhe ka filluar seria e p\u00ebrs\u00ebritjeve.<\/p>\n<p>Zgjedhjet jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 28 prill. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kan\u00eb votuar 697 nga gjithsej 1,089 votuesit me t\u00eb drejt\u00eb vote \u2013 dometh\u00ebn\u00eb, pjes\u00ebmarrja ka qen\u00eb 64 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Lista zgjedhore \u201cKoalicioni i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d ka fituar m\u00eb shum\u00eb vota: 677. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u2019i siguronte asaj nj\u00eb mandat n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, sikur k\u00ebto rezultate t\u00eb mos kontestoheshin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve e ka paraqitur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i list\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq. Pasi SPS-ja \u00ebsht\u00eb ankuar se ka votuar edhe nj\u00eb votues q\u00eb nuk ka pasur dokumente t\u00eb vlefshme personale, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka urdh\u00ebruar nj\u00eb votim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh jan\u00eb mbajtur s\u00ebrish m\u00eb 27 maj. At\u00eb dit\u00eb kan\u00eb votuar 618 nga 1,089 votues me t\u00eb drejt\u00eb vote.<\/p>\n<p>Rezultatet kan\u00eb qen\u00eb ndryshe nga hera e m\u00ebparshme. \u201cKoalicioni i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d ka fituar k\u00ebt\u00eb her\u00eb 598 vota. Atij i jan\u00eb dashur edhe 12 vota p\u00ebr t\u00eb kaluar pragun dhe p\u00ebr t\u00eb fituar mandatin parlamentar.<\/p>\n<p>\u201cKoalicioni i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d, m\u00eb pas, ka kontestuar votimin, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb votoj\u00eb pa let\u00ebrnjoftim.<\/p>\n<p>Komisioni Republikan i Zgjedhjeve e ka hedhur posht\u00eb ankes\u00ebn, por Gjykata Administrative ka urdh\u00ebruar votim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Lufta p\u00ebr nj\u00eb mandat<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, \u201cKoalicionit t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs\u201d i nevojiten 610 vota n\u00eb vendvotimin num\u00ebr gjasht\u00eb n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh, me kusht q\u00eb SPS-ja t\u00eb mos marr\u00eb asnj\u00eb vot\u00eb, pasi kjo do ta rriste pragun zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast, socialist\u00ebt do t\u00eb humbnin nj\u00eb mandat n\u00eb Kuvend dhe do t\u2019i kishin 31 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb mandat do t\u2019i takonte koalicionit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr SPS-n\u00eb, sepse i ka 31 mandate\u2026 Pse tani, kur nuk kan\u00eb vota, p\u00ebrpiqet kaq shum\u00eb q\u00eb t\u00eb na pamund\u00ebsoj\u00eb at\u00eb nj\u00eb deputet? \u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr mua\u201d, thot\u00eb Kamberi.<\/p>\n<p>Odalloviq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se SPS-ja k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb procesi zgjedhor n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka deklaruar m\u00eb 20 qershor se p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh me zgjedhjet n\u00eb T\u00ebrnoc t\u00eb Madh.\/Radio Evropa e lir\u00eb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrb\u00ebrja e ardhshme e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb varet nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb jug t\u00eb k\u00ebtij vendi. Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultatet nuk dihen ende. Kjo, p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb votimeve n\u00eb fshatin T\u00ebrnoc i Madh i Bujanocit, si pasoj\u00eb e disa parregullsive. Banor\u00ebt atje do t\u00eb dalin s\u00ebrish n\u00eb votime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":119353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-119352","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=119352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/119352\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=119352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=119352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=119352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}