{"id":120260,"date":"2022-07-06T14:01:21","date_gmt":"2022-07-06T12:01:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=120260"},"modified":"2022-07-06T14:01:21","modified_gmt":"2022-07-06T12:01:21","slug":"rritet-per-110-numri-i-turisteve-serbe-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rritet-per-110-numri-i-turisteve-serbe-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Rritet p\u00ebr 110% numri i turist\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit n\u00eb Qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nga Beogradi ka deklaruar se numri i turist\u00ebve serb\u00eb q\u00eb e kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 2021, \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 110 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2019.<\/p>\n

Teksa ka shpalosur potencialet turistike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb interviste me sh\u00ebrbimin e Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Serbi, Kumbaro ka theksuar se vizitor\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i emancipimit, i cili, sipas saj, n\u00ebnkupton mendje t\u00eb hapura.<\/p>\n

Kumbaro thekson se kjo \u00ebsht\u00eb filozofia e re q\u00eb korrespondon me \u201cBallkanin e Hapur\u201d dhe se gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb rezultat i k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n

E pyetur n\u00ebse pengesat p\u00ebr zhvillimin e turizmit nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb mospajtimet politike rreth Kosov\u00ebs, Kumbaro tha se nuk ka mospajtime t\u00eb tilla duke shtuar se \u201cky \u00ebsht\u00eb perceptim q\u00eb vjen nga historia jon\u00eb\u201d dhe i cili duhet ndryshuar.<\/p>\n

\u201cM\u00eb 2021, krahasuar me vitin 2019 ne kemi pasur shtim p\u00ebr 110 p\u00ebr qind t\u00eb turist\u00ebve nga Serbia. Normalisht q\u00eb fillimisht mendoj q\u00eb COVID-19 i ka ndryshuar t\u00eb gjitha itineraret. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mos harroni se kemi nisur frym\u00ebn e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, n\u00ebse mund t\u00eb them k\u00ebshtu, por gjithashtu edhe nismat vitin e kaluar.<\/p>\n

Vizitat e shpeshta t\u00eb personaliteteve nga t\u00eb tri shtetet kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb re. Dhe, n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ne po shohim rezultate t\u00eb ndryshme. N\u00eb turiz\u00ebm e kemi k\u00ebt\u00eb num\u00ebr dhe ky trend \u00ebsht\u00eb duke vazhduar m\u00eb 2022-\u00ebn, sepse n\u00eb kat\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb vitit kemi 20 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb (turist\u00eb) se sa vitin e kaluar.<\/p>\n

Ne kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm, ministrat an\u00eb shk\u00ebmbyer vizita, por gjithashtu dy agjencit\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb turizmit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontakt dhe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr promovimin e shteteve tona n\u00eb dy an\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, bloger\u00ebt nga Serbia jan\u00eb duke e vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n

Ata \u00e7do dit\u00eb po postojn\u00eb fotografi, sh\u00ebrbime, hotele nga Shqip\u00ebria n\u00eb faqet e rrjeteve t\u00eb tyre sociale, gj\u00eb q\u00eb sjell m\u00eb shum\u00eb ndjek\u00ebs dhe mendoj se mund t\u00eb shohim nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb turist\u00ebve serb\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kur jan\u00eb kthyer n\u00eb Serbi, kan\u00eb qen\u00eb paksa si ambasador\u00eb, ndoshta edhe duke mos e ditur. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb prodhon turiz\u00ebm, sepse t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se 70 p\u00ebr qind e turist\u00ebve n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn marrin informata p\u00ebrmes rrjeteve sociale m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrmes kanaleve zyrtare.<\/p>\n

N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrkushtimi yn\u00eb p\u00ebr Memorandumin e Mir\u00ebkuptimit q\u00eb s\u00eb fundi e kemi n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet tri shteteve \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb forcuar k\u00ebt\u00eb trend, t\u2019i bashkojm\u00eb forcat tona.<\/p>\n

Mendoj se ajo \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb tregu t\u00eb ri, por ta mb\u00ebshtesim at\u00eb ekzistues, sepse sektori privat \u00ebsht\u00eb m\u00eb i avancuar se ai politik. Prandaj, kjo \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb dhe duhet t\u00eb jemi t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u2019i p\u00ebrcjellim me k\u00ebt\u00eb trend t\u00eb ri. Edhe pse ka bisedime politike me Shqip\u00ebrin\u00eb, Serbin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi, Kosov\u00ebn, ne t\u00eb gjitha jemi shtete t\u00eb vogla, k\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb treg t\u00eb ndar\u00eb t\u00eb turizmit.<\/p>\n

N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ne duhet t\u2019i hapim kufijt\u00eb tan\u00eb dhe t\u00eb rrisim mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr qarkullimin e turist\u00ebve, sikurse zogjt\u00eb q\u00eb qarkullojn\u00eb, fluturojn\u00eb nga nj\u00eb shtet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Ne po e ndihmojm\u00eb ekonomin\u00eb, po u japim m\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaqshm\u00ebri turist\u00ebve, po t\u00ebrheqim turist\u00eb nga kombet e larg\u00ebta si Azia, Australia, Shtetet e Bashkuara, por mbi t\u00eb gjitha jemi duke krijuar nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb re t\u00eb emancipimit.<\/p>\n

Ky \u00ebsht\u00eb rezultati m\u00eb i madh dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rajonin ton\u00eb. Dhe, mendoj se turizmi nuk mund t\u00eb kontribuoj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb ekonomi, por gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb emancipim dhe turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet tjet\u00ebr n\u00eb tavolin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit n\u00eb Qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nga Beogradi ka deklaruar se numri i turist\u00ebve serb\u00eb q\u00eb e kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 2021, \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 110 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2019. Teksa ka shpalosur potencialet turistike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb interviste me sh\u00ebrbimin e Radios Evropa e Lir\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":120261,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120260"}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120260"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120260\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}