{"id":120445,"date":"2022-07-07T21:01:25","date_gmt":"2022-07-07T19:01:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=120445"},"modified":"2022-07-07T21:01:25","modified_gmt":"2022-07-07T19:01:25","slug":"deklarohen-te-pafajshem-zyrtaret-e-komunes-se-vitise-te-akuzuar-se-demtuan-buxhetin-e-komunes-afer-40-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/deklarohen-te-pafajshem-zyrtaret-e-komunes-se-vitise-te-akuzuar-se-demtuan-buxhetin-e-komunes-afer-40-mije-euro\/","title":{"rendered":"Deklarohen t\u00eb pafajsh\u00ebm zyrtar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb t\u00eb akuzuar se d\u00ebmtuan buxhetin e komun\u00ebs af\u00ebr 40 mij\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Gjilan- T\u00eb akuzuarit Fadil Abazi, Florim Ramaj, Rafiz Shabiu, Shaip Korrani dhe Selim Sjediu, zyrtar komunal, nuk e kan\u00eb pranuar faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se d\u00ebmtuan buxhetin e Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb  n\u00eb shum\u00ebn prej 39 mij\u00eb e 29 euro e 8 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimin rreth faj\u00ebsis\u00eb, t\u00eb akuzuarit Abazi, Ramaj, Shabiu, Korrani dhe Sejdiu, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb enjten n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjilan, pas leximit t\u00eb aktakuz\u00ebs nga prokurori Isuf Sadiku raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb, Ibrahim Ramadani, ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn pasurore-juridike, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket ndjekjes penale deklaroi q\u00eb lihet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqyrtimi gjyq\u00ebsor ka vazhduar me fjal\u00ebn hyr\u00ebse, ku prokurori Sadiku tha se mbetet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pran\u00eb aktit akuzues pa plot\u00ebsime dhe ndryshime, duke konsideruar se t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer k\u00ebto vepra penale q\u00eb iu vihen n\u00eb barr\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka prova ligj\u00ebrisht t\u00eb pranuara t\u00eb mjaftueshme dhe bind\u00ebse t\u00eb cilat jan\u00eb propozuar p\u00ebr t\u2019u administruar, andaj i ka propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb vazhdohet me shqyrtimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Fadil Abazi, avokati Shemsedin Pira n\u00eb fjal\u00ebn hyr\u00ebse tha se k\u00ebto prova nuk faktojn\u00eb se i mbrojturi i tij n\u00eb koh\u00ebn, vendin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrshkruar n\u00eb tre dispozitiv\u00ebt e aktakuz\u00ebs t\u00eb ket\u00eb kryer k\u00ebto vepra penale dhe gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor konsideron se do t\u00eb v\u00ebrtetohet pafaj\u00ebsia e tij.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Florim Ramaj, avokati Sevdail Robelli n\u00eb fjal\u00ebn hyr\u00ebse tha se aktakuza sa i p\u00ebrket t\u00eb akuzuarit Ramaj nuk \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe e t\u00ebra \u00ebsht\u00eb e bazuar nga raportet e policis\u00eb, t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjohen, ku gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor do t\u00eb bindet trupi gjykues se i mbrojturi i tij nuk i ka kryer veprat penale.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Rafiz Shabiu, avokati Ilir Shaqiri n\u00eb fjal\u00ebn hyr\u00ebse tha se aktakuza lidhur me t\u00eb akuzuarin Shabiu \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme e pabazuar dhe e paargumentueshme, ku gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor do t\u00eb v\u00ebrtetohet pafaj\u00ebsia  e tij.<\/p>\n<p>Kurse, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Shaip Korrani, avokati Sherif Sherifi n\u00eb fjal\u00ebn hyr\u00ebse tha se gjat\u00eb procedur\u00ebs penale t\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor, nga provat t\u00eb cilat do t\u00eb administrohen do t\u00eb v\u00ebrtetohet pafaj\u00ebsia e t\u00eb akuzuari Korrani.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Selim Sejdiu, avokati Ekrem Pira n\u00eb fjal\u00ebn hyr\u00ebse tha se aktakuza nuk e ka kaluar nj\u00eb dyshim t\u00eb bazuar q\u00eb do t\u00eb bindte nj\u00eb v\u00ebshtrues pasiv q\u00eb vepra \u00ebsht\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Tutje, seanca gjyq\u00ebsore ka vazhduar me d\u00ebgjimin e d\u00ebshmitarit Ramadan Ramadani, zyrtar policor, i cili tha se mbetet pran\u00eb raportit t\u00eb hetuesis\u00eb dhe pran\u00eb sh\u00ebnimeve zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs, mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve kan\u00eb njoftuar gjykat\u00ebn q\u00eb raportin e hetuesis\u00eb t\u00eb 24 marsit 2021 e as sh\u00ebnimet zyrtare nuk i kan\u00eb marr\u00eb nga prokuroria.<\/p>\n<p>Tutje, mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve kan\u00eb k\u00ebrkuar nga gjykata q\u00eb t\u00eb pajisen me raportet dhe sh\u00ebnimet zyrtare dhe p\u00ebr shkak t\u00eb materialit q\u00eb \u00ebsht\u00eb voluminoz iu nevojitet koh\u00eb q\u00eb ta analizojn\u00eb, ngase d\u00ebshmitari i lartcekur paraqitet si d\u00ebshmitar kryesor.<\/p>\n<p>Andaj, nj\u00ebz\u00ebri i kan\u00eb propozuar gjykat\u00ebs qe seanca e sotme t\u00eb shtyhet.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit e kan\u00eb mb\u00ebshtetur deklarimin e mbrojt\u00ebsve t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa propozimin e till\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar prokurori Sadiku.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, gjyqtari Sabedin Mushica, ka aprovuar propozimin e mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb akuzuarve q\u00eb seanca e sotme t\u00eb shtyhet p\u00ebr arsyet e lartcekura dhe t\u00eb radh\u00ebs e caktoi m\u00eb 7 shtator 2022.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb pandehurit Florim Ramaj dhe Fadil Abazi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar\u00eb, n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tyre zyrtar, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete apo p\u00ebr personin tjet\u00ebr apo q\u00eb t\u2019i shkaktojn\u00eb d\u00ebm personit tjet\u00ebr, me dashje kan\u00eb tejkaluar kompetencat dhe kan\u00eb shkelur detyrat e tyre t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb q\u00eb fillimisht i pandehuri Florim Ramaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar- menaxher i projektit, ka ofruar dokumentacion t\u00eb rrejsh\u00ebm kinse jan\u00eb kryer punimet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cLavdia e U\u00c7K-se\u201d n\u00eb fshatin Terpez\u00eb, Komuna e Vitis\u00eb dhe n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBerjan\u00ebt\u201d n\u00eb fshatin Pozheran, duke ofruar dokumentacion se kinse \u00ebsht\u00eb hedhur zhavor p\u00ebrkitazi me tenderin \u201cAsfaltimi i Rrug\u00ebve Rurale p\u00ebr LOT I\u201d, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb rr. \u201cLavdia e U\u00c7K-se\u201d n\u00eb fshatin Terpez\u00eb dhe rruga \u201cBerjan\u00ebt \u201c n\u00eb fshatin Pozheran.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, pasi q\u00eb i pandehuri Florim Ramaj i ka ofruar dokumentacionin e lartp\u00ebrmendur, i pandehuri Fadil Abzi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar- menaxher i prokurimit n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb tenderit \u201cAsfaltimi i Rrug\u00ebve Rurale p\u00ebr LOT I, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Rr. \u201cLavdia e U\u00c7K-s\u00eb\u201d me gjat\u00ebsi prej L-285m n\u00eb fshatin T\u00ebrpez\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb urdh\u00ebrpages\u00ebn p\u00ebr shtrimin e rrug\u00ebs me asfalt dhe ka paguar gjithsej 11 mij\u00eb e 100 euro e 75 cent\u00eb dhe pastaj m\u00eb 8 prill 2020, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb \u201cLavdia e U\u00c7K-s\u00eb\u201d n\u00eb fshatin T\u00ebrpez\u00eb, ka n\u00ebnshkruar urdh\u00ebrpages\u00eb, p\u00ebr shtrim me zhavor (\u2026 ngjeshje e materialit guror), n\u00eb vler\u00eb prej 6 mij\u00eb e 870 euro.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se pas shtrimit me asfalt ka b\u00ebr\u00eb pages\u00eb p\u00ebr shtrim me zhavor, me t\u00eb cilin veprim \u2013 pages\u00eb prej 6 mij\u00eb e 870 euro, e kan\u00eb d\u00ebmtuar Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, si dhe m\u00eb 8 prill 2020, ka l\u00ebshuar urdh\u00ebrpages\u00eb sipas tenderit t\u00eb vitit 2019 p\u00ebr asfaltimin e rr. \u201cBerjan\u00ebt \u201d me gjat\u00ebsi L-485m n\u00eb fshatin Pozheran, n\u00eb vler\u00eb prej 18 mij\u00eb e 890 euro, pastaj po p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb \u201cBerjan\u00ebt\u201d n\u00eb fshatin Pozheran, ka n\u00ebnshkruar urdh\u00ebrpages\u00eb m\u00eb 8 prill 2020, n\u00eb vler\u00eb prej 2 mij\u00eb e 877 euro, p\u00ebr shtrimin me zhavor (\u2026 ngjeshja e materialit guror) pra, pas shtrimit t\u00eb rrug\u00ebs me asfalt ka b\u00ebr\u00eb pages\u00eb p\u00ebr shtrim me zhavor, me t\u00eb cilin veprim- pages\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 2 mij\u00eb e 877 euro, e kan\u00eb d\u00ebmtuar Komun\u00ebn e Vitis\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u00e7ka, akuzohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs ose autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burgim prej tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Sipas diapozitivit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb pandehurit Florim Ramaj dhe Fadil Abazi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar\u00eb, n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tyre zyrtar, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete apo p\u00ebr personin tjet\u00ebr apo q\u00eb t\u2019i shkaktojn\u00eb d\u00ebm personit tjet\u00ebr, me dashje, kan\u00eb tejkaluar kompetencat dhe kan\u00eb shkelur detyrat e tyre t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri Florim Ramaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar- menaxher i projektit, gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb 18 korrikut 2019, p\u00ebr tenderin \u201cAsfaltimi i rrug\u00ebve rurale p\u00ebr LOT I dhe LOT II\u201d, n\u00eb Viti, ka eliminuar- larguar n\u00ebnt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb cilat sipas njoftimit p\u00ebr kontrat\u00eb dhe kontrat\u00ebs kishin p\u00ebr t\u2019u asfaltuar, ka shtuar tri rrug\u00eb t\u00eb reja q\u00eb nuk ishin kontraktuar duke e shtuar investimin n\u00eb rrug\u00ebt e kontraktuara, ku nuk i kishte asfaltuar tri rrug\u00eb Dega \u201cDaut Zenuni\u201d, Viti, dega \u201cGjasht\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt\u201d, n\u00eb fshatin Lubisht\u00eb, dhe Rr \u201cMulliri\u201d, n\u00eb fshatin Beguc\u00eb, nd\u00ebrsa tri rrug\u00eb n\u00eb fshatin Skifteraj dhe at\u00eb rruga dega \u201cVarrezat e fshatit\u201d n\u00eb vler\u00eb prej 6 mij\u00eb e 804 euro e 15 cent\u00eb, Rr. \u201cXhamia e Re-1\u201d n\u00eb vler\u00eb prej 5 mij\u00eb e 230 euro dhe dega \u201c21 Shtatori\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 1 mij\u00eb e 951 euro e 25 cent\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs dhe as n\u00eb njoftimin p\u00ebr kontrat\u00eb, jan\u00eb asfaltuar.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se pastaj i pandehuri Fadil Abazi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar- menaxher i prokurimit n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb 18 korrikut 2019, p\u00ebr tenderin \u201cAsfaltimi i rrug\u00ebve rurale LOT, I,II n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb\u201d, ka n\u00ebnshkruar urdh\u00ebrblerjet edhe p\u00ebr tri rrug\u00ebt n\u00eb fshatin Skifteraj q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs dhe as n\u00eb njoftimin p\u00ebr kontrat\u00eb ku pas k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa e k\u00ebtyre rrug\u00ebve dega \u201cVarrezat e fshatit\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 6 mij\u00eb e 804 euro e 15 cent\u00eb, rr. \u201cXhamia e Re-1\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 5 mij\u00eb e 230 euro, dega \u201c21 Shtatori\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 1 mij\u00eb e 951 euro e 25 cent\u00eb, me \u00e7ka e kan\u00eb d\u00ebmtuar Komun\u00ebn e Vitis\u00eb me gjithsej 13 mij\u00eb e 985 euro e 50 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, akuzohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs ose autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burgim prej tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitivin e tret\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs thuhet se i pandehuri Fadil Abazi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar- menaxher i prokurimit n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tij zyrtar, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete apo p\u00ebr personin tjet\u00ebr apo q\u00eb t\u2019i shkaktoj\u00eb d\u00ebm personit tjet\u00ebr, me dashje, ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur detyrat e tij t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb q\u00eb m\u00eb 21 maj 2020, n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore t\u00eb LPP\u00b9-s\u00eb dhe Udh\u00ebzuesit Operativ p\u00ebr Prokurimin Publik\u00b2, kishte shpallur njoftim p\u00ebr kontrat\u00eb, pun\u00eb me titull \u201cRregullimi i rrug\u00ebve rurale n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb\u201d, kontrata e n\u00ebnshkruar m\u00eb 3 shtator 2020, kontrata korniz\u00eb, pun\u00eb me \u00e7mime p\u00ebr nj\u00ebsi prej 840 euro, si rrjedhoj\u00eb bazuar n\u00eb dispozitat ligjore dhe akteve n\u00ebnligjore kontrata publike korniz\u00eb me \u00e7mime p\u00ebr nj\u00ebsi lejohet p\u00ebr pun\u00eb mir\u00ebmbajtje por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk lejohet p\u00ebr pun\u00eb nd\u00ebrtimore- riparim.<\/p>\n<p>Me \u00e7ka, akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs ose autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414, paragrafi 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burg prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitivin e kat\u00ebrt thuhet se i pandehuri Florim Ramaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar-menaxher t\u00eb projektit, n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tij zyrtar, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete apo p\u00ebr personin tjet\u00ebr apo q\u00eb t\u2019i shkaktoj\u00eb d\u00ebm personit tjet\u00ebr, me dashje, ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur detyrat e tij t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se ka p\u00ebrpiluar raportet e asfaltimit t\u00eb rrug\u00ebve rurale p\u00ebr LOT I dhe LOT II, n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb se jan\u00eb kryer konform paramasave dhe parallogaris\u00eb dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre raporteve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat ku \u00ebsht\u00eb konstatuar se k\u00ebto rrug\u00eb jan\u00eb asfaltuar me mang\u00ebsi edhe at\u00eb: Dega rr.\u201dD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d n\u00eb Viti, e kontraktuar me gjat\u00ebsi L-135 dhe gjer\u00ebsi 3.5 m, nd\u00ebrsa matjet nga ekspertiza e ekspertit gjeodet \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar L-115.27 dhe gjersia B=3.05-3.15m, pra kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar m\u00eb pak, shprehur n\u00eb total D=108.61 m2, p\u00ebr \u00e7mimin e Bitoagregatit (asfaltit) 7 \u20ac3, p\u00ebr met\u00ebr m2, e q\u00eb kjo kap\u00eb vler\u00ebn prej 760 euro e 27 cent\u00eb, rruga \u201cVarrezat e Vreshtat\u201d, n\u00eb fshatin Smir\u00eb, \u00ebsht\u00eb kontraktuar me gjat\u00ebsi L 370 dhe gjer\u00ebsi B=3.5 m, nd\u00ebrsa matjet nga ekspertiza e ekspertit gjeodet \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar L-369.32 dhe gjer\u00ebsia B=3.05m, pra kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar m\u00eb pak n\u00eb total prej D=175 m2, p\u00ebr \u00e7mimin e Bitoagregatit (asfaltit) 7.00 \u20ac, p\u00ebr met\u00ebr q\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn 1 mij\u00eb e 225 euro, rruga \u201cHasani\u201d, te varrezat e fshatit Ramnisht\u00eb, e kontaktuar me gjat\u00ebsi L=340 dhe gjer\u00ebsi B=3.5m.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, matjet nga ekspertiza e ekspertit gjeodet \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar L-303.43m dhe gjer\u00ebsia B=3.50m, pra kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar m\u00eb pak n\u00eb total prej D=112.84 m2, p\u00ebr \u00e7mimin e Bitoaregatit (asfaltit) 7.00 \u20ac, p\u00ebr met\u00ebr q\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn 789 euro e 88 cent\u00eb, e q\u00eb n\u00eb total p\u00ebr k\u00ebto rrug\u00eb t\u00eb Lot I, sipas raportit t\u00eb matjeve nga ekspertiza e ekspertit gjeodet, jan\u00eb asfaltuar m\u00eb pak n\u00eb D=396.45 m2, ku e shprehur n\u00eb vler\u00eb 396.45 m2x7.00 \u20ac, 2 mij\u00eb e 775 euro e 15 cent\u00eb, ku i pandehuri Florim Ramaj, me p\u00ebrpilim t\u00eb raporteve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb k\u00ebtyre rrug\u00ebve p\u00ebr Lot I, ka d\u00ebmtuar buxhetin e Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn prej 2 mij\u00eb e 775 euro e 15 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u00e7ka, akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs ose autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414 paragrafi 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burg prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitivin e pest\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs thuhet se t\u00eb pandehurit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar\u00eb \u2013 Rafiz Shabiu kryetar, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit p\u00ebr kontrollim dhe pranim teknik pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb prokurimit n\u00eb Viti, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tyre zyrtar, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete apo p\u00ebr personin tjet\u00ebr apo q\u00eb t\u2019i shkaktoj\u00eb d\u00ebm personit tjet\u00ebr, me dashje kan\u00eb tejkaluar kompetencat dhe kan\u00eb shkelur detyrat e tyre t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>Thuhet se, m\u00eb 9 korrik 2020 kan\u00eb n\u00ebnshkruar dokumentacion p\u00ebrkitazi me kontrollimin dhe pranimin teknik se kinse jan\u00eb kryer punimet n\u00eb tenderin \u201cAsfaltimi i Rrug\u00ebve Rurale\u201d p\u00ebr LOT 14, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb: Rr. \u201cLavdia e U\u00c7K-s\u00eb\u201d n\u00eb fshatin Terpez n\u00eb vler\u00eb prej 6 mij\u00eb e 870 euro, dhe rruga \u201cBerjan\u00ebt \u201cn\u00eb fshatin Pozheran n\u00eb vler\u00eb prej 2 mij\u00eb e 877 euro, dhe m\u00eb pas e kan\u00eb n\u00ebnshkruar dokumentacionin se kinse \u00ebsht\u00eb hedhur zhavor (\u2026 ngjeshje e materialit guror) pasi jan\u00eb asfaltuar rrug\u00ebt e lartcekura, me \u00e7ka e kan\u00eb d\u00ebmtuar Komun\u00ebn e Vitis\u00eb me shumat e lartp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, akuzohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs ose autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burgim prej tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb diapozitivin e gjasht\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs thuhet se t\u00eb pandehurit Rafiz Shabiu, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar\u00eb \u2013 Rafiz Shabiu kryetar, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit, p\u00ebr kontrollim dhe pranim teknik pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb prokurimit n\u00eb KK n\u00eb Viti, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tyre zyrtar, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete apo p\u00ebr personin tjet\u00ebr apo q\u00eb t\u2019i shkaktoj\u00eb d\u00ebm personit tjet\u00ebr, me dashje, kan\u00eb tejkaluar kompetencat dhe kan\u00eb shkelur detyrat e tyre t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj,<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, me pranimin teknik t\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr LOT I, edhe at\u00eb dega rr. \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit \u201d n\u00eb Viti, e kontraktuar me gjat\u00ebsi L-135 dhe gjer\u00ebsi 3.5 m, nd\u00ebrsa nga matjet nga ekspertiza e ekspertit gjeodet \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar L=115.27m dhe gjer\u00ebsia B=3.05-3.15m, pra kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar m\u00eb pak, shprehur n\u00eb total D=108.61 m2, p\u00ebr \u00e7mimin e Bitoagregatit (asfaltit) 7 \u20ac, p\u00ebr met\u00ebr m2, e q\u00eb kjo kap\u00eb vler\u00ebn prej 760 euro e 27 cent\u00eb, rruga \u201cVarrezat e Vreshtat\u201d, n\u00eb fshatin Smir\u00eb, \u00ebsht\u00eb kontraktuar me gjat\u00ebsi L-370 dhe gjer\u00ebsi B-3.5 m, nd\u00ebrsa nga matjet nga ekspertiza e ekspertit gjeodet \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar L-369.32 dhe gjer\u00ebsia B=3.05m, pra kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar m\u00eb pak n\u00eb total prej D=175 m2, p\u00ebr \u00e7mimin e Bitoaregatit (asfaltit) 7.00 \u20ac, p\u00ebr met\u00ebr q\u00eb kap vler\u00ebn 1 mij\u00eb e 225 euro, rruga \u201cHasani\u201d, te varrezat e fshatit Ramnisht\u00eb, e kontaktuar me gjat\u00ebsi L=340 dhe gjer\u00ebsi B=3.5m.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, thuhet se nga matjet nga ekspertiza e ekspertit gjeodet \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar L-303.43m dhe gjer\u00ebsia B=3.50m, pra shohim se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb asfaltuar m\u00eb pak n\u00eb total prej D=112.84 m2, p\u00ebr \u00e7mimin e Bitoaregatit (asfaltit) 7.00 \u20ac, p\u00ebr met\u00ebr q\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn 789 euro e 88 cent\u00eb, e q\u00eb n\u00eb total p\u00ebr k\u00ebto rrug\u00eb t\u00eb Lot I, sipas raportit t\u00eb matjeve nga ekspertiza e ekspertit gjeodet, jan\u00eb asfaltuar m\u00eb pak n\u00eb D=396.45 m2, ku e shprehur n\u00eb vler\u00eb 396.45m2 x 7.00 \u20ac = 2 mij\u00eb e 775 euro e 15 cent\u00eb, ku t\u00eb pandehurit e kan\u00eb d\u00ebmtuar buxhetin e Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn prej 2 mij\u00eb e 775 euro e 15 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u00e7ka, ngarkohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs ose autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozitivin e tet\u00eb thuhet se t\u00eb pandehurit Rafiz Shabiu, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar\u00eb \u2013 Rafiz Shabiu kryetar, Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit p\u00ebr kontrollim dhe pranim teknik pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb prokurimit n\u00eb KK n\u00eb Viti, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin e tyre zyrtar, p\u00ebrpilojn\u00eb dokumentacion t\u00eb falsifikuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb dokumentacion p\u00ebr pranim teknik t\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr LOT I dhe LOT II t\u00eb 9 korrikut 2020, ashtu q\u00eb pa qen\u00eb prezent fare Bekim Rexhepi, pa autorizim, e vendosin emrin e tij n\u00eb dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs, kinse ka qen\u00eb prezent gjat\u00eb pranimit teknik t\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr LOT I dhe LOT II.<\/p>\n<p>Me \u00e7ka, ngarkohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cRastet e posa\u00e7me t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve\u201d nga neni 391, paragrafi 1 n\u00ebnpar. 1.1. lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e d\u00ebnueshme me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohen t\u00eb pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jan\u00eb fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjilan- T\u00eb akuzuarit Fadil Abazi, Florim Ramaj, Rafiz Shabiu, Shaip Korrani dhe Selim Sjediu, zyrtar komunal, nuk e kan\u00eb pranuar faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se d\u00ebmtuan buxhetin e Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 39 mij\u00eb e 29 euro e 8 cent\u00eb. Deklarimin rreth faj\u00ebsis\u00eb, t\u00eb akuzuarit Abazi, Ramaj, Shabiu, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":120446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-120445","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120445\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}