{"id":121625,"date":"2022-07-18T10:12:57","date_gmt":"2022-07-18T08:12:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=121625"},"modified":"2022-07-18T10:12:57","modified_gmt":"2022-07-18T08:12:57","slug":"ibrahimi-zyra-per-presheve-medvegje-dhe-bujanoc-u-funksionalizua-ne-nje-ambient-zyre-e-cila-i-permbushe-te-gjitha-kushtet-e-nevojshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ibrahimi-zyra-per-presheve-medvegje-dhe-bujanoc-u-funksionalizua-ne-nje-ambient-zyre-e-cila-i-permbushe-te-gjitha-kushtet-e-nevojshme\/","title":{"rendered":"Ibrahimi: Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc u funksionalizua n\u00eb nj\u00eb ambient\/zyre e cila i p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme"},"content":{"rendered":"<p>Ibrahimi: Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc u funksionalizua n\u00eb nj\u00eb ambient\/zyre e cila i p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme<br \/>\nArianit Ibrahimi, an\u00ebtar i Kuvnedit Komunal t\u00eb Gjilanit nga radh\u00ebt e Aleanc\u00ebs Kosova e Re (AKR), ka b\u00ebr\u00eb me dije se Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc u funksionalizua n\u00eb nj\u00eb ambient\/zyre e cila i p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb dinjitetshme dhe serioze n\u00eb trajtim t\u00eb k\u00ebrkesave, \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb adresohen nga qytetar\u00ebt me prejardhje nga Lugina e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ibrahimi, q\u00eb edhe drejton deg\u00ebn e AKR-s\u00eb s\u00eb Gjilanit, ka b\u00ebr\u00eb me dije se Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc ndodhet n\u00eb Sheshin Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, objekti i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebrball\u00eb Hotelit Kristalit.<\/p>\n<p>Ja adresimi i plot\u00eb i Ibrahimit drejtuar qytetar\u00ebve me prejardhje nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb me prejardhje nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Bashk\u00ebqeverisje t\u00eb lidhur me dat\u00eb 06 Janar 2022 n\u00eb mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb Gjilan dhe<\/p>\n<p>AKR \u2013 Dega n\u00eb Gjilan, ku pjes\u00eb e saj ishte q\u00eb Zyrja p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc t\u00eb udh\u00ebhiqet me staf nga AKR n\u00eb Gjilan, bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb q\u00eb kjo zyre mos t\u00eb vazhdonte m\u00eb aktivitetin me nj\u00eb sportel n\u00eb koridor, ku nuk kishte kushte t\u00eb pun\u00ebs e t\u00eb pritjes dinjitoze p\u00ebr luginas\u00ebt e nevojat e tyre, duke pasur parasysh edhe mb\u00ebshtetjen e parezerv\u00eb t\u00eb Kryetarit<\/p>\n<p>z.Alban Hyseni, m\u00eb n\u00eb fund arrit\u00ebm q\u00ebllimin e d\u00ebshiruar q\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00cb FUNKSIONALIZOHET ZYRA P\u00cbR PRESHEVE, MEDVEGJ\u00cb DHE BUJANOC n\u00eb nj\u00eb ambient\/zyre e cila i p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb dinjitetshme dhe serioze n\u00eb trajtim t\u00eb k\u00ebrkesave, \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb adresohen nga qytetar\u00ebt me prejardhje nga Lugina e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr opinionin e gjer\u00eb ju njoftojm\u00eb se tani Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc ndodhet n\u00eb Sheshin Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, objekti i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebrball\u00eb Hotelit Kristalit.<\/p>\n<p>Po ashtu duke e ditur mir\u00eb gjendjen se me \u00e7far\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebrballen qytetar\u00ebt me prejardhje nga Lugina e Presheves n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet karshi t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, kemi pasur p\u00ebr q\u00ebllim primar q\u00eb t\u2019ia kthejm\u00eb dinjitetin e munguar k\u00ebsaj zyre, t\u2019ia kthejm\u00eb besimin, seriozitetin, si dhe q\u00eb kjo Zyre t\u00eb kthehet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve e jo si\u00e7 ka qen\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime individuale dhe p\u00ebrtej tyre p\u00ebr agjenda t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim n\u00eb dakordanc\u00eb t\u00eb plot\u00eb me Kryetarin z. Alban Hyseni, p\u00ebr ta udh\u00ebheq\u00eb zyr\u00ebn kemi caktuar nj\u00eb personalitet e para me prejardhje nga Lugina, dhe s\u00eb dyti me shkatht\u00ebsi t\u00eb larta profesionale dhe kualifikim adekuat (i diplomuar si Politolog), t\u00eb cilit nuk do t\u2019i mungoj\u00eb angazhimi dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer me nder dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi luginasve karshi nevojave t\u00eb tyre bazuar n\u00eb kompetencat e Zyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr dallim nga e kaluara, tani p\u00ebrmes zyr\u00ebs do t\u00eb krijohen ura t\u00eb bashk\u00ebpunimit me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt politik pa dallim nga Lugina dhe instancat tjera t\u00eb larta t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb adresimit dhe zgjidhjes s\u00eb t\u00eb gjitha problematikave me t\u00eb cilat hasen qytetar\u00ebt nga Lugina.<\/p>\n<p>Lidhur me joseriozitetin e deritanish\u00ebm t\u00eb zyr\u00ebs q\u00eb p\u00ebrtej faktit se kjo zyr\u00eb \u201cpun\u00ebn\u201d e ka kryer me nj\u00eb sportel ku kan\u00eb munguar kushtet bazike p\u00ebr pun\u00eb, e tregon edhe fakti se me rastin e pranimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb zyrtarit ton\u00eb z.Aid Berisha, nga paraardh\u00ebsi i tij z. Jonuz Hasani nuk ka pranuar asnj\u00eb dokumentacion apo l\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka administruar kjo Zyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr ne kemi pranuar k\u00ebrkesa t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Zyre p\u00ebr trajtim e t\u00eb cilat mungojn\u00eb p\u00ebrderisa zyrtari paraprak nuk na ka ofruar asnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb tyre. Kjo situat\u00eb d\u00ebshmon se kjo Zyre p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra nuk ka kryer asnj\u00eb funksion p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e thirrur por ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm si vend pune pa ndonj\u00eb rol dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj Zyre bazuar n\u00eb kompetencat e saj dhe legjislacionin n\u00eb fuqi dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me nivelin qendror, luginasve t\u2019iu dalim n\u00eb ndihm\u00eb duke i trajtuar dhe adresuar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat dhe \u00e7\u00ebshtjet e tyre q\u00eb dalin si nevoj\u00eb e problemeve t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb gjitha segmentet, si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb aspektin e dokumenteve t\u00eb identitetit dhe shtet\u00ebsis\u00eb, aspektin arsimor (rritjen e kuot\u00ebs p\u00ebr pranim n\u00eb universitetet publike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshirjen n\u00eb shp\u00ebrndarjen e bursave), n\u00eb aspektin kulturor, rinor, ekonomik, etj.<\/p>\n<p>Po ashtu, duke pasur parasysh problemet e luginasve q\u00eb i preokupojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet jet\u00ebsore, si asambleist i Kuvendit Komunal n\u00eb Gjilan do t\u00eb angazhohem q\u00eb p\u00ebrmes mekanizmave n\u00eb Kuvend, t\u00eb inicoj\u00eb si propozim q\u00eb kjo Zyre t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e organizimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb analoge me drejtorit\u00eb komunale q\u00eb si rrjedhoj\u00eb t\u2019i shtohen kompetencat e veprimtaris\u00eb dhe t\u2019i shtohen kapacitetet e resurseve humane, logjistike, dhe financiare.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr faktin se nevojat e luginasve do t\u00eb jen\u00eb afatgjata dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim rrisku i p\u00ebrkujdesjes m\u00eb t\u00eb madhe i takon komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e Anamorav\u00ebs dhe si komun\u00eb dhe regjion kufizohet fizikisht me tre komunat e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj nga ana e Kryetarit z. Alban Hyseni presim q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb z\u00eb vend t\u00eb posaq\u00ebm n\u00eb agjend\u00ebn e tij, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u00eb t\u00eb jet\u00eb z\u00ebri i fuqish\u00ebm i tyre, dhe t\u00eb nd\u00ebrmerr hapa konkret n\u00eb jet\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projekti p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb merituar n\u00eb shumic\u00ebn e dimensioneve jet\u00ebsore q\u00eb i preokupojn\u00eb luginasit, kur e dim\u00eb se p\u00ebr momentin jan\u00eb t\u00eb diskriminuara thuajse t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e tyre.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ibrahimi: Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc u funksionalizua n\u00eb nj\u00eb ambient\/zyre e cila i p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme Arianit Ibrahimi, an\u00ebtar i Kuvnedit Komunal t\u00eb Gjilanit nga radh\u00ebt e Aleanc\u00ebs Kosova e Re (AKR), ka b\u00ebr\u00eb me dije se Zyra p\u00ebr Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc u funksionalizua n\u00eb nj\u00eb ambient\/zyre e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":121626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121625","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121625"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121625\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}