{"id":121839,"date":"2022-07-20T09:27:59","date_gmt":"2022-07-20T07:27:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=121839"},"modified":"2022-07-20T09:27:59","modified_gmt":"2022-07-20T07:27:59","slug":"dash-kosova-nuk-i-permbush-plotesisht-standardet-minimale-per-eliminimin-e-trafikimit-por-po-ben-perpjekje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dash-kosova-nuk-i-permbush-plotesisht-standardet-minimale-per-eliminimin-e-trafikimit-por-po-ben-perpjekje\/","title":{"rendered":"DASH: Kosova, nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr eliminimin e trafikimit, por po b\u00ebn p\u00ebrpjekje"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit KA publikuar t\u00eb mart\u00ebn raportin mbi trafikimin e qenieve njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2022, q\u00eb p\u00ebrfshin vler\u00ebsimet p\u00ebr rreth 190 vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti i ndan vendet n\u00eb tre nivele. N\u00eb nivelin e par\u00eb p\u00ebrfshihen vendet dhe territoret, qeverit\u00eb e t\u00eb cilave veprojn\u00eb n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb me standardet minimale t\u00eb k\u00ebrkuara. N\u00eb nivelin e dyt\u00eb hyjn\u00eb vendet dhe territoret, qeverit\u00eb e t\u00eb cilave nuk p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me standardet minimale, por q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe n\u00eb nivelin e tret\u00eb futen vendet q\u00eb nuk p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me standardet minimale dhe nuk po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova vazhdojn\u00eb t\u00eb renditen n\u00eb nivelin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>KOSOVA<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm sikur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, raporti thekson se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr eliminimin e trafikimit, por po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Qeveria demonstroi p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb raportimit, duke marr\u00eb parasysh ndikimin e pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb kapacitetin e saj antitrafikim, ndaj mbeti n\u00eb nivelin e 2-t\u00eb, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje, thuhet m\u00eb tej, p\u00ebrfshijn\u00eb ndjekjen penale dhe d\u00ebnimin e m\u00eb shum\u00eb trafikant\u00ebve dhe identifikimin e m\u00eb shum\u00eb viktimave. Zyra e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit krijoi ekipe lokale shum\u00ebdisiplinore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar bashk\u00ebrendimin p\u00ebr rastet e trafikimit n\u00eb tre rajone dhe qeveria shtoi fondet p\u00ebr strehimoret e drejtuara nga OJQ-t\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria organizoi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fuqishme nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe organet bashk\u00ebrenduese mblodh\u00ebn dhe p\u00ebrgatit\u00ebn raporte tremujore. Megjithat\u00eb, qeveria nuk i p\u00ebrmbushi standardet minimale n\u00eb disa fusha thelb\u00ebsore. Gjykat\u00ebsit vazhduan t\u00eb shqiptojn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb buta p\u00ebr trafikant\u00ebt dhe qeveria nuk miratoi Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.<\/p>\n<p>Organet e zbatimit t\u00eb ligjit vazhduan ta klasifikojn\u00eb lypjen e detyruar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga prind\u00ebrit e tyre si neglizhenc\u00eb ose abuzim prind\u00ebror n\u00eb vend t\u00eb trafikimit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave jo t\u00eb duhura t\u00eb identifikimit p\u00ebr lypjen e detyruar, autoritetet ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ken\u00eb d\u00ebbuar disa viktima t\u00eb paidentifikuara trafikimi.<\/p>\n<p>Ndjekja penale<\/p>\n<p>Raporti thekson se policia, prokurorit\u00eb dhe gjykatat p\u00ebrdorin metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr num\u00ebrimin e rasteve t\u00eb p\u00ebrndjekjeve dhe kjo ka \u00e7uar n\u00eb statistika t\u00eb paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Policia hetoi 17 raste t\u00eb reja me 43 t\u00eb dyshuar, krahasuar me 62 raste t\u00eb reja n\u00eb vitin 2020. Policia hetoi gjithashtu shtat\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrdorim t\u00eb sh\u00ebrbimeve seksuale nga nj\u00eb viktim\u00eb trafikimi\u201d, krahasuar me n\u00ebnt\u00eb t\u00eb dyshuar n\u00eb vitin 2020. Autoritetet ndoq\u00ebn penalisht 35 raste t\u00eb reja me 60 t\u00eb pandehur, krahasuar me 20 raste t\u00eb reja me 32 t\u00eb pandehur n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Gjykatat d\u00ebnuan shtat\u00eb trafikant\u00eb, krahasuar me tre n\u00eb vitin 2020. Gjykat\u00ebsit vazhduan t\u00eb shqiptojn\u00eb d\u00ebnime n\u00ebn kufirin minimal prej pes\u00eb vjet\u00ebsh heqje lirie. Nd\u00ebrsa nj\u00eb gjykat\u00ebs d\u00ebnoi nj\u00eb trafikant me pes\u00eb vjet heqje lirie, kat\u00ebr trafikant\u00eb u d\u00ebnuan me tre vjet, nj\u00eb u d\u00ebnua me dy vjet me kusht dhe me nj\u00eb gjob\u00eb prej 300 eurosh.<\/p>\n<p>Gjykatat nuk e zvog\u00ebluan numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb lendeve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb rastet e trafikimit dhe 70 raste mbet\u00ebn t\u00eb hapura nga vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Mbrojtja e viktimave dhe parandalimi<\/p>\n<p>Qeveria, thuhet n\u00eb raport, shtoi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 22 viktima, krahasuar me 17 n\u00eb vitin 2020. Nga k\u00ebto, 19 ishin viktima t\u00eb trafikimit seksual dhe tre t\u00eb lypjes s\u00eb detyruar; 16 ishin vajza, kat\u00ebr gra dhe dy djem. Nj\u00eb viktime ishte nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Profili i trafikimit<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj sikurse edhe viteve t\u00eb kaluara, raporti thekson se trafikant\u00ebt e qenieve njer\u00ebzore shfryt\u00ebzojn\u00eb viktimat vendase dhe t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb si dhe jasht\u00eb saj. Shum\u00eb viktima t\u00eb trafikimit seksual n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb vajza, megjith\u00ebse trafikant\u00ebt detyrojn\u00eb gjithashtu gra nga Shqip\u00ebria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende t\u00eb tjera evropiane n\u00eb trafikim seksual.<\/p>\n<p>Trafikant\u00ebt rekrutojn\u00eb gra dhe vajza me premtime p\u00ebr martes\u00eb ose pun\u00ebsim si k\u00ebrcimtare dhe k\u00ebng\u00ebtare dhe i detyrojn\u00eb viktimat n\u00eb trafikim seksual n\u00eb sht\u00ebpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhi. F\u00ebmij\u00ebt nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera fqinje jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb lypin brenda vendit. Trafikant\u00ebt i n\u00ebnshtrojn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ndaj trafikimit seksual dhe pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Raporti rithekson se komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane jan\u00eb t\u00eb prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. N\u00eb raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrant\u00ebt, azilk\u00ebrkuesit dhe refugjat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rrezikuar nga trafikant\u00ebt.<\/p>\n<p>Raport i rekomandon Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb hetoj\u00eb me forc\u00eb, t\u00eb ndjek\u00eb penalisht dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb trafikant\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb trafikant\u00ebt e d\u00ebnuar me burg, n\u00eb p\u00ebrputhje me d\u00ebnimet e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit KA publikuar t\u00eb mart\u00ebn raportin mbi trafikimin e qenieve njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2022, q\u00eb p\u00ebrfshin vler\u00ebsimet p\u00ebr rreth 190 vende t\u00eb bot\u00ebs. Raporti i ndan vendet n\u00eb tre nivele. N\u00eb nivelin e par\u00eb p\u00ebrfshihen vendet dhe territoret, qeverit\u00eb e t\u00eb cilave veprojn\u00eb n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb me standardet minimale t\u00eb k\u00ebrkuara. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":121840,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121839","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121839\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}