{"id":122385,"date":"2022-07-26T20:48:46","date_gmt":"2022-07-26T18:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=122385"},"modified":"2022-07-26T20:48:46","modified_gmt":"2022-07-26T18:48:46","slug":"kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-lidhur-me-shpalljen-kerkesave-te-dy-kandidateve-per-kryeprokuror-te-shtetit-te-papranueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-lidhur-me-shpalljen-kerkesave-te-dy-kandidateve-per-kryeprokuror-te-shtetit-te-papranueshme\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja publikon vendimin e plot\u00eb lidhur me shpalljen k\u00ebrkesave t\u00eb dy kandidat\u00ebve p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit, t\u00eb papranueshme"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb \u2013 Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka publikuar vendimin e plot\u00eb, me t\u00eb cilin k\u00ebrkesat e parashtruara nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, q\u00eb t\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontestuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs (KPK) p\u00ebr propozimin e Blerim Isufaj n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, i ka shpallur t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Kushtetueses thuhet se kjo gjykat\u00eb vendosi t\u2019i shpall\u00eb t\u00eb papranueshme k\u00ebto k\u00ebrkesa, me arsyetimin se parashtuesit nuk i kan\u00eb shterur t\u00eb gjitha mjetet juridike, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shqyrtoi k\u00ebrkesat e bashkuara n\u00eb rastet KI 57\/22, parashtruar nga Shqipdon Fazliu dhe KI 79\/22, parashtruar nga Armend Hamiti, q\u00eb t\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kontestojn\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Vendimit t\u00eb 6 prillit 2022 t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr propozimin e z. Blerim Isufaj n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit. Gjykata, vendosi q\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebrkat\u00ebse t\u2019i shpall\u00eb t\u00eb papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e k\u00ebrkesave nuk i kan\u00eb shteruar mjetet juridike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me paragrafin 7 t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe Pal\u00ebt e Autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tutje thuhet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gjykata fillimisht shtjelloi dhe m\u00eb pas aplikoi n\u00eb rrethanat e rasteve konkrete, parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GjEDNJ), sa i takon shterimit t\u00eb mjeteve juridike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e pranueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruesve, Gjykata, s\u00eb pari, theksoi se nuk \u00ebsht\u00eb kontestuese q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs pa shteruar asnj\u00eb mjet juridik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb paragrafin 7 t\u00eb nenit 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. P\u00ebr pasoj\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse parashtruesit e k\u00ebrkesave plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u2019u liruar nga ky detyrim kushtetues, Gjykata fillimisht shtjelloi dhe m\u00eb pas aplikoi n\u00eb rrethanat e rasteve konkrete (i) parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs, p\u00ebr sa i takon shterimit t\u00eb mjeteve juridike; (ii) praktik\u00ebn relevante gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrlidhet me kontestimin e vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial, K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, por edhe autoriteteve tjera publike, vendimet e t\u00eb cilave jan\u00eb kontestuar n\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes ose jo n\u00eb funksione t\u00eb caktuara publike; si dhe (iii) parimet relevante t\u00eb shtjelluara n\u00ebp\u00ebrmjet opinioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Kushtetuesja thot\u00eb se bazuar n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb GjEDNj, kriteri i shterimit t\u00eb mjeteve juridike nuk mund t\u00eb aplikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tejet formaliste, por mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjashtime vet\u00ebm n\u00ebse pal\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse bazuar n\u00eb parimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, argumentojn\u00eb para gjykat\u00ebs se nuk ekziston mjeti juridik ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, t\u00eb argumentojn\u00eb se mjeti ekzistues juridik nuk \u00ebsht\u00eb efektiv.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontekst t\u00eb t\u00eb lartcekurave, Gjykata theksoi se bazuar n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, kriteri i shterimit t\u00eb mjeteve juridike, nuk mund t\u00eb aplikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tejet formaliste dhe rrjedhimisht, mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjashtime, por vet\u00ebm n\u00ebse pal\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse, bazuar n\u00eb parimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, argumentojn\u00eb para Gjykat\u00ebs se nuk ekziston mjeti juridik ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, t\u00eb argumentojn\u00eb se mjeti ekzistues juridik nuk \u00ebsht\u00eb efektiv sepse (i) nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201cdispozicion dhe i qassh\u00ebm\u201d; dhe (ii) nuk \u00ebsht\u00eb \u201cmjaftuesh\u00ebm i sigurt jo vet\u00ebm n\u00eb teori, por edhe n\u00eb praktik\u00eb\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, bazuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn praktik\u00eb gjyq\u00ebsore, parashtruesit p\u00ebrkat\u00ebs duhet t\u00eb argumentojn\u00eb q\u00eb \u201ckan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb pritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme nga ata q\u00eb t\u00eb shterojn\u00eb mjetet juridike\u201d, duke marr\u00eb parasysh se \u201cdyshimet e thjeshta\u201d t\u00eb nj\u00eb parashtruesi rreth joefektivitetin t\u00eb nj\u00eb mjeti juridik, nuk vlejn\u00eb si arsye p\u00ebr ta liruar nga detyrimet kushtetuese\u201d, vazhdon vendimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se n\u00eb aplikimin e k\u00ebtyre kritereve n\u00eb rrethanat e rasteve konkrete, gjykata theksoi se mjeti juridik ekziston dhe se t\u00eb nj\u00ebjtit i \u00ebsht\u00eb referuar gjykata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aplikimin e k\u00ebtyre e kritereve n\u00eb rrethanat e rasteve konkrete, Gjykata theksoi se (i) mjeti juridik ekziston dhe \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr Konflikte Administrative, dhe se t\u00eb nj\u00ebjtit, Gjykata, p\u00ebrmes praktik\u00ebs s\u00eb saj gjyq\u00ebsore, i \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme; dhe (ii) parashtruesit e k\u00ebrkesave nuk kan\u00eb parashtruar asnj\u00eb argument n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb kritereve t\u00eb lartcekura, p\u00ebrkat\u00ebsisht lidhur me \u201cdisponueshm\u00ebrin\u00eb\u201d, \u201cqasshm\u00ebrin\u00eb\u201d dhe \u201csigurin\u00eb e mjaftueshme n\u00eb teori dhe praktik\u00eb\u201d, kritere k\u00ebto q\u00eb burojn\u00eb nga praktika gjyq\u00ebsore e Gjykat\u00ebs dhe e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Gjykata, nd\u00ebr tjerash, sqaroi se (i) fakti q\u00eb Ligji p\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial mund t\u00eb mos ket\u00eb p\u00ebrcaktuar mjet specifik juridik, nuk p\u00ebrjashton aplikueshm\u00ebrin\u00eb e normave tjera juridike, p\u00ebrfshir\u00eb Ligjin p\u00ebr Konflikte Administrative; dhe (ii) referimi n\u00eb ngarkes\u00ebn me l\u00ebnd\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, nuk mund t\u00eb liroj\u00eb nj\u00eb parashtrues t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese individuale nga nj\u00eb detyrim kushtetues, sepse nj\u00eb pretendim i till\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i paargumentuar p\u00ebrmes praktik\u00ebs relevante gjyq\u00ebsore, kualifikohet si \u201cdyshim i thjesht\u00eb\u201d p\u00ebrkitazi me munges\u00ebn e pretenduar t\u00eb efikasitetit t\u00eb mjetit juridik\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kushtetuesja vler\u00ebson se argumenti kryesor i parashtruesve t\u00eb k\u00ebrkesave mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit pretendojn\u00eb lirimin nga detyrimi i plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve kushtetuese, \u00ebsht\u00eb referenca n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykat\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb aktgjykimin KI 99\/14 dhe KI 100.14.<\/p>\n<p>\u201cGjykata n\u00ebnvizoi se, argumenti kryesor i parashtruesve t\u00eb k\u00ebrkesave mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit pretendojn\u00eb lirimin nga detyrimi i plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve kushtetuese, \u00ebsht\u00eb referenca n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Aktgjykimin KI 99\/14 dhe KI 100\/14, p\u00ebrmes t\u00eb cilit n\u00eb vitin 2014, Gjykata, p\u00ebrjashtimisht dhe duke u referuar n\u00eb rrethanat e rastit p\u00ebrkat\u00ebs, kishte liruar parashtruesit e k\u00ebrkes\u00ebs nga detyrimi p\u00ebr shterimin e mjeteve juridike dhe kishte vler\u00ebsuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e vendimit p\u00ebr propozimin e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, duke konstatuar jokushtetutshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit. Gjykata gjithashtu n\u00ebnvizoi se, ngjash\u00ebm edhe n\u00eb dy Aktgjykime tjera, p\u00ebrkat\u00ebsisht Aktgjykimet KI 34\/17 dhe KI 55\/17, kishte liruar parashtrueset p\u00ebrkat\u00ebse nga detyrimi p\u00ebr shterimin e mjeteve juridike dhe kishte vler\u00ebsuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, respektivisht. Gjykata tutje theksoi se, n\u00eb kontekst t\u00eb kontrollit individual, nuk ka asnj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb praktik\u00ebn e saj gjyq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrjashtime t\u00eb tilla, jo vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e akteve t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial dhe K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, por as akteve t\u00eb pushtetit ekzekutiv e legjislativ, n\u00eb kuptim t\u00eb vendimeve p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje, em\u00ebrim ose propozim n\u00eb funksione publike\u201d, thuhet n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjykata thekson se referenca n\u00eb rastin KI 99\/14 dhe KI 100\/14, nuk n\u00ebnkupton t\u00eb drejt\u00ebn e fituar p\u00ebr lirim nga detyrimi kushtetues p\u00ebr shterimin e mjeteve juridike, sepse praktika gjyq\u00ebsore e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe e Gjykat\u00ebs, qart\u00ebsisht p\u00ebrcaktojn\u00eb se vler\u00ebsimi p\u00ebr lirimin nga detyrimi p\u00ebr shterimin e mjeteve juridike b\u00ebhet n\u00eb secilin rast ve\u00e7 e ve\u00e7 bazuar n\u00eb kriteret e lartcekura p\u00ebrkitazi me efektivitetin e mjetit juridik dhe parimin e barr\u00ebs s\u00eb t\u00eb provuarit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dhe n\u00eb funksion t\u00eb konsolidimit t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb saj gjyq\u00ebsore dhe parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike, kjo Gjykat\u00eb, bazuar n\u00eb formulimin e qart\u00eb t\u00eb paragrafit 7 t\u00eb nenit 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili k\u00ebrkon shterimin e mjeteve juridike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt pa p\u00ebrjashtim, theksoi se e konsideron t\u00eb domosdoshme t\u00eb sqaroi se natyra apo r\u00ebnd\u00ebsia e nj\u00eb funksioni publik t\u00eb mbajtur apo t\u00eb synuar, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb si argument i vet\u00ebm dhe i izoluar, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit mund t\u00eb b\u00ebhet lirimi nga detyrimi p\u00ebr shterimin e mjeteve juridike t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. Gjykata m\u00eb tej sqaroi se, nj\u00eb qasje e till\u00eb nuk gjen mb\u00ebshtetje as n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe as n\u00eb Opinionet e Komisionit t\u00eb Venecias. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u00eb rezultonte se mjetet juridike t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Republik\u00ebs do t\u00eb ishin efektive ose jo var\u00ebsisht nga funksionet q\u00eb individ\u00ebt kan\u00eb mbajtur ose synojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb dhe jo nga plot\u00ebsimi ose jo i kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebrmes praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut lidhur me efektivitetin e nj\u00eb mjeti juridik. Nj\u00eb qasje e till\u00eb do t\u00eb rezultonte n\u00eb trajtim t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs p\u00ebrmes k\u00ebrkesave individuale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar n\u00eb paragrafin 7 t\u00eb nenit 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 28 prill 2022, avokati i Fazliut, Flakron Sylejmani kishte njoftuar publikun se ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes p\u00ebr postin e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ndryshe, KPK n\u00eb mbledhjen e 214-t\u00eb, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kjo zgjedhje e Kelmendit ishte b\u00ebr\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit kushtetues 7-vje\u00e7ar t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb Shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi, i cili ishte em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb m\u00eb 21 prill 2015.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 6 prill, K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, kurse vendimi p\u00ebr dekretim tani mbetet n\u00eb duart e presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Ky proces ka shkaktuar reagime t\u00eb shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe L\u00ebvizja FOL, e kan\u00eb quajtur t\u00eb papranuesh\u00ebm propozimin p\u00ebr em\u00ebrimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kan\u00eb propozuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet konkursi.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij procesi kan\u00eb reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, duke u shprehur t\u00eb zhg\u00ebnjyer me k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, presidentja Osmani ka pritur n\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth k\u00ebtij procesi. <\/p>\n<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) me shtat\u00eb vota kund\u00ebr, nj\u00eb p\u00ebr dhe  tre abstenime, m\u00eb 6 prill 2022 kishte vendosur q\u00eb t\u00eb mos e aprovoj\u00eb raportin me rekomandime t\u00eb aprovuara pjes\u00ebrisht nga Komisioni Rishqyrtues.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i till\u00eb kishte ardhur pasi Komisioni Rishqyrtues i ka propozuar K\u00ebshillit q\u00eb t\u00eb aprovoj\u00eb raportin e tyre me t\u00eb cilin kishin aprovuar pjes\u00ebrisht kund\u00ebrshtimet p\u00ebr poentim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb kat\u00ebr kandidat\u00ebve p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Konkretisht ishin refuzuar kund\u00ebrshtimet e kandidat\u00ebve, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto kund\u00ebrshtime, Komisioni rishqyrtues kishte gjetur se kund\u00ebrshtimet e k\u00ebtyre kandidat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb bazuara pjes\u00ebrisht vet\u00ebm p\u00ebr disa kategori t\u00eb poentimit, pra p\u00ebr baz\u00ebn poentim i pasakt\u00eb, mir\u00ebpo nj\u00eb rekomandim i till\u00eb nuk ishte aprovuat nga KPK.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb \u2013 Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka publikuar vendimin e plot\u00eb, me t\u00eb cilin k\u00ebrkesat e parashtruara nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, q\u00eb t\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontestuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs (KPK) p\u00ebr propozimin e Blerim Isufaj n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":122386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122385","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122385"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122385\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}