{"id":122547,"date":"2022-07-28T17:38:01","date_gmt":"2022-07-28T15:38:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=122547"},"modified":"2022-07-28T17:38:01","modified_gmt":"2022-07-28T15:38:01","slug":"ismajl-kurteshi-prokuroria-duhet-te-merret-me-te-gjeturat-e-zyres-se-auditorit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ismajl-kurteshi-prokuroria-duhet-te-merret-me-te-gjeturat-e-zyres-se-auditorit-kombetar\/","title":{"rendered":"Ismajl Kurteshi: Prokuroria duhet t\u00eb merret me t\u00eb gjeturat e Zyr\u00ebs s\u00eb Auditorit Komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>Raporti i Auditimit p\u00ebr Pasqyrat Financiare Vjetore t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebr vitin 2021.<\/p>\n<p>Raporti i Auditorit p\u00ebr vitin 2021 prezanton shkelje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet q\u00eb Komun\u00ebs, gjegj\u00ebsisht qytetar\u00ebve tan\u00eb u kan\u00eb sjell d\u00ebme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\nPo e filloj me konstatimin e auditorit q\u00eb d\u00ebshmon se detyrimet kontingjente jan\u00eb 14. 428.529 euro.<\/p>\n<p>1. Shkelja e par\u00eb e identifikuar nga Zyra  Komb\u00ebtare e Auditimit \u00ebsht\u00eb:<br \/>\nPrezantimi jo i sakt\u00eb i detyrimeve kontingjente n\u00eb PFV.<br \/>\nSi shembull jan\u00eb marr\u00eb kat\u00ebr padi t\u00eb b\u00ebra ndaj Komun\u00ebs, n\u00eb vler\u00eb totale prej 301299 euro, t\u00eb cilat ishin t\u00eb regjistruara nga dy her\u00eb, n\u00eb regjistrin e detyrimeve kontingjente.<br \/>\nT\u00eb nderuar koleg\u00eb, ky manovrim paraqet falsifikim t\u00eb dokumenteve zyrtare, nga vet\u00eb  zyrtar\u00ebt e Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Shkelja e dyt\u00eb cil\u00ebsohet si:<br \/>\nKeq klasifikim i shpenzimeve n\u00eb kategori ekonomike.<br \/>\n330.194 euro nga kategoria investime kapitale, Komuna kishte paguar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen teknike t\u00eb objekteve komunale si dhe mir\u00ebmbajtjen verore t\u00eb rrug\u00ebve, n\u00eb vler\u00eb 181821 euro, t\u00eb cilat sipas UA nr. 04\/2019 MF konsiderohen mallra dhe sh\u00ebrbime, nd\u00ebrsa vlera prej 118693 euro ishin paguar p\u00ebr shpron\u00ebsimin e tokave nga kategoria mallra dhe sh\u00ebrbime dhe komunali, si dhe 29680 euro, nga kategoria subvencione p\u00ebr shpron\u00ebsimin e tokave.<br \/>\nManovrimet e k\u00ebtilla paraqesin shkelje flagrante t\u00eb UA p\u00ebr klasifikimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>3. Shkelja e tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me:<br \/>\nP\u00ebrdorimin e gabuar t\u00eb  procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit.<br \/>\n\u201cKomuna m\u00eb 14 mars 2019 kishte lidhur kontrat\u00eb n\u00eb vler\u00eb 871173 euro, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut t\u00eb gjelb\u00ebr.<br \/>\nZyra e Prokurimit, m\u00eb 22 prill 2021 (tri vite pas kontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb), ka lidhur kontrat\u00eb shtes\u00eb, n\u00eb vler\u00eb 509177 euro, pas aplikimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb negocimit, pa publikim t\u00eb njoftimit p\u00ebr kontrat\u00eb, duke iu d\u00ebrguar ftes\u00eb vet\u00ebm tre operator\u00ebve ekonomik, mir\u00ebpo, vet\u00ebm operatori q\u00eb e kishte kontrat\u00ebn baz\u00eb e kishte d\u00ebrguar ofert\u00ebn edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb aplikohej kontrata e hapur. Ky projekt duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte m\u00eb 22 korrik 2021, mir\u00ebpo ende nuk ka p\u00ebrfunduar\u201d, edhe pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebruruar nga ish kryetari, m\u00eb 28 n\u00ebntor 2021.<br \/>\nKjo n\u00eb praktik do t\u00eb thot\u00eb kurdisje, dyfishim i shpenzimeve dhe afateve kohore, si dhe shkelje e Udh\u00ebzuesit p\u00ebr Prokurim Publik.<br \/>\nTejkalim i kontrat\u00ebs publike korniz\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga llojet m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb shkeljeve.<br \/>\n\u201cKomuna, m\u00eb 17 dhjetor 2020 kishte lidhur kontrat\u00eb publike korniz\u00eb me \u00e7mim p\u00ebr nj\u00ebsi p\u00ebr rregullimin dhe hapjen e  rrug\u00ebve t\u00eb rendit t\u00eb tret\u00eb, pastrimin e lumenjve dhe largimin e deponive t\u00eb egra, n\u00eb vler\u00eb 240000 euro. Komuna m\u00eb von\u00eb ka b\u00ebr\u00eb tejkalim prej 72000 eurove, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk vlen rregulla q\u00eb lejon, tejkalim t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr 30%.<br \/>\nK\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shkel neni 56 i Rregullores dhe Udh\u00ebzuesit operativ, ky \u00ebsht\u00eb keqmenaxhim, por nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb edhe keqp\u00ebrdorim. <\/p>\n<p>4. Shkelja e radh\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me:<br \/>\nSubvencionimin e OJQ- s\u00eb pa b\u00ebr\u00eb thirrje publike.<br \/>\nN\u00eb em\u00ebr t\u00eb manifestimit &#8220;Flaka e Janarit 2021\u201d, ish Kryetari i Komun\u00ebs, me vendim t\u00eb dat\u00ebs 23 prill 2021 (kat\u00ebr muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit\u201d), e kishte subvencionuar Organizat\u00ebn Joqeveritare \u201cVepro\u201d, n\u00eb vler\u00eb 17350 euro, pa b\u00ebr\u00eb thirrje publike, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet me Rregullore.<br \/>\nKy veprim paraqet privatizim t\u00eb buxhetit t\u00eb Komun\u00ebs nga ish kryetari, veprim ky i d\u00ebnuesh\u00ebm me t\u00eb gjitha ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>5. Shkelje e r\u00ebnd\u00eb trajtohet edhe:<br \/>\nPagesa e kryer p\u00ebr sh\u00ebrbimet e pa kontraktuara.<br \/>\nN\u00eb kontrat\u00ebn publike korniz\u00eb: \u201cPastrimi i objekteve shkollore&#8230;\u201d e n\u00ebnshkruar, m\u00eb 15 mars 2019, n\u00eb vler\u00eb 1256050 euro, auditori ka v\u00ebrejtur se te pagesa n\u00eb vler\u00eb 37958 euro ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe pastrimi i 12 shkollave t\u00eb cilat nuk ishin parapar\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb. Vlera e paguar p\u00ebr pastrimin e k\u00ebtyre shkollave \u00ebsht\u00eb 29688 euro.<br \/>\nKjo paraqet as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb se, shkelje t\u00eb rregullave dhe udh\u00ebzuesit operativ p\u00ebr prokurim publik.<\/p>\n<p>6. Shkelja e radh\u00ebs paraqet:<br \/>\nMang\u00ebsi n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta.<br \/>\nKomuna n\u00eb vitin 2021 kishte angazhuar 103 persona me marr\u00ebveshje p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta. Auditori ka konstatuar se Komuna nuk kishte zhvilluar procedura t\u00eb prokurimit publik p\u00ebr angazhimin e tyre.<br \/>\nK\u00ebshtu jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb shkelur neni 84 i Ligjit p\u00ebr zyrtar publik, por edhe jan\u00eb keqp\u00ebrdorur fonde t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr blerje votash p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p>7. Shkelja n\u00eb vijim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me:<br \/>\nMosrespektimin e hapave p\u00ebr procedimin e pagesave sipas rregullave.<br \/>\nNga 68 mostra t\u00eb provuara, n\u00eb 13 raste, n\u00eb vler\u00eb 429710 euro, p\u00ebr investime kapitale dhe 13 raste n\u00eb vler\u00eb 482287 euro p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime, nuk jan\u00eb respektuar procedurat p\u00ebr kryerjen e pagesave.<br \/>\nKjo paraqet shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nenit 22 t\u00eb Rregullores Financiare nr. 01\/2013 MF.<br \/>\nEdhe manipulimi me definimin e sasive n\u00eb kontratat publike korniz\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelje serioze.<br \/>\nTe pagesa n\u00eb vler\u00eb 54645 euro, e kontrat\u00ebs publike korniz\u00eb, \u201cSanimi dhe mir\u00ebmbajtja e ndri\u00e7imit publik n\u00eb qytetin e Gjilanit\u201d e dat\u00ebs 20 dhjetor 2018, n\u00eb vler\u00eb 181796 euro, \u00ebsht\u00eb identifikuar tejkalim i sasive n\u00eb 15 pozicione, n\u00eb vler\u00eb 25301 euro, n\u00eb krahasim me sasin\u00eb e kontraktuar.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb shkelur Ligji i Prokurimit Publik 04\/L-042 dhe Rregullorja bashk\u00eb me UA p\u00ebr Prokurim Publik.<\/p>\n<p>8. Falsifikimet gjat\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive kapitale, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shkelje e ekzekutivit gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<br \/>\nPasuria n\u00eb vler\u00eb 174500 euro, p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb tok\u00ebs, n\u00eb regjistrin e pasuris\u00eb, figuron n\u00eb klas\u00ebn e pasurive investimet n\u00eb vijim, edhe pse kjo duhet t\u00eb regjistrohet n\u00eb regjistrin e pasuris\u00eb toka.<br \/>\nPagesa n\u00eb vler\u00eb 120000 euro dhe 16528 euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen verore t\u00eb rrug\u00ebve, si dhe pagesa n\u00eb vler\u00eb 42264 euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtje teknike t\u00eb objekteve, ishin regjistruar si pasuri kapitale.<br \/>\nEdhe kjo dezinformat\u00eb paraqet falsifikim t\u00eb dokumenteve zyrtare.<\/p>\n<p>9. Shkelja e fundit e evidentuar nga auditori n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport \u00ebsht\u00eb:<br \/>\nVonesa n\u00eb kryerjen e obligimeve t\u00eb papaguara.<br \/>\nN\u00eb 13 raste Komuna, obligimet financiare ndaj shpron\u00ebsimeve n\u00eb vler\u00eb 4373191 euro nuk i kishte paguar edhe pse afati p\u00ebr pages\u00eb ishte 24 muaj.<br \/>\nKjo dukuri paraqet joseriozitet, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe d\u00ebmtim t\u00eb imazhit t\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkeljet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit, n\u00eb vitin 2021 dhe vitet pararend\u00ebse, mund t\u00eb flitet p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport nuk jan\u00eb p\u00ebrfshi t\u00eb gjitha shkeljet, keqp\u00ebrdorimet e falsifikimet. Megjithat\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto shkelje e keqp\u00ebrdorime q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn k\u00ebtu sot, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur padi n\u00eb prokurori, n\u00ebse prokuroria nuk vepron eksoficio, kund\u00ebr zyrtar\u00ebve q\u00eb shkel\u00ebn ligje e procedura, atyre q\u00eb falsifikuan dokumente p\u00ebr p\u00ebrfitime personale e grupore dhe keqp\u00ebrdoruesve t\u00eb identifikuar nga Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti i Auditimit p\u00ebr Pasqyrat Financiare Vjetore t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebr vitin 2021. Raporti i Auditorit p\u00ebr vitin 2021 prezanton shkelje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet q\u00eb Komun\u00ebs, gjegj\u00ebsisht qytetar\u00ebve tan\u00eb u kan\u00eb sjell d\u00ebme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Po e filloj me konstatimin e auditorit q\u00eb d\u00ebshmon se detyrimet kontingjente jan\u00eb 14. 428.529 euro. 1. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":122548,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122547","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122547\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}