{"id":122681,"date":"2022-07-30T13:57:30","date_gmt":"2022-07-30T11:57:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=122681"},"modified":"2022-07-30T13:57:30","modified_gmt":"2022-07-30T11:57:30","slug":"drita-evropiane-te-gjitha-ndeshjet-e-saja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/drita-evropiane-te-gjitha-ndeshjet-e-saja\/","title":{"rendered":"Drita evropiane, t\u00eb gjitha ndeshjet e saja"},"content":{"rendered":"<p>Kur gjyqtari holandez Sander Van Der Eijk dha shenj\u00eb p\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrfundimin e ndeshjes Drita \u2013 Antwerp, n\u00eb kampin belg t\u00eb klubit mbret\u00ebror g\u00ebzimi ishte i madh. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e pati kualifikimin ky klub me tradit\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Drita edhe nj\u00ebher\u00eb d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb klub i madh dhe se loja e mir\u00eb me Feynoordin vitin e kaluar nuk ishte rast\u00ebsi, por se ky klub tashm\u00eb ka p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur dhe nga viti n\u00eb vit do t\u00eb b\u00ebj\u00eb loj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb mira, shkruan kryelajmi.com<\/p>\n<p>Gazeta kryelajmi.com lexueseve t\u00eb vet ua paraqet t\u00eb gjitha ndeshjet e Drit\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Skuadra bardh e kalt\u00ebr nga Gjilani, ndeshjen e par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit preliminar n\u00eb Champions League e kishte zhvilluar m\u00eb 26.06.2018 ndaj kampionit t\u00eb Andor\u00ebs, Santa Coloma, n\u00eb Gjilbratar, ku koha e rregullt e ndeshjes kishte p\u00ebrfunduar me rezultat 0:0.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdime golin e par\u00eb e par\u00eb e pati sh\u00ebnuar Xhevdet Shabani n\u00eb minut\u00ebn 99, kur me nj\u00eb gjuajtje nga larg\u00ebsia kishte q\u00eblluar k\u00ebndin e ep\u00ebrm t\u00eb majt\u00eb t\u00eb port\u00ebs s\u00eb ekipit kund\u00ebrshtar. N\u00eb minut\u00ebn 107 ishte akorduar penalti p\u00ebr Drit\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e pati realizuar Fidan G\u00ebrbeshi.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb, t\u00eb zhvilluar n\u00eb Gjilbratar, FC Drita pati fituar n\u00eb vazhdime ndaj ekipit Lincoln Red Imps, me rezultat 4:1. Kjo ndeshje \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb 29 qershor 2018. Drita pati sh\u00ebnuar shum\u00eb her\u00ebt, q\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e dyt\u00eb, kur pas harkimit nga Xh. Shabani nga gjuajtja nga k\u00ebndi, Liridon Leci ka sh\u00ebnuar me kok\u00eb. Edhe ekipi gjilanas p\u00ebsoi nga gjuajtja nga k\u00ebndi, ku pas nj\u00eb harkimi nga k\u00ebndi, Petro Corral nga af\u00ebrsia pati sh\u00ebnuar me kok\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdimet pat\u00ebn nisur keq p\u00ebr Drit\u00ebn, ngase Fidan G\u00ebrbeshi ishte nd\u00ebshkuar me kartonin e dyt\u00eb t\u00eb verdh\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb larguar nga loja. Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, n\u00eb minut\u00ebn e fundit t\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb par\u00eb, pas nj\u00eb kund\u00ebrsulmi t\u00eb shpejt\u00eb Bernardo Lopes, ndali topin me dor\u00eb q\u00eb po futej n\u00eb rrjet\u00eb, andaj gjyqtari shum\u00eb i mir\u00eb e nd\u00ebshkoi me karton t\u00eb kuq dhe dha penalti p\u00ebr Drit\u00ebn. I pagabuesh\u00ebm nga pika e bardh\u00eb ishte Liridon Leci, q\u00eb d\u00ebrgoi portierin n\u00eb t\u00eb majt\u00eb e topin n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb. N\u00eb minut\u00ebn e fundit t\u00eb ndeshjes, Drita ka sh\u00ebnuar edhe nj\u00ebher\u00eb, kur Livoreka iku nga e majta, gjuajti e portieri vendas mbrojti, por topi s\u00ebrish erdhi te Livoreka, i cili tashti sh\u00ebrbeu Xhevdet Shabanin, q\u00eb me urti e futi topin n\u00eb rrjet\u00eb. Ndeshja u mbyll me nj\u00eb gol mjesht\u00ebror t\u00eb Haxhi Nezirajt, i cili paraboli portierin nga Gjilbratari dhe vendosi rezultatin p\u00ebrfundimtar  Lincoln Red Imps \u2013 Drita 1:4.<\/p>\n<p>Drita si fituese e mini-turneut preliminar fitoi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb luaj n\u00eb xhiron e par\u00eb ndaj ekipit Malme t\u00eb Suedis\u00eb, ndaj t\u00eb cilit humbi n\u00eb dy ndeshje.<\/p>\n<p>N\u00eb ndeshjen e par\u00eb, t\u00eb zhvilluar m\u00eb 10 korrik 2018 n\u00eb Prishtin\u00eb, Drita ka p\u00ebsuar humbje 3:0. Malmo kreu pun\u00ebn q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, ku realizoi dy gola Carlos Strandberg dhe Arnor Traustason. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb golin e gjeti edhe Markus Rosenberg, duke e vulosur rezultatin final, 3:0.<\/p>\n<p>N\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb t\u00eb zhvilluar m\u00eb 17 korrik n\u00eb Malmo, Drita ka p\u00ebsuar 0:2. Ekipi bardh e kalt\u00ebr fillimisht u nd\u00ebshkua n\u00eb minut\u00ebn 55 kur p\u00ebr ekipin suedez ka sh\u00ebnuar Carlos Strandberg e vendasit kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb edhe n\u00eb minut\u00ebn 60 n\u00ebp\u00ebrmjet Eric Larsson.<\/p>\n<p>Pas largimit nga Europa Champions League, Drita ka luajtur n\u00eb Europa League ndaj ekipit F91 Dudelange nga Luksemburgu. M\u00eb 26 korrik 2018 n\u00eb Luksemburg. David Turpel realizoi nga penaltia t\u00eb cil\u00ebn e shkaktoi Endrit Krasniqi. Paraprakisht futbollisti Nicolas Perez barazoi rezultatin n\u00eb minut\u00ebn e 66-t\u00eb, pasi gjilanasit po avanconin me golin e Xhevdet Shabanit t\u00eb realizuar n\u00eb minutat shtes\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ndeshjen e kthimit Drita barazoi p\u00ebr eliminim. N\u00eb ndeshjen e zhvilluar n\u00eb Mitrovic\u00eb, me 2 gusht 2018, Xhevdet Shabani dha nj\u00eb gjuajtje d\u00ebnimi, Leci zgjati topin me kok\u00eb p\u00ebr kapitenin Limani, i cili nga af\u00ebrsi me kok\u00eb e futi topin n\u00eb rrjet\u00eb. Drita pati edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb mira, por nuk realizoi m\u00eb. N\u00eb pjes\u00ebloj\u00ebn e dyt\u00eb mysafir\u00ebt ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Q\u00eb n\u00eb sekond\u00ebn e nj\u00ebzet ia dol\u00ebn t\u00eb barazojn\u00eb rezultatin.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb pandemie, Drita s\u00ebrish kishte luajtur n\u00eb kualifikimet p\u00ebr Champions League dhe pas shum\u00eb shtyrjeve kishte mundur ekipin Inter Club d\u2019Esclades me rezultat 2:1, por e humbi pa luajtur fare ndeshjen ndaj ekipit Linfield shkaku se lojtar\u00ebt e Drit\u00ebs dol\u00ebn me coronavirus. Mir\u00ebpo Drita vazhdoi garat n\u00eb Uefa League, ku m\u00eb 17 shtator 2020 jan\u00eb ndeshur n\u00eb Shkup me Sileksin e Kratov\u00ebs dhe kan\u00eb fituar me rezultat 2:0. Goli i par\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga penaltia, pasi q\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb brendi t\u00eb zon\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar Namani. D\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb futboll e dha Fidan G\u00ebrbeshi, q\u00eb d\u00ebrgoi portierin n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb e topin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Pas nj\u00eb asistimi t\u00eb Hamdi Namanit, Ardian Limani ka sh\u00ebnuar n\u00eb minut\u00ebn 80 p\u00ebr t\u00eb vulosur fatin e k\u00ebtij takimi. 2:0. N\u00eb xhiron tjet\u00ebr Drita u ndesh me ekipin Legia nga Varshava me 24 shtator n\u00eb Poloni. Drita humbi me rezultat 2:0. Goli i par\u00eb p\u00ebr vendasit erdhi n\u00eb minut\u00ebn  24, kur pas nj\u00eb harkimi nga e majta, lojtari polak Wszole gjuajti me kok\u00eb dhe topi q\u00eb u p\u00ebrplas p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb k\u00ebndin e djatht\u00eb t\u00eb ep\u00ebrm t\u00eb portierit Maloku. Pekhart ka sh\u00ebnuar n\u00eb minut\u00ebn 42, pas nj\u00eb harkimi nga e majta ku qend\u00ebrsulmuesi i ekipit polak gjuajti me kok\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Drita luajti n\u00eb Europa Conference League dhe n\u00eb ndeshjen e par\u00eb u ballafaqua me ekipin nga Tuzi, De\u00e7iq. N\u00eb ndeshjen e par\u00eb t\u00eb zhvilluar m\u00eb 8 shtator 2021 n\u00eb \u201cFadil Vokrri\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, Drita ngadh\u00ebnjeu me rezultat 2:1. N\u00eb minut\u00ebn e tret\u00eb erdhi nj\u00eb dush i ftoht\u00eb p\u00ebr Drit\u00ebn, ku pas nj\u00eb d\u00ebbimi nga shtylla, Ilir Camaj ka sh\u00ebnuar p\u00ebr 0:1. N\u00eb minut\u00ebn 10, pas nj\u00eb aksioni Drita ia ka dal\u00eb t\u00eb barazoj\u00eb n\u00eb 1:1 n\u00ebp\u00ebrmjet Almir Ajzerajt, kurse rezultati p\u00ebrfundimtar u arrit n\u00eb minut\u00ebn 78, kur Muja, lojtari m\u00eb i mir\u00eb i ndeshjes, bukur futet n\u00eb brendi, gjen Simonovskin e ky mbi trupin e Popoviqit e futi topin n\u00eb rrjet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb, t\u00eb zhvilluar m\u00eb 15 shtator 2021, Ardian Cuculi e ka sh\u00ebnuar golin e vet\u00ebm n\u00eb sfid\u00ebn e sotme e cila u mbyll me rezultat 0:1 n\u00eb favor t\u00eb gjilanasve.<\/p>\n<p>N\u00eb xhiron e ardhshme, Drita n\u00eb Prishtin\u00eb u p\u00ebrball me Feynoordin e famsh\u00ebm dhe n\u00eb ndeshjen e par\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb Prishtin\u00eb luajti baraz 0:0, derisa n\u00eb ndeshjen e kthimit n\u00eb Roterdam p\u00ebr pak sa nuk b\u00ebri befasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, ngase u eliminua tek n\u00eb minut\u00ebn e fundit, kur u mposht me rezultat 2:3, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nd\u00ebr ndeshjet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Edhe sivjet FC Drita pati paraqitje t\u00eb shk\u00eblqyeshme n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 korrik 2022 n\u00eb qytetin Turku t\u00eb Finland\u00ebs Drita u p\u00ebrball me ekipin Inter Turku. Nj\u00eb pakujdesi n\u00eb mbrojtje i ka kushtuar ekipit t\u00eb Drit\u00ebs me humbje n\u00eb ndeshjen e Europa Conference League q\u00eb e ka zhvilluar ndaj ekipit finlandez.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb ndeshje t\u00eb baraspeshuar n\u00eb pjes\u00ebloj\u00ebn e par\u00eb, FC Drita ishte shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb dhe po kontrollonte ndeshjen, por nj\u00eb pakujdesi n\u00eb mbrojtje u ka kushtuar shum\u00eb atyre. Pas nj\u00eb topi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, mbrojt\u00ebsi i Drit\u00ebs Ilir Blakqori n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb q\u00eblloj\u00eb topin, e q\u00eblloi sulmuesin e krahut t\u00eb Inter Turkut dhe gjyqtari nga \u00c7ekia pos q\u00eb dha goditje d\u00ebnimi p\u00ebr ekipin vendas, Blakqorin e nd\u00ebshkoi me karton t\u00eb verdh\u00eb, q\u00eb ishte i dyti p\u00ebr t\u00eb. Nga goditja e d\u00ebnimit u harkua n\u00eb brendi dhe pas goditjes s\u00eb par\u00eb portieri Faton Maloku ia doli q\u00eb t\u00eb prit topin, por shkurtazi deri te sulmuesi shtatlart\u00eb Jussi Niska q\u00eb me kok\u00eb sh\u00ebnoi p\u00ebr ep\u00ebrsin\u00eb e vendasve p\u00ebr rezultatin 1:0.<\/p>\n<p>Drita, ndon\u00ebse me dhjet\u00eb lojtar\u00eb n\u00eb fush\u00eb u mundua q\u00eb t\u00eb barazoj\u00eb rezultatin, por pa ia dal\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>N\u00eb ndeshjen  e luajtur m\u00eb 12 korrik n\u00eb Prishtin\u00eb, Drita e d\u00ebrmoi ekipin kund\u00ebrshtar.  Me t\u00eb filluar ndeshja Drita ka arritur t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb me an\u00eb t\u00eb Marko Simonovskit q\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr 1-0. Sapo ka nisur pjesa e dyt\u00eb Arbnor Muja ka arritur t\u00eb dyfishoj\u00eb rezultatin, duke sh\u00ebnuar pas dy tentimeve p\u00ebr 2-0.<\/p>\n<p>N\u00eb minut\u00ebn e 51-t\u00eb, Drita mbylli dilem\u00ebn e fituesit, kur Baftiu asistoi te Muja, i cili me qet\u00ebsi sh\u00ebnoi p\u00ebr 3-0. Drit\u00ebn n\u00eb ndeshjen e radh\u00ebs m\u00eb 21 korrik 2022 e priste Antwerpi i famsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Skuadra gjilanase ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb barazim pa gola, 0-0. Ekipi i Ardian Nuhiut zhvilloi ndeshje t\u00eb kujdesshme q\u00eb nga fillimi, duke u fokusuar n\u00eb mbrojtje. Bardhekaltrit tentuan disa her\u00eb nga kund\u00ebrsulmet, por nuk arrit\u00ebn t\u00eb krijonin ndonj\u00eb rast ideal sh\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Ky rezultat pozitiv padyshim se e motivoi edhe m\u00eb shum\u00eb skuadr\u00ebn gjilanase dhe tifoz\u00ebt e flakt\u00eb t\u00eb tyre para ndeshjes s\u00eb kthimit, e cila u zhvillua nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas m\u00eb 28 korrik 2022.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr loj\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb treguar, si n\u00eb ndeshjen e par\u00eb, ashtu edhe n\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb, gjilanasit nuk kan\u00eb arritur t\u00eb tundin rrjet\u00ebn e belg\u00ebve, nd\u00ebrsa me golat e p\u00ebsuar n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb u eliminuan me rezultat t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, 0-2 me golat q\u00eb i kishin sh\u00ebnuar Laurit Krasniqi 52 dhe Michel Balikwisha 90+8.\/Kryelajmi.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur gjyqtari holandez Sander Van Der Eijk dha shenj\u00eb p\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrfundimin e ndeshjes Drita \u2013 Antwerp, n\u00eb kampin belg t\u00eb klubit mbret\u00ebror g\u00ebzimi ishte i madh. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e pati kualifikimin ky klub me tradit\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Drita edhe nj\u00ebher\u00eb d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb klub i madh dhe se loja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":122682,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122681","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122681"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122681\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}