{"id":123112,"date":"2022-08-04T16:53:46","date_gmt":"2022-08-04T14:53:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=123112"},"modified":"2022-08-04T16:53:46","modified_gmt":"2022-08-04T14:53:46","slug":"kuvendi-miratoi-masat-emergjente-ne-furnizim-me-energji-elektrike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kuvendi-miratoi-masat-emergjente-ne-furnizim-me-energji-elektrike\/","title":{"rendered":"Kuvendi miratoi masat emergjente n\u00eb furnizim me energji elektrike"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar vendimin e qeveris\u00eb p\u00ebr masat emergjente n\u00eb furnizimin e energjis\u00eb elektrike, me 61 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim. Partit\u00eb opozitare nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur at\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb vendim i till\u00eb nuk ndihmon n\u00eb furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me energji.<\/p>\n<p>Masat e emergjenc\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrfshijn\u00eb: Masa mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr qytetar\u00ebt me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb ngrohjes gjat\u00eb dimrit; Ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr mihjen e kriptovalutave; Mb\u00ebshtetjen e Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e nevojshme n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb sistemit elektro-energjetik; dhe Masa n\u00eb kursimin e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga t\u00eb gjitha institucionet.<\/p>\n<p>Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artan\u00eb Rizvanolli ka th\u00ebn\u00eb se ka rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregun evropian e cila sipas saj do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht edhe n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>\u201cDuke e marr\u00eb parasysh situat\u00ebn energjetike n\u00eb vend dhe me q\u00ebllim t\u00eb tejkalimit t\u00eb k\u00ebsaj situate qeveria propozon t\u00eb shpall\u00eb masat emergjente p\u00ebr kufizim t\u00eb furnizimit me energji t\u00eb vlefshme n\u00eb furnizim me energji t\u00eb vlefshme n\u00eb nj\u00eb koh\u00ebzgjatje maksimale deri 60 dit\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi. Kjo p\u00ebr faktin se kemi nj\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregun evropian e cila do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht ngjat\u00eb muajve n\u00eb vijim edhe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb ne detyrohemi t\u00eb importojm\u00eb energji elektrike, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr disa shtete evropiane kan\u00eb paralajm\u00ebruar ndalim t\u00eb eksportit t\u00eb vendeve fosile dhe gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim posa\u00e7\u00ebrisht gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit pastaj \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb disa shtete do t\u00eb ndalojn\u00eb edhe eksporti ne energjis\u00eb elektrike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ajo ka propozuar q\u00eb masat t\u00eb nisin sa m\u00eb her\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb masat sa m\u00eb her\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme n\u00eb disa drejtime duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe nxitjen e kursimit t\u00eb energjis\u00eb, edhe ndalimin e disa aktiviteteve q\u00eb shpenzojn\u00eb shum\u00eb energji, dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa t\u00eb tjera potenciale p\u00ebr t\u00eb ndihmuar KOST-im p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr veprimet e nevojsh\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb sistemit energjetik, por edhe p\u00ebr masa t\u00eb tjera potenciale sipas nevoj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb paraqitet ne propozojm\u00eb shpalljen e masave emergjente miratimin e tyre nga Kuvendit\u201d, ka shtuar ajo.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse vazhdon trendi i nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar masat me radh\u00eb edhe p\u00ebr nga 30 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs kan\u00eb kritikuar qeverin\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb treguar se cilat ishin rezultatet nga masat emergjente t\u00eb nd\u00ebrmarra m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Deputeti Ferat Shala ka th\u00ebn\u00eb se qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb dor\u00ebzonte nj\u00eb raport p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cMund ta mb\u00ebshtesim sot k\u00ebt\u00eb nism\u00eb q\u00eb kemi vullnet p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs globale, por nuk mund ta mb\u00ebshtesim k\u00ebt\u00eb pa par\u00eb vendimin e qeveris\u00eb pse i ka ende 90 milion\u00eb dhe nuk kan\u00eb shkuar n\u00eb sektor. A na ka mashtruar at\u00ebher\u00eb kryeministri dhe qeveria kur i ka zotuar mjetet apo po na mashtron sot, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb e sigurt n\u00ebse nuk jan\u00eb t\u00eb dyja mashtrime. Ne do t\u00eb duhej ta kishim nj\u00eb raport pse sektori energjetik tash e 8 muaj nuk i merr mjetet e zotuara\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se qeveria duhet t\u00eb trajtoj\u00eb furnizimin e sigurt me energji n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn sipas saj do t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish reduktime t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>\u201cKy vendim i qeveris\u00eb nuk i ndihmon asgj\u00eb n\u00eb furnizim t\u00eb sigurt e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb energji, nuk jan\u00eb masa emergjente e as konkrete, jan\u00eb krejt\u00ebsisht aspekte informuese t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb nj\u00eb shtet normal serioz p\u00ebr \u00e7do sezon. Asnj\u00eb mas\u00eb rekomandim n\u00eb ket\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb nuk flet p\u00ebr ndarjen e mjeteve financiare subvencione sigurim t\u00eb importit, investime t\u00eb energjis\u00eb alternative, por jan\u00eb deklarata t\u00eb thata pa asnj\u00eb impakt n\u00eb teren\u2026 Ky vendim i qeveris\u00eb fatkeq\u00ebsisht do t\u00eb rrezikoj\u00eb serish me d\u00ebshtim p\u00ebr furnizim t\u00eb sigurt me energji prandaj duhet refuzuar., ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Deputeti i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Pal Lekaj ka kritikuar qeverin\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se nuk po i qaset problemeve me ndonj\u00eb strategji dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb mund t\u00eb them edhe pse e arsyeshme, por ne edhe vitin e kaluar ju kemi paralajm\u00ebruar q\u00eb do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb energjetike q\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe ju vendimin e par\u00eb dhe seriozitetin e par\u00eb e keni treguar pas tre muaj, t\u00eb vonuar dhe pasi kemi hyr\u00eb n\u00eb kriz\u00eb energjetike. Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb zgjedh\u00eb problemet ad-hoc pa strategji dhe pa vendimmarrje n\u00eb koh\u00ebn e duhur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Lekaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shefja e deputet\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th\u00ebn\u00eb se vendimi i qeveris\u00eb parasheh masa t\u00eb domosdoshme dhe i nj\u00ebjti duhet mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshteten pro jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar mekanizmat p\u00ebr p\u00ebrballim me mungesat me t\u00eb cilat po ballafaqohen vendet n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn dhe m\u00eb gjer\u00eb\u2026 Bashk\u00eb me vendimin p\u00ebr masat e emergjenc\u00ebs p\u00ebr fuqizim me energji krijohen mekanizmat p\u00ebr mbrojtje t\u00eb qytetar\u00ebve m\u00eb raport me kriz\u00ebn e cila po an pret gjat\u00eb sezon\u00ebs s\u00eb dimrit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ministria e Ekonomis\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb duke monitoruar situat\u00ebn elektroenergjetike n\u00eb Kosov\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjet e Korporat\u00ebs Elektroenergjetike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgatitjen e termocentraleve p\u00ebr sezonin e dimrit.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb njoftuar se menaxhmenti i KEK-ut s\u00eb bashku me ekipet e mir\u00ebmbajtjes jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb maksimumin q\u00eb blloqet e termocentraleve t\u00eb gjenerojn\u00eb energji elektrike t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebrkes\u00ebn vendore. Termocentralet e KEK-ut jan\u00eb n\u00eb funksion mbi 80% t\u00eb koh\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb viti, q\u00eb, sipas qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbi mesataren bot\u00ebrore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb termocentraleve me th\u00ebngjill.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar vendimin e qeveris\u00eb p\u00ebr masat emergjente n\u00eb furnizimin e energjis\u00eb elektrike, me 61 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim. Partit\u00eb opozitare nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur at\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb vendim i till\u00eb nuk ndihmon n\u00eb furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me energji. Masat e emergjenc\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrfshijn\u00eb: Masa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":123113,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123112","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123112\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}