{"id":123577,"date":"2022-08-10T14:58:45","date_gmt":"2022-08-10T12:58:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=123577"},"modified":"2022-08-10T14:58:45","modified_gmt":"2022-08-10T12:58:45","slug":"kamionet-e-kujt-jane-perdorur-per-barrikada-ne-veri-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kamionet-e-kujt-jane-perdorur-per-barrikada-ne-veri-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Kamion\u00ebt e kujt jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr barrikada n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mesin e makinerive t\u00eb r\u00ebnda, me t\u00eb cilat serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs ngrit\u00ebn barrikada dhe bllokuan pothuajse t\u00eb gjitha rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendkalimet kufitare me Serbin\u00eb, Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, sipas hulumtimit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, kishte edhe automjete pothuajse identike me ato q\u00eb p\u00ebrdoren nga sh\u00ebrbimet komunale serbe n\u00eb komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto sh\u00ebrbime, si Nd\u00ebrmarrja Publike \u201cStandard\u201d nga Mitrovica Veriore, jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e List\u00ebs Serbe, partis\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me Partin\u00eb Progresive Serbe (SNS) t\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Me datat 31 korrik dhe 1 gusht, kamerat e Radios Evropa e Lir\u00eb kan\u00eb regjistruar edhe pranin\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cStandard\u201d, t\u00eb cil\u00ebt ishin me uniforma pune n\u00eb barrikada.<\/p>\n<p>Drejtor i k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb Goran Rakiq, kryetar i List\u00ebs Serbe, i cili \u00ebsht\u00eb edhe minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kontaktoj\u00eb me Rakiqin, por ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. REL i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Aleksandar Trajkoviqit, t\u00eb cilin mediat vendore e prezantojn\u00eb si \u201cudh\u00ebheq\u00ebs\u201d i nd\u00ebrmarrjes \u201cStandard\u201d. Pyetjes se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnin pun\u00ebtor\u00ebt dhe kamion\u00ebt e asaj kompanie n\u00eb barrikada, Trajkoviq i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se: \u201cDuhet t\u2019ia b\u00ebni drejtorit t\u00eb kompanis\u00eb at\u00eb pyetje, un\u00eb v\u00ebrtet nuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetjeje p\u00ebr ju\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201cvet\u00ebm menaxher i sektorit ekonomik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb nd\u00ebrmarrjes \u201cStandard\u201d thuhet se kjo kompani \u00ebsht\u00eb e ngarkuar \u201cp\u00ebr kryerjen e veprimtarive komunale n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka tentuar t\u00eb kontaktoj\u00eb edhe me Aleksandar Spiriqin, kryetar i komun\u00ebs paralele serbe n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, lidhur me pranin\u00eb e kamion\u00ebve t\u00eb sh\u00ebrbimeve komunale serbe n\u00eb barrikada, por ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 komunave paralele t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat nga autoritetet e Kosov\u00ebs konsiderohen institucione ilegale, ka edhe komuna me shumic\u00eb serbe q\u00eb punojn\u00eb sipas ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse jan\u00eb po ashtu zyrtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Zoran Todiq \u00ebsht\u00eb kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit q\u00eb funksionon sipas sistemit t\u00eb Kosov\u00ebs, por ai drejton edhe komun\u00ebn paralele serbe.<\/p>\n<p>Shofer\u00eb t\u00eb maskuar dhe kamion\u00eb pa targa n\u00eb barrikada<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga kamion\u00ebt n\u00eb barrikada ishin pa shenja, disa edhe pa targa.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb kamion cistern\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shihet n\u00eb pamjet e Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Rudar\u00eb, ka pasur targat e Beogradit. Anash duket edhe nj\u00eb shirit i verdh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 maj 2019, Nd\u00ebrmarrja Publike \u201cGradska \u00e7istoqa\u201d (Higjiena e qytetit) nga Beogradi ua dhuroi nj\u00eb automjet identik p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb komun\u00ebs paralele serbe t\u00eb Zubin Potokut.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka raportuar edhe vet\u00eb nd\u00ebrmarrja n\u00eb ueb sajtin e saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga fotot shihet nj\u00eb cistern\u00eb e ngjashme me at\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb barrikad\u00eb, por nuk shihet numri i targ\u00ebs, pasi fotografia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb anash.<\/p>\n<p>REL i \u00ebsht\u00eb drejtuar Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr marrjen e numrit t\u00eb targ\u00ebs s\u00eb cistern\u00ebs q\u00eb ishte importuar n\u00eb Kosov\u00eb nga Beogradi si donacion m\u00eb 16 maj 2019, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb komun\u00ebs paralele t\u00eb Zubin Potokut. Megjithat\u00eb, Dogana nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>N\u00eb barrikada, ekipi i REL-it ka filmuar edhe nj\u00eb kamion t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr mbeturina, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb logoja e Nd\u00ebrmarrjes Publike \u201cGradska \u00e7istoqa\u201d (Higjiena e qytetit) nga Beogradi. Fotoja \u00ebsht\u00eb e an\u00ebs s\u00eb djath\u00eb t\u00eb kamionit dhe nuk duken targat, por dallohet logoja e nd\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Kjo kompani i ka dhuruar nj\u00eb kamion t\u00eb till\u00eb kompanis\u00eb \u201cStandard\u201d n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut m\u00eb 18 qershor 2020. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Administrata e Qytetit t\u00eb Beogradit n\u00eb faqen e saj zyrtare, s\u00eb bashku me fotografit\u00eb nga ceremonia solemne n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, n\u00eb ceremoni ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00ebnkryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i kryeqytetit, Goran Vesiq, i cili ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto para kamionit t\u00eb dhuruar.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e ka kontaktuar Goran Vesiqin, tashm\u00eb ish-n\u00ebnkryetar i Beogradit, p\u00ebrmes Viber-it, por ai nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>REL-i, po ashtu i ka d\u00ebrguar Nd\u00ebrmarrjes Publike \u201cGradska \u00e7istoqa\u201d (Higjiena e qytetit).<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb informata me r\u00ebnd\u00ebsi publike, lidhur me numrat e targave t\u00eb automjeteve t\u00eb dhuruara komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs REL-i i ka d\u00ebrguar edhe Nd\u00ebrmarrjes Publike \u201cGradska \u00e7istoqa\u201d (Higjiena e qytetit). As ky institucion nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 automjeteve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb lidhura me sh\u00ebrbimet komunale lokale, rrug\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb bllokuar edhe nga kamion\u00eb t\u00eb disa kompanive private nga Serbia. Nj\u00eb kamion i kuq kishte logon e kompanis\u00eb s\u00eb \u201cSrbija autoput\u201d (Autostrada e Serbis\u00eb) n\u00eb barrikad\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Zubin Potokut.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb private me seli n\u00eb Beograd, e cila merret me nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe autostradave.<\/p>\n<p>Drejtor dhe pronar i k\u00ebsaj firme \u00ebsht\u00eb Zhelko Jankoviq. N\u00eb dy vitet e fundit kjo kompani ka fituar rreth nj\u00ebzet tender\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin, rind\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve lokale n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i ka d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb k\u00ebsaj kompanie p\u00ebr dh\u00ebnien e m\u00eb shum\u00eb informatave p\u00ebr kamion\u00ebt e tyre n\u00eb barrikada, por p\u00ebrgjigje nuk ka kthyer deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti. Askush nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur as thirrjeve telefonike.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka kontaktuar edhe Zyr\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, lidhur me p\u00ebrdorimin e automjeteve komunale, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ndryshe, shofer\u00ebt e kamion\u00ebve q\u00eb bllokuan rrug\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 31 korrik dhe 1 gusht mbanin kryesisht maska n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Jarinj\u00eb t\u00eb Poshtme af\u00ebr pik\u00ebs kufitare me Serbin\u00eb, n\u00eb pamjet e Radios Evropa e Lir\u00eb shihen se si dy burra, me maska n\u00eb fytyr\u00eb, t\u00eb armatosur dhe me jelek\u00eb antiplumb po q\u00ebndronin pran\u00eb barrikadave.<\/p>\n<p>Barrikadat si simbol i tensioneve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Tensionet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb nis\u00ebn m\u00eb 31 korrik, para fillimit t\u00eb procesit t\u00eb riregjistrimit t\u00eb targave serbe me em\u00ebrtimet e qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ato RKS (Republika e Kosov\u00ebs) dhe vendosjes s\u00eb masave reciproke lidhur me dokumentin, i cili duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb let\u00ebrnjoftimet serbe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre personave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb, serb\u00ebt lokal\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komuna n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs bllokuan rrug\u00ebt me kamion\u00eb dhe vetura t\u00eb tjera n\u00eb shenj\u00eb proteste, kurse Lista Serbe i fal\u00ebnderoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe i inkurajoi.<\/p>\n<p>Kryetari i List\u00ebs Serbe, Goran Rakiq, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shtyp me drejtorin e Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, Petar Petkoviq, n\u00eb Beograd m\u00eb 1 gusht, tha se barrikadat ishin \u201cnj\u00eb reagim, jo nj\u00eb veprim, ndaj veprimeve t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ka vendosur t\u00eb shtyj\u00eb zbatimin e vendimeve p\u00ebr 30 dit\u00eb, sakt\u00ebsisht deri m\u00eb 1 shtator, p\u00ebr shkak t\u00eb dezinformatave q\u00eb vijn\u00eb nga Beogradi p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb terren.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbushur me poster\u00eb me mbishkrimet \u201cNuk dor\u00ebzohemi, let\u00ebrnjoftimet serbe mbeten\u201d dhe \u201cNuk dor\u00ebzohemi, KM mbetet\u201d.<\/p>\n<p>Paraprakisht, m\u00eb 1 gusht, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, tha se barrikadat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb vendosur nga \u201cstrukturat ilegale serbe, 15 minuta pasi jan\u00eb l\u00ebshuar sirenat dhe jan\u00eb vendosur n\u00eb n\u00ebnt\u00eb lokacione t\u00eb ndryshme n\u00eb veri t\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb tha se n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 31 korrik, pati rrezik p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb konflikt t\u00eb armatosur, \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb injektuar nga Beogradi dhe p\u00ebr shkak t\u00eb planeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Rashk\u00eb dhe n\u00eb Beograd\u201d.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb paku, n\u00ebnt\u00eb barrikada jan\u00eb ngritur brenda 10 minutave. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organizim dhe nj\u00eb p\u00ebrgatitje q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht qytetare, por \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebrore. Kjo \u00ebsht\u00eb gatuar n\u00eb Beograd q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj kishte zhvilluar fushat\u00eb se si me dat\u00ebn 1 gusht n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb nis\u00eb e ashtuquajtura \u2018Stuhia\u2019, ngjash\u00ebm sikur n\u00eb Kroaci dhe se do ta pasoj\u00eb ferri n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto barrikada q\u00eb jan\u00eb ngritur m\u00eb 31 korrik e kan\u00eb nj\u00eb risi sepse p\u00ebr nga karakteri i tyre nuk jan\u00eb thjesht barrikada p\u00ebr t\u00eb penguar qarkullimin, por edhe p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar mbi automjetet q\u00eb vijn\u00eb\u201d, shtoi Kurti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Lista Serbe konfirmoi se n\u00eb barrikada ishte edhe n\u00ebnkryetari i asaj partie, Milan Radoi\u00e7iq, t\u00eb cilin e k\u00ebrkojn\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tij n\u00eb rastin \u201cBrezovica\u201d, lidhur me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb arrestuar edhe ish-kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Sht\u00ebrpc\u00ebs, Bratislav Nikolliq.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq dyshohet se i ka \u201cfrik\u00ebsuar d\u00ebshmitar\u00ebt gjat\u00eb procedur\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>Barrikadat e m\u00ebparshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs ngrihen barrikada p\u00ebr t\u2019i penguar autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb vendimet e tyre.<\/p>\n<p>Ato u vendos\u00ebn edhe n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur Qeveria e Kosov\u00ebs prezantoi masat reciproke ndaj Serbis\u00eb sa i p\u00ebrket targave.<\/p>\n<p>Pikat kufitare me Serbin\u00eb, Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bllokuara p\u00ebr dy jav\u00eb dhe aty gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa avion\u00ebt ushtarak\u00eb serb\u00eb disa her\u00eb kan\u00eb fluturuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb pik\u00ebs kufitare Jarinj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Beogradi zyrtar njoftoi se nj\u00ebsitet e ushtris\u00eb serbe jan\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb shtuar luftarake n\u00eb garnizonet e Rashk\u00ebs dhe Novi Pazarit, af\u00ebr kufirit me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Barrikada u ngrit\u00ebn edhe n\u00eb vitin 2011, kund\u00ebr vendosjes s\u00eb pushtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri. N\u00eb vitin 2011, KFOR-i e identifikoi Zvonko Veselinoviqin si personin q\u00eb organizoi ngritjen e barrikadave dhe shkaktimin e trazirave n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zvonko Veselinoviq, biznesmen nga veriu i Kosov\u00ebs, s\u00eb bashku me n\u00ebnkryetarin e List\u00ebs Serbe, Milan Radoi\u00e7iq, jan\u00eb t\u00eb lidhur me disa aktivitete kriminale dhe ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb zhvilluar disa procedura para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Veselinoviq dhe Radoi\u00e7iq jan\u00eb, gjithashtu, n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb krimin e organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe autoritetet e Kosov\u00ebs i lidhin edhe me vrasjen e politikanit t\u00eb opozit\u00ebs serbe, Oliver Ivanoviq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mesin e makinerive t\u00eb r\u00ebnda, me t\u00eb cilat serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs ngrit\u00ebn barrikada dhe bllokuan pothuajse t\u00eb gjitha rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendkalimet kufitare me Serbin\u00eb, Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, sipas hulumtimit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, kishte edhe automjete pothuajse identike me ato q\u00eb p\u00ebrdoren nga sh\u00ebrbimet komunale serbe n\u00eb komunat n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":123578,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123577","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123577\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}