{"id":123632,"date":"2022-08-11T12:50:50","date_gmt":"2022-08-11T10:50:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=123632"},"modified":"2022-08-11T12:50:50","modified_gmt":"2022-08-11T10:50:50","slug":"a-po-iu-ktheheni-druve-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-po-iu-ktheheni-druve-2\/","title":{"rendered":"A po iu ktheheni druve?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs se mund t\u00eb ket\u00eb reduktime, por edhe rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs, familja Beka nga Prishtina, ka vendosur q\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr t\u00eb ngrohet me stuf\u00eb me dru zjarri.<\/p>\n<p>Adelina Beka, rreth t\u00eb 30-tave, tregon se familja e saj gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebshe, q\u00eb jeton n\u00eb lagjen Kolovica t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte ngrohur me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr gjasht\u00eb vjet n\u00eb sht\u00ebpi kemi pasur ngrohje me rrym\u00eb. Sivjet kemi bler\u00eb nj\u00eb stuf\u00eb dhe drut\u00eb e zjarrit. Nuk e di sa metra kemi bler\u00eb, por e di q\u00eb 50 euro ka kushtuar metri. Drut\u00eb i kemi bler\u00eb n\u00eb muajin maj. Do t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb sepse me ngroh\u00ebse elektrike i kemi ngrohur t\u00eb gjitha dhomat e sht\u00ebpis\u00eb, tashm\u00eb duhet vet\u00ebm nj\u00eb\u201d, thot\u00eb Beka.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimet p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr \u201cshum\u00eb t\u00eb pasigurt\u201d<\/p>\n<p>Dyfishimi i \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb korrikut, por edhe kapaciteti i kufizuar p\u00ebr prodhim t\u00eb brendsh\u00ebm, kan\u00eb shtyr\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr kursim t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 korrik, Kompania p\u00ebr Distribuimin e Energjis\u00eb Elektrike n\u00eb Kosov\u00eb (KEDS) ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb dim\u00ebr \u201cshum\u00eb t\u00eb pasigurt\u201d, kurse m\u00eb 9 gusht ka k\u00ebrkuar nga Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji, (ZRRE) shtrenjtimin e tarifave t\u00eb rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, ZRRE-ja tashm\u00eb ka miratuar tarifa m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb rrym\u00ebs q\u00eb u tha se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fuqi deri m\u00eb 31 mars t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ky shtrenjtim, megjithat\u00eb, ka prekur vet\u00ebm ata konsumator\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb mbi 800 kilovat n\u00eb or\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK), me dy termocentralet, \u201cKosova A\u201d dhe \u201cKosova B\u201d, mund t\u00eb prodhoj\u00eb energji deri n\u00eb 800 megavat n\u00eb or\u00eb, kurse nevojat e konsumator\u00ebve, n\u00eb dit\u00eb dimri, arrijn\u00eb deri n\u00eb 1,300 megavat n\u00eb or\u00eb. Diferenca tjet\u00ebr sigurohet nga importi. Sipas ZRRE-s\u00eb, Kosova vitin e kaluar ka importuar 1 milion\u00eb e 311 mij\u00eb e 461 megavat rrym\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7, ngritjes s\u00eb \u00e7mimit, ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli ka deklaruar se gjat\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb disa nga shtetet e Evrop\u00ebs t\u00eb ndalojn\u00eb eksportin e l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse dhe energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Institutit p\u00ebr Politika Zhvillimore n\u00eb Kosov\u00eb (INDEP), gjat\u00eb sezonit t\u00eb dimrit, 75 p\u00ebr qind e konsumit t\u00eb rrym\u00ebs shpenzohet p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, mbi 50 p\u00ebr qind e sektorit t\u00eb amvis\u00ebris\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb biomas\u00eb (dru zjarri dhe pelet), kurse energjia elektrike m\u00eb shum\u00eb shpenzohet nga sektori i biznesit dhe ai i sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>E se interesimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dru p\u00ebr ngrohje \u00ebsht\u00eb rritur, e konfirmon shit\u00ebsi i k\u00ebtij produkti n\u00eb Prishtin\u00eb, Jakup Halili, rreth t\u00eb 60-tave. Por, po ashtu, ai thot\u00eb se edhe \u00e7mimet jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>\u201cInteresimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr, tep\u00ebr i madh sepse nuk ka siguri p\u00ebr rrym\u00eb. Nuk ka alternativa dhe njer\u00ebzit nuk kan\u00eb \u00e7are pa bler\u00eb dru. Gjat\u00eb nj\u00eb dite shiten deri n\u00eb 50 metra dru, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se viteve t\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb Halili, duke shtuar se nj\u00eb met\u00ebr dru sivjet po shitet p\u00ebr 60 deri n\u00eb 70 euro, nd\u00ebrkaq vitin e kaluar \u00e7mimi ishte rreth 40 euro.<br \/>\n<a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/1955B085-F617-4BE5-BD0B-1C038C014526.png\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/1955B085-F617-4BE5-BD0B-1C038C014526.png\" alt=\"\" width=\"705\" height=\"847\" class=\"alignnone size-full wp-image-123629\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/1955B085-F617-4BE5-BD0B-1C038C014526.png 705w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/1955B085-F617-4BE5-BD0B-1C038C014526-250x300.png 250w\" sizes=\"auto, (max-width: 705px) 100vw, 705px\" \/><\/a><br \/>\nCilat jan\u00eb alternativat?<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa disa qytetar\u00eb po zgjedhin t\u00eb ngrohen me dru, nga rreziku i munges\u00ebs s\u00eb rrym\u00ebs, disa t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb alternativa, p\u00ebr shkak se jetojn\u00eb n\u00eb banesa kolektive.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb profesori i pensionuar Adem Berisha, i cili s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij jeton n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb banes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rrym\u00ebs nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr, pasi banesa oxhak nuk ka. Do t\u00eb blej ndonj\u00eb radiator q\u00eb shpenzon rrym\u00eb m\u00eb pak, ose ndonj\u00eb aparat ngroh\u00ebs q\u00eb akumulon rrym\u00ebn nat\u00ebn dhe e shfryt\u00ebzojm\u00eb dit\u00ebn. Tjet\u00ebr nuk di \u00e7ka t\u00eb b\u00ebj\u201d, thot\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb ngrohja p\u00ebrmes djegies s\u00eb peletit, por edhe kjo l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar. Vitin e kaluar nj\u00eb tonelat pelet ka kushtuar rreth 200 euro, nd\u00ebrkaq sivjet \u00e7mimet po variojn\u00eb nga 300 deri n\u00eb 400 euro, var\u00ebsisht nga dyqani dhe rajonet ku shitet ky produkt. Peleti p\u00ebrdoret p\u00ebr ngrohjen e banesave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb instaluara kaldaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb \u00e7mimit, n\u00eb treg ka munges\u00eb t\u00eb peletit. Bashkim Zejnullahu, pronar i kompanis\u00eb se prodhimit t\u00eb peletit \u201cThes-Ari\u201d n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, thot\u00eb se aktualisht ka nd\u00ebrprer\u00eb shitjen e k\u00ebtij produkti p\u00ebr konsumator\u00eb dhe po prodhon vet\u00ebm p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb her\u00ebt kontrata.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebrkesa e konsumator\u00ebve p\u00ebr pelet \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb e lart\u00eb sesa vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Vlera e importit t\u00eb k\u00ebtij produkti gjat\u00eb vitit 2021 dhe sivjet ka arritur n\u00eb rreth 9 milion\u00eb euro dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit, autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar vendosjen e nj\u00eb \u00e7mimi tavan.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb ngrohen sht\u00ebpit\u00eb?<\/p>\n<p>Organizatat joqeveritare q\u00eb merren me sektorin e energjis\u00eb thon\u00eb se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm, autoritetet kompetente duhet t\u00eb nisin t\u00eb subvencionojn\u00eb burimet alternative p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Eksperti i politikave t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb INDEP, Dardan Abazi thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se heqja e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) p\u00ebr panelet solare, p\u00ebr pelet, subvencionimi i paneleve diellore dhe pompave t\u00eb ngrohjes p\u00ebr bizneset dhe familjet, do ndihmonte q\u00eb konsumator\u00ebt ta kalojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb dimrin.<\/p>\n<p>Ai shton se favorizimi i peletit p\u00ebr ngrohje dhe subvencionimi i k\u00ebsaj l\u00ebnde djeg\u00ebse do t\u00eb zvog\u00eblonte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngrohje me rrym\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, rreth 94 p\u00ebr qind e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb prodhohet nga djegia e th\u00ebngjillit, nd\u00ebrsa rreth 6 p\u00ebr qind nga burimet e rip\u00ebrt\u00ebrishme, si: hidrocentralet, centralet me er\u00eb dhe panelet me diell.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rrym\u00ebs gjat\u00eb dimrit, q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ngrohta duhet investuar edhe n\u00eb izolimin e tyre, por edhe n\u00eb pompa termike apo kaldaja qendrore p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Qeveria duhet t\u00eb ndaj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb granteve, thot\u00eb Hamdi Malushaj, drejtor n\u00eb Evroenergie, kompani kjo q\u00eb merret me analiza dhe studime t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve energjetike n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb. Pompat termike jan\u00eb pajisjet kryesore t\u00eb radiator\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr ngrohje. K\u00ebto pompa konsumojn\u00eb m\u00eb pak energji elektrike.<\/p>\n<p>Por, Malushaj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebt ta zgjidhin k\u00ebt\u00eb problem. P\u00ebrve\u00e7 shpenzimit t\u00eb rrym\u00ebs, sipas tij, ata duhet t\u00eb sigurojn\u00eb dru zjarri ose pelet dhe k\u00ebto paraqesin kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse kontribuojn\u00eb edhe n\u00eb ndotjen e ajrit.<\/p>\n<p>\u201cQeveria duhet t\u00eb veproj\u00eb shpejt n\u00eb dh\u00ebnien e mjeteve financiare n\u00eb form\u00eb t\u00eb granteve p\u00ebr izolimin e sht\u00ebpive\u201d, thot\u00eb Malushaj, duke shtuar se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave do t\u00eb duhej ta financonte Qeveria dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb hiqet edhe TVSH-ja p\u00ebr pompat termike, taksa doganore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb dim\u00ebr m\u00eb t\u00eb but\u00eb. Jemi von\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb sigurta, por p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar pasojat ka ende hap\u00ebsir\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, mbi 43 p\u00ebr qind ekonomive familjare nuk kan\u00eb mundur t\u2019i ngrohin sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate, thuhet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e ASK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb raportin e fundit t\u00eb iniciativ\u00ebs rajonale rajonale \u201cBalkan Green Foundation\u201d thuhet se \u201caf\u00ebr nj\u00eb e kat\u00ebrta e familjeve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb problem me izolimin baz\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nga kjo shif\u00ebr 22 p\u00ebr qind e familjeve kan\u00eb problem me \u00e7ati, mure, dysheme q\u00eb rrjedhin, themele t\u00eb lagura, korniza t\u00eb dritareve dhe dysheme t\u00eb kalbura.<\/p>\n<p>A po iu ktheheni druve?<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs se mund t\u00eb ket\u00eb reduktime, por edhe rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs, familja Beka nga Prishtina, ka vendosur q\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr t\u00eb ngrohet me stuf\u00eb me dru zjarri.<\/p>\n<p>Adelina Beka, rreth t\u00eb 30-tave, tregon se familja e saj gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebshe, q\u00eb jeton n\u00eb lagjen Kolovica t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte ngrohur me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr gjasht\u00eb vjet n\u00eb sht\u00ebpi kemi pasur ngrohje me rrym\u00eb. Sivjet kemi bler\u00eb nj\u00eb stuf\u00eb dhe drut\u00eb e zjarrit. Nuk e di sa metra kemi bler\u00eb, por e di q\u00eb 50 euro ka kushtuar metri. Drut\u00eb i kemi bler\u00eb n\u00eb muajin maj. Do t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb sepse me ngroh\u00ebse elektrike i kemi ngrohur t\u00eb gjitha dhomat e sht\u00ebpis\u00eb, tashm\u00eb duhet vet\u00ebm nj\u00eb\u201d, thot\u00eb Beka.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimet p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr \u201cshum\u00eb t\u00eb pasigurt\u201d<\/p>\n<p>Dyfishimi i \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb korrikut, por edhe kapaciteti i kufizuar p\u00ebr prodhim t\u00eb brendsh\u00ebm, kan\u00eb shtyr\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr kursim t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 korrik, Kompania p\u00ebr Distribuimin e Energjis\u00eb Elektrike n\u00eb Kosov\u00eb (KEDS) ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb dim\u00ebr \u201cshum\u00eb t\u00eb pasigurt\u201d, kurse m\u00eb 9 gusht ka k\u00ebrkuar nga Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji, (ZRRE) shtrenjtimin e tarifave t\u00eb rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, ZRRE-ja tashm\u00eb ka miratuar tarifa m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb rrym\u00ebs q\u00eb u tha se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fuqi deri m\u00eb 31 mars t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ky shtrenjtim, megjithat\u00eb, ka prekur vet\u00ebm ata konsumator\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb mbi 800 kilovat n\u00eb or\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK), me dy termocentralet, \u201cKosova A\u201d dhe \u201cKosova B\u201d, mund t\u00eb prodhoj\u00eb energji deri n\u00eb 800 megavat n\u00eb or\u00eb, kurse nevojat e konsumator\u00ebve, n\u00eb dit\u00eb dimri, arrijn\u00eb deri n\u00eb 1,300 megavat n\u00eb or\u00eb. Diferenca tjet\u00ebr sigurohet nga importi. Sipas ZRRE-s\u00eb, Kosova vitin e kaluar ka importuar 1 milion\u00eb e 311 mij\u00eb e 461 megavat rrym\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7, ngritjes s\u00eb \u00e7mimit, ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli ka deklaruar se gjat\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb disa nga shtetet e Evrop\u00ebs t\u00eb ndalojn\u00eb eksportin e l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse dhe energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Institutit p\u00ebr Politika Zhvillimore n\u00eb Kosov\u00eb (INDEP), gjat\u00eb sezonit t\u00eb dimrit, 75 p\u00ebr qind e konsumit t\u00eb rrym\u00ebs shpenzohet p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, mbi 50 p\u00ebr qind e sektorit t\u00eb amvis\u00ebris\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb biomas\u00eb (dru zjarri dhe pelet), kurse energjia elektrike m\u00eb shum\u00eb shpenzohet nga sektori i biznesit dhe ai i sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>E se interesimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dru p\u00ebr ngrohje \u00ebsht\u00eb rritur, e konfirmon shit\u00ebsi i k\u00ebtij produkti n\u00eb Prishtin\u00eb, Jakup Halili, rreth t\u00eb 60-tave. Por, po ashtu, ai thot\u00eb se edhe \u00e7mimet jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>\u201cInteresimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr, tep\u00ebr i madh sepse nuk ka siguri p\u00ebr rrym\u00eb. Nuk ka alternativa dhe njer\u00ebzit nuk kan\u00eb \u00e7are pa bler\u00eb dru. Gjat\u00eb nj\u00eb dite shiten deri n\u00eb 50 metra dru, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se viteve t\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb Halili, duke shtuar se nj\u00eb met\u00ebr dru sivjet po shitet p\u00ebr 60 deri n\u00eb 70 euro, nd\u00ebrkaq vitin e kaluar \u00e7mimi ishte rreth 40 euro.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb alternativat?<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa disa qytetar\u00eb po zgjedhin t\u00eb ngrohen me dru, nga rreziku i munges\u00ebs s\u00eb rrym\u00ebs, disa t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb alternativa, p\u00ebr shkak se jetojn\u00eb n\u00eb banesa kolektive.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb profesori i pensionuar Adem Berisha, i cili s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij jeton n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb banes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rrym\u00ebs nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr, pasi banesa oxhak nuk ka. Do t\u00eb blej ndonj\u00eb radiator q\u00eb shpenzon rrym\u00eb m\u00eb pak, ose ndonj\u00eb aparat ngroh\u00ebs q\u00eb akumulon rrym\u00ebn nat\u00ebn dhe e shfryt\u00ebzojm\u00eb dit\u00ebn. Tjet\u00ebr nuk di \u00e7ka t\u00eb b\u00ebj\u201d, thot\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb ngrohja p\u00ebrmes djegies s\u00eb peletit, por edhe kjo l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar. Vitin e kaluar nj\u00eb tonelat pelet ka kushtuar rreth 200 euro, nd\u00ebrkaq sivjet \u00e7mimet po variojn\u00eb nga 300 deri n\u00eb 400 euro, var\u00ebsisht nga dyqani dhe rajonet ku shitet ky produkt. Peleti p\u00ebrdoret p\u00ebr ngrohjen e banesave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb instaluara kaldaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb \u00e7mimit, n\u00eb treg ka munges\u00eb t\u00eb peletit. Bashkim Zejnullahu, pronar i kompanis\u00eb se prodhimit t\u00eb peletit \u201cThes-Ari\u201d n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb, thot\u00eb se aktualisht ka nd\u00ebrprer\u00eb shitjen e k\u00ebtij produkti p\u00ebr konsumator\u00eb dhe po prodhon vet\u00ebm p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb her\u00ebt kontrata.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebrkesa e konsumator\u00ebve p\u00ebr pelet \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb e lart\u00eb sesa vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Vlera e importit t\u00eb k\u00ebtij produkti gjat\u00eb vitit 2021 dhe sivjet ka arritur n\u00eb rreth 9 milion\u00eb euro dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit, autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar vendosjen e nj\u00eb \u00e7mimi tavan.<\/p>\n<p>Lexo po ashtu:<br \/>\nB\u00ebhet thirrje p\u00ebr kursim t\u00eb energjis\u00eb, Rizvanolli: Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb<br \/>\nB\u00ebhet thirrje p\u00ebr kursim t\u00eb energjis\u00eb, Rizvanolli: Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb<br \/>\nSi mund t\u00eb ngrohen sht\u00ebpit\u00eb?<\/p>\n<p>Organizatat joqeveritare q\u00eb merren me sektorin e energjis\u00eb thon\u00eb se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm, autoritetet kompetente duhet t\u00eb nisin t\u00eb subvencionojn\u00eb burimet alternative p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Eksperti i politikave t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb INDEP, Dardan Abazi thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se heqja e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) p\u00ebr panelet solare, p\u00ebr pelet, subvencionimi i paneleve diellore dhe pompave t\u00eb ngrohjes p\u00ebr bizneset dhe familjet, do ndihmonte q\u00eb konsumator\u00ebt ta kalojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb dimrin.<\/p>\n<p>Ai shton se favorizimi i peletit p\u00ebr ngrohje dhe subvencionimi i k\u00ebsaj l\u00ebnde djeg\u00ebse do t\u00eb zvog\u00eblonte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngrohje me rrym\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, rreth 94 p\u00ebr qind e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb prodhohet nga djegia e th\u00ebngjillit, nd\u00ebrsa rreth 6 p\u00ebr qind nga burimet e rip\u00ebrt\u00ebrishme, si: hidrocentralet, centralet me er\u00eb dhe panelet me diell.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rrym\u00ebs gjat\u00eb dimrit, q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ngrohta duhet investuar edhe n\u00eb izolimin e tyre, por edhe n\u00eb pompa termike apo kaldaja qendrore p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Qeveria duhet t\u00eb ndaj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb granteve, thot\u00eb Hamdi Malushaj, drejtor n\u00eb Evroenergie, kompani kjo q\u00eb merret me analiza dhe studime t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve energjetike n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb. Pompat termike jan\u00eb pajisjet kryesore t\u00eb radiator\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr ngrohje. K\u00ebto pompa konsumojn\u00eb m\u00eb pak energji elektrike.<\/p>\n<p>Por, Malushaj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebt ta zgjidhin k\u00ebt\u00eb problem. P\u00ebrve\u00e7 shpenzimit t\u00eb rrym\u00ebs, sipas tij, ata duhet t\u00eb sigurojn\u00eb dru zjarri ose pelet dhe k\u00ebto paraqesin kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse kontribuojn\u00eb edhe n\u00eb ndotjen e ajrit.<\/p>\n<p>\u201cQeveria duhet t\u00eb veproj\u00eb shpejt n\u00eb dh\u00ebnien e mjeteve financiare n\u00eb form\u00eb t\u00eb granteve p\u00ebr izolimin e sht\u00ebpive\u201d, thot\u00eb Malushaj, duke shtuar se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave do t\u00eb duhej ta financonte Qeveria dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb hiqet edhe TVSH-ja p\u00ebr pompat termike, taksa doganore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb dim\u00ebr m\u00eb t\u00eb but\u00eb. Jemi von\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb sigurta, por p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar pasojat ka ende hap\u00ebsir\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, mbi 43 p\u00ebr qind ekonomive familjare nuk kan\u00eb mundur t\u2019i ngrohin sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate, thuhet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e ASK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb raportin e fundit t\u00eb iniciativ\u00ebs rajonale rajonale \u201cBalkan Green Foundation\u201d thuhet se \u201caf\u00ebr nj\u00eb e kat\u00ebrta e familjeve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb problem me izolimin baz\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nga kjo shif\u00ebr 22 p\u00ebr qind e familjeve kan\u00eb problem me \u00e7ati, mure, dysheme q\u00eb rrjedhin, themele t\u00eb lagura, korniza t\u00eb dritareve dhe dysheme t\u00eb kalbura.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr shtrenjtimin e rrym\u00ebs, qytetar\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme<br \/>\nK\u00ebrkesa p\u00ebr shtrenjtimin e rrym\u00ebs, qytetar\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme<br \/>\nCilat produkte ngroh\u00ebse do t\u2019i subvencionoj\u00eb Qeveria?<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb paralajm\u00ebrimeve p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr shum\u00eb t\u00eb pasigurt, m\u00eb 4 gusht, Qeveria e Kosov\u00ebs miratoi disa masa emergjente p\u00ebr furnizimet me rrym\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto masa p\u00ebrmendet mb\u00ebshtetje p\u00ebr qytetar\u00ebt me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb ngrohjes gjat\u00eb dimrit. Por, nuk p\u00ebrmenden konkretisht se p\u00ebr \u00e7far\u00eb masash b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>REL ka pyetur Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb se cilat do t\u00eb jen\u00eb masat mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr qytetar\u00ebt, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti nga ky institucion nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ministrja Rizvanolli, pas mbledhjes s\u00eb Qeveris\u00eb m\u00eb 10 gusht, tha se ekzekutivi do t\u00eb subvencionoj\u00eb pompat termike, stufat me pelet, teksa v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb do t\u2019iu kushtohet familjeve q\u00eb marrin ndihma sociale, duke subvencionuar edhe ngrohjen me dru zjarri.<\/p>\n<p>\u201cKjo list\u00eb e masave n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u2019i d\u00ebrgohet Ministris\u00eb s\u00eb Financave, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e financimit se n\u00eb \u00e7far\u00eb mase do t\u00eb mund t\u00eb financohet\u201d, tha Rizvanolli, teksa shtoi se vendin po e pret nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebnyrat e kursimit<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb tarifave dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr kursimin e rrym\u00ebs, ZRRE-ja m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb vitit doli edhe me disa rekomandime.<\/p>\n<p>\u201cAktivizimi i makinave p\u00ebr larjen e rrobave, si dhe i atyre p\u00ebr larjen e en\u00ebve gjat\u00eb nat\u00ebs, me tarifa t\u00eb ul\u00ebta, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga metodat p\u00ebr kursim\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb prej rekomandimeve t\u00eb ZRRE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky institucion po ashtu ka rekomanduar q\u00eb akumulimi i nxeht\u00ebsis\u00eb nga termot ngroh\u00ebse t\u00eb b\u00ebhet gjat\u00eb nat\u00ebs, kur tarifat e rrym\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, nd\u00ebrkaq bojleri t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nevojitet.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e \u00e7mimeve t\u00eb rrym\u00ebs fillimisht ka nisur p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, por gjendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb pas nisjes s\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb shkurtit, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kriza energjetike t\u00eb kaploj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs se mund t\u00eb ket\u00eb reduktime, por edhe rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs, familja Beka nga Prishtina, ka vendosur q\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr t\u00eb ngrohet me stuf\u00eb me dru zjarri. Adelina Beka, rreth t\u00eb 30-tave, tregon se familja e saj gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebshe, q\u00eb jeton n\u00eb lagjen Kolovica t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":123630,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123632","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}