{"id":123882,"date":"2022-08-14T15:55:14","date_gmt":"2022-08-14T13:55:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=123882"},"modified":"2022-08-14T15:55:14","modified_gmt":"2022-08-14T13:55:14","slug":"tregu-i-gjelber-e-shtune-telefoni-fiks-mysafiret-hamajte-dhe-premtimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tregu-i-gjelber-e-shtune-telefoni-fiks-mysafiret-hamajte-dhe-premtimet\/","title":{"rendered":"Tregu i Gjelb\u00ebr, e shtun\u00eb, telefoni fiks, mysafir\u00ebt, hamajt\u00eb dhe premtimet"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Tregu i Gjelb\u00ebr n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg tradicional p\u00ebr disa dekada mbi ish-Sht\u00ebpin\u00eb e Mallrave, nj\u00eb pararend\u00ebs i marketeve t\u00eb sotme. T\u00eb shtuneve &#8211; dit\u00ebve t\u00eb pazarit gjat\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, prisnim shum\u00eb mysafir\u00eb nga Poli\u00e7ka, Zhuja, Velegllava, Shipashnica e Poshtme, Laj\u00e7iqi etj., kryesisht nga fshatrat e mal\u00ebsia e Kamenic\u00ebs. Shtoja dit\u00ebs s\u00eb pazarit, edhe q\u00eb kishim telefonin fiks n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb n\u00eb Gjilan dhe vinin shum\u00eb mysafir\u00eb nga k\u00ebto fshatra, p\u00ebr t\u00eb komunikuar me familjar\u00ebt e tyre n\u00eb Zvic\u00ebr e Gjermani dhe ende e kujtoj se sa v\u00ebshtir\u00eb merrej lidhja telefonike, me prefikset +9941 (Zvic\u00ebr), +9949 (Gjermani). M\u00ebrdhiheshim korridoreve, sepse si f\u00ebmij\u00eb, na thoshin provojeni ju mos po hyni n\u00eb lidhje, nd\u00ebrsa m\u00eb t\u00eb rriturit rrinin n\u00eb dhom\u00ebn kryesore t\u00eb ndej\u00ebs dhe bisedonin gjer\u00eb e gjat\u00eb me mysafir\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Prandaj, n\u00eb kujtes\u00ebn time, Tregu i Gjelb\u00ebr nd\u00ebrlidhet n\u00eb asociacion edhe me telefonin fiks, si dhe ardhjen e shum\u00eb mysafir\u00ebve e sfidat e n\u00ebn\u00ebs q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbente buk\u00eb aq shum\u00eb mysafir\u00ebve q\u00eb vinin n\u00eb t\u00eb bujsh\u00ebm, e ve\u00e7mas n\u00eb dit\u00ebn e premte &#8211; nj\u00eb dit\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb pazarit. Kishte linja t\u00eb rralla t\u00eb autobus\u00ebve nga Gjilani p\u00ebr n\u00eb fshatrat e Kamenic\u00ebs dhe po q\u00eb se nuk e zinin autobusin, e vazhdonin bujtjen edhe p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Iku edhe ajo koh\u00eb, por t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr Tregun e Gjelb\u00ebr t\u00eb Gjilanit, nuk mund ta fillosh pa k\u00ebto kujtime e nostalgji, e her\u00eb dhembje p\u00ebr ato v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb mikpritjes s\u00eb aq shum\u00eb mysafir\u00ebve, ve\u00e7mas nga n\u00ebna ime.<\/p>\n<p>Kur shkruaj p\u00ebr Tregun e Gjelb\u00ebr, e nd\u00ebrlidhi sigurt n\u00eb mendjen time, edhe me kujtes\u00ebn p\u00ebr hamajt. Nuk e harroj asnj\u00ebher\u00eb njohjen me aq shum\u00eb hamaj me kolica (karroce), t\u00eb cil\u00ebt transportonin artikujt e bler\u00eb nga gjyshi e n\u00ebna, duke i sjell\u00eb nga tregu, drejt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Gjithashtu mbaj n\u00eb mend q\u00eb blinin shum\u00eb pula t\u00eb gjalla dhe p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb, ku ishte nj\u00eb kod\u00ebr e vog\u00ebl dheu n\u00eb ish-Gavran (Dardania 1) dhe krejt livadhe, preheshin pulat dhe gjithmon\u00eb na vinte interesant k\u00ebrcimi i pulave edhe disa sekonda, edhe pas heqjes s\u00eb kok\u00ebs dhe ende k\u00ebto skena me mizori gjaku jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta. Tregu i Gjelb\u00ebr na kujton edhe dhembjen p\u00ebr fytyrat e skuqura e lodhjen e m\u00eb t\u00eb rriturve, q\u00eb i bartnin me qese (i thoshin k\u00ebse, edhe \u201ctashne\u201d) nga tregu n\u00eb sht\u00ebpi, duke u ndal\u00eb her\u00eb pas her\u00eb gjat\u00eb kthimit n\u00eb sht\u00ebpi prej pazarit, pasi dikush kishte m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb, ecte m\u00eb shpejt dhe e priste familjarin tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebr distanca t\u00eb ndryshme, me plot qese n\u00eb dy duart. Prandaj, p\u00ebr Tregun e Gjelb\u00ebr, brezi im dhe m\u00eb i moshuar, ka shum\u00eb kujtime dhe shfaq interes dhe kujdes m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Tregu i Gjelb\u00ebr n\u00eb konkurrenc\u00eb me Qendrat e M\u00ebdha Tregtare<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999, si gjithkund n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00eb Gjilan, Tregu i Gjelb\u00ebr, po sfidohej nga \u201cdinozaur\u00ebt e tregtis\u00eb\u201d, qendrat e m\u00ebdha tregtare. Dyqanet e pavarura tregtare, shitoret e vogla, tregu tradicional, po d\u00ebmtoheshin shum\u00eb nga investitor\u00ebt gjigant\u00eb. Modernizimi i hap\u00ebsirave, shum\u00ebllojshm\u00ebria e artikujve, ofrimi i shum\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, edhe blerje produktesh, edhe pushim duke pir\u00eb kafe n\u00eb kafebaret ngjitas me qendrat tregtare, k\u00ebndet e loj\u00ebrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb etj., po ndryshonin sjelljet e konsumator\u00ebve. Sidoqoft\u00eb, Tregu i Gjelb\u00ebr, mbijetoi edhe sot, ndon\u00ebse me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. N\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekti i ri i Tregut t\u00eb Gjelb\u00ebr, ende i pap\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe ende jofunksional. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye do t\u00eb shkruaj p\u00ebr disa nga dhembjet p\u00ebr tregtar\u00ebt e k\u00ebtij tregu, duke i num\u00ebruar nj\u00eb nga nj\u00eb:<\/p>\n<p>1. Para nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit t\u00eb ri t\u00eb tregut, tregtar\u00ebt investonin, por nuk mund t\u00eb investonin aq shum\u00eb, p\u00ebr shkak se tregu i vjet\u00ebr do t\u00eb prishej. Sidoqoft\u00eb, investonin dhe investimet e tyre shkonin d\u00ebm.<br \/>\n2. Nd\u00ebrtimi i tezgave moderne n\u00eb form\u00eb garazhe, i ka dh\u00ebn\u00eb edhe pak\u00ebnaq\u00ebsi tregtar\u00ebve, pasi hap\u00ebsirat e reja jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr veprimtarin\u00eb tregtare, krahasuar me hap\u00ebsirat e vjetra tradicionale.<br \/>\n3. Pandemia COVID-19 n\u00eb vitin 2020, ka d\u00ebmtuar skajsh\u00ebm tregtar\u00ebt. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, qiraja e tezgave ka vazhduar rregullisht. Pandemia i d\u00ebmtoi edhe m\u00eb shum\u00eb tregtar\u00ebt e Tregut t\u00eb Gjelb\u00ebr, q\u00eb shisnin fustane p\u00ebr nuset, pasi q\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ndaloheshin dasmat, nga masat e izolimit p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. Ironikisht, vet\u00eb virusi deri m\u00eb tash, supozohet se erdhi nga nj\u00eb treg i till\u00eb tradicional nga Wuhani i Kin\u00ebs, ndon\u00ebse ishte nj\u00eb treg i kafsh\u00ebve t\u00eb egra, di\u00e7ka analoge me tregun e pulave n\u00eb qytetin ton\u00eb!<br \/>\n4. Pas luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999, qendrat e m\u00ebdha tregtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7mimet, kushtet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr konsumator\u00eb, parkingun etj., i josh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb konsumator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos frekuentuar aq Tregun e Gjelb\u00ebr, nd\u00ebrsa pandemia ia dha goditjen tjet\u00ebr t\u00eb radh\u00ebs, di\u00e7ka q\u00eb nuk i ndodhi qendrave t\u00eb m\u00ebdha tregtare, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb rralla biznese q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar, edhe kur t\u00eb gjitha institucionet e bizneset e tjera jan\u00eb mbyllur nga masat e izolimit ekstrem, e ve\u00e7mas gastronomia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb prekur nga pandemia.<br \/>\n5. T\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, por edhe shum\u00eb shtresa q\u00eb e identifikojn\u00eb veten m\u00eb t\u00eb pasur, m\u00eb t\u00eb arsimuar, m\u00eb t\u00eb urbanizuar, m\u00eb \u201caristokrat\u00eb\u201d etj., ende kan\u00eb druajtje, hezitim e turp p\u00ebr t\u00eb frekuentuar pazarin, pasi gabimisht \u00ebsht\u00eb sinonim i statusit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt social, ekonomik e kulturor, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb stereotipave q\u00eb n\u00eb pazar shkuakan vet\u00ebm fshatar\u00ebt (!), ka gj\u00ebra vet\u00ebm lir\u00eb e jo cil\u00ebsore (!), kurse grupmoshat e reja, nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb stereotip kur shkuakan n\u00eb qendrat e m\u00ebdha tregtare e moderne, por po kur e menduakan vizit\u00ebn n\u00eb pazarin tradicional t\u00eb qytetit.<br \/>\n6. Funksionalizimi i tregut t\u00eb ri u vonua tejmase. Mosfunksionalizimi i tregut t\u00eb ri, ka krijuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha: shum\u00eb bler\u00ebs kujtuakan se tregu nuk punon. Tregu punon, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar objekti i ri, por te konsumator\u00ebt, ende  \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrshtypje. Funksionalizimi i tregut s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb dhe premtimi i fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr n\u00eb muajin shtator.<br \/>\n7. Politikan\u00ebt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e tregut nuk mbajt\u00ebn zotimet p\u00ebr p\u00ebrfundimin n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2020, p\u00ebrkat\u00ebsisht, muaji qershor i k\u00ebtij viti ishte maksimumi q\u00eb mund t\u00eb tolerohej.<br \/>\n8. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrurimi nga ish-kryetari p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb mesazhin se ishte \u201cprojekt i tij\u201d, ende kur po shtoheshin bllokat e kuq p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb lokacione t\u00eb shitjes p\u00ebr tregtar\u00eb.<br \/>\n9. As pas tre-kat\u00ebr dit\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrurimit, q\u00eb i bie rreth 2 dhjetor 2021, nuk u funksionalizua pjesa kryesore e tregut t\u00eb ri. Madje, edhe sot, 14 gusht 2022, nuk \u00ebsht\u00eb funksionalizuar.<br \/>\n10. Tash tregtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur q\u00eb edhe pas vonesave t\u00eb shumta n\u00eb funksionalizimin e tregut, d\u00ebmtimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga konkurrenca e qendrave t\u00eb m\u00ebdha tregtare, mbylljes pas pandemis\u00eb, vazhdimit t\u00eb qiras\u00eb rregullisht, tash \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb rritet \u00e7mimi i qiras\u00eb p\u00ebr ta, n\u00eb 8 euro p\u00ebr metra katror\u00eb. Dikur ka qen\u00eb 3.50 euro e 5 euro, var\u00ebsisht prej veprimtaris\u00eb q\u00eb kan\u00eb ushtruar tregtar\u00ebt. Tregtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar me k\u00ebt\u00eb rritje \u00e7mimi dhe k\u00ebrkojn\u00eb r\u00ebnien p\u00ebr disa euro, pasi q\u00eb edhe kan\u00eb pak konsumator\u00eb, edhe jan\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr shum\u00eb vjet.<br \/>\n11. Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit n\u00eb raportin vjetor, n\u00eb maj 2022, ka gjetur disa parregullsi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Tregut t\u00eb Gjelb\u00ebr. N\u00eb faqen 4, thuhet se Komuna p\u00ebr projektin &#8220;Nd\u00ebrtimi i tregut t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit&#8221; n\u00eb vler\u00eb 509 mij\u00eb e 177 euro, kishte aplikuar procedur\u00ebn joadekuate t\u00eb prokurimit. \u201cKomuna m\u00eb 14.03.2019 kishte lidh\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb vler\u00eb 871 mij\u00eb e 173 euro, p\u00ebr projektin &#8220;Nd\u00ebrtimi i tregut t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit&#8221;, projekt ky q\u00eb sipas menaxherit t\u00eb projektit nuk ka mundur t\u00eb finalizohet p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive t\u00eb sasive si dhe munges\u00ebs s\u00eb pozicioneve t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb paramas\u00eb dhe parallogari n\u00eb raport me projektin. Me \u00e7&#8217;rast menaxheri i projektit e njofton zyr\u00ebn e prokurimit p\u00ebr pengesat e hasura n\u00eb realizimin e k\u00ebtij projekti. Zyra e prokurimit, marr parasysh k\u00ebt\u00eb, ka konsideruar si urgjente dhe t\u00eb domosdoshme kryerjen e pun\u00ebve shtes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb rrezikohet investimi si dhe nevoj\u00ebn e domosdoshme t\u00eb tregtar\u00ebve p\u00ebr tregun, aplikon procedur\u00ebn e negociuar pa publikim t\u00eb njoftimit p\u00ebr kontrat\u00eb duke ju d\u00ebrguar ftes\u00eb p\u00ebr negociata tre Operator\u00ebve Ekonomik (OE). Vet\u00ebm operatori fitues i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht kishte kontrat\u00ebn baz\u00eb, e d\u00ebrgon ofert\u00ebn financiare. Pas vler\u00ebsimit t\u00eb ofert\u00ebs komisioni i vler\u00ebsimit rekomandon zyrtarin p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb prokurimit dh\u00ebnien e kontrat\u00ebs. Me dat\u00ebn 22.04.2021, lidhet kontrata n\u00eb vler\u00eb 509 mij\u00eb e 177 euro. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zyra e prokurimit marr parasysh k\u00ebrkesat e rregull\u00ebs dhe udh\u00ebzuesit duhej t\u00eb p\u00ebrdorte procedur\u00ebn e hapur t\u00eb prokurimit. Vlen t\u00eb theksohet se ky projekt ende nuk ishte p\u00ebrfunduar deri sa ne ishim n\u00eb terren (04.03.2022), pavar\u00ebsisht q\u00eb sipas planit dinamik ka pasur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda 90 dit\u00ebve. Sipas komun\u00ebs kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs emergjente lidhur me investimin p\u00ebr tregun. Komuna kishte hyr\u00eb n\u00eb obligime kontraktuale pa pasur mjete mjaftueshme t\u00eb zotuara. Rastet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me projektet: Nd\u00ebrtimi i tregut t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit. Gjithashtu, mjetet e bartura nga t\u00eb hyrat vetjake ishin t\u00eb dedikuara p\u00ebr financimin e projekteve kapitale si: Nd\u00ebrtimi i tregut t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb vler\u00eb 320 mij\u00eb euro.\u201d (ZKA, maj 2022)<\/p>\n<p>P\u00ebrfundim<\/p>\n<p>Tregu i Gjelb\u00ebr duhet t\u00eb ruhet si kujtes\u00eb kolektive e qytetit. Tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl duhen t\u00eb mb\u00ebshteten nga Komuna e Gjilanit dhe kudo tregjet e vogla tradicionale n\u00eb Kosov\u00eb, duhen t\u00eb mb\u00ebshteten nga ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ekonomis\u00eb. Ato jan\u00eb ekonomi familjare. Shum\u00eb tregtar\u00eb jan\u00eb edhe nga fshatrat p\u00ebrreth t\u00eb Gjilanit dhe kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb stimulim n\u00eb bizneset e tyre t\u00eb vogla familjare, duke mos i detyruar t\u00eb zhvendosen nga zonat rurale n\u00eb ato urbane. Funksionalizimi i tregut duhet t\u00eb jet\u00eb dinamik, me ndihmesa t\u00eb \u00e7do tregtari p\u00ebr ndryshimet eventuale n\u00eb tezgat e reja. Dyert e k\u00ebtyre tezgave nga lart-posht\u00eb nuk dukeshin shum\u00eb funksionale dhe po q\u00eb se mbesni brenda, nuk gjenit ndonj\u00eb buton p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb. Disa mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe xhama dhe duhet t\u00eb rimendohet edhe kjo gj\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar tregtar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrshtatjen me objektet e reja e t\u00eb vogla. Ende \u00ebsht\u00eb kaos p\u00ebrreth objektit t\u00eb ri deri sa t\u00eb hiqen tezgat e vjetra dhe ka nevoj\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb rregullohet, mir\u00ebmbahet vazhdimisht dhe t\u00eb ket\u00eb edhe gjelb\u00ebrim p\u00ebrreth tregut. Tregimi p\u00ebr Tregun e Ri duhet t\u00eb mbyllet urgjentisht n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb interes t\u00eb tregtar\u00ebve. Ata dhe ato ende po ruajn\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb qytetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Tregu i Gjelb\u00ebr n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg tradicional p\u00ebr disa dekada mbi ish-Sht\u00ebpin\u00eb e Mallrave, nj\u00eb pararend\u00ebs i marketeve t\u00eb sotme. T\u00eb shtuneve &#8211; dit\u00ebve t\u00eb pazarit gjat\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, prisnim shum\u00eb mysafir\u00eb nga Poli\u00e7ka, Zhuja, Velegllava, Shipashnica e Poshtme, Laj\u00e7iqi etj., kryesisht nga fshatrat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":123883,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123882","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123882\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}