{"id":123996,"date":"2022-08-15T15:58:14","date_gmt":"2022-08-15T13:58:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=123996"},"modified":"2022-08-15T15:58:14","modified_gmt":"2022-08-15T13:58:14","slug":"reduktimet-6-me-2-reagon-ministria-akuzojne-kedsin-se-po-toleron-vjedhje-te-rrymes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reduktimet-6-me-2-reagon-ministria-akuzojne-kedsin-se-po-toleron-vjedhje-te-rrymes-2\/","title":{"rendered":"Reduktimet 6 me 2, reagon Ministria, akuzojn\u00eb KEDS\u2019in se po toleron vjedhje t\u00eb rrym\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media, \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjenc\u00ebs, shkruan Express.<\/p>\n<p>ME ka njoftuar se prodhimi ditor i KEK-ut \u00ebsht\u00eb rreth 507 MWh, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr konsum \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 750 MWh. Kjo ministri ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u00e7mimi n\u00eb burs\u00ebn Hungareze (HUPX) \u00ebsht\u00eb rreth 430 euro p\u00ebr MWh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjerash, Ministria e ka akuzuar KEDS-in se po toleron vjedhje t\u00eb rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cHumbjet komerciale (t\u00eb shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike t\u00eb Kompanis\u00eb KEDS jan\u00eb 19%. K\u00ebto humbje ende mbulohen nga t\u00eb gjith\u00eb, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e l\u00ebshuar p\u00ebr media.<\/p>\n<p>ME ka th\u00ebn\u00eb se askush nuk duhet t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb importit p\u00ebr \u201cata q\u00eb tolerohen t\u00eb vjedhin energji\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAskush, e aq m\u00eb pak qytetar\u00ebt dhe buxheti i vendit, nuk duhet t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb importit p\u00ebr ata q\u00eb tolerohen t\u00eb vjedhin energji. Prandaj, n\u00eb k\u00ebto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr ta minimizuar deri n\u00eb ndalje t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri, pa asnj\u00eb kompromis\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Ekonomis\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se Qeveria do t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ngrohjes gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim \u201cp\u00ebr t\u2019i ndihmuar qytetar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTutje, Qeveria do t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ngrohjes gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt. Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke planifikuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb sistemet e tyre t\u00eb ngrohjes, ftohen e rikujtohen q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrrojn\u00eb ato nga energjia elektrike n\u00eb forma t\u00eb tjera t\u00eb burimit t\u00eb energjis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ministria ka njoftuar se Kosova A-A3 dhe A4 jan\u00eb n\u00eb prodhim, n\u00eb Kosova B \u2013 B1 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar remonti dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb prodhim, nd\u00ebrsa n\u00eb B2 remonti ka filluar dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 26 gusht 2022.<\/p>\n<p>Komunikata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Mbi gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjenc\u00ebs <\/p>\n<p> Prishtin\u00eb, 15.08.2022 \u2013 Dit\u00ebn e sotme qytetar\u00ebt jan\u00eb njoftuar p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb orare t\u00eb caktuara nga KEDS\/KESCO.<\/p>\n<p> P\u00ebr situat\u00ebn e krijuar duam t\u00eb ju njoftojm\u00eb si n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>Prodhimi ditor i Korporat\u00ebs Elektroenergjitike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK) \u00ebsht\u00eb rreth 507 MWh.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr konsum \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 750 MWh.<\/p>\n<p> \u00c7mimi n\u00eb burs\u00ebn Hungareze (HUPX) \u00ebsht\u00eb rreth 430 euro p\u00ebr MWh.<\/p>\n<p>Humbjet komerciale (t\u00eb shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike t\u00eb Kompanis\u00eb KEDS jan\u00eb 19%. K\u00ebto humbje ende mbulohen nga t\u00eb gjith\u00eb, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i.<\/p>\n<p>Institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb monitorojn\u00eb pun\u00ebn e akter\u00ebve t\u00eb furnizimit me energji, jan\u00eb duke marr\u00eb t\u00eb gjitha hapat q\u00eb furnizimi me energji elektrike t\u2019i kthehet normalitetit.<\/p>\n<p>Kriza energjetike ka kapluar Evrop\u00ebn, si\u00e7 kemi paralajm\u00ebruar me rastin e shpalljes s\u00eb gjendjes emergjente n\u00eb furnizimin me energji elektrike. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb secila e secili prej nesh t\u00eb kemi kujdes dhe t\u00eb kursejm\u00eb shpenzimin e energjis\u00eb elektrike gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs. Kursimi i vog\u00ebl individual do ta leht\u00ebsonte tejet shum\u00eb furnizimin me energji elektrike, si dhe to t\u00eb leht\u00ebsonte v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po kalon dhe do t\u00eb kaloj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Ne jemi duke b\u00ebr\u00eb gati masat jo vet\u00ebm p\u00ebr furnizim t\u00eb rregullt, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrdorimin e paautorizuar t\u00eb energjis\u00eb elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. K\u00ebto humbje vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta e p\u00ebr t\u00eb cilat kompania dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse nuk kan\u00eb arritur rezultate.<\/p>\n<p>Askush, e aq m\u00eb pak qytetar\u00ebt dhe buxheti i vendit, nuk duhet t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb importit p\u00ebr ata q\u00eb tolerohen t\u00eb vjedhin energji. Prandaj, n\u00eb k\u00ebto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr ta minimizuar deri n\u00eb ndalje t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri, pa asnj\u00eb kompromis.<\/p>\n<p>Tutje, Qeveria do t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ngrohjes gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt. Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke planifikuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb sistemet e tyre t\u00eb ngrohjes, ftohen e rikujtohen q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrrojn\u00eb ato nga energjia elektrike n\u00eb forma t\u00eb tjera t\u00eb burimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p> Po ashtu ju njoftojm\u00eb dhe me t\u00eb dh\u00ebnat nga Korporata Elektroenergjitike e Kosov\u00ebs si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Kosova A \u2013 A3 dhe A4 jan\u00eb n\u00eb prodhim;<\/p>\n<p>Kosova B \u2013 B1 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar remonti dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb prodhim; B2 remonti ka filluar dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 26 gusht 2022.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media, \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjenc\u00ebs, shkruan Express. ME ka njoftuar se prodhimi ditor i KEK-ut \u00ebsht\u00eb rreth 507 MWh, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr konsum \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 750 MWh. Kjo ministri ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u00e7mimi n\u00eb burs\u00ebn Hungareze [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":123942,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123996","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}