{"id":124146,"date":"2022-08-17T15:10:29","date_gmt":"2022-08-17T13:10:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=124146"},"modified":"2022-08-17T15:10:29","modified_gmt":"2022-08-17T13:10:29","slug":"qendron-kastrati-merret-ne-pyetje-nga-autoritetet-serbe-pyetet-per-fatmir-limajn-dhe-largimin-e-tij-nga-vv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qendron-kastrati-merret-ne-pyetje-nga-autoritetet-serbe-pyetet-per-fatmir-limajn-dhe-largimin-e-tij-nga-vv\/","title":{"rendered":"Q\u00ebndron Kastrati merret n\u00eb pyetje nga autoritetet serbe, pyetet p\u00ebr Fatmir Limajn dhe largimin e tij nga VV"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb shtun\u00ebn e 13 gushtit, derisa po udh\u00ebtonte nga Prishtina drejt Vjen\u00ebs, ish-kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs, Q\u00ebndron Kastrati \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga autoritetet serbe n\u00eb pik\u00ebn kufitare \u201cDheu i Bardh\u00eb\u201d. Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb tij, dy polic\u00eb t\u00eb uniformuar serb\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar te zyrat e tyre p\u00ebr t\u2019u intervistuar nga nj\u00eb person i tret\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas, KMDLNj -s\u00eb, Kastrati pas nj\u00eb kohe \u00ebsht\u00eb intervistuar nga dy persona t\u00eb pauniformuar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze p\u00ebr faktin se komunikimi n\u00eb gjuh\u00ebn serbe nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebhet sepse ai nuk e flet k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb tij, ai \u00ebsht\u00eb pyetur kryesisht p\u00ebr aktivitetin e tij politik dhe p\u00ebr figurat politike t\u00eb Gjilanit dhe Kamenices, \u201cn\u00ebse personalisht e njeh Fatmir Limajn, arsyet pse ishte larguar nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe n\u00ebse mendon q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Kamenic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas, KMDLNj \u2013 s\u00eb, \u201cndalimi dhe intervistimi i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga autoritetet serbe po p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr tensionim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb dhe me mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit\u201d.<\/p>\n<p>Reagim i KMDLNj \u2013 s\u00eb:<\/p>\n<p>PO SHPESHTOHET MARRJA N\u00cb PYETJE E SHTETASVE T\u00cb KOSOV\u00cbS TE \u201cDHEU I BARDH\u00cb\u201d<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit KMDLNj \u2013s\u00eb i jan\u00eb drejtuar qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me deklarata se gjat\u00eb kalimit n\u00eb pikat kufitare me Serbin\u00eb po merren n\u00eb pyetje nga autoritetet serbe, pa ndonj\u00eb shkas dhe pa ua treguar arsyen e marrjes n\u00eb pyetje. Sipas deklaratave dhe rasteve q\u00eb i drejtohen KMDLNj \u2013s\u00eb, p\u00ebrzgjedhja e atyre q\u00eb po merren n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme  dhe se po b\u00ebhet nj\u00eb presion ndaj tyre q\u00eb t\u00eb mos udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Serbi duke ua shk\u00ebputur kontaktet familjare dhe t\u00eb tjera.  Rasti i fundit i marrjes n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb ai i Qendron Kastratit, an\u00ebtar i PSD-s\u00eb dhe ish \u2013 kryetar i Kamenices \u2013 Dardan\u00ebs.  Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Qendron Kastratit, m\u00eb dat\u00eb 13 gusht 2022 duke udh\u00ebtuar nga Prishtina n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebrmes pik\u00ebs kufitare me Serbin\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht ate t\u00eb \u201c Dheut t\u00eb Bardh\u00eb \u201c, n\u00eb or\u00ebn 22.00 dhe pas dy or\u00eb pritjeje, dy polic\u00eb t\u00eb uniformuar serb\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar te zyrat e tyre p\u00ebr t\u2019u intervistuar nga nj\u00eb person i tret\u00eb. Autobusi me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonte i ndaluari Qendron Kastrati, n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb pres\u00eb p\u00ebr faktin se nuk dihej kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb intervistimi, ka vazhduar rrug\u00ebn p\u00ebr Vjen\u00eb. Sipas deklarates s\u00eb Qendron Kastratit, pas nj\u00eb kohe \u00ebsht\u00eb intervistuar nga dy persona t\u00eb pauniformuar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze p\u00ebr faktin se komunikimi n\u00eb gjuh\u00ebn serbe nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebhet sepse Qendroni nuk e njeh k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. Fillimisht i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ta \u00e7kyq telefonin n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Qendron Kastrati, me nj\u00eb mesazh e kishte informaur KMDLNj \u2013n\u00eb p\u00ebr ndales\u00ebn nga autoritetet serbe. M\u00eb tutje, n\u00eb deklaraten e Qendron Kastratit thuhet se ai \u00ebsht\u00eb pyetur kryesisht p\u00ebr aktivitetin e tij politik, njohurit me dhe p\u00ebr figurat politike t\u00eb Gjilanit dhe Kamenices, n\u00ebse personalisht e njeh Fatmir Limajn, arsyet pse ishte larguar nga L\u00ebvizja Vetr\u00ebvendosje dhe n\u00ebse mendon q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Kamenic\u00ebs.  N\u00eb insistimin e Qendron Kastartit q\u00eb t\u2019i b\u00ebhet i ditur identiteti i intervistuesve, q\u00ebllimi i ndalimit dhe t\u2019i sigurohet nj\u00eb mbrojtje ligjore p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit gjat\u00eb intervistimit,  \u00ebsht\u00eb liruar p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Kosov\u00eb duke e pajisur me nj\u00eb dokument p\u00ebr hyrje \u2013 dalje, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe alfabetin cirilik t\u00eb cilin nuk e ka kuptuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb gjuh\u00ebs serbe. N\u00eb pyetjet e KMDLNj \u2013s\u00eb n\u00ebse jan\u00eb krc\u00ebnuar, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00eb apo ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim tjet\u00ebr, t\u00eb intervistuarit e m\u00ebparsh\u00ebm si dhe Qendron Kastarti kan\u00eb deklaruar se sjellja ka qen\u00eb korrekte dhe se kan\u00eb k\u00ebrkuar informata, kryesisht t\u00eb natyres politike p\u00ebr persona t\u00eb caktuar dhe ngjarje t\u00eb caktuara. Asnj\u00ebrit nga t\u00eb intervistuarit autoritetet serbe nuk i kan\u00eb dor\u00ebzuar apo treguar ndonj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ndalim dhe intervistim ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar  nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb intervistuarit. Asnj\u00ebrit nga t\u00eb intervistuarit nuk i jan\u00eb komunikuar t\u00eb drejtat q\u00eb iu takojn\u00eb si persona t\u00eb ndaluar e q\u00eb paraqet shkelje ligjore dhe shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Sipas pohimeve t\u00eb t\u00eb intervistuarve, policia serbe apo hetuesit kan\u00eb k\u00ebrkuar informata p\u00ebr institucione t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kososv\u00ebs si p\u00ebr Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, FSK \u2013n\u00eb dhe AKI \u2013n\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb ndaluar dhe intervistuar persona q\u00eb, sipas autoriteteve serbe kan\u00eb njohuri p\u00ebr k\u00ebto institucione dhe personalitete politike dhe publike.<\/p>\n<p>KMDLNj d\u00ebnon k\u00ebto ndalime dhe intervistime t\u00eb shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim kan\u00eb kufizimin e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebrmes presionit q\u00eb po u b\u00ebhet gjat\u00eb intervistimit, n\u00eb or\u00eb t\u00eb vona dhe pa pranin\u00eb e askujt q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson pal\u00ebn e ndaluar. K\u00ebto ndalime dhe intervistime, pa asn\u00eb dyshim paraqesin shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr faktin se edhe personat e ndaluar g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta ndon\u00ebse me disa kufizime. Ndalimet dhe intervistimet jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebruara dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedhura sikur edhe q\u00eb\u00eblimi i intervistimit.<\/p>\n<p>KMDLNj fton autoritetet kosovare q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme dhe t\u00eb ngrejn\u00eb n\u00eb nivelin e duhur trajtimin e k\u00ebtyre rasteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn.<\/p>\n<p>KMDLNj th\u00ebrret t\u00eb gjitha rastet q\u00eb ndalohen t\u00eb paraqiten n\u00eb zyrat e KMDLNj \u2013s\u00eb kurse, n\u00eb raste kur k\u00ebrkohet konfidencialiteti, kjo, pa asnj\u00eb dyshim do t\u00eb respektohet.<\/p>\n<p>Ndalimi dhe intervistimi i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga autoritetet serbe po p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr tensionim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb dhe me mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Garantimi dhe mospengimi i liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe kjo po sfidohet nga uatoritetet serbe  p\u00ebrmes ndalimit, intrevistimit dhe gjobave t\u00eb paarsyeshme t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve q\u00eb Serbin\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb si hyrje \u2013 dalje p\u00ebr ardhje  n\u00eb Kosov\u00eb. Sikur edhe krijimi i radh\u00ebve t\u00eb pritjes disaor\u00ebshe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shtun\u00ebn e 13 gushtit, derisa po udh\u00ebtonte nga Prishtina drejt Vjen\u00ebs, ish-kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs, Q\u00ebndron Kastrati \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga autoritetet serbe n\u00eb pik\u00ebn kufitare \u201cDheu i Bardh\u00eb\u201d. Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb tij, dy polic\u00eb t\u00eb uniformuar serb\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar te zyrat e tyre p\u00ebr t\u2019u intervistuar nga nj\u00eb person i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":124147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-124146","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124146\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}