{"id":124406,"date":"2022-08-20T17:08:37","date_gmt":"2022-08-20T15:08:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=124406"},"modified":"2022-08-20T17:08:37","modified_gmt":"2022-08-20T15:08:37","slug":"rrahman-jasharaj-i-reagon-nagavcit-nese-te-duken-pak-100-euro-na-i-shto-nga-200-apo-300","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rrahman-jasharaj-i-reagon-nagavcit-nese-te-duken-pak-100-euro-na-i-shto-nga-200-apo-300\/","title":{"rendered":"Rrahman Jasharaj i reagon Nagavcit: N\u00ebse t\u00eb duken pak 100 euro, na i shto nga 200 apo 300"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave t\u00eb ministres s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Informacionit (MASHTI), Arb\u00ebrie Nagavci, lidhur me Ligjin e Pagave.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media, Jasharaj ka th\u00ebn\u00eb se as Bashkimi i Sindikatave t\u00eb Pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs (BSPK), si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shumic\u00ebs s\u00eb Federatave sindikale, as SBASHK-u si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb t\u00ebr\u00eb sektorin e arsimit dhe n\u00eb shum\u00eb nga institucionet e kultur\u00ebs, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ky\u00e7ur as edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e komisionit hartues t\u00eb Ligjit t\u00eb Pagave.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas tij, as edhe nj\u00eb her\u00eb nuk e kan\u00eb pranuar zyrtarisht versionin final t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkuam me muaj takime, u organizuan edhe veprime sindikale me protesta e grev\u00eb nj\u00ebor\u00ebshe p\u00ebr ta nxitur Qeverin\u00eb p\u00ebr dialog e marr\u00ebveshje dhe ajo nuk b\u00ebri as edhe nj\u00eb milimet\u00ebr angazhim dhe pik\u00ebrisht nj\u00eb dit\u00eb a dy para se BSPK-ja t\u00eb shpallte grev\u00ebn e p\u00ebrgjithshme Ministri Sve\u00e7la doli me deklarat\u00ebn se e paska nisur p\u00ebr proceduara Ligjin e ardhsh\u00ebm t\u00eb pagave. Kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyshojm\u00eb se kjo u b\u00eb p\u00ebr t\u2019u krijuar mjegull dhe hamendje t\u00eb njer\u00ebzit\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn p\u00ebr media.<\/p>\n<p>Jasharaj mes tjerash ka deklaruar se BSPK-ja e as SBASHK-u nuk kan\u00eb q\u00ebndrim zyrtar p\u00ebr Ligjin e Pagave \u201csepse nuk ishin pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjes s\u00eb tij e as q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb version n\u00eb rrug\u00eb zyrtare\u201d.<\/p>\n<p>Madje sipas tij, sindikalist\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyshojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u krijuar mjegull dhe hamendje t\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb medie \u00ebsht\u00eb filluar t\u00eb botohen shkrime se sa kujt do t\u2019i b\u00ebhet paga e madje diku- diku p\u00ebrmendet edhe vlera 120 euro p\u00ebr koeficientin. Mund t\u00eb ket\u00eb aty k\u00ebtu edhe individ\u00eb q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb llogari se sa do t\u2019u b\u00ebhet paga me \u201cLigjin e pagave\u201d q\u00eb paska nisur rrug\u00ebtimin drejt procedurave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik duhet th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr Ligjin e pagave mbetet supozim dhe edhe n\u00ebse arrihet pajtueshm\u00ebri e Qeveris\u00eb me sindikatat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Ligj duhen muaj e muaj deri sa nuk b\u00ebhet aprovimi nga deputetet e Parlamentit e pastaj, sikur kjo mos t\u00eb mjaftonte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb version thuhet se 8 muaj pas publikimit n\u00eb Gazet\u00ebn zyrtare pritet t\u00eb nisin pagat sipas k\u00ebtij Ligji dhe at\u00eb n\u00ebse, prite o Zot, mos u d\u00ebrgoft\u00eb n\u00eb Kushtetuese e p\u00ebr t\u2019u zhvleft\u00ebsuar prap\u00eb e p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb pik\u00ebn zero prap\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto mund t\u00eb ndodhin dhe prandaj \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb legjitime e SBASHK-ut dhe e gjith\u00eb sindikatave tjera n\u00eb BSPK q\u00eb deri sa nuk fillon shteti t\u00eb jap paga n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit t\u00eb pagave, ligj ky q\u00eb do t\u00eb ishte produkt i marr\u00ebveshjes s\u00eb Qeveris\u00eb me sindikatat, Qeveria t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb shtes\u00eb prej 100 euro n\u00eb pag\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb arsim dhe sektor\u00ebt tjer\u00eb me arsyetimin e argumentuar se kan\u00eb ndodhur ngritje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb artikujve elementar t\u00eb jet\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur jemi te kjo k\u00ebrkesa modeste drejtuar Qeveris\u00eb p\u00ebr 100 euro shtes\u00eb n\u00eb paga, Ministrja Nagavci b\u00ebri nj\u00eb humor pa fije kripe duke na kritikuar se pse paskemi k\u00ebrkuar pik\u00ebrisht 100 euro e jo, bie fjala, 300 euro. Ministre ne e kemi ditur se kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb minimale dhe e pamjaftueshme karshi gjith\u00eb k\u00ebtyre ngritjeve t\u00eb \u00e7mimeve, por e kemi b\u00ebr\u00eb sepse mund t\u00eb realizohej po t\u00eb donte Qeveria. N\u00ebse ju mendoni se kemi k\u00ebrkuar pak dhe nuk e keni me tallje, at\u00ebher\u00eb si Ministre e t\u00ebr\u00eb arsimit q\u00eb je, k\u00ebrko dhe realizo n\u00eb Qeveri k\u00ebrkes\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr 200 a 300 euro shtes\u00eb dhe ne do t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb lumturit dhe do t\u00eb ndjehemi krenar me ty\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Jasharaj ka theksuar se \u201cqasja e gabueshme e Qeveris\u00eb ndaj sindikatave dhe dialogut, krijimi i mjegull\u00ebs me apo pa q\u00ebllim p\u00ebr Ligjin e pagave dhe ligjet tjera dhe humori pa krip e kan\u00eb sjell\u00eb situat\u00ebn deri t\u00eb greva e p\u00ebrgjithshme dhe n\u00ebse Ministrja Nagavci dhe Qeveria e kan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb hallin t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe or\u00ebt e dit\u00ebt e humbura nga greva, le t\u00eb nisin me dialogun dhe plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb sindikatave, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb BSPK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave t\u00eb ministres s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Informacionit (MASHTI), Arb\u00ebrie Nagavci, lidhur me Ligjin e Pagave. P\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media, Jasharaj ka th\u00ebn\u00eb se as Bashkimi i Sindikatave t\u00eb Pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs (BSPK), si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shumic\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":124407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-124406","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124406\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}