{"id":124580,"date":"2022-08-23T09:40:28","date_gmt":"2022-08-23T07:40:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=124580"},"modified":"2022-08-23T09:40:28","modified_gmt":"2022-08-23T07:40:28","slug":"lamtumire-qkuk-iken-nga-sektori-publik-edhe-drejtori-i-anestezionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lamtumire-qkuk-iken-nga-sektori-publik-edhe-drejtori-i-anestezionit\/","title":{"rendered":"\u201cLamtumir\u00eb QKUK\u201d, ik\u00ebn nga sektori publik edhe drejtori i Anestezionit"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i anestezionit n\u00eb QKUK, Nehat Baftiu n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi n\u00eb facebook, ka treguar se ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga detyra si Anesteziolog &#038; Reanimator n\u00eb Klinik\u00ebn e Anesteziologjis\u00eb dhe Mjekimit Intenziv pran\u00eb ShSKUK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Baftiu ka shkruar se arsyeja e dor\u00ebheqjes \u00ebsht\u00eb personale, por q\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook \u00ebsht\u00eb shprehur i zhg\u00ebnjyer me gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sh\u00ebndet\u00ebsia kosovare.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201d LAMTUMIR\u00cb \u201d QKUK<\/p>\n<p>P\u00ebr: Ass.Dr. Pranvera Zejnullahu-Ra\u00e7i U.d. Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e ShSKUK-s\u00eb Dr. Gazmend Spahija Mr.Sci, Drejtor i KAMI-it.<\/p>\n<p>Nga: Prof.Asoc.Dr. Nehat Baftiu, Anesteziolog &#038; Reanimator<\/p>\n<p>L\u00ebnda: Njoftim<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj letre t\u00eb ju njoftoj\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Un\u00eb, Prof.Asoc.Dr. Nehat Baftiu, nga data 01.09.2022 ofroj dor\u00ebheqje t\u00eb parevokueshme nga detyra ime si Anesteziolog &#038; Reanimator n\u00eb Klinik\u00ebn e Anesteziologjis\u00eb dhe Mjekimit Intenziv pran\u00eb ShSKUK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u2019i fal\u00ebnderoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt nga KAMI, em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr, Anesteziolog\u00ebt, Specializant\u00ebt, Infermier\u00ebt, stafin teknik dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr bashk\u00ebpunimin korrekt dhe t\u00eb sinqert\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pun\u00ebs, angazhimit dhe kontributit maksimal t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, Klinika e Anesteziologjis\u00eb dhe Mjekimit Intenziv ka sh\u00ebnuar suksese t\u00eb matshme dhe meritore nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj po ashtu t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt, ish drejtor\u00ebt, koleg\u00ebt kirurg si dhe koleg\u00ebt nga profilet tjera nga t\u00eb gjitha klinikat dhe Spitalet Regjionale p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e tyre.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj familjen time t\u00eb dashur, bashk\u00ebshorten, vajzat dhe djemt\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptimin dhe durimin e tyre q\u00eb kan\u00eb treguar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, q\u00eb nga paslufta e deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj pacient\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre p\u00ebr besimin, mir\u00ebkuptimin dhe durimin q\u00eb kan\u00eb treguar, sikur q\u00eb i garantoj q\u00eb me krejt kapacitetet e mia humane, profesionale e menaxheriale kam punuar dhe jam angazhur q\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit tim t\u00eb iu ofrojm\u00eb kushte dhe mjekim profesional n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb atyre viteve si drejtor i KAMI-t, do t\u2019i ruaj t\u00eb gjitha ato momente e kujtime t\u00eb mira q\u00eb kaluam dhe p\u00ebrjetuam s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb ju t\u00eb dashur koleg\/e, ato do t\u00eb mbeten t\u00eb ngulitura thell\u00eb n\u00eb mendjen dhe shpirtin tim.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb ato ishin vite t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb nga paslufta kur filluam pun\u00ebn ( shtat\u00eb anesteziolog ) e deri m\u00eb sot, pra ato ishin jo vet\u00ebm vite pune, angazhimi, ballafaqimi e sakrifice, por ishin edhe vite lavdie e krenarie e mbi t\u00eb gjitha ishin dhe do mbeten vite reflektimi mbi t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot kur shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr natyrisht i kapluar nga emocionet e thella q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb mendjen, shpirtin dhe trupin tim, nuk kam si t\u00eb mos e kujtoj edhe periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime si drejtor dhe profesionist sh\u00ebndet\u00ebsor, periudh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pun\u00ebs dhe angazhimit Klinika jon\u00eb me stafin e saj profesional me anesteziolog\u00eb, specializant\u00eb dhe infermier dhan\u00eb kontributin e tyre maksimal n\u00eb menaxhimin dhe luftimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundje vrastare.<\/p>\n<p>Nuk kam si t\u00eb mos i kujtoj ata koleg\u00eb q\u00eb dhan\u00eb edhe jet\u00ebn e tyre gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vdekja dhe ikja e tyre e hershme ka qen\u00eb tronditja m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua si koleg\u00eb dhe drejtor.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dor\u00ebheqje sa \u00ebsht\u00eb personale po aq \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb moment reflektimi dhe alarmi p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet qeveritare p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb sjell\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe pozit\u00ebn e mjek\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Sot dua t\u00eb shpreh hapur zhg\u00ebnjimin tim p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi si sh\u00ebndet\u00ebsi. Sot kur \u00e7do dit\u00eb kemi ikje t\u00eb mjek\u00ebve nga Kosova, kur \u00e7do dit\u00eb kemi ikje t\u00eb mjek\u00ebve nga sektori publik, kur ende nuk e kemi ligjin e pagave, kur nuk e kemi fondin p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, kur nuk e kemi sistemin informativ t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u2013 SISh, kur pozita e mjekut dhe stafit t\u00eb mes\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e atyre t\u00eb Anesteziologjis\u00eb dhe Mjekimit Intenziv n\u00eb ve\u00e7anti l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, kur mungon nj\u00eb sistem i mir\u00ebfillt\u00eb i pun\u00ebs, kur pacient\u00ebt tan\u00eb sh\u00ebtisin posht\u00eb e lart n\u00ebp\u00ebr spitale t\u00eb vendeve tjera p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, nuk kam si t\u00eb mos jem i m\u00ebrzitur, zhg\u00ebnjyer dhe i pezmatuar deri n\u00eb palc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Normalisht q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje faji bie mbi t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb vend, ato q\u00eb ishin dje dhe k\u00ebto qe jan\u00eb sot n\u00eb pushtet. Sikur ata dje, edhe k\u00ebta sot, ende flasin p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb nivel d\u00ebshirash. T\u00eb gjitha ato premtime p\u00ebr sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mbeten ende t\u00eb pa realizuara, ndon\u00ebse pritjet kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb ende t\u00eb m\u00ebdha. E dhimbshme \u00ebsht\u00eb kjo gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi katandisur.<\/p>\n<p>Lutem dhe shpresoj q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb ndryshoj \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Veproni sot, nes\u00ebr b\u00ebhet von\u00eb!!!<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, dua edhe nj\u00ebher\u00eb t\u2019i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e mi q\u00eb m\u00eb q\u00ebndruan af\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, dua t\u2019i fal\u00ebnderoj ata q\u00eb m\u00eb k\u00ebshilluan, sugjerimet dhe kritikat e tyre me ndihmuan gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Sot dua t\u2019iu k\u00ebrkoj falje t\u00eb gjith\u00eb atyre koleg\u00ebve q\u00eb eventualisht gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ju kam hyr\u00eb n\u00eb hak pa dashje, sikur q\u00eb dua t\u2019i fali t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt me dhe pa dashje kan\u00eb punuar dhe vepruar kund\u00ebr meje si drejtor dhe koleg\u00eb i tyre. Sot dua t\u00eb iu them q\u00eb jeni t\u00eb falur t\u00eb gjith\u00eb nga un\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte pothuaj nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb e pun\u00ebs dhe angazhimit tim n\u00eb ngritjen dhe avancimin e Klinik\u00ebs s\u00eb Anesteziologjis\u00eb, duke mos kursyer asgj\u00eb nga vetja ime, e p\u00ebr \u00e7ka jam m\u00eb s\u00eb i lumtur dhe krenar.<\/p>\n<p>Po t\u2019i kisha edhe 100 jet\u00eb t\u00eb tjera do t\u00eb veproja njejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb fisnike dhe nuk t\u00eb b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb krenar se sa puna dhe angazhimi q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vendin dhe popullin tuaj\u201d. Lamtumir\u00eb t\u00eb dashurit e mi, nuk kam p\u00ebr t\u2019iu harruar asnj\u00ebher\u00eb. Pa\u00e7i sh\u00ebndet, suksese dhe mbarsi n\u00eb jet\u00ebn e juaj!<\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb!<\/p>\n<p>I juaji, Prof.Asoc.Dr. Nehat Baftiu Prishtin\u00eb, 05.08.2022<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i anestezionit n\u00eb QKUK, Nehat Baftiu n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi n\u00eb facebook, ka treguar se ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga detyra si Anesteziolog &#038; Reanimator n\u00eb Klinik\u00ebn e Anesteziologjis\u00eb dhe Mjekimit Intenziv pran\u00eb ShSKUK-s\u00eb. Baftiu ka shkruar se arsyeja e dor\u00ebheqjes \u00ebsht\u00eb personale, por q\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook \u00ebsht\u00eb shprehur i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":124581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-124580","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124580"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124580\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}