{"id":125170,"date":"2022-08-30T11:37:51","date_gmt":"2022-08-30T09:37:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=125170"},"modified":"2022-08-30T11:37:51","modified_gmt":"2022-08-30T09:37:51","slug":"bajrami-qeverise-kurti-nga-krejt-dhe-drejt-ne-kunder-krejtve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bajrami-qeverise-kurti-nga-krejt-dhe-drejt-ne-kunder-krejtve\/","title":{"rendered":"Bajrami-Qeveris\u00eb Kurti: Nga \u2018krejt dhe drejt\u2019 n\u00eb \u2018kund\u00ebr krejtve\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverin\u00eb Kurti duke th\u00ebn\u00eb se kjo parti n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mediet.<\/p>\n<p>Bajrami thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize, Kurti ka harruar qytetar\u00ebt dhe po merret vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e dialogut dhe Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend t\u00eb dialogut me secilin qytetar n\u00eb kriz\u00eb, Kryeministri dhe partia n\u00eb pushtet kan\u00eb vendosur t\u00eb merren ve\u00e7 me dialogun dhe takimet me Vucicin. Kryeminst\u00ebr, mij\u00ebra prind\u00ebr kan\u00eb mbetur pa shku n\u00eb pun\u00eb shkaku i mbylljes s\u00eb \u00e7erdheve. T\u00eb enjten ka rrezik t\u00eb mos filloj\u00eb viti i ri shkollor. Kryeminist\u00ebr, reflekto dhe gjeje nj\u00eb zgjidhje. M\u00eb s\u00eb lehti \u00ebsht\u00eb t\u00eb fshihesh e t\u00eb mos ballafaqohesh me sindikalist\u00ebt por k\u00ebshtu po i d\u00ebmton votuesit tuaj, po i d\u00ebmton gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Nuk ke marr\u00eb pushtetin p\u00ebr t\u2019u fshehur por p\u00ebr b\u00ebr\u00eb zgjidhje\u201d, ka shkruar Bajrami.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Nga \u2018KREJT DHE DREJT\u2019 te KUND\u00cbR KREJTVE<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet dhe Qeveria kur fituan 51 p\u00ebr qind kishin sloganin \u2018krejt dhe drejt\u2019. Tash, kur erdh\u00ebn n\u00eb pushtet me veprimet e tyre po dalin \u201cKUND\u00cbR KREJTVE\u201d.<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr mediave pse s\u2019po raportojn\u00eb sipas qejfit te tyre;<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet q\u00eb protestonte e merrte pjes\u00eb n\u00eb secil\u00ebn grev\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sindikalist\u00ebve;<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr m\u00ebsuesve, pse po k\u00ebrkojn\u00eb rritje pagash;<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr kujtdo q\u00eb ankohet pse po ka reduktime t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb pik\u00eb t\u00eb ver\u00ebs;<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr secilit q\u00eb ia thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Albin Kurtit se po jet\u00ebson marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme me Serbin\u00eb;<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet po del kund\u00ebr secilit q\u00eb ia kujton koh\u00ebn se kur ishte n\u00eb opozit\u00eb kishte tentuar t\u00eb kall\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebveshjet me Serbin\u00eb q\u00eb po jet\u00ebsohen nga Albin Kurti;<\/p>\n<p>Nuk po e di kush po ju m\u00ebson e k\u00ebshillon t\u2019i shihni t\u00eb gjith\u00eb si armiq. T\u2019i shihni si armiq edhe votuesit tuaj pasi keni marr\u00eb 51 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Edhe sindikalist\u00ebt dhe m\u00ebsuesit q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb dialog dhe rritje pagash ishin votuesit tuaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb dialogut me secilin qytetar n\u00eb kriz\u00eb, Kryeministri dhe partia n\u00eb pushtet kan\u00eb vendosur t\u00eb merren ve\u00e7 me dialogun dhe takimet me Vucicin.<\/p>\n<p>Kryeminst\u00ebr, mij\u00ebra prind\u00ebr kan\u00eb mbetur pa shku n\u00eb pun\u00eb shkaku i mbylljes s\u00eb \u00e7erdheve. T\u00eb enjten ka rrezik t\u00eb mos filloj\u00eb viti i ri shkollor.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr, reflekto dhe gjeje nj\u00eb zgjidhje. M\u00eb s\u00eb lehti \u00ebsht\u00eb t\u00eb fshihesh e t\u00eb mos ballafaqohesh me sindikalist\u00ebt por k\u00ebshtu po i d\u00ebmton votuesit tuaj, po i d\u00ebmton gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Nuk ke marr\u00eb pushtetin p\u00ebr t\u2019u fshehur por p\u00ebr b\u00ebr\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr, sot duhet urgjentisht t\u2019i takosh sindikatat, t\u00eb flas\u00ebsh me ata sinqerisht, mos harro se ata jan\u00eb po ata profesionist\u00eb q\u00eb dikur me dekada kan\u00eb punu edhe pa pages\u00eb. K\u00ebrkesat e tyre jan\u00eb legjitime se inflacioni ka arrit\u00eb 20%.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ke buxhet, diskuto sinqerisht me Sindikatat, se ata do t\u00eb ju mir\u00ebkuptojn\u00eb, mos i k\u00ebrc\u00ebnoni se nuk ju ka hije.<\/p>\n<p>Folni sinqerisht e mos u thirrni n\u00eb Ligjin e Pagave. Qysh mundeni me u thirr\u00eb n\u00eb Ligjin e Pagave kur n\u00eb versionin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb konsultim t\u00eb brendsh\u00ebm thot\u00eb se Ligji hyn n\u00eb fuqi 8 muaj pas publikimit n\u00eb Gazet\u00eb Zyrtare.<\/p>\n<p>A e dini \u00e7ka i bjien kjo? Kjo \u00ebsht\u00eb sikur me than\u00eb ne do ta b\u00ebjm\u00eb Ligjin dhe do ta zbatoj\u00eb Qeveria tjet\u00ebr (n\u00ebse marrim parasysh se Ligji \u00ebsht\u00eb n\u00eb ende n\u00eb konsultim t\u00eb brendsh\u00ebm, duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb konsultim t\u00eb jasht\u00ebm, mandej procedurat e Kuvendit).<br \/>\nNuk p\u00ebrmir\u00ebsohet arsimi n\u00eb vendin ton\u00eb pa e kthye dinjitetin e m\u00ebsuesit dhe sigurisht se kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebrc\u00ebnime<br \/>\nUluni dhe bisedoni, mos na merrni n\u00eb qaf\u00eb!<\/p>\n<p>P.S. Draft Ligji i Pagave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb konsultim t\u00eb brendsh\u00ebm:<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverin\u00eb Kurti duke th\u00ebn\u00eb se kjo parti n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mediet. Bajrami thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize, Kurti ka harruar qytetar\u00ebt dhe po merret vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e dialogut dhe Vu\u00e7iqin. \u201cN\u00eb vend t\u00eb dialogut me secilin qytetar n\u00eb kriz\u00eb, Kryeministri dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":125171,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125170","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125170\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}