{"id":125343,"date":"2022-09-01T17:28:03","date_gmt":"2022-09-01T15:28:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=125343"},"modified":"2022-09-01T17:28:03","modified_gmt":"2022-09-01T15:28:03","slug":"pdk-qeveria-kurti-la-mesimdhenesit-pa-paga-e-nxenesit-pa-mesim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pdk-qeveria-kurti-la-mesimdhenesit-pa-paga-e-nxenesit-pa-mesim\/","title":{"rendered":"PDK: Qeveria Kurti la m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit pa paga e nx\u00ebn\u00ebsit pa m\u00ebsim"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb konference p\u00ebr media ka akuzuar Qeverin\u00eb Kurti se ka l\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit pa m\u00ebsim dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e sh\u00ebrbyesit civil\u00eb pa paga.<\/p>\n<p>Deputetja e PDK-s\u00eb, Eliza Hoxha tha se kryeministri Kurti q\u00eb dikur premtonte kthimin e trurit n\u00eb Kosov\u00eb, sot po merr vendime pa tru, duke u shpallur luft\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, sepse ai nuk do dialog social, por n\u00ebnshtrim.<\/p>\n<p>\u201cAlbin Kurti, Hekuran Murati  dhe Arb\u00ebrie Nagavci sot i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb f\u00ebmijet e Kosov\u00ebs pa shku ne shkolle. Sot ishte dashur t\u00eb ishte dit\u00eb feste n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, e sidomos p\u00ebr femij\u00ebt q\u00eb nisin klas\u00ebn e par\u00eb e q\u00eb shk\u00eblqimin e szve t\u00eb tyre sot nuk e pan\u00eb as prind\u00ebrit e tyre. Sepse, Albin Kurti q\u00eb dikur premtonte kthimin e trurit n\u00eb Kosov\u00eb, sot po merr vendime pa tru. Albin Kurti u ka shpall\u00eb luft\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve duke i l\u00ebn\u00eb pa paga sepse jan\u00eb n\u00eb grev\u00eb dhe duke e prekur k\u00ebshtu n\u00eb themel mir\u00ebqenien e tyre edhe ashtu solide e t\u00eb r\u00ebnduar\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Hoxha tha se m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e Kosov\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i ken\u00eb pagat edhe ashtu t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb llogari, p\u00ebr t\u00eb mbuluar kredit\u00eb dhe shpenzimet elementare t\u00eb mbijetes\u00ebs, por ata po injorohen totalisht nga qeveria.<\/p>\n<p>\u201cPra, si ka mund\u00ebsi q\u00eb fokusi i k\u00ebsaj qeverie jan\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tek nx\u00ebn\u00ebsit nd\u00ebrsa m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga harta e interesit institucional. Mbi 340,000 femij\u00eb sot jan\u00eb jasht\u00eb bankave shkollore. Mbi 80,00 familje e kan\u00eb mir\u00ebqenien e r\u00ebnduar p\u00ebr shkak t\u00eb ndales\u00ebs s\u00eb pagave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre. Dhe ironia n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb ministrja Nagavci, sot n\u00eb vend se t\u00eb ishte me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs e nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb duke e festuar fillimin e vitit t\u00eb ri shkollor, sot ajo promovon Abetaren e p\u00ebrbashk\u00ebt me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kur shkollat jan\u00eb t\u00eb mbyllura\u201d, shtoi ajo,thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha tha se sot Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb terr energjetik dhe edukativ, si rezultat i mendjeve t\u00eb err\u00ebsuara t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>\u201cSot jemi n\u00eb terr energjetik. Sot jemi n\u00eb terr edukativ. Dhe krejt kjo \u00ebsht\u00eb rezultat i mendjeve t\u00eb err\u00ebsuara t\u00eb k\u00ebsaj qeverie\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Koordinatori i Departamentit p\u00ebr Financa n\u00eb Kabinetin p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Mir\u00eb, Arben Mustafa tha se Kosova po kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, p\u00ebr shkak t\u00eb paft\u00ebsis\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb Kurti, e cila \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar para k\u00ebtyre v\u00ebshtir\u00ebsive.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb t\u00eb hyrave ka sh\u00ebnuar vet\u00ebm Qeveria, kryesisht si rrjedhoj\u00eb e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb cilat po zhvler\u00ebsohen \u00e7do dit\u00eb nga inflacioni.<\/p>\n<p>\u201cRefuzimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masat e duhura p\u00ebr zbutjen e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, duke i shp\u00ebrfillur n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kostot e pritura p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe qytetar\u00ebt, krijoi kushtet p\u00ebr nj\u00eb eskalim t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb inflacionit, e cila n\u00eb muajin korrik 2022 ka arritur n\u00eb 14.2 p\u00ebr qind. P\u00ebr produktet ushqimore, norma e inflacionit q\u00ebndron edhe m\u00eb keq duke treguar p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve p\u00ebr 22.1 p\u00ebr qind, p\u00ebrderisa p\u00ebr produkte t\u00eb ndryshme esenciale si\u00e7 jan\u00eb buka dhe vaji, norma vjetore e inflacionit ka arritur n\u00eb rreth 40 p\u00ebrkat\u00ebsisht 80 p\u00ebr qind\u201d, theksoi Mustafa.<\/p>\n<p>Tutje, ai tha se kriz\u00ebn po e thellojn\u00eb edhe reduktimet e energjis\u00eb elektrike, t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti po i d\u00ebmtojn\u00eb bizneset prodhuese, e me k\u00ebt\u00eb rrjedhimisht edhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ve\u00e7anti, po d\u00ebmtohen bizneset prodhuese, t\u00eb cilat krahas vonesave n\u00eb prodhim po regjistrojn\u00eb edhe humbje financiare si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimit t\u00eb materialeve t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb procesin e prodhimit. Si pasoj\u00eb e reduktimeve, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e bizneseve po detyrohen t\u00eb sigurojn\u00eb rrug\u00eb alternative t\u00eb sigurimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebrmes blerjes s\u00eb gjenerator\u00ebve. Mir\u00ebpo, mes tjerash, kjo mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn me inflacionin pasi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e kostos shtes\u00eb sigurisht se do t\u00eb transmetohet n\u00eb \u00e7mimet e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve q\u00eb ato prodhojn\u00eb\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Ai theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur pritej nj\u00eb aktivizim i Qeveris\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, Ministri i Financave, Hekuran Murati u paraqit n\u00eb rolin e shtyp\u00ebsit t\u00eb grevave p\u00ebrmes ndales\u00ebs s\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb sektorit publik, duke ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb r\u00ebndimin edhe m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gjendjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebshkimit t\u00eb grevist\u00ebve, Qeveria duhet t\u2019i jap\u00eb mund\u00ebsi dialogut dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebrkesat e punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik, sepse qytetar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm brenga dhe nuk u nevojiten kriza t\u00eb reja! Me k\u00ebt\u00eb rast, ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje Qeveris\u00eb q\u00eb ta kthej\u00eb v\u00ebmendjen n\u00eb problemet ekonomike q\u00eb po e r\u00ebndojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, sepse ata kan\u00eb nevoj\u00eb ta ndjejn\u00eb pranin\u00eb e Qeveris\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e jet\u00ebs dhe jo n\u00eb rolin e shtyp\u00ebsit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb tyre\u201d, tha ai.\/teve1.info\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb konference p\u00ebr media ka akuzuar Qeverin\u00eb Kurti se ka l\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit pa m\u00ebsim dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e sh\u00ebrbyesit civil\u00eb pa paga. Deputetja e PDK-s\u00eb, Eliza Hoxha tha se kryeministri Kurti q\u00eb dikur premtonte kthimin e trurit n\u00eb Kosov\u00eb, sot po merr vendime pa tru, duke u shpallur luft\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, sepse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":125345,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125343","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}