{"id":125766,"date":"2022-09-05T22:40:49","date_gmt":"2022-09-05T20:40:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=125766"},"modified":"2022-09-05T22:40:49","modified_gmt":"2022-09-05T20:40:49","slug":"reagon-aktivisti-qytetar-avni-rudaku-te-vetmet-lajme-ne-komuna-per-arsimin-jane-rreth-konkursit-te-rekrutimit-te-mesimdhenesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagon-aktivisti-qytetar-avni-rudaku-te-vetmet-lajme-ne-komuna-per-arsimin-jane-rreth-konkursit-te-rekrutimit-te-mesimdhenesve\/","title":{"rendered":"Reagon aktivisti qytetar Avni Rudaku: T\u00eb vetmet lajme n\u00eb komuna p\u00ebr arsimin jan\u00eb rreth konkursit t\u00eb rekrutimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p>Nuk ka reform\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e serioze prej past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb tualet\u00ebve e sistemit modern ekologjik t\u00eb ngrohjes e deri tek avancimi profesional i menaxhimit t\u00eb shkollave dhe cil\u00ebsia n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, pa harruar sidomos nj\u00eb reformim ngulmues n\u00eb orientimin, informimin e k\u00ebshillimin profesional p\u00ebr shkollat e mesme t\u00eb larta. Anulohen shum\u00eb von\u00eb konkurset dhe rishpallen, vet\u00ebm pas presionit mediatik e publikut t\u00eb gjer\u00eb. Pse nuk \u00ebsht\u00eb anuluar konkursi edhe pa dal\u00eb n\u00eb masmedie, aq von\u00eb?! Kryetari i Komun\u00ebs e ka shkarkuar drejtoresh\u00ebn komunale p\u00ebr arsim, sepse sipas tij, ka dyshime pas raportimit nga mediet, se jan\u00eb pun\u00ebsuar familjar\u00eb t\u00eb drejtoresh\u00ebs dhe deputetit nga radh\u00ebt e LVV-s\u00eb. N\u00ebse ka dyshime i pari i komun\u00ebs, provat duhen d\u00ebrguar n\u00eb prokurori. Komisioni p\u00ebr vler\u00ebsim duhet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar n\u00ebse ka pasur ndikime. Konkursi anulohet. Fillon nga zero. Por kush dha p\u00ebrgjegj\u00ebsi? Vet\u00ebm drejtoresha. Po Komisioni Vler\u00ebsues? Po edhe deputet\u00eb t\u00eb LVV-s\u00eb, q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb masmedie?! Jo, sepse nuk ka guxim p\u00ebr aktivist\u00ebt kryesor\u00eb partiak\u00eb p\u00ebr Gjilanin. K\u00eb e largoi? Nj\u00eb kolege jomilitante, q\u00eb e ka ftuar deputetja tjet\u00ebr, mike m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse e ish-drejtoresh\u00ebs, sepse LVV, fatkeq\u00ebsisht nuk ka ekip e kuadro, sikur shumica e partive n\u00eb Gjilan. Nuk ka qen\u00eb militante, prandaj e ka pasur shum\u00eb leht\u00eb shkarkimin e drejtoresh\u00ebs p\u00ebr rritje popullariteti. Nuk qeveriset komuna me aktivist\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar, por me profesionist\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar dhe monitorim strikt t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb tyre. Duhet ofruar njer\u00ebz profesionist\u00eb rreth vetes. Duhet rritur pagat e tyre, se nuk t\u00eb vijn\u00eb me k\u00ebto paga t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb kabinet. Duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekip t\u00eb mir\u00eb, ku lejohet diskutimi demokratik dhe pa qasje armiq\u00ebsore ndaj ideve t\u00eb ndryshme deri n\u00eb iden\u00eb m\u00eb kreative e funksionale. Kryetari e ka larguar nj\u00eb qeverisje tep\u00ebr t\u00eb konsumuar politike dhe ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Duhet nj\u00eb rimendim i krejt qeverisjes lokale, sepse \u00ebsht\u00eb mjaft dob\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e fushave. Afrim kuadrosh. Nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb fort\u00eb me deputet\u00ebt e Gjilanit dhe me i \u00e7ue projektet e Gjilanit n\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb krejt t\u00eb re implementuese. Dikur n\u00eb arsim, m\u00eb s\u00eb shumti kishte rekrutime t\u00eb vajzave e grave aktiviste t\u00eb LDK-s\u00eb, ose individ\u00eb me af\u00ebrsi me ish-Kryetarin, e ndonj\u00eb t\u00eb AAK-s\u00eb, se e kishin pak drejtorin\u00eb, e m\u00eb her\u00ebt t\u00eb PDK-s\u00eb, sepse DKA kudo n\u00eb komuna funksionon si &#8220;fabrik\u00eb pun\u00ebsimi&#8221;, ajo e Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr subvencione dhe e sh\u00ebrbimeve publike p\u00ebr tender\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb. Jemi n\u00eb shekullin XXI e duhet folur n\u00eb frekuenca t\u00eb tjera, t\u00eb ngritjes s\u00eb arsimit n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr zhvillimi bashk\u00ebkohor e teknologjik. Askush nuk flet p\u00ebr teste amatore e mekanike t\u00eb rekrutimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, ku ka pyetje p\u00ebrmend\u00ebsh nga kurrikula. Askush p\u00ebr drejtor\u00eb shkollash partiak\u00eb e krejt amator\u00eb. Askush p\u00ebr d\u00ebshtime n\u00eb testet e arritshm\u00ebris\u00eb n\u00eb keqorientim profesional e keqadministrim. Askush p\u00ebr sistem t\u00eb gabuar t\u00eb pik\u00ebve dhe keqinterpretimit t\u00eb normativit t\u00eb MASHT-it e ndryshime t\u00eb tij, ku p\u00ebr Edukat\u00eb qytetare nuk i jepet p\u00ebrpar\u00ebsi sociologjis\u00eb, por Histori-Edukat\u00eb qytetare. <\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb ka tema nga sociologjia, pastaj nga juridiku, m\u00eb pas nga psikologjia, m\u00eb pas nga ekonomia e teknologjia. Duhet diskutuar q\u00eb nuk lexojm\u00eb si shoq\u00ebri, si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, prind\u00ebr e nx\u00ebn\u00ebs e projekte unike t\u00eb instalimit t\u00eb leximit si pasion sistematik. Pun\u00eb praktike. Rritje inspektor\u00ebsh pedagogjik\u00eb e profesionist\u00eb. Heqje hekurash rreth shkollave p\u00ebrtej burgjeve. Qen\u00eb endacak\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 kafshimit, \u00e7do dit\u00eb na traumatizojn\u00eb dhe numri i tyre po i afrohet njer\u00ebzve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb komun\u00eb! Investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shkollat profesionale e bursa ku nuk shkohet, e jo ku ka tepri diplomash. E shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. E p\u00ebrkrahi iden\u00eb e shkarkimit kudo ku ka dyshime p\u00ebr shkelje, sepse kultura e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb ka efekte negative, por jo vet\u00ebm veprime me baz\u00eb pritjet e publikut dhe komente: &#8220;Bravo kryetar!&#8221;. K\u00ebshtu, ruhet paprekshm\u00ebria e kryetarit e militant\u00ebve partiak\u00eb, por mund t\u00eb &#8220;sakrifikohen&#8221; njer\u00ebz ve\u00e7 pse jan\u00eb pa mb\u00ebshtetje partiake dhe mund t\u00eb &#8220;frik\u00ebsohen&#8221; njer\u00ebzit e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb politik\u00eb lokale. Kush vjen pas teje, kur ti e ruan vet\u00ebm veten t\u00ebnde me popullaritet?! Kush vjen n\u00eb komisione, kur ve\u00e7 p\u00ebr popullaritetin t\u00ebnd para masave, i shkarkon t\u00eb pafuqishmit politikisht dhe me selektim?! Jo vet\u00ebm shkarko, por k\u00ebrko hetime. Jo vet\u00ebm shkarko, por krijo suksese q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr shkarkime. N\u00ebse t\u00eb ndodhin shkelje, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkarkosh, por vet\u00eb shkeljet, jan\u00eb grumbullim d\u00ebshtimesh. Kur ndodhin d\u00ebshtimet, rruga e vetme \u00ebsht\u00eb shkarkimi, ama t\u00eb b\u00ebhet sa ma her\u00ebt dhe t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin. Pand\u00ebshkueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb keqqeverisje, por suksesi n\u00eb qeverisje ka rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. P\u00ebrfshin t\u00eb gjitha fushat. <\/p>\n<p>Nuk lidhet ve\u00e7 me konkurse, por me transformim t\u00eb komun\u00ebs. Deri tash, ka nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb dob\u00ebt, por ende ka shansin, n\u00ebse e b\u00ebn nj\u00eb riformatim total n\u00eb kuadro, ekip e vizion.  Pa qeverisje n\u00ebn ndikimin e disa komenteve n\u00eb Fejsbuk, ndon\u00ebse po marrje parasysh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka reform\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e serioze prej past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb tualet\u00ebve e sistemit modern ekologjik t\u00eb ngrohjes e deri tek avancimi profesional i menaxhimit t\u00eb shkollave dhe cil\u00ebsia n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, pa harruar sidomos nj\u00eb reformim ngulmues n\u00eb orientimin, informimin e k\u00ebshillimin profesional p\u00ebr shkollat e mesme t\u00eb larta. Anulohen shum\u00eb von\u00eb konkurset dhe rishpallen, vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":125572,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125766","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125766","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125766"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125766\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}