{"id":125948,"date":"2022-09-08T17:44:10","date_gmt":"2022-09-08T15:44:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=125948"},"modified":"2022-09-08T17:44:10","modified_gmt":"2022-09-08T15:44:10","slug":"kmdlnj-iu-reagon-falangave-te-pushtetit-kalimi-i-doarsa-kices-eshte-bere-krejtesisht-per-ceshtje-parimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kmdlnj-iu-reagon-falangave-te-pushtetit-kalimi-i-doarsa-kices-eshte-bere-krejtesisht-per-ceshtje-parimore\/","title":{"rendered":"KMDLNJ iu reagon falangave t\u00eb pushtetit: Kalimi i Doarsa Kic\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejtesisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje parimore"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut ka reaguar pas kritikave e sulmeve q\u00eb po i b\u00ebhen nga ana e pushtetit deputetes Doarsa Kica-Xhelilit, e cila ka kaluar nga Lista Guxo n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KLMDNJ\u2019s\u00eb, kalimi i Kica-Xhelilit nga nj\u00eb parti q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb opozitare, tregon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje parimore, raporton Express.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe rasti i kalimit t\u00eb ish-deputetes s\u00eb PDK\u2019s\u00eb, Adelina Grainc\u00ebs n\u00eb Vet\u00ebvendosje, duke th\u00ebn\u00eb se ishte pritur me duartrokitje nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKMDLNj vler\u00ebson se ky kalim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje parimore dhe se deputetja Doarsa Kica \u2013 Xhelili po sulmohet, stigmatizohet dhe lin\u00e7ohet padrejt\u00ebsisht dhe nga pozita hakmarr\u00ebse aq m\u00eb par\u00eb q\u00eb kishte raste t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, jo fort t\u00eb larg\u00ebt q\u00eb nj\u00eb deputete, n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit kaloi nga PDK \u2013\u00eb n\u00eb LV \u2013\u00eb dhe se n\u00eb sall\u00eb hyri e shoq\u00ebruar nga kryeministri Kurti duke u pritur me duartrokitje nga deputet\u00ebt e pozites. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb baze ligjore q\u00eb e detyron deputetin q\u00eb me kalimin n\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr, ta dor\u00ebzoj\u00eb edhe mandatin e deputetit \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt dhe e panevojshme t\u00eb flitet p\u00ebr standarde morale p\u00ebr faktin se askush nuk po i p\u00ebrmbahet k\u00ebtij standardi dhe se ky standard ( moral ) ligj\u00ebrisht nuk \u00ebsht\u00eb detyrues\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Reagim i KMDLNj \u2013 s\u00eb:<\/p>\n<p>KALIMI NGA PARTIA N\u00cb PARTI, DIKUSH TRADH\u00cbTAR E DIKUSH PATRIOT!<\/p>\n<p>Deputetja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, znj. Doarsa Kica \u2013 Xhelili q\u00eb ishte pjes\u00eb e List\u00ebs LV \u2013 Guxo, kaloi n\u00eb radh\u00ebt e LDK-s\u00eb dhe sot u zyrtarizua nga kryetari i LDK-s\u00eb. Nuk ishte hera e par\u00eb e sigurisht nuk do t\u00eb jet\u00eb as e fundit q\u00eb nj\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nd\u00ebrron parti dhe, me kalimin n\u00eb partin\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji apo rregulloreje, e bart\u00eb edhe mandatin e fituar n\u00eb subjektin nga i cili largohet. E ve\u00e7anta e k\u00ebtij kalimi \u00ebsht\u00eb se deputetja Kica kalon n\u00eb LDK-\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb parti opozitare nga nj\u00eb List\u00eb LV \u2013 Guxo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet dhe q\u00eb ka pushtet absolut. Kjo, pa asnj\u00eb dyshim tregon se kjo deputete \u00ebsht\u00eb e liruar nga \u00e7do interes personal me k\u00ebt\u00eb kalim dhe se, pa asnj\u00eb dyshim m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte po t\u00eb mbetej pjes\u00eb e pozit\u00ebs.<\/p>\n<p>KMDLNj vler\u00ebson se ky kalim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje parimore dhe se deputetja Doarsa Kica \u2013 Xhelili po sulmohet, stigmatizohet dhe lin\u00e7ohet padrejt\u00ebsisht dhe nga pozita hakmarr\u00ebse aq m\u00eb par\u00eb q\u00eb kishte raste t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, jo fort t\u00eb larg\u00ebt q\u00eb nj\u00eb deputete, n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit kaloi nga PDK \u2013\u00eb n\u00eb LV \u2013\u00eb dhe se n\u00eb sall\u00eb hyri e shoq\u00ebruar nga kryeministri Kurti duke u pritur me duartrokitje nga deputet\u00ebt e pozites. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb baze ligjore q\u00eb e detyron deputetin q\u00eb me kalimin n\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr, ta dor\u00ebzoj\u00eb edhe mandatin e deputetit \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt dhe e panevojshme t\u00eb flitet p\u00ebr standarde morale p\u00ebr faktin se askush nuk po i p\u00ebrmbahet k\u00ebtij standardi dhe se ky standard ( moral ) ligj\u00ebrisht nuk \u00ebsht\u00eb detyrues.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, KMDLNj \u2013\u00eb e sheh si t\u00eb panevojshme, t\u00eb papranueshme dhe t\u00eb d\u00ebmshme gjuh\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrdoret nga ish \u2013 koleg\u00ebt, ish \u2013 bashk\u00ebpartiak\u00ebt thuaja n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur po ka konvertime t\u00eb tilla aq m\u00eb par\u00eb q\u00eb, po t\u00eb nj\u00ebjtit edhe m\u00eb tutje bashk\u00ebpunojn\u00eb qoft\u00eb p\u00ebrmes votimit t\u00eb ligjeve n\u00eb Kuvend, n\u00eb komisionet e p\u00ebrbashk\u00ebta parlamentare e sidomos gjat\u00eb udh\u00ebtimeve zyrtare jasht\u00eb vendit, q\u00eb aq fort i duan. N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe n\u00ebse flitet p\u00ebr nj\u00eb standard moral hipotetik, nuk mundet dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak e moralshme q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin veprim dikush t\u00eb cil\u00ebsohet tradh\u00ebtar dhe dikush tjet\u00ebr patriot!<\/p>\n<p>KMDLNj \u2013\u00eb k\u00ebrkon nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, politikan\u00ebt, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb partiake dhe dallimeve tjera q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb deklaratat e tyre publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndikojn\u00eb n\u00eb tensionimin e situat\u00ebs aq m\u00eb par\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb detyrim t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, mbrojn\u00eb dhe promovojn\u00eb t\u00eb drejtat, jo vet\u00ebm t\u00eb votuesve t\u00eb tyre por t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Po e nj\u00ebjta vlen\u00eb edhe p\u00ebr politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>KMDLNj \u2013 uron deputeten Doarsa Kica \u2013 Xhelil p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim jasht\u00ebzakonisht korrekt ndaj sulmeve t\u00eb pamb\u00ebshtetura q\u00eb po i b\u00ebhen duke i uruar sukses n\u00eb vazhdimin e pun\u00ebs si deputete e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e subjektit n\u00eb t\u00eb cilin ka kaluar dhe p\u00ebr interes t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pa b\u00ebr\u00eb fare dallime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebto situata t\u00eb pak\u00ebndshme, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb nisin ndryshimin e baz\u00ebs ligjore q\u00eb lejon k\u00ebso kalimesh, me bartje t\u00eb mandatit duke e kusht\u00ebzuar apo sanksionuar me ligj se nj\u00eb deputet q\u00eb e nd\u00ebrron subjetin politik nuk mund ta merr me vete mandatin e deputetit t\u00eb fituar n\u00eb nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr politik. Deri at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb tregohen t\u00eb p\u00ebrmbajtur n\u00eb deklarime publike dhe duhet t\u00eb mos zbatojn\u00eb standarde t\u00eb dyfishte duke e luajtur loj\u00ebn e tradh\u00ebtarit dhe t\u00eb patriotit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut ka reaguar pas kritikave e sulmeve q\u00eb po i b\u00ebhen nga ana e pushtetit deputetes Doarsa Kica-Xhelilit, e cila ka kaluar nga Lista Guxo n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas KLMDNJ\u2019s\u00eb, kalimi i Kica-Xhelilit nga nj\u00eb parti q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb opozitare, tregon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":125870,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125948","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125948\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}