{"id":12638,"date":"2018-03-01T15:54:12","date_gmt":"2018-03-01T15:54:12","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=12638"},"modified":"2018-03-01T15:54:12","modified_gmt":"2018-03-01T15:54:12","slug":"69-zyrtare-te-tjere-marrin-page-me-te-madhe-se-ai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/69-zyrtare-te-tjere-marrin-page-me-te-madhe-se-ai\/","title":{"rendered":"69 zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb marrin pag\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ai."},"content":{"rendered":"<p>Vazhdimi i mbledhjes plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (e filluar me 8 shkurt), kryesuar nga n\u00ebnkryetari Xhavit Haliti, filloi me interpelanc\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb GP t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe GP t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, lidhur me vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nr. 04\/20 t\u00eb dat\u00ebs 20.12. 2017 p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit qeveritar, vendimin nr. 05\/24 i dat\u00ebs 12 janar 2018 p\u00ebr rritjen e pagave p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e t\u00eb pun\u00ebsuarave q\u00eb marrin paga nga buxheti i Kosov\u00ebs, si dhe vendimin nr. 15\/24 t\u00eb dat\u00ebs 12 janar 2018 p\u00ebr lart\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs mujore p\u00ebr familjet n\u00eb Skem\u00ebn e Ndihmave Sociale.<\/p>\n<p>Fillimisht, duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb propozuesit t\u00eb k\u00ebsaj interpelance, deputeti Avdullah Hoti theksoi se ky vendim \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet e aplikueshme n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn e qeveris\u00eb. Sipas tij, kjo sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i hapur i interesit.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 tjerash, Hoti ka shtuar se ky vendim i tejkalon kompetencat e qeveris\u00eb, duke k\u00ebrkuar nga kryeministri Haradinaj q\u00eb ta anuloj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Nd\u00ebrkaq, k\u00ebrkoi q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb sillet n\u00eb Kuvend edhe Ligji p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>Edhe Albulena Haxhiu nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje tha se duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet shfuqizimi i pagave p\u00ebr kabinetin qeveritar, ngase, sipas saj, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe se i cenon kompetencat e Kuvendit. Nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi edhe faktin se Agjencioni Kund\u00ebr Korrupsionit k\u00ebt\u00eb vendim e ka konsideruar t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nga AKK ka k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta deponoj\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzim penal p\u00ebr kryeministrin dhe ministrat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Tutje, Haxhiu sqaroi se ky vendim \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Kryeministri Ramush Haradinaj gjat\u00eb deklarimit t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje tha se n\u00eb list\u00ebn e renditjes s\u00eb nivelit t\u00eb pagave, 69 zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb marrin pag\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ai. Sipas tij, kryeministri dhe ministrat nuk mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb list\u00eb me num\u00ebr 69.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sqaroi se ky vendim \u00ebsht\u00eb pezulluar pasi q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje nga Gjykata Kushtetuese, vendimin e s\u00eb cil\u00ebs tha se do ta respektoj\u00eb. Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb skemave sociale, kryeministri theksoi se tashm\u00eb kan\u00eb kryer t\u00eb gjitha obligimet q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se vendimi p\u00ebr rritje t\u00eb pagave nga kryeministri Haradinaj, \u00ebsht\u00eb i pezulluar dhe se deri m\u00eb tani, sipas tij, kjo nuk ka prodhuar asnj\u00eb efekt financiar. Ai tha se ka pasur edhe praktika t\u00eb m\u00ebhershme q\u00eb jan\u00eb vendosur me vendime t\u00eb qeveris\u00eb. Hamza shtoi se var\u00ebsisht nga vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb b\u00ebhen edhe veprimet vijuese. Sipas tij, sektori i pagave duhet t\u00eb rregullohet me ligj dhe se ligjet t\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen me reform\u00ebn e administrat\u00ebs publike, duhet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb Kuvend dhe t\u00eb aprovohen.<\/p>\n<p>Tutje, edhe ministri i Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale, Skender Re\u00e7ica, ka folur lidhur me rritjen e ndihm\u00ebs sociale dhe angazhimet tjera t\u00eb k\u00ebsaj ministrie. Ai tha se angazhimin e tyre dhe p\u00ebrkushtimin e kan\u00eb treguar p\u00ebr kategorin\u00eb e personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, veteran\u00ebt, viktimat e dhun\u00ebs, pensionet dhe ndihmat sociale.<\/p>\n<p>Elmi Re\u00e7ica (PDK) tha se me q\u00eb vendimi p\u00ebr rritjen e pagave nga kryeministri \u00ebsht\u00eb adresuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, kjo interpelanc\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje, presion publik dhe institucional n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs. Pasi foli edhe lidhur me harmonizimin q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb dhe rregullimin e Ligjit p\u00ebr pagat, ai shtoi se do t\u00eb mb\u00ebshtesin \u00e7do propozim t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryeministrit sipas ligjeve n\u00eb fuqi. Nd\u00ebrkaq, k\u00ebrkoi nga qeveria q\u00eb t\u00eb rris\u00eb kujdesin edhe p\u00ebr sektorin privat. Re\u00e7ica edhe vendimin tjet\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb, at\u00eb p\u00ebr skemat sociale, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb vendim t\u00eb q\u00eblluar.<\/p>\n<p>Albin Kurti (VV) tha se vendimi p\u00ebr rritjen e pagave i ka rehatuar qeveritar\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre. Ai shtoi mes tjerash se t&#8217;ia rris\u00ebsh pag\u00ebn vetes \u00ebsht\u00eb vjedhje dhe se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen kursime, qeveria, sipas tij, po b\u00ebn shpenzime qeveritare. Sipas Kurtit, rritja e pagave nuk do t\u00eb reflektohet n\u00eb performanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Blerim Ku\u00e7i (AAK), tha se bazuar n\u00eb dokumentet q\u00eb ai ka nxjerr\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat mbi pagat, mbi 320 zyrtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, deputet\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordeve, etj., e kan\u00eb pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se kryeministri. Ai vler\u00ebsoi se deputet\u00ebt sot duhet t\u00eb p\u00ebrkrahin rritjen e pag\u00ebs s\u00eb kryeministrit ose t\u00eb propozojn\u00eb q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohen pagat e atyre 320 zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe Bilall Sherifi (Nisma), tha se me q\u00eb vendimi p\u00ebr rritjen e pagave p\u00ebr kabinetin qeveritar \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pritet epilogu i vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate. Ai k\u00ebrkoi mes tjerash q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nivelizimi dhe kategorizimi i pagave q\u00eb paguhen nga buxheti i Kosov\u00ebs dhe duhet t\u00eb gjendet nj\u00eb rrug\u00ebdalje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe pasi q\u00eb kryeministri Haradinaj dha sqarime n\u00eb secil\u00ebn \u00e7\u00ebshtje q\u00eb u ngrit nga ta, Albulena Haxhiu (LVV) paraqiti nj\u00eb rezolut\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb interpelanc\u00eb, nd\u00ebrsa Avdullah Hoti (LDK) k\u00ebrkoi q\u00eb paraprakisht t\u00eb harmonizohen t\u00eb gjitha rekomandimet dhe pas pauz\u00ebs t\u00eb hidhen n\u00eb votim.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Kuvendi vazhdoi punimet me votimin e rekomandimeve t\u00eb harmonizuara nga dy grupet parlamentare (LDK dhe VV), mir\u00ebpo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kishte kuorum gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Avdullah Hoti (LDK), duke kritikuar deputet\u00ebt p\u00ebr mospjes\u00ebmarje n\u00eb procesin e votimit, tha se seanca nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa u votuar kjo pik\u00eb. Votimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u p\u00ebrs\u00ebrit, mir\u00ebpo s\u00ebrish nuk pati kuorum p\u00ebr vendimmarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb dhe t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje l\u00ebshuan mbledhjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>Me ket\u00eb rast, kryesuesi i seanc\u00ebs, n\u00ebnkryetari Haliti, nd\u00ebrpreu punimet e Kuvendit duke sqaruar se p\u00ebr mbajtjen e vazhdimit t\u00eb seanc\u00ebs do t\u00eb vendos\u00eb Kryesia e Kuvendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket interpelanc\u00ebs s\u00eb kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Grupi Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme t\u00eb aktivistit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Astrit Dehari, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr jav\u00ebn e ardhshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtyrje pati mocion nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, pasi q\u00eb, sipas Albulena Haxhiut (VV), ka qen\u00eb nj\u00eb gabim procedural kur Kryesia e ka radhitur k\u00ebt\u00eb pik\u00eb n\u00eb vazhdimin e k\u00ebsaj seance. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u p\u00ebrkrah pas q\u00ebndrimit t\u00eb grupeve tjera parlamentare dhe me votat e deputet\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vazhdimi i mbledhjes plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (e filluar me 8 shkurt), kryesuar nga n\u00ebnkryetari Xhavit Haliti, filloi me interpelanc\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb GP t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe GP t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, lidhur me vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nr. 04\/20 t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12639,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12638\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}