{"id":126606,"date":"2022-09-15T14:28:37","date_gmt":"2022-09-15T12:28:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=126606"},"modified":"2022-09-15T14:28:37","modified_gmt":"2022-09-15T12:28:37","slug":"rudaku-albin-a-je-me-ronaldon-me-mesin-per-mercedesin-a-bmw-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rudaku-albin-a-je-me-ronaldon-me-mesin-per-mercedesin-a-bmw-ne\/","title":{"rendered":"Rudaku: Albin, a je me Ronaldon, me Mesin, p\u00ebr Mercedesin a BMW-n\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p>Albin, a je me Ronaldon, me Mesin, p\u00ebr Mercedesin a BMW-n\u00eb?!<\/p>\n<p>&#8220;6 dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb qershorit n\u00eb vitin 2017, SBASHK-u b\u00ebri marr\u00ebveshje me PAN-in.&#8221; K\u00ebt\u00eb po e thot\u00eb Kryeministri Albin Kurti. Bindja ime e thell\u00eb nga fillimi \u00ebsht\u00eb se, Kurti e mban mend edhe or\u00ebn, e l\u00ebre m\u00eb dit\u00ebn e dat\u00ebn, e \u00e7dokujt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tij. \u00cbsht\u00eb tip hakmarr\u00ebs, pak n\u00ebse e kund\u00ebrshtoni, kritikoni ose nuk jeni me t\u00eb. Nuk e kuptoni k\u00ebt\u00eb, pa e njohur m\u00eb personalisht. Pa pasur p\u00ebrvoj\u00eb e pun\u00eb me t\u00eb, direkt.<br \/>\nJam i bindur se problemi kryesor Qeveri-SBASHK \u0113sht\u00eb:<br \/>\nKurti mendon se SBASHK-u \u00ebsht\u00eb me partit\u00eb e tjera. D\u00ebshiron t&#8217;i p\u00ebr\u00e7aj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe ta nd\u00ebrroj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e SBASHK-ut.<br \/>\nKurti nuk mund t\u00eb rri, pa kontrollin e \u00e7do gj\u00ebje. N\u00ebse nuk e kontrollon nj\u00eb gj\u00eb, personalisht, krijon frik\u00eb e ankth se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kund\u00ebr tij. Ka ankthin e dikursh\u00ebm t\u00eb infiltrimit t\u00eb SHIK-ut n\u00eb organizat\u00eb, UNMIK-ut, EULEX-it, nga p\u00ebrvojat e k\u00ebqija gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb veprimit t\u00eb tij si opozitar, me polici, hetuesi e gjyq\u00ebsi. Ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb keqe me ish-FER-in e PSD-n\u00eb, q\u00eb kujtoi se do t\u00eb mund ta rr\u00ebzonin nga brenda, sa ishte n\u00eb burg. Dhe n\u00eb fund, e ka ankthin e rr\u00ebzimit kontinuel, nga p\u00ebrvoja me Administrat\u00ebn e Donalld Trampit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht me R. Grenellin.<br \/>\nKurti nuk rri dot rehat, pa e pasur n\u00ebn kontroll \u00e7do sindikat\u00eb me njer\u00ebzit e tij q\u00eb i beson; pa e kontrolluar \u00e7do institucion, autoritet, agjenci, bord e komision.<br \/>\nSindikat\u00ebs dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, ia ka krijuar armiqt\u00eb: nx\u00ebn\u00ebsit e prind\u00ebrit.<br \/>\nSh\u00ebrbyesve civil\u00eb, me nj\u00eb projektligj t\u00eb ri, p\u00ebr t&#8217;i frik\u00ebsuar, e q\u00eb po kritikohet shum\u00eb.<br \/>\nGjykat\u00ebsit e prokuror\u00ebt nuk i ka n\u00ebn kontroll dhe p\u00ebrpiqet t&#8217;i frik\u00ebsoj\u00eb me vetingun.<br \/>\nMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, Kurti nervozohet me \u00e7dokend q\u00eb e kritikon at\u00eb. Ai vazhdimisht frik\u00ebsohet nga di\u00e7ka q\u00eb nuk e ka n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb. Vuan edhe nga d\u00ebshira q\u00eb cil\u00ebsohet atipike: me dasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Ai nuk pyet sa e dua dik\u00eb, por pyet sa m\u00eb duan t\u00eb tjer\u00ebt mua?! Madje, habitet, nervozohet, n\u00ebse nuk e duan t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim. Nuk i mjafton as kur e doni t\u00eb gjith\u00eb, por duhet vazhdimisht, pa e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Dhe n\u00ebse nuk b\u00ebheni me t\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb nuk po e duan pa kushte! E n\u00eb demokraci, barazi e integritet, nuk ka asnj\u00eb shans p\u00ebr kontroll total.<br \/>\nVet\u00ebm n\u00eb totalitariz\u00ebm ka kontroll total, por duhet ve\u00e7 me frik\u00eb, izolim, cenzur\u00eb, autocenzur\u00eb, burgim e heqje jete.<br \/>\nPrandaj, Kurti duhet t\u00eb m\u00ebsohet: askush nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr teje, por kund\u00ebr ideve ose vendimeve t\u00eb caktuara.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb krejt normale t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me ty.<br \/>\nImagjinoni, kush \u00ebsht\u00eb Ronaldo, ose Mesi, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb: miliona me Ronaldon, n\u00eb mos miliarda, e miliona me Mesin.<\/p>\n<p>Miliona me Mercedesin, miliona me BMW-n\u00eb.<br \/>\nOpinioni \u00ebsht\u00eb heterogjen, i ndar\u00eb, diversiv, demokratik, ve\u00e7mas me hyrjen n\u00eb komunikim publik t\u00eb medieve sociale e digjitale, ku \u00e7do p\u00ebrdorues\/e \u00ebsht\u00eb me mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe vendimpranues, edhe vendimmarr\u00ebs, edhe lexues, edhe autor, edhe spektator, edhe aktor, edhe pacient, edhe mjek, duke ndar\u00eb opinionet e veta, p\u00ebrvojat, p\u00eblqimet e prapakthimet.<br \/>\nEdhe vet\u00eb Kurti mund t\u00eb na tregoj\u00eb p\u00ebr preferencat e tij p\u00ebr Ronaldon, Mesin, Mercedesin, BMW-n\u00eb?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albin, a je me Ronaldon, me Mesin, p\u00ebr Mercedesin a BMW-n\u00eb?! &#8220;6 dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb qershorit n\u00eb vitin 2017, SBASHK-u b\u00ebri marr\u00ebveshje me PAN-in.&#8221; K\u00ebt\u00eb po e thot\u00eb Kryeministri Albin Kurti. Bindja ime e thell\u00eb nga fillimi \u00ebsht\u00eb se, Kurti e mban mend edhe or\u00ebn, e l\u00ebre m\u00eb dit\u00ebn e dat\u00ebn, e \u00e7dokujt q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":126610,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126606","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126606\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}