{"id":126828,"date":"2022-09-18T15:38:38","date_gmt":"2022-09-18T13:38:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=126828"},"modified":"2022-09-18T15:38:38","modified_gmt":"2022-09-18T13:38:38","slug":"sbashk-del-me-nje-komunikate-per-media-kane-nje-porosi-per-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sbashk-del-me-nje-komunikate-per-media-kane-nje-porosi-per-qeverine\/","title":{"rendered":"SBASHK del me nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media, kan\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr Qeverin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs ka reaguar sot s\u00ebrish me nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media. SBASHK e ka akuzuar qeverin\u00eb Kurti se nuk do dialog e zgjidhje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb grevist\u00ebve, por do rrug\u00ebtimin e vet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzjes, n\u00ebn\u00e7mimit, lin\u00e7imit p\u00ebrmes deklaratave, q\u00eb pastaj shum\u00ebfishohen e pasurohen nga militant\u00eb n\u00ebp\u00ebr facebook.<\/p>\n<p>SBASHK i ka \u00e7uar porosi edhe atyre t\u00eb cil\u00ebt, sipas tyre, po ia b\u00ebjn\u00eb qefin pushtetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Komunikata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>SBASHK-u ishte dhe mbetet sindikat\u00eb e atyre q\u00eb e kan\u00eb lirin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb mendimit dhe t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. I kthyer n\u00eb kujtes\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb sh\u00ebnuara e filmuara nga mediet, ky realitet d\u00ebshmon se greva kishte edhe n\u00eb Qeverit\u00eb e kaluara n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, por kurr\u00eb nuk kishte goditje t\u00eb ul\u00ebta e t\u00eb turrit t\u00eb militant\u00ebve partiak\u00eb me sharje, p\u00ebrbuzje e lin\u00e7ime si\u00e7 po ndodh tani e sa koh\u00eb nga Qeveria e telall\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Qeveria Kurti nuk do dialog e zgjidhje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb grevist\u00ebve, k\u00ebrkesa k\u00ebto t\u00eb prezantuara e t\u00eb mohuara e t\u00eb injoruara tani e sa muaj, por do rrug\u00ebtimin e vet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzjes, n\u00ebn\u00e7mimit, lin\u00e7imit p\u00ebrmes deklaratave, q\u00eb pastaj shum\u00ebfishohen e pasurohen nga militant\u00eb n\u00ebp\u00ebr facebook.<\/p>\n<p>Ikje nga dialogu me sindikatat, q\u00eb pushteti do t\u2019i shoh t\u00eb shuara, e vizitat n\u00ebp\u00ebr komuna me dhembje t\u00eb rrejshme p\u00ebr situat\u00ebn dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb nuk po mund t\u00eb marrin nj\u00eb dokument n\u00eb komun\u00eb jan\u00eb rrug\u00ebtim i gabuar i qeveris\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj duhet dialogu i sinqert\u00eb e n\u00eb prani t\u00eb medieve t\u00eb nderuara p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb. Por, mbase kjo situat\u00eb po i konvenon Kurtit dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e do vendin e tij kurr\u00eb nuk do t\u2019i n\u00ebnshtrohej tekave t\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb debatit e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb grevist\u00ebve, t\u00eb merrte nj\u00eb fjali e t\u00eb p\u00ebrqeshte at\u00eb q\u00eb shkoi n\u00eb takim bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Grevist e q\u00eb kishin q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb debatohej sinqerisht dhe q\u00eb t\u00eb arrihej te marr\u00ebveshja e pranueshme.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr z\u00ebrit sindikal t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb e duke demantuar me fakte e argumente se as SBASHK e as Sindikata e sh\u00ebrbyesve civil\u00eb nuk kan\u00eb vepruar kurr\u00eb e as nuk veprojn\u00eb si qeveria tani me shantazhe e k\u00ebrc\u00ebnime ndaj grevist\u00ebve, po respektojn\u00eb vullnetin dhe z\u00ebrin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb e p\u00ebr ta leht\u00ebsuar plag\u00ebn n\u00eb shpirtrat e nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nga presionet e vazhdueshme t\u00eb qeveritar\u00ebve po ndahen nga mij\u00ebra e mij\u00ebra koleg\u00eb grevist\u00eb dol\u00ebm dhe e treguam publikisht se SBASHK ka frymuar dhe vazhdon t\u00eb frymoj\u00eb lirsh\u00ebm dhe se ishte dhe mbetet shembull i shk\u00eblqyer i demokracis\u00eb. Mbetet i till\u00eb edhe tani karshi presioneve t\u00eb papara t\u00eb Qeveris\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb fansave t\u00eb saj, q\u00eb kan\u00eb humbur njer\u00ebzoren dhe krenarin\u00eb e tradit\u00ebn e kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ju numri tep\u00ebr i vog\u00ebl i kolegeve e koleg\u00ebve tan\u00eb q\u00eb po ia b\u00ebni qejfin pushtetar\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb zgjedhje e lir\u00eb juaja, por koleg\u00ebt tuaj n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera kur qeverisnin partit\u00eb q\u00eb ata i kishin votuar, q\u00ebndronin t\u00eb pa luhatur n\u00eb grevat e tyre p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebrkesat legjitime e duke ruajtur unitetin me moton Bashk\u00eb e n\u00eb SBASHK. Mij\u00ebra t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb arsim q\u00eb nga \u00e7erdhet e deri n\u00eb universitete dhe ata n\u00eb sh\u00ebrbimet publike vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dinjitetsh\u00ebm n\u00eb grev\u00ebn, q\u00eb nuk e desh\u00ebn, por erdh\u00ebn deri te ajo pasi q\u00eb qeveria injoroi e po injoron dialogun serioz dhe k\u00ebrkesat e tyre. Qeveria me angazhime konkrete e vendime t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt duhet t\u00eb d\u00ebshmohet se \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr gjendjen e krijuar. Ajo, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, vazhdon me presionet ndaj grevist\u00ebve dhe tregon se q\u00ebllimi i saj, sikur \u00ebsht\u00eb, futja e p\u00ebr\u00e7arjes dhe ngulfatja e z\u00ebrit sindikal. K\u00ebt\u00eb askush nuk e ka arritur deri tani e nuk do ta arrij dot as kjo qeveri.<\/p>\n<p>Edhe kjo sfid\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb dhe mjer\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb ulin kok\u00ebn nga turpi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs ka reaguar sot s\u00ebrish me nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media. SBASHK e ka akuzuar qeverin\u00eb Kurti se nuk do dialog e zgjidhje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb grevist\u00ebve, por do rrug\u00ebtimin e vet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzjes, n\u00ebn\u00e7mimit, lin\u00e7imit p\u00ebrmes deklaratave, q\u00eb pastaj shum\u00ebfishohen e pasurohen nga militant\u00eb n\u00ebp\u00ebr facebook. SBASHK i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":126398,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126828","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126398"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}