{"id":127242,"date":"2022-09-23T21:53:11","date_gmt":"2022-09-23T19:53:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=127242"},"modified":"2022-09-23T21:53:11","modified_gmt":"2022-09-23T19:53:11","slug":"nje-vit-e-gjysme-qe-nga-marrja-e-pushtetit-kurti-liston-sukseset-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nje-vit-e-gjysme-qe-nga-marrja-e-pushtetit-kurti-liston-sukseset-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb nga marrja e pushtetit, Kurti liston sukseset e Qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka shkruar sot mbi sukseset e Qeveris\u00eb Kurti II, 1 vit e gjysm\u00eb pas marrjes s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ai ka listuar rritjet e t\u00eb hyrave Doganore e ato t\u00eb ATK-s\u00eb, rritjen ekonomike dhe at\u00eb t\u00eb eksportit, luftimin e kontaband\u00ebs e korrupsionit si dhe vendosjen e Kosov\u00ebs n\u00eb hart\u00ebn bot\u00ebrore p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb shkrimi i plot\u00eb i kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Sot u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb t\u00eb qeverisjes son\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr krizave globale sh\u00ebndet\u00ebsore dhe energjetike, vitin q\u00eb lam\u00eb pas sh\u00ebnuam rritje ekonomike prej 10,7% q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rritja m\u00eb e madhe n\u00eb rajon. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb \u00e7erekun e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti pat\u00ebm 4.9% rritje ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb 2021 kishim pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milion\u00eb euro, kurse sivjet duke shtuar edhe pakon e p\u00ebrballjes me inflacion mb\u00ebshtetja po i kalon edhe 350 milion\u00eb euro t\u00eb tjera. Shtesat p\u00ebr lehonat e f\u00ebmij\u00ebt, pensionist\u00ebt e personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, mb\u00ebshtetje p\u00ebr prodhuesit e eksportuesit, fermer\u00ebt e student\u00ebt, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e stafin sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebr kursyesit e energjis\u00eb dhe 13 kuzhina popullore etj.<\/p>\n<p>T\u00eb hyrat e Dogan\u00ebs dhe ATK-s\u00eb jan\u00eb rritur p\u00ebr 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. t\u00eb dyja gati trefish m\u00eb shum\u00eb se rritja e Bruto Produktit Vendor.<\/p>\n<p>T\u00eb hyrat e ATK-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar-gusht 2022, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb n\u00eb 2021, jan\u00eb 22.2% m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Eksportet u rrit\u00ebn p\u00ebr 83.6% vitin e kaluar kurse k\u00ebt\u00eb vit kemi rritje p\u00ebr 29% krahasuar me gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Kemi n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen me MCC-n\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej mbi 200 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi luftuar ekonomin\u00eb joformale, pun\u00ebn e padeklaruar dhe kontraband\u00ebn. Dogana ka zbuluar 1,778 veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb 2021 (64% m\u00eb lart\u00eb se n\u00eb 2020), dhe vet\u00ebm p\u00ebr 8 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti e ka arritur kuot\u00ebn mesatare p\u00ebr muaj t\u00eb vitit 2021. ATK ka parandaluar d\u00ebmtim t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb vler\u00eb prej mbi 12 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrsa, Inspektorati i Tregut ka rritur p\u00ebr mbi 50% numrin e inspektimeve (m\u00eb shum\u00eb se 6 mij\u00eb gjithsej).<\/p>\n<p>Kemi rritur mund\u00ebsit\u00eb e barabarta p\u00ebr zhvillim duke e b\u00ebr\u00eb arsimin publik falas, duke shtuar buxhetin p\u00ebr arsim prej 12%, duke dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr student\u00eb e nx\u00ebn\u00ebs si dhe duke rritur p\u00ebrfshirjen n\u00eb Edukimin n\u00eb F\u00ebmij\u00ebri t\u00eb Hershme. Duke lansuar sistemin dual t\u00eb edukimit kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re ku diploma siguron nj\u00eb vend pune pasi m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb lidhim shkollat profesionale me tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi investuar n\u00eb mbrojtje duke dyfishuar buxhetin. Kemi luftuar krimin dhe kontraband\u00ebn n\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit.<\/p>\n<p>Me Vettingun p\u00ebr drejt\u00ebsi, Byron\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikueshme dhe ligjet anti-korrupsion kemi filluar reformat e k\u00ebrkuara nga qytetar\u00ebt q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjyq\u00ebsorin efikas dhe prokurorin\u00eb aktive n\u00eb luftimin e kriminalitetit dhe n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>E bizneset dhe investitor\u00ebt do t\u00eb zgjidhin m\u00eb shpejt\u00eb kontestet p\u00ebrmes Gjykat\u00ebs Komerciale duke eliminuar pritjet dhe humbjet.<\/p>\n<p>Kemi themeluar Institutin p\u00ebr dokumentimin e Krimeve p\u00ebr t\u00eb ruajtur kujtes\u00ebn ton\u00eb kolektive dhe p\u00ebr t\u2019i treguar gjeneratave t\u00eb reja dhe bot\u00ebs krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi lart\u00ebsuar Kosov\u00ebn n\u00eb bot\u00eb duke u renditur t\u00eb par\u00ebt n\u00eb rajon p\u00ebr sundimin e ligjit, duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebr 17 vende n\u00eb indeksin kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebr avancimin e lir\u00ebs s\u00eb medias dhe kemi nxjerr\u00eb Kosov\u00ebn nga izolimi duke aplikuar n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, duke adresuar t\u00eb gjitha pengesat p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe duke p\u00ebrgatitur aplikacionet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe n\u00eb Programin e NATO-s p\u00ebr Partneritet p\u00ebr Paqe.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga arritjet n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kemi filluar nga 23 marsi i vitit t\u00eb kaluar kur e mor\u00ebm detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Me pun\u00eb dhe dije, dinjitet dhe guxim, jemi angazhuar p\u00ebr t\u00eb arritur rezultatet q\u00eb na duhen t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Pritjet tuaja jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sepse ndryshimi q\u00eb na duhet \u00ebsht\u00eb i madh. Por ashtu si\u00e7 d\u00ebshmuam me 14 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ndryshimi \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm kur secili jep kontributin q\u00eb i takon sepse Kosova \u00ebsht\u00eb shteti e vendi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr progresin q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb e p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pa dallim e me q\u00ebllimet m\u00eb fisnike.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhmen e mir\u00eb e kemi p\u00ebrpara nesh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka shkruar sot mbi sukseset e Qeveris\u00eb Kurti II, 1 vit e gjysm\u00eb pas marrjes s\u00eb pushtetit. Ai ka listuar rritjet e t\u00eb hyrave Doganore e ato t\u00eb ATK-s\u00eb, rritjen ekonomike dhe at\u00eb t\u00eb eksportit, luftimin e kontaband\u00ebs e korrupsionit si dhe vendosjen e Kosov\u00ebs n\u00eb hart\u00ebn bot\u00ebrore p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":125105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-127242","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}