{"id":12743,"date":"2018-03-05T12:21:09","date_gmt":"2018-03-05T12:21:09","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=12743"},"modified":"2018-03-05T12:21:09","modified_gmt":"2018-03-05T12:21:09","slug":"adem-jashari-prijes-i-dekades-se-fundit-te-luftes-100-vjecare-per-clirimin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/adem-jashari-prijes-i-dekades-se-fundit-te-luftes-100-vjecare-per-clirimin-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Adem Jashari, prij\u00ebs i dekad\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb luft\u00ebs 100-vje\u00e7are p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912, q\u00eb p\u00ebrfshiu gjitha tokat shqiptare dhe cop\u00ebtimi i tyre m\u00eb 29 korrik 1913, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, duke iu dh\u00ebn\u00eb territore shqiptare Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Greqis\u00eb, L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb cunguar iu dha detyr\u00eb q\u00eb edhe m\u00eb tutje t\u00eb vazhdoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve. <\/p>\n<p>NAIM MUSLIU<\/p>\n<p>Pas vitit 1912 Kosova dhe viset tjera shqiptare kaluan n\u00eb duart e shum\u00eb pushtuesve. K\u00ebshtu nga vitit 1912 deri m\u00eb 1914 Kosova ishte n\u00ebn Mbret\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb kurse n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, u pushtua nga austro-hungarez\u00ebt e bullgar\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1918 Kosova u ripushtua nga serb\u00ebt dhe u sundua nga Mbret\u00ebria Serbe Kroate e Sllovene q\u00eb m\u00eb von\u00eb u quajt Mbret\u00ebria e Jugosllavis\u00eb dhe pushtimi zgjati deri m\u00eb 1941. Nga viti 1941 deri m\u00eb 1944, respektivisht gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Kosova mbeti e ndar\u00eb n\u00eb tri zona pushtimi at\u00eb italian, gjerman e bullgar. M\u00eb 8 shkurt 1945, Kosova u pushtua ushtarakisht nga forcat jugosllave dhe Jugosllavia e udh\u00ebhequr nga komunist\u00ebt e nacionalist\u00ebt serb\u00eb q\u00eb e sunduan Kosov\u00ebn deri m\u00eb 1999. <\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk u pajtuan n\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb me pushtuesit e huaj. Gjat\u00eb viteve 1912 \u2013 1913 n\u00eb krye t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr mbrojtjen e tokave shqiptare ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Elez Isufi e shum\u00eb atdhetar tjer\u00eb. Kurse gjat\u00eb Luft\u00ebs Par\u00eb Bot\u00ebrore, \u00e7etat kryengrit\u00ebse i udh\u00ebhoqi Azem Bejta, Idriz Seferi, Mehmet Konjuhi, Lot\u00eb Vaku etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1918 u themelua edhe Komiteti \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs\u201d q\u00eb e udh\u00ebhoq\u00ebn Hoxh\u00eb Kadri Prishtina, Hasan Prishtina etj. q\u00eb luftonin p\u00ebr bashkimin e tokave shqiptare. Po ashtu u formuan edhe  formacionet ushtarake p\u00ebr mbrojtjen e tokave shqiptare nga pushtuesit t\u00eb udh\u00ebhequra nga Azem Bejta e Sadik Rama e Kalosh Dani Zajazi. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve \u201930 t\u00eb shekullit XX qeveria jugosllave n\u00eb marr\u00ebveshje me Turqin\u00eb b\u00ebri shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs drejt Turqis\u00eb, ku k\u00ebt\u00eb proces e ndaloi fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nga viti 1941 deri n\u00eb vitin  1944 n\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb zon\u00ebs bullgare q\u00eb u keqtrajtua populli shqiptar dhe q\u00eb n\u00eb mbrojte t\u00eb saj ishte Hasan Alia me shok\u00eb, pjesa tjet\u00ebr e Kosov\u00ebs edhe pse n\u00ebn pushtimin italian e gjerman pati nj\u00eb zhvillimit t\u00eb duksh\u00ebm si n\u00eb drejtat komb\u00ebtare edhe ato arsimore. N\u00eb vitin 1943 u formua Lidhja e Dyt\u00eb e Prizrenit, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e \u201cTokave t\u00eb Lirume\u201d nga pushteti jugosllav. Megjithat\u00eb, vitet e para t\u00eb pushtimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga viti 1945 deri m\u00eb 1951, vepronte L\u00ebvizja Nacional Demokratike Shqiptare, e cila kund\u00ebrshtonte pushtimin komunist serb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb veprimtari t\u00eb dendur b\u00ebri Adem Gllavica, Gjon Serre\u00e7i, Ajet G\u00ebrguri, Halim Spahiu, Halim Orana, Mulla Idriz Gjilani, Esat Berisha e Shaban Polluzha e shum\u00eb atdhetar\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vitin 1968 dhe 1981 shp\u00ebrthyen demonstratat e rinis\u00eb studentore n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejtat e tyre, ku n\u00eb mesin e shum\u00eb parullave ishte edhe parulla Kosova Republik\u00eb. M\u00eb 19 \u2013 20 shkurt 1989, u mbajt greva e minator\u00ebve n\u00eb Trep\u00e7\u00eb. M\u00eb 28 mars t\u00eb vitit 1989, Kuvendi i Serbis\u00eb e shfuqizoi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. M\u00eb 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosov\u00ebs n\u00ebn masa t\u00eb dhunshme t\u00eb policis\u00eb serbe shpalli Deklarat\u00ebn Kushtetuese, kurse tre dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pushtuesi serb e suprimoi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>M\u00eb 7 shtator 1990, n\u00ebn okupimin serb n\u00eb Ka\u00e7anik u shpall\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 1991 u mbajt referendum p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pas zgjedhjeve t\u00eb 24 majit t\u00eb vitit 1992 u themeluan edhe institucionet e pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs nga ato q\u00eb i kishte pushtuesi jugosllav n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve q\u00ebndronte presidenti Ibrahim Rugova. <\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto l\u00ebvizje politike n\u00eb Kosov\u00ebs, Adem Jashari n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb \u201990 \u2013 ta me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij duke par\u00eb nevoj\u00ebn e domosdoshme filluan t\u2019i organizonin formacionet e para ushtarake. <\/p>\n<p>Adem Jashari lindi n\u00eb Prekaz t\u00eb Skenderaj, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1955 dhe ishte djali i tret\u00eb i Shabanit dhe Zahides. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb Prekaz, kurse t\u00eb mesmen teknike n\u00eb Skenderaj. Q\u00eb nga mosha madhore ai ishte pjes\u00eb e zhvillimeve politike n\u00eb Drenic\u00eb dhe Kosov\u00eb. P\u00ebr tu st\u00ebrvitur ushtarakisht m\u00eb 3 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1991, p\u00ebr disa muaj me nj\u00eb grup shok\u00ebsh nga Kosova q\u00ebndruan n\u00eb baz\u00ebn ushtarake shqiptare n\u00eb Labinot t\u00eb Elbasanit n\u00eb Shqip\u00ebri. Aty b\u00ebnin p\u00ebrgatitje ushtarake nga ushtria shqiptare.<\/p>\n<p>Pas kthimit nga Shqip\u00ebria Adem Jashari filloi t\u00eb organizoj aksione t\u00eb armatosura kund\u00ebr forcave policore serbe n\u00eb Drenic\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. K\u00ebtyre organizimeve ushtarake t\u00eb Adem Jasharit me shok\u00eb iu bien n\u00eb gjurm\u00eb regjimi pushtues serb. K\u00ebshtu m\u00eb 30 dhjetor 1990, forcat policore serbe t\u00eb armatosur me armatime t\u00eb r\u00ebnda rrethuan Prekazin. Deri sa policia serbe k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohet Adem Jashari, vet\u00ebm se filloj lufta nd\u00ebrmjet Adem Jasharit me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe shok\u00ebt e tij dhe forcave serbe. Pas kat\u00ebr or\u00eb luftimesh Adem Jashari me shok\u00eb e \u00e7an\u00eb rrethimin. Kurse forcat serbe p\u00ebr ta kapur Adem Jasharin angazhuan edhe helikopter. K\u00ebshtu ekspedita e par\u00eb ushtarake d\u00ebshtoi. Pas k\u00ebtij rrethimi Adem Jashari filloi edhe m\u00eb intensivisht t\u00eb punoj rreth formimit t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Armatosur t\u00eb Kosov\u00ebs.  <\/p>\n<p>M\u00eb 1 tetor 1997 shp\u00ebrtheu protesta e student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs p\u00ebr t\u2019i shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb ndaj dhun\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdorte pushtuesi serb. M\u00eb 27 n\u00ebntor 1997, Adem Jashari me nj\u00ebsitin e tij e kreu edhe nj\u00eb aksion t\u00eb armatosur n\u00eb Vojnik t\u00eb Drenic\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb kat\u00ebr or\u00ebsh nd\u00ebrmjet forcave shqiptare dhe atyre serbe e detyruan policin\u00eb serbe t\u00eb t\u00ebrhiqeshin. N\u00eb shenj hakmarrje p\u00ebr humbjet nga forcat e U\u00c7K \u2013 s\u00eb, policia serbe vran\u00eb m\u00ebsuesin Halit Gecin para dyerve t\u00eb shkoll\u00ebs. M\u00eb 28 n\u00ebntor 1997, n\u00eb varrimin e m\u00ebsuesit Halit Geci, Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs u paraqit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike.  Pas k\u00ebtyre aksioneve t\u00eb U\u00c7K \u2013 s\u00eb filluan t\u00eb p\u00ebrqendrohen forca t\u00eb shumta ushtarake serbe Drenic\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn Mitrovic\u00eb \u2013 Skenderaj e sidomos n\u00eb fabrik\u00ebn e Municionit n\u00eb Prekaz. K\u00ebshtu Familja e Jasharajve m\u00eb 22 janar 1998 u rrethua nga forcat serbe me pretekstin p\u00ebr ta k\u00ebrkuar Adem Jasharin, i cili nuk gjendej n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb pas ushtria serbe e sulmoi me arm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jasharajve, ku edhe Jasharajt iu p\u00ebrgjigj\u00ebn sulmit. Mbas disa or\u00eb luftimesh forcat serbe t\u00ebrhiqen n\u00eb drejtim t\u00eb Skenderaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur dy nga vajzat e familjes Jashari. Kjo ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb rrethohet familja e Jasharajve nga forcat serbe. N\u00eb fund t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 1998, nj\u00ebsitet e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, i sulmuan policin\u00eb serbe te vendi i quajtur \u201cgjasht\u00eb lisat\u201d nd\u00ebrmjet fshatit Qirez e Likoshan. Policia serbe humbjes s\u00eb betej\u00ebs nga U\u00c7K \u2013 ja, m\u00eb 28 shkurt t\u00eb vitit 1998, n\u00eb shenj hakmarrje sulmuan fshatrat Likoshan dhe Qirez n\u00eb Drenic\u00eb dhe vran\u00eb 24 veta. Adem Jashari me nj\u00ebsitin e tij arrijn\u00eb me vones\u00eb por ata arrijn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb brenda fshatrave dhe i t\u00ebrheqin t\u00eb plagosurit dhe popullsin\u00eb e k\u00ebtyre fshatrave. Kjo betej\u00eb dhe masakra n\u00eb Qirez e Likoshan sh\u00ebnon fillimin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Deri sa opinioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar po e kuptonte se Serbia po organizonte terror dhe dhun\u00eb t\u00eb organizuar nga aparati shtet\u00ebror serb ndaj popullsis\u00eb shqiptare dhe deri sa diplomacia per\u00ebndimore b\u00ebnte p\u00ebrpjekje t\u00eb ndalonte k\u00ebt\u00eb, familja Jashari sulmohet p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb nga forcat serbe. M\u00eb 5 mars 1998, forcat e shumta ushtarake policore rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari. N\u00eb kull\u00ebn e Jasharajve gjendeshin 21 an\u00ebtar nga 30 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes. Aty ishin edhe Adem e Hamz Jashari, babai i tyre Shabani dhe grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt. Kurse t\u00eb tjer\u00ebt ishin n\u00eb Gjermani. Rrethimin policor e ushtarak serb, i pari e hetoi Adem Jashari dhe kishte deklaruar \u201cSot do t\u00eb kemi luft\u00eb. Me fat na qoft\u00eb\u201d. Edhe pse babai i Adem Jasharit, Shaban Jashari, kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb largohen grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt dhe vet\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb rezistenc\u00eb, k\u00ebt\u00eb nuk e pranoi Adem Jashari, ku tha \u201cNuk largohem nga sht\u00ebpia. Kam\u00eb vendos t\u00eb vdes p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. K\u00ebshtu filloi nj\u00eb luft\u00eb e pabarabart\u00eb nd\u00ebrmjet forcave serbe dhe 22 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes Jashari. <\/p>\n<p>Luftimet u zhvilluan deri n\u00eb mbr\u00ebmjen e 5 marsit t\u00eb vitit 1998, dhe an\u00ebtari i par\u00eb i vrar\u00eb nga familja Jashari ishte gruaja e Ademit, Adilja. Ajo u vra deri sa e furnizonte bashk\u00ebshortin e saj Ademin me municion. K\u00ebshtu luftimet vazhduan m\u00eb 6 dhe 7 mars 1998, p\u00ebr tri dit\u00eb rresht. Luftimet u zgjerua n\u00eb gjith\u00eb lagjen Jasharaj, ku u solidarizuan me familjen e Adem Jasharit. K\u00ebshtu n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb luftimeve, m\u00eb 7 mars 1998, nj\u00eb predh\u00eb topi t\u00eb kalibrit t\u00eb madh e goditi dhom\u00ebn ku q\u00ebndronin f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb dhe pleqt\u00eb e familjes Jashari. K\u00ebshtu Adem Jashari duke k\u00ebnduar e luftuar ra heroikisht me 20 an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij. Pas tij u vra edhe djali i tij 13 vje\u00e7ar, Kushtrimi q\u00eb po ashtu luftonte p\u00ebrkrah babait t\u00eb tij. K\u00ebshtu n\u00eb betej\u00ebn e Jasharajve n\u00eb Prekaz, nga lagjja Jasharaj u vran\u00eb 53 veta, prej tyre 21 an\u00ebtar t\u00eb familjes s\u00eb Adem Jasharit dhe vet\u00ebm Besarta vajza e Ham\u00ebz Jasharit mbeti e gjall\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt u varros\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e pajtimit n\u00eb Prekaz. <\/p>\n<p>T\u00eb vrar\u00ebt nga familja e ngusht\u00eb Jashari jan\u00eb: Shaban Murat Jashari (74-vje\u00e7ar), babai i Ademit, Zahide Geci \u2013 Jashari (74-vje\u00e7are), n\u00ebna e Ademit, Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit, Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit, Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit, Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit, Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit, Ham\u00ebz Shaban Jashari (47), v\u00ebllai i dyt\u00eb i Adem Jasharit, Feride Mecini \u2013 Jashari (43), gruaja e Ham\u00ebz Jasharit, Selvete Ham\u00ebz Jashari (20), vajza e Ham\u00ebz Jasharit, Afete Ham\u00ebz Jashari (17), vajza e Ham\u00ebz Jasharit, Besim Ham\u00ebz Jashari (16), djali i Ham\u00ebz Jasharit, Lirie Ham\u00ebz Jashari (15), vajza e Ham\u00ebz Jasharit, Blerim Ham\u00ebz Jashari (12), djali i Ham\u00ebz Jasharit, Fatime Ham\u00ebz Jashari (9), vajza e Ham\u00ebz Jasharit, Blerin\u00eb Ham\u00ebz Jashari (7), vajza e Ham\u00ebz Jasharit, Adem Shaban Jashari (42), Adile Rama \u2013 Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit, Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit, Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit.<br \/>\nT\u00eb vrar\u00eb nga familja e gjer\u00eb Jashari jan\u00eb: Artim Sejdi Jashari, Bahtie Muharrem Jashari, Abdullah Zen Jashari, Blerim Zen Jashari, Bujar Zen Jashari, Qazim Osman Jashari, Nazim Zuk Jashari, Beqir Bajram Jashari, Halil Bajram Jashari, Sherif Brahim Jashari, Faik Tahir Jashari, Sinan Ramadan Jashari, Ali Ramadan Jashari, Elheme Uka Jashari, Halit Imer Jashari, Mihrije Feriz Jashari, Hajzer Zymer Jashari,  Myrtez Zymer Jashari, Sabrie Zymer Jashari, Hanife Zymer Jashari, Hamit Hus Jashari, Sala Sheremet Jashari, Qerim Hus Jashari, Shahin Qerim Jashari, Ukshin Qerim Jashari, Hajrije Zymer Jashari, Hamide Ajet Jashari, Kajtaz Maliq Jashari, Ajvaz Kajtaz Jashari, Smajl Asllan Jashari, Sadik Hysen Jashari, Afije Hysen Jashari, Hamdi Sadik Jashari, Elfije Sadik Jashari.<\/p>\n<p>Epopeja e luft\u00ebs s\u00eb Adem Jasharit dhe familjes s\u00eb tij, nd\u00ebrgjegj\u00ebsoi bot\u00ebn demokratike dhe liridash\u00ebse p\u00ebr gjendjen q\u00eb jetonin shqiptar\u00ebt n\u00ebn sundimin serb. I gjith\u00eb opinioni shqiptar\u00eb ku do q\u00eb ndodhej shprehu zem\u00ebrim ndaj veprimeve t\u00eb ushtris\u00eb serbe. Veprimet serbe ndaj shqiptar\u00ebve e sidomos n\u00eb familjen Jashari, e d\u00ebrgoi \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. N\u00eb saje t\u00eb k\u00ebsaj q\u00ebndrese Adem Jasharit me familje merr epitetin komandant legjendar t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00ebndresa e Adem Jasharit ndikoi tek shum\u00eb djem e vajza q\u00eb t\u00eb iu bashkohen Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00ebn heroizmin e tij luftuan kund\u00ebr forcave serbe p\u00ebr ta \u00e7liruar Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebn frym\u00ebzimin e luft\u00ebs s\u00eb Adem Jasharit, lufta vazhdoi dhe dal nga dal p\u00ebrfshinte pothuajse t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Nga shum\u00eb masakra anek\u00ebnd Kosov\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit 1999, forcat serbe kryen edhe masakr\u00ebn e Re\u00e7akut, ku luft\u00ebn e U\u00c7K \u2013 s\u00eb e vendosi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb shkurt &#8211; mars t\u00eb vitit 1999, u mbajt konferenca e Rambujes\u00eb. Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb Misionit Verifikues t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 19 mars 1999, shteti serb e filloi aksionin p\u00ebr spastrimin e Kosov\u00ebs. Pas d\u00ebshtimit t\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb Rambujes\u00eb apo Parisit, m\u00eb 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore t\u00eb NATO \u2013 s ndaj caqeve ushtarake serbe.<br \/>\nM\u00eb 12 qershor 1999 u \u00e7lirua Kosova dhe n\u00eb territorin e saj hyjn\u00eb forcat e NATO\u2013s dhe Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs hyri n\u00ebp\u00ebr qytetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vepra heroike e Adem Jasharit dhe familjes s\u00eb tij, dhe e vajzave e djemve q\u00eb ran\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, b\u00ebri q\u00eb bota per\u00ebndimore n\u00eb krye me ShBA-n\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj p\u00ebr t\u00eb ndalur luft\u00ebn shfaros\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo vep\u00ebr heroike dhe unikale n\u00eb bot\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vizion dhe frym\u00ebzim q\u00eb gjeneratat e sotshme dhe t\u00eb ardhshme t\u00eb vazhdojn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb ec edhe m\u00eb tutje drejt nj\u00eb shteti t\u00eb fuqish\u00ebm dhe demokratik p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb luftuar breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>(Fjala e kryetarit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Historian\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cAli Hadri\u201d, dega n\u00eb Gjilan, mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn  solemne t\u00eb Kuvendit Komunal t\u00eb Gjilanit, p\u00ebr nder t\u00eb epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912, q\u00eb p\u00ebrfshiu gjitha tokat shqiptare dhe cop\u00ebtimi i tyre m\u00eb 29 korrik 1913, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, duke iu dh\u00ebn\u00eb territore shqiptare Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Greqis\u00eb, L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb cunguar iu dha detyr\u00eb q\u00eb edhe m\u00eb tutje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12744,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12743","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12743","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12743"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12743\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12744"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}